Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Keywords

tregim  poezi  proze  kush  eshte  shkurter  

Similar topics
    Tema Fundit
    » Bilderberg meeting 2015- list of participants
    Wed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

    » Kronologji e sulmëve të NATO-së
    Wed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

    » Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
    Thu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

    » Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
    Thu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

    » Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
    Sun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

    » Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
    Sun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

    » Fatura e jetës
    Tue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

    » Kush je ti?
    Mon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

    » Fjalë të mrekullueshme
    Mon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

    » Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
    Sun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

    » Profesori dhe vazoja.
    Tue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

    » Ka ndodhur në Kinë.
    Tue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

    » Njëqind flamurë pa një
    Sat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

    » Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
    Mon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

    » Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
    Tue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

    Sondazh

    Kronologji e sulmëve të NATO-së

    Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

    Kronologji e sulmëve të NATO-së

    Mesazh nga Admin prej Wed Mar 25, 2015 9:27 am

    Më 24 mars 1999, në ora 19:00, fillojnë sulmet ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë e Serbi.

    Sulmet zgjatën 78 ditë, duke rezultuar me çlirimin e Kosovë.

    Telegrafi më poshtë ju sjellë kronologjinë më të plotë të këtij aksioni ushtarak të Aleancës veriperëndimore në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.

    24 mars

    Forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore mbi forcat serbe në Kosovë dhe Serbi. Këtë operacion e filluan 400 aeroplanë dhe disa luftanije. Në sulmin e parë janë gjuajtur 40 caqe, shumica prej të cilave kishin të bënin me sistemin mbrojtës të UJ-së dhe MUP-it, pastaj sistemet për komandë dhe kontroll.

    25 mars

    Luftimet intensifikohen në pjesën veriore dhe jugore të Kosovës. Forcat serbe shtojnë masta brutale mbi popullatën civile, duke kidnapuar edhe intelektualët shqiptarë. 300 kriminelë serbë lirohen nga burgu dhe u bashkohen forcave paramilitare. NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin kundërajror serb. Më shumë se 50 caqe serbe sulmohen në mënyrë efektive.

    26 mars

    NATO-ja vazhdon sulmet mbi sistemin e mbrojtjes serbe, sistemet logjistike dhe për kontroll. Forcat aleate bënë 249 fluturime duke sulmuar caqet në Beograd, Nish dhe Kosovë. Aeroplanët e NATO-s kthehen në bazat e tyre pa kurrfarë dëmesh. Fushata serbe e vrasjeve, plaçkitjeve, djegieve dhe keqtrajtimeve bëhet përherë e më e madhe. Sulmohen sistemet ushtarake të ushtrisë serbe në Beograd.

    27 mars

    NATO-ja vazhdon sulmet, përkundër kushteve të vështira atmosferike. Aksioni për shpëtimin e pilotit, nga F117- shi i rrëzuar 28 milje (45 kilometra) në perëndim të Beogradit, është kryer më herët me sukses. Gjendja shëndetësore e pilotit konfirmohet të jetë e mirë. Vala e refugjatëve shqiptarë kaplon kufijtë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

    Fshatrat spastrohen në mënyrë sistematike, ato plaçkiten dhe digjen. Meshkujt ndahen nga familjet dhe ekzekutohen. Sipas raporteve të NATO-s, mendohet se dr. Ibrahim Rugova fshihet dhe se shtëpia e tij është djegur. Forcat serbe sulmojnë vendbanimet shqiptare. Aeroplanët e tipit Galeb ndërmarrin aksione në zonat e spastruara etnike dhe po ashtu në pozicionet e UÇK-së.

    Forcat serbe fshihen në shkollat e braktisura dhe në objektet publike. 253 fluturime bëhen duke sulmuar sistemin e mbrojtjes, komandat policore dhe logjistike, në Kosovë dhe Serbi, pa dëme kolaterale në infrastrukturë dhe civilë.

    28 mars

    Fillon faza e dytë e operacioneve, e cila përqendrohet në sulmet e forcave militare dhe paramilitare serbe në Kosovë. Forcat e NATO-s tash më shumë janë të angazhuara në sulmimin e forcave tokësore serbe.

    Dhuna e forcave serbe vazhdon. Helikopterët përdoren kundër popullatës civile. Forcat paramilitare të përkrahura nga forcat policore dhe ushtarake hyjnë në fshatra dhe qytete, duke keqtrajtuar dhe larguar popullatën civile. Spastrimi i Prishtinës merr përmasa më të mëdha. Kolonat e refugjatëve ia mësyjnë Shqipërisë dhe Malit të Zi. Shtatë fshatra në mes Pejës dhe Klinës janë në zjarr.

    Po ashtu tri fshatra në perëndim të Prishtinës. Në këtë kohë dyshohej se Fehmi Agani dhe Baton Haxhiu janë ekzekutuar një ditë më parë. Policia serbe ka urdhëruar shqiptarët ta lëshojnë deri të nesërmen Pejën. Forcat e NATO-s shkatërrojnë dy aeroplanë të tipit MIG-21, njëri në territorin e BH-së dhe disa helikopterë të policisë. NATO-ja sulmon radarët e ushtrisë serbe dhe shtabin e ushtrisë në Prishtinë.

    29 mars

    Spastrimet etnike vazhdojnë. Qytetet dhe fshatrat janë në flakë. Dyshohet se refugjatët e strehuar në Luginën e Pagarushës janë sulmuar me artileri. NATO-ja sulmon kompleksin e MUP-it në Prishtinë.

    30 mars

    Spastrimi i Kosovës arrin kulminacionin. Informatat e fundit dëshmojnë se refugjatët shqiptarë në Luginën e Pagarushës janë të rrethuar nga forcat serbe. Forcat e NATO-s vlerësohet të kenë shkatërruar dhe dëmtuar diku rreth 30 aeroplanë serbë. Forcat e NATO-s sulmojnë shtabet policore në Kullë dhe garnizonin e Prishtinës.

    31 mars

    Shtohen sulmet mbi forcat serbe në Kosovë. Më shumë se 400 aeroplanë kanë marrë pjesë në sulmin e kësaj dite. Prishtina zbrazet pothuaj e tëra.

    1 prill

    Përkundër motit jo të mirë intensifikohen sulmet mbi forcat serbe, sidomos ato tokësore. Po ashtu janë sulmuar edhe sistemet e radarit dhe aeroportet ushtarake. Janë bombarduar edhe ca ura për të pamundësuar lëvizjet e forcave serbe.

    2 prill

    Autoritetet e NATO-s dhe të OKB-së ndërmarrin masa për ta parandaluar katastrofën humanitare, që mund ta shkaktojë vala e madhe e refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni. 120 mijë refugjatë kanë hyrë në Maqedoni, 200 mijë të tjerë janë në rrugë. Në Kosovë vazhdojnë sulmet e forcave serbe, sidomos në Malishevë dhe Rahovec. Në Kosovë konfirmohet të jenë aktive forcat paramilitare të Arkanit dhe Sheshelit.

    3 prill

    Forcat serbe lëvizin nga Malisheva në kufi me Shqipërinë. Rekrutimi i ushtarëve të UÇK-së vazhdon. Kriza humanitare në kufi të Maqedonisë bëhet përherë e më e madhe. Raportohen raste të vdekjes, më së shumti nga hipotermia. Kushtet jo të përshtatshme atmosferike kanë vështirësuar edhe këtë ditë sulmet e NATO-s. Sulmet përqendrohen në shtabin e Armatës së parë “jugosllave” dhe mbi depot e naftës në Beograd.

    4 prill

    Forcat e NATO-s në Shqipëri dhe Maqedoni ndihmojnë organizatat humanitare. Ndërtohen kampet e reja për refugjatë. Vazhdon rezistenca e UÇK-së. Forcat e NATO-s bombardojnë Shtabin e mbrojtjes kundërajrore serbe në Beograd dhe forcat tokësore në Kosovë. Disa MIG-a të Serbisë dyshohet të jenë shkatërruar. Forcat serbe nga frika fshihen në ndërtesa të zbrazura dhe terrene të kamufluara.

    5 prill

    Sulmet intensifikohen si rezultat i kushteve të mira atmosferike. Forcat serbe koncentrojnë sulmet në rajonin mes Pejës dhe Gjakovës. Bombardohen urat dhe rezervat e naftës. Vazhdojnë sulmet mbi forcat tokësore në Kosovë. Katër MIG-a të Serbisë shkatërrohen.

    6 prill

    Strehët e siguruara nga NATO-ja akomoduan 28 mijë refugjatë në Maqedoni. 35 aeroplanë me ndihma humanitare arritën një ditë më parë në Shkup. Forcat serbe ndërmarrin sulme në zonën e Deçanit. Forcat e UÇK-së u përgjigjen sulmeve. Ky është suksesi më i madh i deritashëm i NATO-s kundër forcave të blinduara serbe.

    7 prill

    20 mijë refugjatë lëshojnë Bllacën. Me 90 autobusë të përcjellë nga forcat maqedonase ata shkojnë në Shqipëri. Tetëmijë refugjatë arrijnë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Kampet në Maqedoni janë në gjendje të akomodojnë 43.400 refugjatë. Ndërsa, në Shqipëri 24 mijë. NATO-ja ka sulmuar infrastrukturën strategjike serbe. Shtohen po ashtu edhe sulmet e forcave të UÇK-së. NATO-ja realizon 400 misione të suksesshme mbi Serbi dhe Kosovë. Sulmet përqendrohen më shumë në forcat tokësore serbe.

    8 prill

    Nuk ka dëshmi për tërheqjen e forcave serbe. Zbuten luftimet mes forcave të UÇK-së dhe atyre serbe. Kushtet atmosferike nuk u përshtatën aeroplanëve të NATO-s, por megjithatë disa makina të blinduara serbe janë shkatërruar në Kosovë, si dhe rezerva të naftës në afërsi të Prishtinës dhe shtabet policore të MUP-it janë goditur me sukses. Po ashtu, është goditur linja telefonike që mundësonte komunikimin mes forcave serbe në Kosovë dhe Beograd. Dyshohet se gjatë këtij sulmi një bombë ka shkaktuar dëme kolaterale.

    9 prill

    Është goditur një radio-relej në afërsi të Prishtinës, dy depo të naftës, një në Kosovë e tjetra në Serbi. Vazhdojnë sulmet e forcave serbe në Kosovë, në afërsi të Podujevës, Gjakovës, Rahovecit, Malishevës, Kishna Rekës dhe Jabllanicës. Vazhdojnë luftimet mes Ushtrisë serbe dhe forcave të UÇK-së në kufirin me Shqipërinë, në jugperëndim të Deçanit. Sulmohen garnizonet serbe në Prizren dhe në Beograd. Raportohet për kampe dhunimi në Gjakovë.

    10 prill

    Kushtet jo të mira atmosferika vështirësojnë prapë sulmet e NATO-s. Forcat serbe ndërmarrin masa për t’u mbrojtur nga sulmet e NATO-s. Sulmet e tyre intensifikohen në rajonin e Mitrovicës.

    11 prill

    Zvogëlohet intensiteti i sulmeve ajrore të NATO-s.

    12 prill

    Forcat e NATO-s sulmojnë forcat serbe brenda dhe jashtë Kosovës, për t’i shkatërruar dhe izoluar ato. Shtatë ditët e ardhshme pritet të jenë me mot të mirë. Në dhjetë ditët e fundit, 50 për qind e aksioneve janë anuluar për shkak të motit të lig. Sulmet më të mëdha realizohen në rrethinën e Prishtinës dhe të Beogradit. Prapë është sulmuar rafineria e Pançevës.

    13 prill

    Numri i refugjatëve vlerësohet të jetë 750.000. Vazhdojnë sulmet në forcat tokësore në Kosovë, në mjetet e blinduara, shtabet, por edhe linjat e komunikimit dhe depot e naftës. Forcat serbe shtojnë përdorimin e helikopterëve. Forcat serbe hyjnë në territorin shqiptar, por largohen për një kohë të shpejtë. NATO-ja sulmon kompleksin policor në Livadicë të Serbisë. Prej fillimit të sulmeve, NATO-ja ka kryer 6.000 fluturime.

    14 prill

    Sulmohen sistemet për kontroll dhe komandim, si dhe forcat tokësore serbe në Kosovë. Sulmet më të mëdha bëhen në rajonin e Prishtinës dhe të Skenderajt. Vazhdojnë luftimet e forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në kufi me Shqipërinë.

    15 prill

    Moti për sulme është më i mirë. NATO-ja bombardon sistemet e radarit në Beograd dhe Aeroportin e Podgoricës. Sulmet vazhdojnë në depot e naftës, të municionit në Paraçin, shtabin komandues në Rakovicë dhe Suboticë. Në Kosovë vazhdojnë luftimet. Edhe një herë pat aksione artilerie serbe në rajonin e Tropojës dhe Kukësit.

    16 prill

    Moti i lig ndikon negativisht në sulmet ajrore. Sulmohen tanket dhe mjetet e blinduara në Kosovë. Është sulmuar depoja e municionit në Valevë, garnizoni në Rahovec dhe barakat në Vranje. NATO-ja vazhdon sulmet ditën e natën kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Ndërkohë, vazhdojnë sulmet e forcave serbe në Kosovë, si dhe në kufi me Shqipërinë. Raportohet për lëvizje të forcave serbe drejt Gjilanit, rajonit i cili deri tash nuk ishte i përfshirë në luftime të mëdha. Fotot e NATO-s dëshmojnë se në Izbicë janë së paku 150 varre.

    17 prill

    Dërgohen ndihma të mëdha humanitare në Shqipëri dhe Maqedoni. Vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipërinë. NATO-ja kryen 500 misione, falë motit të mirë. Sulmohen forcat tokësore serbe në Kosovë. Shkatërrohen dhe dëmtohen mjete të shumta motorike dhe të blinduara. Forcat serbe i angazhojnë me dhunë shqiptarët të hapin varre për vendasit e tyre të vrarë, në 43 varreza të identifikuara masive. Po ashtu raportohet, sipas dëshmive të refugjatëve shqiptarë, se meshkujt detyrohen të nxjerrin thëngjillin për furnizimin me rrymë.

    18 prill

    14 aeroplanë me ndihma arrijnë në Maqedoni, e 32 në Shqipëri. Moti i lig ka anuluar shumë sulme. Por, megjithatë janë dëmtuar depot e municionit në Paraçin, Bariç (depo eksplozivi), Novi Sad (radio-relej dhe rafineri nafte) dhe Suboticë (pikë raportuese). Zbulohet varreza masive në Pastasel.

    19 prill

    Forcat serbe sulmojnë personat e zhvendosur. NATO-ja shkatërron gjashtë tanke dhe shtatë autoblinda në Kosovë. Po ashtu, bombardohet depoja e municionit në Nish, Valevë dhe Prishtinë. Sulmohet Brigada 549 e motorizuar serbe në Prizren, e cila ka participuar në spastrimet etnike në Kosovë.

    20 prill

    Sulmet serbe shtohen në perëndim të Pejës, në kufi me Malin e Zi. Po ashtu vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipëri. 200 forca serbe hyjnë në Shqipëri, por pas konfrontimit me forcat shqiptare tërhiqen. 250-300 ushtarë tjerë serbë hyjnë në zonën e demilitarizuar të Prevllakës. Forca të paidentifikuara vrasin gjashtë shqiptarë në Mal të Zi. Serbët kërcënohen se do të pengojnë manifestimin e 50-vjetorit të NATO-s. Sulmet e NATO-s koncentrohen në depo, linja komunikimi, radio-relej dhe sisteme komandimi. Po ashtu sulmohen edhe forcat tokësore serbe në Kosovë. Sulmohet stacioni transmetues televiziv në Beograd dhe Novi Sad. Prej marsit, nga serbët në Kosovë janë dëmtuar 35 mijë objekte dhe 550 vendbanime.

    21 prill

    Reduktohet sulmi i NATO-s si rezultat i motit të lig.

    22 prill

    Dëmtohet pjesa më e madhe e TV-emetuesve në Serbi. Po ashtu edhe antenat transmetuese dhe stacionet e trafos. Bombardohet Aeroporti i Nishit, depoja e municionit, rafineria e naftës në Novi Sad dhe disa ura. Në Kosovë shkatërrohen autoblinda, tanke dhe pjesë artilerike.

    23 prill

    Prej 30 marsit NATO-ja ka dërguar 11.121 tonë ndihma humanitare për refugjatët shqiptarë. Janë goditur TV-transmetuesit në Kragujevc dhe Novi Sad. Po ashtu janë goditur linjat e komunikimit, si dhe hekurudha në Potuçnik. Forcat e UÇK-së janë aktive dhe vazhdojnë t’ju rezistojnë forcave serbe.

    24 prill

    Sulmohen sistemet televizive serbe në Avallë dhe Banja Korvilaka. Tre ushtarët robër të NATO-s nuk lejohen të vizitohen nga KKKN-ja. Forcat paramilitare serbe zhvendosin operacionet nga Peja, në rajonin e Suharekës. Bombardohet depoja e naftës në Prishtinë dhe Sudolikë, si dhe depot për prodhimin e eksplozivit në Llukan. Në Kosovë sulmohen bunkerët, artileria, autoblindat, dhe shumë makina tjera ushtarake.

    25 prill

    Moti i lig pamundëson sulme të suksesshme.

    26 prill

    Trefishohet numri i sulmeve të NATO-s. Bombardohet shtabi i SPS-it në Beograd, ndërsa ura mbi Danub shkatërrohet tërësisht. Sistemi i mbrojtjes ajrore serbe është pothuaj i paefektshëm. Deri tash, më shumë se 70 aeroplanë serbë janë shkatërruar. Bombardohen rrugët në Kosovë për të pamundësuar qarkullimin normal të forcave serbe. Është bllokuar furnizimi i Kosovës me armë dhe naftë nga Serbia dhe Mali i Zi. “Ne po fitojmë. Millosheviqi po humb”, thotë Wesley Clark në një konferencë shtypi.

    27 prill

    Forcat serbe vazhdojnë operacionet në Podujevë, Glloboqicë dhe Suharekë. Shtohen sulmet e UÇK-së në Kosovë. Bombardohen linjat e komunikimit, përfshirë këtu edhe disa ura. Në Kosovë bombardohen sistemet raketore serbe dhe komandat e MUP-it.

    28 prill

    Vazhdojnë luftimet në perëndim të Kosovës. Forcat serbe lëvizin drejt Junikut dhe Gjakovës, pranë rrugëve furnizuese të UÇK-së. Forcat serbe nuk kanë kontroll të plotë në shumë pjesë të Kosovës, sidomos në terrene të papërshtatshme. Bombardohet prapë aeroporti i Podgoricës. Bombardohen depot e naftës në Smederevë dhe Pozhegë, si dhe shumë ura. Një raketë e NATO-s pa sqarime bie në territorin bullgar.

    29 prill

    Vazhdojnë sulmet e NATO-s në Kosovë dhe Serbi. Forcat serbe përqendrohen në kufi me Shqipëri, pranë qafës së Morinës, Podujevë, Prishtinë, Skenderaj dhe në Kosovën Jug-perëndimore. Sulmohen shtabet ushtarake dhe ndërtesa e ministrisë së Mbrojtjes në Beograd. Transmetimi televiziv në Serbi gati është i pamundur.

    30 prill

    Shtohen luftimet mes forcave serbe dhe atyre të UÇK-së. Humbjet janë të mëdha në të dy anët. Forcat serbe demoralizohen në Kosovë. Raportohet për dezertime të mëdha. NATO-ja sulmon artilerinë serbe, tanket, makinat e blinduara, qendrat komanduese, në Kosovë dhe Serbi.

    1 maj

    Sulmohen forcat tokësore serbe në Kosovë. NATO-ja për shkaqe teknike humb një aeroplan të tipit F-16CJ. Piloti menjëherë është tërhequr dhe transferuar në bazë të NATO-s. NATO-ja bombardon 12 ura rrugore dhe pesë hekurudhore.

    2 maj

    Sulmohen trafo-stacionet në Obrenovcë, Nish, BajinaëBashtë, Dërmno dhe Novi Sad. Janë bombarduar edhe TV-relejët në Novi Pazar dhe Krushevc. Janë goditur urat në Bistricë, Kokinbrod dhe Prijepole. Forcat policore serbe ndërmarrin aksione në Shtimje dhe Graqanicë.

    3 maj

    Sulmet e NATO-s janë ndër më të suksesshmet. Është goditur Brigada e Motorizuar Serbe 125 në perëndim dhe 233 në lindje të Kosovës. Në Batajnicë shkatërrohet së paku një MIG-29 në ajër dhe dy në tokë.

    4 maj

    Helikopteri amerikan Apache shkatërrohet në Shqipëri. Wesley Clark i thotë kryetarit amerikan Bill Clinton se sulmet ajrore janë të suksesshme dhe se forcat e Millosheviqit po dobësohen përherë e më shumë. Forcat e NATO-s shkatërrojnë disa MIG-a-29. Brenda Kosovës goditen tanket, artileria, dhe Brigada e motorizuar 243.

    5 maj

    Bllokohen dy rrugët kryesore që lidhin Kosovën me Serbinë. Millosheviqit i shkatërrohen 70 për qind të rezervave të naftës. Forcat serbe fshihen në tunele, ndërtesa dhe fshatra, në të cilat NATO-ja nuk e di se a ka banorë apo jo. Ushtria serbe humb edhe më moralin, e në këtë ndikon edhe ushqimi i dobët dhe humbjet e mëdha. 50 për qind të depove të municionit në Kosovë janë të shkatërruara dhe më shumë se 300 takte, pjesë artilerike dhe mjete të blinduara. Kjo përbën diku rreth 20 për qind të forcave serbe. Por, sulmet serbe kundër kosovarëve ende vazhdojnë.

    6 maj

    Sulmohen pozicionet serbe rreth Podujevës, sidomos Brigada 211, si dhe brigadat e motorizuara 63 dhe 124. Sulmohet ambasada kineze në Beograd.

    7 maj

    Bombardohet Hotel Yugoslavia, e cila ishte bazë e tigrave të Arkanit. Po ashtu ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, shtabet e MUP-it dhe trafot elektronike. Goditet radio-releji në Çaçak, Aeroporti i Somborit, si dhe forcat tokësore në veri të Kosovës.

    8 maj

    500 aeroplanë të NATO-s godasin caqet serbe, përfshirë edhe Aeroportin e Prishtinës dhe bazat serbe në Suharekë. Intensifikohen luftimet mes UÇK-së dhe forcave serbe.

    9 maj

    Goditen caqet serbe në Junik, Mitrovicë dhe Suharekë. 763 dhe 572 fluturime me ndihma humanitare realizohen deri këtë ditë në Shqipëri dhe Maqedoni.

    10 maj

    Moti i mirë i intensifikon sulmet e NATO-s. Aeroplanët e NATO-s sulmojnë në tërë Kosovën. Goditen caqet serbe në Junik dhe Podujevë, si dhe elementet e brigadave të motorizuara 125 dhe 211.

    11 maj

    Disa forca policore largohen nga Kosova. Kjo është një prej ditëve më të suksesshme të sulmeve të NATO-s, për çka edhe zvogëlohet intensiteti i sulmeve serbe në Kosovë. Aeroplanët e tipit A-10, GR7 Harrier, Etendad, AMX, F16, Jaguar dhe CF118 sulmojnë pozicionet serbe në Suharekë dhe Mitrovicë. Pozicionet serbe sulmohen edhe në Çaçak, Juvicë (radio-relej), Kovinbrod (urë) dhe Ponikve (aeroport).

    Pasdite sulmohet radio-releji në Novi Sad. 2 Miga-21 shkatërrohen. Gjatë kësaj dite sulmohen pozicione serbe në tërë Kosovën, sidomos në Gjakovë dhe Shtimje. Pastaj ato në Serbi, si Gërdelica, Kozomaça, ura në Vlarazhin, në Kuzumlje, aeroporti në Obërva, barakat në Çupri, depot e armëve në Paraçin, fabrika e armëve në Kragujevc, urat në Çupri, Revo Maren, Malij etj. Po ashtu goditen caqet operative në Rakovicë dhe qendrat operative në Kaçarevë, ura në Horgosh, radio-releji në Vërshac dhe Sombor.

    12 maj

    Goditet brigadat 211, 125 dh 243. Operacioni fillon në mëngjes në Malishevë. Shkatërrohen pesë aeroplanë serbë: 1 Mig-21 dhe katër Super Galeba. I pari në Nish, të tjerët në Prizren. Sulmohen edhe pozicione në Obërvë dhe Patanicë. Shifra e dëmeve të makinerisë serbe prej 306 rritet në 432. Deri tash janë shkatërruar dy të tretat e kapaciteteve të municionit serb. Në Shqipëri trupat e NATO-s krijojnë vendbanime për 50 mijë refugjatë. Sipas UNHCR-së, 590.000 shqiptarë të zhvendosur fshihen në Kosovë. Deri tash janë bërë 526 fluturime me ndihma në Shkup, 773 për Tiranë. 11.447 tonelata të ndihmave humanitare janë dërguar në këto dy vende.

    13 maj

    Sulmet ajrore janë shumë të suksesshme. 40 tonelata të konvojeve humanitare arrijnë në Prishtinë. Shtohen luftimet në kufirin me Shqipërinë. Në këtë ditë mbi Kosovë dhe Serbi kryhen 679 misione ushtarake. Fatkeqësisht, forcat e NATO-s godasin edhe konvojin e refugjatëve në Korishë.

    14 maj

    600 misione të NATO-s kryhen mbi Kosovë dhe Serbi. Bombardohen bazat në Novi Sad, Beograd, Pirot, Sjenicë dhe Kralevë. Më shumë se 10 konvoje humanitare greke planifikohen të hyjnë këtë ditë në Kosovë.

    15 maj

    Realizohen 539 sulme. Në Kosovë goditen gjashtë tanke dhe disa mjete të blinduar, dy ura etj. Sulmet përfshinin edhe radio-relejët në Ferizaj, trafot elektrike në Smederevë dhe Birë, si dhe objektet komanduese në Prishtinë.

    16 maj

    Për shkak të motit të lig realizohen vetëm 350 misione, kryesisht në Kosovën Jug-perëndimore.

    17 maj

    NATO-ja godet tri ura në Serbi. Po ashtu edhe TV-transmetuesin kryesor për Kosovë në Kopaonik. NATO-ja po ashtu ka sulmuar aeroportin në Batajnicë. Një MIG-29 është shkatërruar. Në Kosovë NATO-ja shkatërron 3 helikopterë.

    18 maj

    NATO-ja ka shkatërruar 75 për qind të sistemeve të fiksuara raketore dhe 12 për qind mobile. Deri tash janë shkatërruar 69 për qind e aeroplanëve MIG-29, 24 për qind të MiG-21s, 46 për qind të Galebëve dhe 33 të Super-Galebëve. Deri tash 323 tanke janë dëmtuar.

    19 maj

    Luftime në kufi me Shqipërinë arrijnë kulminacionin. Forcat e UÇK-së marrin Jabllanicën dhe konfiskojnë armatimin dhe municionin serb. NATO-ja godet gjashtë tanke. NATO-ja bombardon Dubravën duke mos ditur se aty ka të burgosur shqiptarë.

    20 maj

    NATO-ja kryen 300 misione. Vazhdojnë luftimet në Kosovë dhe në kufi me Shqipërinë.

    21 maj

    245 sulme bëhen mbi Kosovë dhe Serbi. Në Kosovë goditen 12 tanke, 11 mjete të blinduara. Sulmet serbe mbi UÇK-në vazhdojnë në perëndim dhe qendër të Kosovës.

    22 maj

    652 sulme mbi Kosovë dhe Serbi. UÇK-ja shënon përparime në terren. Bombardohet gabimisht Kosharja.

    23 maj

    Goditen caqe strategjike në Kosovë dhe Serbi. Sulmohet aeroporti Ponikva, radio-releji në Prishtinë dhe TV-releji në Kaçanik, për të ndalë propagandën serbe. Sulmet mbi trafot elektrike në Nish, Dërmno dhe Novi Sad vështirësojnë punën e forcave serbe. Në Kosovë qytetarët shqiptarë detyrohen të regjistrohen dhe të marrin kartat e gjelbra, gjoja për të pranuar ndihmë humanitare.

    24 maj

    Shtohen pakënaqësitë në Serbi. Forcat serbe arrestojnë demonstruesit në Kosovac, Aleksandrovac, Çaçak dhe Askar. Nga këto vise janë bërë mobilizimet më të mëdha. Pakënaqësitë i kanë shtuar sidomos arkivolet me ushtarët serbë. Sulmet bëhen mbi bunkerin në vilën presidenciale në Dobonovski dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në Kosovë forcat serbe vazhdojnë sulmet, sidomos në kufi me Shqipërinë.

    25 maj

    Demonstratat vazhdojnë në jug të Serbisë. NATO-ja deri tash ka kryer 27.110 fluturime, prej të cilave 7.535 sulme. Këtë ditë goditen pesë tanke dhe 15 elemente artilerike në Kosovë.

    26 maj

    NATO-ja kryen 308 sulme. UÇK-ja ndërmerr ofensivë të madhe në malin Pashtrik. Operacionet e spastrimit etnik ende vazhdojnë. Në Kosovë goditen pesë tanke, gjashtë mjete transportuese dhe mjete tjera ushtarake, si dhe 10 pjesë artilerike. Forcave serbe u është vështirësuar komandimi në Kosovë. Vazhdon bombardimi i aeroporteve në Ponikve, Nish, Obërva, Batajnicë dhe Prishtinë.

    27 maj

    800 fluturime, prej të cilave gjysma me goditje, paraqet një prej sulmeve më të intensifikuara të NATO-s. Intensifikohen sulmet e UÇK-së në malin Pashtrik.

    28 maj

    Dita 66-të e sulmeve. Vazhdojnë sulmet mbi trafot, aeroportet dhe shtabet komanduese.

    29 maj

    309 sulme, 697 fluturime. Deri tash NATO-ja ka kryer 29.979 fluturime mbi Kosovë dhe Serbi. UÇK-ja shënon suksese në luftimet në kufi.

    30 maj

    Edhe një ditë e mirë për sulme. 800 fluturime dhe 323 sulme të NATO-s. Sulmohet ura në Vlladiqin dhe Bare. Në terren vazhdojnë luftimet në malin Pashtrik. Tanket serbe granatojnë popullatën civile në Gjakovë dhe në rajonin përreth malit Pashtrik.

    31 maj

    Dita e 70-të e sulmeve. Deri tash janë sulmuar 314 pjesë artilerike, 203 autoblinda dhe 120 tanke. Kjo degradon në 30 për qind forcën ushtarake serbe në Kosovë. Deri tash 14 qendra komanduese janë shkatërruar. Në Kosovë vlerësohet se janë 40.000 forca serbe. NATO-ja këtë ditë realizon 778 fluturime, 319 sulme. Numri i përgjithshëm i fluturimeve arrinë në 31.529. Janë goditur bunkerët Avelan, Dobonovc, radio dhe TV-relejët, trafot elektrike në Nish dhe Beograd.

    1 qershor

    Sulmi i serbëve kundër forcave të UÇK-së u ofroi kushte të mira për sulm forcave të NATO-s. Për t’i ndalur përparimet e UÇK-së forcat serbe janë mobilizuar dhe janë koncentruar në këtë rajon. Dje janë bërë 150 fluturime mbi malin Pashtrik. Janë sulmuar 32 pjesë artilerike, 9 transportues, autoblinda etj. Sipas raporteve të NATO-s shtohen edhe luftimet e UÇK-së me forcat serbe në Kosovë. Përparimet e UÇK-së bëhen disa ditë pas proklamimit të fitores serbe mbi UÇK-në.

    2 qershor

    600 fluturime të NATO-s në Kosovë dhe jashtë saj. Të njëjtën kohë vazhdojnë luftimet në malin Pashtrik. Forcat serbe kanë shënuar disa suksese, por ato po i paguajnë shtrenjtë. Pasi që detyrohen të dalin nga kamuflimi, ata u ekspozohen aeroplanëve të NATO-s.

    3 qershor

    600 fluturime mbi Kosovë dhe Serbi. Në afërsi të Prishtinës sulmohen tanket, transportues të blinduar dhe mjete tjera militare. Vazhdojnë luftimet në kufi me Shqipërinë.

    4 qershor

    Liderët ushtarakë të NATO-s dhe ata serbë takohen për të realizuar marrëveshje tekniko-ushtarake për vendosjen e trupave serbe. Trupat e NATO-s realizojnë 500 fluturime. Sulmohen bazat serbe në afërsi të Prishtinës. Deri tash në Shqipëri dhe Maqedoni janë dërguar 16.475 tonelata me ndihma humanitare.

    5 qershor

    400 fluturime. Përkundër tendencës për realizim të marrëveshjes, vazhdon dhuna mbi shqiptarët. Luftimet në Kosovë ende vazhdojnë, në kufi dhe përreth Komoranit.

    6 qershor

    480 fluturime. Më së shumti sulmohen forcat tokësore. Raportet e para dëshmojnë se forcat serbe kanë përjetuar dëme të mëdha. Luftimet ende vazhdojnë në Malin Pashtrik rreth Junikut. Forcat serbe deklarojnë se deri tash kanë shkatërruar 75 aeroplanë të NATO-s.

    7 qershor

    Vazhdojnë sulmet e NATO-s, sidomos në kufi me Shqipërinë. Luftimet e UÇK-së me forcat serbe zhvillohen në tërë territorin e Kosovës.

    8 qershor

    NATO-ja realizoi më shumë se 500 fluturime. Vazhdojnë luftimet në Koshare.

    9 qershor

    Gjenerali Michael Jackson vazhdon bisedimet në Kumanovë. Millosheviqi veç ka pranuar planin paqësor të Martti Ahtisaarit dhe Viktor Chernomyrdinit.

    10 qershor

    Serbët pranojnë kushtet e NATO-s. Ata fillojnë të tërhiqen nga Kosova. Gjenerali Clark suspendon përkohësisht sulmet ajrore. Forcat ruse hyjnë në Prishtinë.

    11 qershor

    Trupat gjermane shkojnë në kufi me Kosovën.

    12 qershor

    Trupat angleze hyjnë në Prishtinë.
    avatar
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 239
    Points : 635
    Reputation : 0
    Join date : 31/08/2010

    Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

    - Similar topics

     
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi