Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Profesori dhe vazoja. EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Profesori dhe vazoja. EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Profesori dhe vazoja. EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Profesori dhe vazoja. EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Profesori dhe vazoja. EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Profesori dhe vazoja. EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Profesori dhe vazoja. EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Profesori dhe vazoja. EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Profesori dhe vazoja. EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Profesori dhe vazoja. EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Profesori dhe vazoja. EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Profesori dhe vazoja. EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Profesori dhe vazoja. EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Profesori dhe vazoja. EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Profesori dhe vazoja. EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Profesori dhe vazoja.

Shko poshtë

Profesori dhe vazoja. Empty Profesori dhe vazoja.

Mesazh nga Admin Tue Aug 06, 2013 11:46 pm

Një profesor, gjate orës së filozofisë, pa thënë asnjë fjalë, merr një vazo të madhe dhe të zbrazët, dhe fillon për ta
mbushur ate me topa golfi.
Më pas pyet studentët nëse vazoja ishte plot. Studentët ishin dakort dhe thonë se po.
Atëherë profesori merr një kuti me topëtha qelqi dhe i hedh brenda vazos. Topëthat e qelqit mbushin hapësirat boshe në mes topave të golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët nëse vazoja ishte plot dhe ata përgjigjen se po.

Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brenda vazos. Pa dyshim rëra mbush hapësirat boshe dhe profesori pyet nëse tani vazoja është plot. Këte herë studentët përgjigjen njëzërit PO.

Profesori, me shpejtësi i hedh edhe një filxhan kafe vazos dhe padyshim që mbushen hapësirat e lëna bosh nga rëra. Studentët kësajë rradhe filluan të qeshin...

Kur studentët mbaruan së qeshuri profesori thotë:

Dua të kuptoni se kjo vazo përfaqëson jetën…

Topat e golfit janë gjërat e rëndësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria dhe gjërat që na pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim gjithcka dhe të na mbesin vetëm ato, jetët tona do të ishin ende plot.

Topëthat e qelqit janë gjërat tjera që na interesojnë dhe të cilat e plotësojnë jetën tonë, si puna, shtëpia, makina, ...etj.

Rëra është gjithcka tjetër: që e plotëson dhe e kënaq jetën tonë me gjëra të vogla por të dëshirueshme dhe lakmueshme për ne.

Nëse para se gjithash do të vendosnim rërë në vazo, nuk do të kishte vend as për topat e golfit as të qelqit.

E njejta gjë ndodhë me jetën. Nëse harxhojme gjithë kohën dhe energjitë tona për gjërat e vogla, nuk do të kemi më hapësirë për gjërat vërtetë të rëndësishme për ne.

Ke kujdes me gjërat që janë thelbësore për jetën tënde: luaj me fëmijët tu, gjej kohë për të shkuar tek mjeku, dil për darkë me partnerin tënd, praktiko sportin tënd të preferuar. Do të ketë gjithmonë kohë (hapësirë në vazo) për të pastruar shtëpinë, për të prerë barin, për të rregulluar gjërat e vogla...

Merru më parë me topat e golfit, me gjërat që vërtet janë me rëndësi për jeten tënde...

Vendos prioritetet e tua: diferenca është vetëm rërë

Një nga studentët pyet se çfarë nënkupton kafja.

Profesori buzëqesh dhe thotë: “Jam i lumtur që më bën këte pyetje.
Është vetëm për të treguar se nuk ka rëndësi se sa e zëne është jeta juaj.
Në te gjithmonë ka vend për një kafe me miqtë e tu!"
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi