Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON

Shko poshtë

ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON Empty ANEKS I MEMORIES PER PRESIDENTIN WILSON

Mesazh nga Admin Tue Jan 18, 2011 2:26 pm

1 - Rikrijimi këtë radhë i një Shqipërie të qëndrueshme duke riparuar
padrejtësitë dhe dyshimet e shfaqura ndaj saj në Konferencën e Berlinit
1880 dhe asaj të Londrës 1913. është i nevojshëm për paqen e Ballkanit
dhe është i imponuar nga parimet e lirisë.

Në vitin 1880 Goschen në letrën e tij Nr.82 drejtuar Kontit Granville
(me datë 26 korrik - madje Blue Book nr.15 1880, Pjesa II, faqe 184)
insisionte në njohjen e një province të gjerë shqiptare që do të përfshinte
të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët.

2- Në se çështja shqiptare nuk përfitoi deri tani nga çdo lloj mbështetje
diplomatike. arsyeja qëndron në vetë dy drejtimet politike të ushtruara
nga Rusia e cariste dhe nga Monarkia austro-hungareze.

Carizmi përpiqej që të mbështeste pretendimet - po aq të padrejta se sa
fyese - të sllavëve të jugut dhe të Greqisë; Austria, përkundrazi, ishte e
detyruar të merrte pozicion në favor të Shqipërisë, megjithëse nisur nga
një qëllim egoist dhejo pa insistuar në prapamendimet e saj.Çdo lëvizje
kombëtare shqiptare akuzohej pra nga armiqtë tanë si një makinacion austriak
dhe si një lëvizje e rreme e drejtuar kundër sllavizmit dhe helenizmit.

Disa prej fuqive të mëdha u nxitën nga ky fakt dhe mbajtën një qëndrim
pak të favorshëm - po aq haptaz armiqësor - në lidhje me Shqipërinë.
Kështu aspiratat kombëtare të shqipëtarëve nuk u morën parasysh.

3 - Por aktualisht kur Austro-Hungaria dhe politika e saj nuk përbëjnë
veçse kujtime politike dhe kur revolucioni rus varrosi perandorizmin
moskovit, çështja shqiptare duhet të gjejë rrugën e saj të vërtetë, d.m.th.
që ajo duhet të përfitojë nga mirësia e fuqive të mbledhura në Konferencën
e tanishme të Paqes, sipas shembullit të çdo evolucioni tjetër të drejtë dhe
të paanshëm.

4 - Pretendimet serbe mbi Shqipërinë dhe pushtimi i vilajetit plotësisht
shqiptar të Kosovës më 1913 ishin vdekjeprurëse për te. Serbia që realizoi
unitetin e saj kombëtar nëpërmjet krijimit të një Jugosllavie të madhe
duhet të heaë dorë Dëreiithmonë nga krahinat shqiptare të cilat janë dhe
kanë qenë përherë toka shqiptare. (Shiko në kufijtë etnografikë të Shqipërisë
të cilat duhet tëjenë gjithashtu edhe kufij politikë).

5 - Greqia përfiton pjesë tëpasura nga aneksin-ii i ishujve dhe nga
privilegjet në Azinë e Vogël dhe për asnjë shkak nuk duhet të ushqejë
synime impreialiste mbi Epirin (Shqipëri e Jugut).

6 - Italia nuk mundet me t'i drejtohet ekuilibrit të Adriatiku në momentin
kur ajo nuk ka më frikë nga fuqia e Austro-Hungarisë së vjetër.
Është një pikë evidente - dhe Konferenca e madhe e tanishme duhet ta
marrë parasysh - që pushtimi i Vlorës (Valona) nga Italia është e barabartë
me copëtimin e Shqipërisë përfundimisht nga lista e kombeve dhe e shteteve.
Asnjë ndërhyrje nga një Shtet i huaj nuk duhet toleruar në Shqipëri, kjo
në interes edhe të vitalitetit të Shqipërisë vetë, e cila në qëllimin e shmangies
së fërkimeve të mëvonshme, fakt i rrezikshëm për Fuqitë e Mëdha.

7 - Shqipëria në kufijtë e saj etnografikë që ne do ti citojmë më poshtë
duhet të krijojë një Shtet plotësisht të pavarur.

Megjithatë Shqipëria - në se ajo nuk do mbrojtje nga të huajt - ajo ka
nevojë për një ndihmë pa interes dhe mirëdashëse me qëllim që të mbështetet
në fillimin ejetës së saj politike.

Kjo ndihmë duhet t'i jepet Shqipërisë nga një fuqijo direkt e interesuar
në Ballkan, për një periudhë disa vjeçare (p.sh. 5 vjet), dhe ne mendojmë
se Republika e madhe amerikane do të kryente një shërbim të
jashtëzakonshëm për njerëzimin duke realizuar këtë mision.

8 - Kufijtë etnografikë të Shqipërisë, që duhet të ndihmojnë kufijtë
politikë, janë si më poshtë:

Në Jug: Kufiri i vjetër greko-turk i kohës para luftës ballkanike te
1913, d.m.th. gjiri i Artës, lumi i Artës dhe Pindi.

Në Lindje: Mali i Gramozit, matanë Kosturit, vargjet e kodrave në
lindje të Manastirit si dhe kodrat midis Prilepit dhe Veleshit, liqeni i
Kaplan (në lindje të qytetit të Shkupit) dhe një linjë e zgjatur e këtij liqeni
në Zibefteka (pjesa mëjugore e kufirit të vjetër serbo-turk përpara 1913);

Në Veri dhe Veri-Lindje: Kufiri i vjetër (përpara 1913) serbo-turk deri
në fshatin Belotekiza (në veri-lindje të qytetit të Mitrovicës); nga Belotekiza
kjo linjë demarkacioni duhet të arrijë deri në kufirin e vjetër - Turqi -
Mali i Zi, duke vazhduar me vargmalet e quajtura të Rrojit (Tergovishta)
- Guci, Plavë, gjithë Malësia si dhe Ulqini dhe Tivari (dy qytete që iu
dhanë Malit të Zi pas luftë ruso-turke të 1878), duhet t'i mbeten Shqipërisë,
si dhe Podgorica e Shpuza. Në Perëndim: Bregu i Adriatikut nga Tivari
në Veri, deri në Prevezë në Jug.

Për t'u konsultuar mbi Shqipërinë:

Blue Book, 1880, numër 15, pjesa 1 dhe 2, sidomos korrespondencat
e Lordit Titz Maurice dhe Goschenit drejtuar Kontit Granville.
Shqipëria dhe shqiptarët nga Koloneli Berker, Paris 1990.
Macedonia its races and their future by Brailsford, London 1906,
kapitulli mbi Shqipërinë.

Bradas, Die aus deknung der Slaven, Gotha 1869.

G.von Hahn: Udhëtimi prej Beogradit në Selanik, Veinë 1862,

Gabriel Louis Jaray: Mbreteria e re e Shqipërisë, Paris 1914, chez Hachette.

HARTA ETNOGRAFIKE:

*

Lejean: hartë etnografike e Turqisë së Europës 1862.

*

Hartë etnografike e Sllavëve, Moskë 1867.

*

Krepert: Hartë etnografike e Turqisë së Europës 1876 Berlin.

*

C. Sax: Hartë e Europës, Vienë 1877

*

Maqedonia, etnografia dhe statistika (në gjuhën bullgare) nga Vassil
Kentschoff, Sofia 1900, me harta me ngjyrë.

*

Harta etnografike të vilajeteve të Salanikut, Kosovës dhe Manastirit
nga Instituti i Etnografik në Sofje (1907), me një shënim statistikor shumt
të detajuar 250 faqe.

*

Shënim: Dy punimet e fundit të botuara nga bullgarët asgjesojne
pretendimet bullgaro-sllave mbi pjesën perendimore të Maqedonisë
d.m.th. mbi krahinat lindore të Shqipërisë.

*

Për t'u lexuar: broshurat dhe fletë-volantet e W.Howard de Philadelphie
i cili ka qenë tri herë në Shqipëri dhe ka konstatuar me sy egërsitë e.
papara e të pakufishme të kryera nga serbët dhe grekët në veri-lindje dhe
në jug të Shqipërisë.

Mid'hat Frashëri


Përktheu nga frëngjishtja: Rudina Shiroka

1.

M.Frashëri i ka drejtuar Presidentit Uillson të SHBA-së, mbrojtësit të
çështje shqiptare, një përkujtesë, të cilën nuk e kemi gjetur ende, me gjithë
kërkimet tona.

2.

Aneksi i memories është hartuar nga M.Frashëri në frëngjisht dhe gjendet në
Arkivi e Shtetit (dorëshkrim).
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi