Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Fjalë të mrekullueshme EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Fjalë të mrekullueshme EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Fjalë të mrekullueshme EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Fjalë të mrekullueshme EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Fjalë të mrekullueshme EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Fjalë të mrekullueshme EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Fjalë të mrekullueshme EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Fjalë të mrekullueshme EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Fjalë të mrekullueshme EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Fjalë të mrekullueshme EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Fjalë të mrekullueshme EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Fjalë të mrekullueshme EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Fjalë të mrekullueshme EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Fjalë të mrekullueshme EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Fjalë të mrekullueshme EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Fjalë të mrekullueshme

Shko poshtë

Fjalë të mrekullueshme Empty Fjalë të mrekullueshme

Mesazh nga Admin Mon Dec 30, 2013 12:30 pm

Letër e mrekullueshme nga George Carlin (Komedian amerikan)
Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër.
Kemi rrugë më të gjera, por kemi këndvështrim më të ngushtë.
Bëjmë shpenzime më shumë por pak gjëra na përkasin.
Blejmë më shumë, por ngelim më pak të kënaqur.
Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla.
Kemi më shumë pajisje shtëpiake, por kemi më pak kohe.
Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim.
Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri.
Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë probleme.
Kemi shumë ilaçe por më pak shëndet.
Konsumojmë më shumë alkool dhe cigare; shpenzojmë para pa kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi më shpejt; qëndrojmë zgjuar deri në orë të vona, zgjohemi të lodhur; lexojmë pak, shikojmë shumë TV dhe falënderojmë shumë më pak.
Kemi shtuar pasuritë materiale por kemi pakësuar vlerat morale.
Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh.
Mësuam si të përballojmë jetesën, por nuk mësuam ta formojmë atë.
I kemi shtuar vite jetës tonë, por viteve nuk u shtuam jetë.
Mësuam të shkojmë e të vijmë në Hënë, por kemi probleme për të kaluar në anën tjetër të rrugës për t'u përshëndetur me komshinjtë e rinj.
Eksploruam Universin por nuk arritëm të hyjmë në botën tonë të brendshme.
Kemi bërë punë më të mëdha por jo punë më të mira.
Pastruam ajrin por ndotëm shpirtin.
Sunduam atomin por nuk sunduam dot paragjykimet tona.
Shkruajmë më shumë por mësojmë më pak.
Bëjmë më shumë planifikime por arrijmë më pak në përfundime.
Mësuam të vrapojmë por nuk mësuam të presim.
Prodhojmë gjithnjë e më shumë kompjuterë për të mbledhur e shumëfishuar në kopje të panumërta dijen por krijojmë me pak komunikim.
Është koha e ushqimeve që përgatiten me shpejt por që treten më ngadalë.
Është koha e burrave të mëdhenj e burrave të vegjël.
Është koha e fitimeve të mëdha dhe marrëdhënieve të ngushta.
Ditët tona janë ditët ku hyjnë dy rroga në shtëpi dhe numri i divorceve është i lartë.
Ditët tona janë ditët ku kemi shtëpi shumë të zbukuruara dhe familje të shkatërruara.
Këto ditët tona janë ditë të shpejta, udhëtime të shpejta, pelena fëmijësh një përdorimshëm, vlera morale të shkatërruara, janë ditët ku dashuria ekziston vetëm për një natë, trupat janë obezë, janë ditët ku tabletat janë magjike bëjnë gjithçka, mund të na sjellin në qejf, mund të na qetësojnë madje dhe mund të na vdesin.
Jemi në një kohë ku në vitrina ka gjithçka, por në dyqane asgjë.
Jetojmë në një kohë ku, këtë letër teknologjia mund ta sjellë tek ju dhe ju brendësinë e kësaj letre mund ta shpërndani ose mund ta zhdukni me anë të butonit "Fshij".
Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve tona, por me anë të momenteve që na lënë pa frymë!
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi