Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
200 thënie për luftën. EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
200 thënie për luftën. EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
200 thënie për luftën. EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
200 thënie për luftën. EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
200 thënie për luftën. EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
200 thënie për luftën. EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
200 thënie për luftën. EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
200 thënie për luftën. EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
200 thënie për luftën. EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
200 thënie për luftën. EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
200 thënie për luftën. EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
200 thënie për luftën. EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
200 thënie për luftën. EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
200 thënie për luftën. EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
200 thënie për luftën. EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

200 thënie për luftën.

Shko poshtë

200 thënie për luftën. Empty 200 thënie për luftën.

Mesazh nga Admin Sun Dec 02, 2012 6:09 pm

200 Thënie mbi luftën, 100% based on 2 ratings

Një ushtarë do të luftojë gjatë dhe vështirë për një cope shirit me ngjyrë. – Napoleon Bonaparte
E tërë lufta është dinakëri. – Sun Tzu
Të gjitha luftërat janë luftëra civile sepse të gjithë burrat janë vëllezër. – Francois Fenelon
Paqja e pa drejtë është më e mire se lufta e drejtë. – Marcus Tullius Cicero
Çdo armë që është prodhuar, çdo anije luftarake e lëshuar në përdorim, çdo raketë e gjuajtur, në kuptimin final nënkupton vjedhje nga ata që kanë uri dhe nuk janë të ushqyer, ata që kanë të ftohtë dhe nuk janë të veshur. – Dwight D. Eisenhower
Asnjëherë nuk kam përkrahur luftën, përveç si mjet për paqe. – Ulysses S. Grant
Akoma nuk kam filluar të luftoj! – John Paul Jones
Unë duhet studiuar politikën dhe luftën që djali im të mund të studiojë matematikën dhe filozofinë. – John Adams
Më janë mbushur veshët duke dëgjuar si të vjetrit ëndërrojnë për luftërat ku djemtë e ri do të vdesin. George McGovern
Nëse është natyrore të vrasësh, si është e mundur që njerëzit duhet përcjellë trajnime për të mësuar për të vrarë? – Joan Baez
Nëse ne nuk përfundojmë luftën, lufta do të na përfundoj neve. – H. G. Wells
Në luftën modern… do të vdesësh si qen për asnjë arsye të mire. – Ernest Heminguei
Në paqe djemtë varrosin baballarët. Në luftë baballarët varrosin djemtë. – Herodoti
Shumë shpesh ka qenë shumë lehtë për udhëheqësit dhe qeveritë të shtynë njeriun në luftë. – Lester B. Pearson
Është e ndaluar vrasja; për atë të gjithë vrasësit dënohen përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe pas zërit të trumbetës. – Volter
Është mire që lufta është e tmerrshme. Në duhet rritur për të dashur atë. – Robert E. Lee
Nuk vritet vetëm jeta në luftë. – Isaac Asimoy
Njerëzimi duhet t’i vë fund luftës para se lufta t’i vë fund njerëzimit. – John F. Kennedy
Asnjëherë në fushën e konfliktit njerëzorë nuk kishin aq shumë borxh aq shumë njerëz një pakice kaq të vogël. – Winston Churchill
Asnjëherë mos mendo se lufta, pa marr parasysh sa e nevojshme ose e justifikuar, nuk është krim. – Ernest Hemingway
Asnjë shtet nuk mund të veprojë me mençuri njëkohësisht në çdo pjesë të globit në çdo moment të kohës. – Henry A. Kissinger
Të vjetrit shpallin lute. Por janë të rinjtë të cilët duhet luftuar dhe vdekur. – Herbert Hoover
Njeriu mund të dijë si të fitoj dhe të mos dijë si të shfrytëzojë atë. – Pedro Calderon de la Barca
Vetëm të vdekurit kanë pare fundin e luftës. – George Santayana
Ne dimë më shumë mbi luftërat se sa mbi paqen, ne dimë më shumë mbi të vrarit se sa mbi të jetuarit. – Omar . Bradley
Patriotët gjithmonë flasin mbi vdekjen për shtetin e tyre dhe asnjëherë mbi vrasjen për shtetin e tyre – Bertrand Russell
Do të vijë koha kur do të thirrin në luftë dhe askush nuk do të lajmërohet. – Carl Sandberg
Djersa shpëton gjak. Erwin Rommel
Dhjetë ushtarë të udhëhequr me mençuri do të mundin njëqind pa kokë. – Euripidi
Arma më e mire kundër një armikut është një armik tjetër. Fridrih Niçe
Përdorimi i drejtpërdrejtë i forcës është një zgjedhje shumë e varfër, në përgjithësi praktikohet tek fëmijët e vegjël dhe kombet e mëdha. – David Friedman
E vërteta është viktima e parë që bie kur vije lufta. – Hiram Johnson
Armata nuk fillon luftëra. Politika fillon luftëra. William Westmoreland
Qëllimi i luftës nuk është të vdesësh për shtetin tënd, por të bësh birin tjetër të bushtrës të vdesë për shtetin e tij. – George S. Patton
Fuqia e të pagurit të luftës është fuqia e të paguarit të luftës me sukses. – Charles Evans Hughes
Paraqitja e energjisë atomike nuk ka krijuar problem të ri. Thjeshtë, ka bërë më urgjente patjetërsueshmen për të zgjidhur një problem ekzistues. – Albert Einstein
Mënyra për të fituar një luftë atomike është të siguruarit se nuk do të fillojë asnjëherë. – Omar N. Bradley
Nuk ka ikje nga lufta; ajo mund vetëm të shtyhet në dobi të të tjerëve. – Nikolo Makiaveli
Në ka asgjë që ka arritur lufta e që nuk do të mund të e arrinim pa të. – Havelock Ellis
Asnjëherë nuk ka pasur luftë të mire, ose paqe të keqe. – Benxhamin Frenklin, Poor Richard’s Almanac
Një ditë do të lulëzojë nga truri i shkencës një makinë ose force aq e frikshme në potencialin e vetë, aq absolutisht e tmerrshme, sa që edhe njeriu, luftëtari, i cili i lejon vetes torturimin dhe vdekjen që të mund të iniciojë torture dhe vdekje, do të tmerrohet, dhe kështu do të refuzojë luftën përgjithmonë. – Tomas A. Edison
Lufta nuk përcakton se kush ka të drejtë – vetëm kush ka mbetur. – Bertrand Russell
Lufta rritet nga dëshira e individit për të fituar përparësi në dëm të shokut të tij njeri. – Napoleon Hill
Lufta paraqet seri katastrofash që përfundojnë me fitore. – Albert Pike
Lufta është ferr. – William Tecumseh Sherman
Lufta nuk është aventurë. Është sëmundje. Është tifuz. Antonie de Saint-Exupery
Lufta është vetëm ikje burracake nga problemet e paqes. – Tomas Man, This I Believe
Lufta është shpalosje e llogaritjeve të gabuara. Barbara Tuchman
Lufta i krijon hajnat dhe paqja i var ata. George Herbert
Lufta do të përfundonte nëse të vdekurit do të mund të ktheheshin. – Stanley Baldwin
Lufta asnjëherë nuk ka lënduar ndokënd përveç njerëzit që vdesin. – Salvador Dali
Ne të gjithë jemi turistë në histori, dhe ironia është ajo çfarë fitojmë në luftëra. – Anatole Broyard
Ne do të kemi paqe edhe sikur të duhet të luftojmë për të. Dwight D. Eisenhower
Ne kemi qenë duke udhëtuar nëpër mjegull. Qielli është i errët që kur filloi lufta. – Black Kettle
Kemi luftë kur së paku një nga pjesëtarët në konflikt dëshiron më diç më shumë se sa paqe. – Jeane Kirkpatrick
Kur të pasurit paguajnë luftën, janë të varfrit që vdesin. Zhan-Pol Sartër, The Devil and the Good Lord
Kur lufta e gjigantëve përfundon, lufta e xhuxhëve fillon. – Winston Chrchill
Nuk mund të thoni se civilizimi nuk po përparon… në çdo luftë ata të vrasin në një mënyrë të re. – Will Rogers, New York Times, 23 Dhjetor, 1929
Lufta është tregti mbretërish. – John Dryden, King Arthur
Të gjitha luftërat pasqyrojnë dështim të diplomacisë. – Tony Benn, fjalimi 28 Shkurt, 1991
E urrej luftën aq sa mund të e urrej atë një ushtarë që e ka mbijetuar, vetëm aq sa njëri që ka parë brutalitetin e saj, idiotësinë e saj. – Dwight D. Eisenhower, fjalimi më 10 Janar, 1946
Nëse e sheh njerëzimin si një trup të madh, atëherë lufta është vetëvrasje, ose më së miri, gjymëtim i vetes. – Jerome P. Crabb
I mallkuar qoftë ai i cili i pari e zbuloi luftën. Christopher Marlowe, Tamburlaine the Great
Mendoj se mallkimi duhet të bie mbi mua – sepse e dua këtë luftë. E di se shtrydhë dhe shkatërron jetët e mijërave çdo moment – nuk mund të mos e dua – e shijoj çdo sekondë nga ajo. Winston Churchill, letër një miku, 1916
Lufta në Vietnam ishte lufta e pare e bërë pa asnjë censurim. Pa censurim, punët mund të koklaviten keqë në mendjen e publikut. – William Westmoreland, Time magazine, Apr. 5, 1982
Lufta është sikur dashuria, gjithmonë gjen rrugë. – Bertolt Brecht, Mother Courage and Her Children
Të gjitha shtyrjet janë të rrezikshme në luftë. – John Dryden, Tyrannic Love
Nuk e di me çfarë armë do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katër Botërore do të zhvillohet me shkopinj dhe gurë. – Albert Einstein
Është qesharake se ata të cilët janë për luftë thuajse gjithmonë janë ata të cilët nuk duhet të marrin pjesë në të. Jerome P. Crabb
Pas një lufte të gjatë e të pa shpresë, njerëzit do të pajtohen për paqe, thuajse për çfarëdo çmimi. – Salman Rushdie, hyrja, The Buzëqeshja e Jaguarit
Mendja në paqe nuk sjell luftëra. – Sofokle, Oedipus Rex
Dobësia dhe ambivalenca shpien në luftë. – Xhorxh H.W. Bush, Fjalimi gjatë pranimit në RNC, 18 Gusht, 1988
Është interesante … se si armët reflektojnë shpirtin e përpunuesit të tyre. – Don Delillo, Underworld
Nëse civilizimi ka një të kundërt, është lufta. Nga këto dy gjëra ke njërën ose tjetrën. Jo të dyja. Ursula K. Le Guin, The Left Hand of Darkness
Unë di, por kuptohet, vetëm pakë mbi luftën dhe dua të di edhe më pakë. – James Fenimore Cooper, The Spy
Parandalimi i luftës është më i mire se protestimi kundër luftës. Protestimi I luftës është shumë vonë. – Thich Nhat Hanh, Being Peace
Lufta është ngjitëse. – Frenklin D. Ruzvelt, fjalimi, 5 Tetor, 1937
Lufta kërkon sakrificë nga njerëzit. Jep vetëm vuajtje si kthim. – Frederic Clemson Howe, Why War
Lufta: së pari, shpreson të fitojë; pastaj pret armiku të humbë; pastaj, kënaqet që edhe armiku vuan; në fund, befasohet që të gjithë kanë humbur. – Karl Kraus
Kombi që ka pozicionin më të forte luftarak lehtë mund të gjejë një arsye për të hyrë në luftë. – Lewis F. Korns, Thoughts
Dëshira është edhe fëmija edhe prindi i luftës. Edward Counsel, Maxims
Nikson: I vetmi vend ku nuk pajtohemi ne të dy … është bombardimi. Ti je aq i brengosur rreth civilëve dhe mua s’më intereson. S’më intereson.
Kissinger: Brengosem rreth civilëve sepse nuk dua që bota të mobilizohet kundër teje si kasap. Richard Nikson dhe Henri Kisinxher (sitat në Secrets: A Memoir of Vietnam and the Pentagon Papers)
Historia e botës nuk i bën njerëzit miq. Ti kishe armë më të mira dhe i masakrove. U kry tregimi. – Spike, Buffy the Vampire Slayer, “Pangs” (1999)
Zotërinj, nuk mund të rriheni këtu! Kjo është Dhoma e Luftës! – Presidenti Merkin Muffley, Dr. Strangelove (1964)
Të gjithë e urrejnë luftën, por askush s’ka bërë gjë rreth kësaj. – Kevin Levin, Ben 10: Alien Force, “Simple” (2009)
Gjëja më e mire të bësh kundër luftës është të largohesh nga ajo. – Kapiteni Planet, Captain Planet and the Planeteers, “The Ultimate Pollution” (1991)
Kur burrave ju mbarojnë fjalët, ata i kapin armët. – Oliver Cromwell, Cromwell (1970)
Nuk jam sentimental rreth luftës. Nuk shoh asgjë fisnike në dritare. – Togeri Charles E. Madison, The Americanization of Emily (1964)
Bashkimi fiton luftën. - Gjenerali Shaak Ti, Star Wars: The Clone Wars, “Clone Cadets” (2010)
Njerëzit që kanë parë beteja arë nga ata të cilët e mbajnë jetën nga më të dashurat. – J’onn J’onzz, Justice League: Crisis of Two Earths (2010)
Ëndërroj të lindi fëmijë i cili do të pyes: “Nënë, çfarë ishte lufta?” – Eve Merriam
Lufta e madhe e le shtetin me tri armata – një armatë të gjymtuarish, një armatë vajtuesish dhe një armatë hajdutësh. – Proverb gjermane
Të gjithë janë pacifist mes luftërash. Është sikur të jesh vegjetarian mes mishrave. – Colman McCarthy
Bashkëngjitu armatës, shih botën, tako njerëz interesant – dhe vriti ata. – Pacifist Badge, 1978
Në luftë nuk ka ushtarë të pa lënduar. – José Narosky
Tragjedia e luftës është se shfrytëzon më të mirën e njeriut për të bërë më të keqën – Henry Fosdick
Njerëzit janë në luftë me njëri tjetrin sepse secili njeri është në luftë me veten e tij. – Francis Meehan
Nuk mund të parandalosh dhe të përgatitesh për luftë në të njëjtën kohë. – Albert Einstein
Ne vrasim sepse frikohemi nga hija jonë, frikohemi se nëse shfrytëzojmë pakë mendjen do të duhej të pranonim se principet tona të famshme janë gabim. – Henry Miller, The Wisdom of the Heart, 1941
Të vrasësh njeri nuk do të thotë të mbrosh një doktrinë, por të vrasësh njeri. – Michael Servetus
Luftërat zakonisht kanë efektin e përshpejtimit të historisë. – Pieter Geyl,Debates With Historians
Përse vrasim njerëzit që vrasin njerëzit për të treguar se vrasja e njerëzve është gabim? – Holly Near
Pionierët e botës pa luftë janë të rinjtë të cilët refuzojnë shërbimet ushtarake. – Albert Einstein
Nuk e di nëse lufta është tëhuajsim gjatë paqes, ose paqja tëhuajsim gjatë luftës. – Georges Clemenceau
Lufta është shumë serioze t’ia besosh ushtrisë. – Georges Clemenceau
Politika është luftë pa gjakderdhje përderisa lufta është politikë me gjakderdhje. – Mao Ce Tung ( 1893 – 1976)
I vetmi fitues i luftës së vitit 1812 ishte Çajkovski. – Solomon Short
Largoje diplomacinë nga lufta dhe çështja do të mbarojë brenda jave. Will Rogers (1879 – 1935)
Mbase, asnjë komb nuk është aq i pasur të investojë edhe në luftë edhe në civilizim. Ne duhet të bëjmë zgjedhjen tone; ne nuk mund t’i kemi dyja. – Abraham Flexner, diplomat izraelit (1915-2002)
I shkatërroj armiqtë kur i bëj miq. – Abraham Lincoln
Bëje gënjeshtrën të madhe, bëje të thjeshtë, vazhdo të e thuash atë dhe eventualisht do ta besojnë ata. – Adolph Hitler
Pavarësisht çfarë arsye politike i jepet luftës, arsyeja në prapavijë gjithmonë është ekonomike. – A. J. P. Taylor
Forca tërheq gjithmonë njerëzit me moral të ulët. – Albert Einstein
Oh paqe! Sa luftëra u paguan në emër tënd. – Alexander Pope
I bëj luftërat të pa profite dhe i bën ato të pa mundshme. – A. Philip Randolph
Luftërat nuk paguhen gjatë kohës së luftës, fletëpagesa vije më pas. – Benjamin Franklin
Ne amerikanët nuk kemi autorizim nga Zoti për të ruajtur botën. – Benjamin Harrison
Terrorist është ai me bombë më të vogël. – Brendan Behan
Armata e arsyeshme do të ikte. – Charles de Secondat, baron de Montesquieu nga “The Spirit of Laws” (1748)
Më emëro një perandor I cili është goditur ndonjëherë nga një gjyle topi. – Çarlsi i V I Francës
Pas fitores ke më shumë armiq. – Ciceroni
Asgjë nuk është politikisht e drejtë që është moralisht e pa drejtë. – Daniel O’Connell
Nuk mund të fitosh luftën ndaj terrorizmit. Është sikur t’i bësh luftë xhelozisë. – David Cross
Lufta krijon paqe sikur urrejtja që krijon dashuri. – David L. Wilson
Tiranët rrallë kërkojnë pretekst. – Edmund Burke
Patrioti duhet gjithmonë të jetë gati për të mbrojtur vendin e tij nga qeveria. – Edward Abbey
Teoria ime është, njerëzit e forte nuk kanë nevojë për udhëheqës të forte. – Ella Baker
Përsëritja nuk e kthen gënjeshtrën në të vërtetë. – Franklin D. Roosevelt
Është siguria ajo që dëshiron? Nuk ka siguri në majë të botës. – Garet Garrett
Vetëm fituesit vendosin cilat ishin krimet e luftës. – Gary Wills
Dua të e trishtoj pjesën tjetër të botës. – Gjenerali Colin Powell
Është shumë më lehtë të bëhet luftë se sa paqe. – Georges Clemenceau
Nuk ka dallim mes atij që vret dhe atij që merr vendime për të dërguar të tjerët të vrasin. Është saktësisht e njëjta gjë, ose edhe më keq. – Golda Meir
Drejtësia ushtarake është për drejtësinë sikur muzika ushtarake që është për muzikën. – Groucho Marx
Lufta është bankrotim i politikës. – Hans Van Seeckt
Dy armata që luftojnë njëra tjetrën është sikur një armatë e madhe bën vetëvrasje. – Henri Barbusse
Çfarë udhëheqësit politik vendosin, shërbimet inteligjente tentojnë të e justifikojnë. – Henry Kissinger
Kur fanatikët gjenden në majë nuk ka fund shtypja. – H.L. Menken
Si mund të i bësh luftë terrorit kur vetë lufta është terrorizëm? – Howard Zinn
Nuk ka aq flamur të madh të mbulojë turpin e vrasjes së njerëzve të pa fajshëm. – Howard Zinn
Më njerëzore është të e shërosh armiqtë se sa të I vrasësh. – Hugh Mann
Liria është çfarëdo që thotë presidenti se është, pritet rishqyrtim. – James Bovard
Është një çështje të luftosh për atë që beson, çështje tjetër është të luftosh për atë që besojnë të tjerët. – James Wolcott, citat në artikullin “From Fear to Eternity”
Vrasja e një njeriu për të mbrojtur një ide nuk është mbrojtje e idesë; është vrasje e një njeriu. – Jean -Luc Godard
Ne nuk do të mësojmë të jetojmë së bashku në paqe duke ia vrarë fëmijët njëri tjetrit. – Jimmy Carter
Ata të cilët shtypin lirinë gjithmonë bëjnë ashtu në emër të ligjit dhe rendit. – John V. Lindsay
E kundërta e luftës nuk është paqja, është krijimi. – Jonathan Larson
Unë nuk jam kundër të gjitha luftërave – vetëm kundër cilësdo që zhvillohet tani. – Ken Gillespie
Lufta nuk I bën djemtë burra, i bën burrat të vdekur. – Ken Gillespie
Luftërat shpesh ndodhin dhjetë vite para shkrepjes së plumbit të parë. – K. K. V. Casey
Mos më fol rreth mizorisë; të gjitha luftërat janë mizori. – Lord Kitchener (Horatio Herbert)
Filozofia e proteksionizmit është filozofi e luftës. – Ludwig von Mises
Një sy për një sy na bën të gjithë të verbër. – Mahatma Gandhi
Nuk ka rrugë drejt paqes. Paqja është rruga. – Mahatma Gandhi
Ne kemi udhëzuar raketat dhe kemi ç’udhëzuar njerëzit. – Martin Luther King, Jr.
Politika dhe krimi janë e njëjta gjë. – Michael Corleone (from “The Godfather: Part III”)
Lufta është biznesi i barbarëve. – Napoleon Bonaparte
Në sytë e ndërtuesve të perandorive njerëzit nuk janë njerëz, por instrumente. – Napoleon Bonaparte
Ekzistojnë vetëm dy fuqi në botë: shpata dhe mendja. Në afat të gjatë, shpata gjithmonë është e mposhtur nga mendja. – Napoleon Bonaparte
Nëse dëshiron paqe me armikun, duhet të punosh me armikun. Pastaj ai bëhet partneri yt. – Nelson Mandela
Gjëja nuk është patjetër e vërtetë sepse njeriu vdes për të. – Oscar Wilde
Lufta parandaluese është sikur të bësh vetëvrasje nga frika nga vdekja. – Otto von Bismarck
Dhuna nuk është fuqi, por mungesë e fuqisë. – Ralph Waldo Emerson
Lufta mund të jetë e përkohshme, por tingëllima e saj mbetet përgjithmonë. – Ramman Kenoun
Lufta është bërë sport spektatorësh për amerikanët. – Admirali Gene R. LaRocque
Kur presidentët amerikan përgatiten për luftëra të jashtme, ata gënjejnë. – Robert Higgs
Ata që nuk lëvizin nuk i ndjejnë zinxhirët e tyre. – Rosa Luxemburg
Lufta jo që është formë legale e vrasjes, por është vrasje masive serike. – Sarah Bellum
Ne themi se ne brengosemi rreth luftës, por në të vërtetë ne nuk dimë për çfar luftojmë. – Scott Ritter
Iraku ishte luftë e përzgjedhur, nuk ishte e patjetërsueshme. – senatori Barbara Boxer
Mësimi më i madh që kam mësuar nga Vietnami është të mos u besoj deklaratave qeveritare. – senatori James W. Fulbright
Çmimi i perandorisë është shpirti i Amerikës, ky është çmim shumë i lartë. – senatori J. William Fulbright
Lufta nuk është e patjetërsueshme. Ne me të vërtetë po ecim përgjumur nëpër histori. Senatori Robert Byrd
Nëse jeton mjaft gjatë do të shohësh se secila fitore kthehet në humbje. – Simone de Beauvoir
U kyça në armatë duke besuar se nëse dëshiron paqe duhesh patjetër përgatitur për luftë. Tani besoj se nëse përgatitesh tërësisht për luftë do ta gjesh atë. – Sir John Frederick Maurice
Terrorizmi është lufta e të varfërve dhe lufta është terrorizëm i të pasurve. – Sir Peter Ustinov
Lufta është dallavere. – Smedley Butler
Të gjitha luftërat janë zhvilluar për para. – Socrates
Njerëzimi meriton sakrificë – por jo nga njerëzimi. – Stanislaw Jerzy Lec
Sa më i korruptuar shteti, aq më shumë ligje. – Takitus
Kërcënimi më i madh për lirinë është populli i plogët. – Supreme Court Justice Louis D. Brandeis
Krimet më të rënda u kryen nga disa, u pëlqyen nga më shumë dhe u toleruan nga të gjithë. – Takitus
Është jo patriotike të mos e thuash të vërtetën, qoftë mbi presidentin ose mbi cilindo tjetër. – Theodore Roosevelt
Për t’i mbledhur njerëzit, qeverisë i nevojiten armiq. Ata duan që ne të frikohemi, të urrejmë, kështu ne do të mblidhemi pas tyre. – Thich Nhat Hanh
Lufta është një grindje mes dy hajdutësh shumë frikacak për të zhvilluar betejën e tyre. – Thomas Carlyle
Fëmijët tanë nuk kanë lindur të urrejnë, ata janë rritur të urrejnë. – Thomas della Peruta
Qeveritë me qëllim përzgjedhin mes gënjeshtrave dhe luftës, në fund gjithnjë duke përfunduar njejtë. Njëra gjithnjë shpie tek tjetra. – Thomas Jefferson
Lufta më e suksesshme rrallë shpaguan veten. – Thomas Jefferson, në një letër dërguar William Short, 28 Korrik, 1791.
Kur populli I frikohet qeverisë së vetë, aty ka tirani; kur qeveria I frikohet popullit të vetë, aty ka liri. – Thomas Jefferson
Një armatë principesh mund të depërtojë atje ku një armatë ushtarësh nuk mund. – Thomas Paine
Drejtësia tentohet të korruptohet nga pasioni politik. – T.S. Eliot
Kombet, sikur individët, ndëshkohen për shkeljet e tyre. – Ulysses S. Grant
Nëse vret një njeri, je vrasës. Nëse vret dhjetë njerëz, je përbindësh. Nëse vret dhjetë mijë, je hero kombëtarë. – Vassilis Epaminondou
Është rrezik të jesh në të drejtë kur qeveria është në të pa drejtë. – Volter
Është lehtë të nënshtrosh tërë universin me anë të forcës se sa mendjet e një fshati të vetëm. – Volter
Ata të cilët të bëjnë të u besosh absurditeteve të bëjnë të bësh mizori. – Volter
Të ligjve, çdo gjë u shërben si pretekst. – Volter
Ne e kemi takuar armikun dhe ai është ne. – Walt Kelly
Nëse [Amerika] bëhet militante, do të jetë sepse populli i vetë ka zgjedhur të bëhet ashtu; do të jetë sepse ata mendojnë se lufta dhe dashuria ndaj luftës janë të dëshirueshme. – William Graham Sumner, nga libri “As I Lay Dying”
Njeriu mund të I ndërtojë vetes një front bajonetash, por nuk mund të ulet mbi të. – William Ralph Inge
Krimi më madh që nga LDB ka qenë Politika e Jashtme e SHBA-ve. – William Ramsey Clark (William Ramsey Clark ishte Gjeneral Prokurorë I ShBA-ve nën udhëheqjen e Lyndon B. Johnson)
Kur je duke fituar luftën gati gjithçka që ndodhë mund të pretendohet si e drejtë dhe e mençur. – Winston Churchill
Lufta nuk na mëson të duam armiqtë, por të urrejmë miqtë. – W. L. George
Logjik e Politikanit: Diç duhet bërë, kjo është diç, për atë ne duhet bërë këtë. – Yes, Prime Minister (TV Shou në Mbretërinë e Bashkuar)
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi