Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

Shko poshtë

Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët Empty Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët

Mesazh nga Admin Sun Feb 02, 2014 12:15 pm



ukshin hoti1) Historia e shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.

2) Shqiptarët duhet të jetojnë dhe t’i preferojnë vlerat e një botë me raporte të çiltra e humane, me konkurrencë të lirë të mendimit dhe të ideve, me kritere të njëjta të zgjedhjes së më të mirit, pa përbuzje, një botë ku do të shpërthenin vlerat e tyre origjinale.

3) Në qoftë se me demokraci synohet demobilizimi dhe jo mobilizimi i forcave të zhvillimit, në qoftë se, ajo (demokracia), nuk do ta mundësojë (përmes zgjedhjeve të lira), shpërthimin e forcave të njëmendëta kreative, në qoftë se përmes konkurrencës së lirë të ideve, mendimeve dhe mallrave nuk do të mundësohet ndërtimi i vlerave të njëmendëta, në qoftë se, me fjalë të tjera, demokracia, përmes mekanizmave tanimë të njohur, do të reduktohet në formalizëm të thjeshtë për ruajtjen e privilegjeve tashmë të privilegjuara e jo për begatimin e jetës shoqërore dhe politike, ky lloj i demokracisë në Kosovë nuk do t’u duhet.

4) Kosova, me fjalë të tjera, as nuk e ka importuar, e as që mund ta importojë demokracinë. Dhe, nuk mund, gjithashtu, ta eksportojë atë. Ajo nuk mund ta ndërtojë demokracinë në baza të ekskluzivitetit nacional. Demokracinë në Kosovë nuk e lindën të tjerët, e as nuk u lind për qejfin e tyre. Ishte e ndërlidhur me proceset demokratike të Evropës dhe me synimet e tilla të njerëzimit. Demokracia në Kosovë u vetëlind në vitin 1981, kur qytetarët kërkuan që zëri i tyre të jetë suprem, demokracia në Kosovë do të rritet vetë, së bashku, e barabartë dhe e ndërlidhur me të tjerat dhe të tjerët.

5) Për shqiptarët, por edhe për serbët, progresi i vetëm do të jetë jetësimi dhe forcimi i shtetit të Kosovës, jo vetëm sepse kjo është e drejtë elementare -instrument vital i zhvillimit, por edhe sepse vetëm në atë mënyrë mund t’i shmangemi instrumentalizimit në dobi të interesave të huaja për t’i hapur kështu rrugët e evropianizimit të shpejtuar. Në qoftë se kjo gjë nuk kuptohet, ose kuptohet por nuk dëshirohet të pranohet, alternativa e saj mund të jetë vetëm kthimi në mesjetë – përgjakja e serishme e historisë.

6) Populli shqiptar niset nga besimi i plotë se është popull i Evropës, njëri ndër më të vjetërit, dhe se parimet që do të vlenin për të tjerët do të duhej të vlenin edhe për të. Në këtë mënyrë, tashmë është në provë e sipër kriteri religjioz, kaherë i injoruar dhe i harruar, në përcaktimin e statusit e popujve të Evropës.

7) Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore, inferioriteti i liderëve i jep imazh inferior edhe vendit, shtetit e shoqërisë. Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore.

Cool Kombi Shqiptar po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë.

9) Lufta e kombit shqiptar për liri nuk ka pse të instrumentalizohet si një luftë me terma fetarë midis kristianizmit ortodoks serb dhe muslimanizmit fundamentalist shqiptar. Kjo gjë është një absurditet. Te shqiptarët, ku ekziston një pluralitet feshë, nuk ka ekzistuar ndonjëherë një fetarizëm i lidhur me qenien etnike. Fundamentalizmi fetar për shqiptarët është një shpikje idiote dhe e kotë.

10) Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizimit të saj të ardhshëm.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi