Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Keywords

proze  poezi  poezin  eshte  tregim  kthe  kush  shkurter  

Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Wed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Wed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Thu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Thu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Sun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Sun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Tue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Mon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Mon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Sun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Tue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Tue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Sat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Mon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Tue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Partitë politike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Partitë politike

Mesazh nga Admin prej Sun Dec 02, 2012 6:04 pm

Universiteti i Europës Jug-Lindore
Lënda: E drejta kushtetuese
Tema: Partitë politike
Bartësiilëndes: prof. dr. Kurtesh Saliu
Punoi: Faton Azizi
Tetovë,2003

1. Partitë politike si subjekte themelore parlamentare

Partitë politike, si grupe të qytetarëve në baza të përcaktimeve politike paraqesin subjekte themelore parlamentare. Me veprimin e tyre politik, krijohen dhe funksionojnë rregullat parlamentare, në bazë të konkurrencës plurale shumë partiake politike, e cila ka për qëllim marrjen, ruajtjen apo participimin në strukturën e pushtetit shtetëror. Veprimi politik i partive paritet në bazë të demokracisë parlamentare. Ato padyshim paraqesin forcën motorike dhe politike të parlamentarizmit. Me të drejtë mund të konstatojmë se me ane të veprimit të tyre ndërtohet dhe funksionon e tërë struktura shtetërore e një shteti, duke filluar që nga parlamenti, qeveria, shefi i shtetit e deri në organet e pushtetit lokal dhe institucionet e tjera politike.
Partitë politike momentalisht paraqesin forcë reale dinamike e shoqërore që karakterizon një ndër të arriturat më të larta të demokracisë. Veprimi politik i tyre është negocion i monizmit politik dhe ideologjisë totalitare të bazuar në monopolin politik të një force politike, respektivisht të një partie politike.

2. Paraqitja dhe zhvillimi i partive politike

Partitë politike, si institucione politike në kuptimin bashkëkohor paraqiten që nga shek. XVIII. Paraqitja e tyre është rezultat i përpjekjeve të forcave progresive për aplikim të parlamentarizmit si mjet i kundërvënies së absolutizmit të monarkive feudale. Periodizimi i zhvillimit të partive politike ka qenë preokupim i teoricienëve te ndryshëm të shkencave politike. Ata me rastin e përpjekjeve për të periodizuar evolucionin e zhvillimit të tyre e deri te profilizimi bashkëkohor politik si subjekte të organizuara politike. Si kohë të para të paraqitjes së tyre merret viti 1215, kur në Angli miratohet Karta e Madhe e Lirive (Magna Cara Libertatum), edhe atë si dokument i parë histori në të cilin përkufizohet pushteti absolut i monarkut. Periudha që nga miratimi i këtij dokumenti e deri në shek. e XIX karakterizohet me ndërtimin gradual të partive dhe fizionomisë së tyre. Deri në fund të shek. XVII në shkencën politike ndërkombëtare nuk ka pasur parti të organizuar politike.

Partitë politike për herë të parë janë paraqitur në Angli , e cila njëkohësisht konsiderohet si djepi i demokracisë parlamentare. Këtu së pari formohet partia e ashtuquajtur “Tory” pas bashkimit të Anglisë me Skocinë, në vitin 1707 e më vonë edhe partia e “Vigëve”. Partinë “Tory” e ka përbërë shtresa e aristokracisë e lidhur me Dhomën e Lordëve në parlamentin Anglez. Të cilët angazhoheshin për monarki, e në atë të “Vigëve” kanë hyrë liberalët dhe industrialët të lidhur me Dhomën e Ulët të parlamentit. Në ndërkohë paraqitet edhe partia Laburiste që sot paraqet partner të barabartë politik të partisë Konservative edhe pse në Angli përpos këtyre partive u paraqitën edhe parti të tjera politike me ndikim më të vogël, me të drejtë mund të thuhet se Anglia ndërtoi një sistem dhe model reprezentativ dy partiak parlamentar që karakterizohet me dominimin e tyre. Ato edhe sot ndajnë më se 97% të vendeve në parlament, pra përqindje afërsisht të njëjtë elektorati voton për këto dy parti në zgjedhje.

Edhe në SHBA historikisht është ndërtuar sistem dy partiak që funksionon sot e kësaj dite që nga fillimi i shek. XX në SHBA janë formuar disa parti, por shumica e tyre nuk kanë mundur të qëndrojnë gjatë në skenën politike. Partia më e vjetër është Partia Demokratike e formuar që në vitin 1792, lider i së cilës ishte Tomas Xheferson, icili më vonë u zgjedh edhe president i SHBA-ve. Nga radha e kësaj partie disa herë me radhë u zgjedh shefi i shtetit. (Xhefersoni, Xheksoni, Ruzvelti, Kenedi, Bill Klintoni etj.) Partia e dytë rivale është Paria Republikane e themeluar në vitin 1854 e që nga radhët e kësaj partie disa herë është zgjedhur presidenti (Linkoln, Regan, Bush, etj.)

Përpos këtyre dy partive që dominojnë në SHBA veprojnë edhe disa parti më të vogla, si Partia Komuniste e themeluar më 1919, ajo Progresive e themeluar më 1962, Partia Socialiste 1901, Partia Socialiste e Punëtorëve në vitin 1933 etj.

Parimet e shumëpartizmit dhe pluralizmit politik që nga shek. XVIII janë aplikuar edhe në shumë shtetet te Evropës si psh: Francë, Itali, Gjermani etj. Skena politike në Francë karakterizohet me një pluralizëm të bazuar në parlamentarizmin shumë partiak. Për dallim nga Anglia dhe SHBA të cilët po e aplikojnë sistemin dypartiak, në Francë si edhe në shumë shtete të tjera evropiane ekziston një spektër i gjerë i partive politike me orientime të ndryshme programore dhe politike. Ndër partitë më të njohura politike në Francë janë: ajo Socialiste, Komuniste, Republikane etj.

Italia po ashtu karakterizohet me një skenë plurale politike dhe me një skenë politike të pa profilizuar. Ndër partitë më të njohura janë: Partia Komuniste, Socialiste, Radikale, Social-Demokrate, Demokristiane, Fshatare etj. Spektër i ngjashëm i partive politike ekziston edhe në Gjermani edhe në disa shtete të tjera evropiane.

Krahas shteteve të demokracisë parlamentare edhe në ato socialiste paraqitet një numër i madh i partive të majta politike, të cilët në programin e tyre kishin shoqërinë socialiste. Ato paraqiten me emërtime të ndryshme si: Partia Komuniste, Socialiste, Punëtore, Popullore, Fshatare etj.. Pas revolucionit të Tetorit në vitin 1918 në ish BRSS vjen në pushtet Partia Komuniste e cila më vonë do të merr pushtetin në shumë shtete të llegerit socialist. Ky sistem politik përjashtonte çdo formë të pluralizmit politik dhe të demokracisë parlamentare. Me rënien e kësaj ideologjie në shumë ish shtetet komuniste u aplikua sistemi i pluralizmit politik edhe atë me ideologji të ndryshme.

3. Kuptimi i partive politike

Përkufizimi i partive politike paraqet një çështje tjetër, rreth së cilës nuk qëndron një mendim unik i teoricienëve të cilët janë marrë me këtë çështje. Sipas Fridrih partitë politike paraqesin grupe të qytetarëve të organizuar në mënyrë stabile me qëllim të sigurimit dhe ruajtjes së pushtetit ndaj një grupi tjetër. Duke e pasur parasysh rolin e partive politike francezi Burdeau ato i konsideron si forcë motorike të jetës politike, të cilat qytetarëve u mundësojnë pjesëmarrje aktive në jetën politike.
Nisur nga këta përkufizime mund të veçojmë disa karakteristika themelore të partive politike:
1. Partitë politike janë institucione dhe organizata politike vullnetare që tubojnë njerëz me orientime dhe me përcaktime të njëjta politike.
2. Qëllimi kryesor i partive politike është pjesëmarrja në jetën politike me qëllim të marrjes së, ruajtjes apo participimit në pushtetin shtetëror.
3. Partitë politike ushtrojnë ndikimin e tyre politik në kuadër të institucioneve të sistemit parlamentar duke iu nënshtruar konkurrencës plurale politike me partitë e tjera politike.
4. Partitë politike e kanë anëtarësinë e tyre e cila varësisht nga numri i saj shpreh forcën reale të tyre.
5. Partitë politike luftën për marrjen, ruajtjen apo participimin në pushtetin shtetëror e zhvillojnë në kuadër të zgjedhjeve të lira dhe të drejtpërdrejta parlamentare dhe presidenciale.

Nga karakteristikat e cekura rrjedh se ato paraqesin forma institucionale të organizimit politik të qytetarëve në një organizatë politike me qellim të realizimit të ndonjë interesi të përbashkët politik. Ato sot formohen dhe funksionojnë pa pengesa te mëdha. Vetëm në shtetet socialiste haset në pengesa gjatë themelimit të tyre si psh: Kuba, Kina, Vietnami, Korea Jugore etj.
Në teorinë komparative politike lidhur me formimin e partive politike përcaktohen tre kushte të cilët duhet plotësuar me qëllim të veprimit të tyre në skenën politike edhe atë:
1. Partia politike për tu formuar duhet të ketë një numër të caktuar të anëtarëve të saja. Ky numër është i ndryshëm dhe sillet prej 100 e deri në 1000 anëtarë, varësisht nga zgjedhjet ligjore që aplikojnë shtetet e ndryshme;
2. Partia politike duhet të ketë programin ose statutin e saj politik, ku shprehen orientimet programore të saja, përcaktohet struktura e brendshme organizative dhe rregullohen çështje tjera me rëndësi për funksionimin e sajë ;
3. Me qëllim të pjesëmarrjes aktive në jetën politike, partitë politike duhet të regjistrohen pranë organit kompetent shtetëror.

4. Llojet e partive politike

Në shkencën dhe në teorinë politike ekzistojnë klasifikime të ndryshme të partive politike. Duke mos mohuar bazimin e klasifikimeve të tjera sipas kritereve të ndryshme, me këtë rast ne do të bëjmë tipizimin e tyre nga spektri si subjekte parlamentare. Nisur nga kjo të gjitha partitë politike mund të klasifikohen në bazë të katër kritereve kryesore :
1. në bazë të orientimit të tyre programor ;
2. në bazë të raportit të tyre me pushtetin shtetëror ;
3. në bazë të orientimit parlamentar dhe
4. në bazë ë kritereve të tjera.

4.1 Klasifikimi i partive politike në bazë të orientimit të tyre programor

Bazë për tipizimin e partive politike në bazë të këtij kriteri është orientimi i tyre programor, përkatësisht synimet e tyre programore, kahjet e veprimit, qëllimit dhe mënyrat e veprimit me qëllim të arritjes së përcaktimeve programore. Në bazë të këtij kriteri ta gjitha partitë politike mund të klasifikohen në tre grupe: partitë majtiste, partitë djathtiste dhe ato të qendrës.

a) Partitë politike majtiste

Partitë politike me orientim majtist konsiderohen të gjitha ato, të cilat në programet e tyre politike angazhohen për masa liberale në shoqëri, për idenë e socializmit dhe komunizmit dhe për programet tjera sociale. Karakteristikë themelore e veprimit të tyre partive është angazhimi i tyre për reforma evolutive në shoqëri, për metoda liberale shtetërore dhe për krijimin e shoqërisë socialiste të bazuar në mirëqenien politike dhe ekonomike të qytetarëve krahas këtyre emërtimeve në shumë shtete këto paraqiten nën emërues të përbashkët si parti komuniste. Të gjitha partitë majtiste varësisht na demokratizimi i tyre mund të ndahen në dy grupe: 1) parti majtiste të boshtit Bolshevik, ku bëjnë pjesë të gjitha partitë komuniste dhe socialistë të bazuara në ideologjinë marksiste dhe praktikën bolshevike mbi rolin udhëheqës të partisë komuniste si avangardë dhe si prijëse ideore e shoqërisë, 2) parti majtiste të transformuara dhe të demokratizuara nga partitë e dikurshme bolshevike, në parti moderne socialiste dhe socialdemokrate. Këto parti janë karakteristike sidomos për disa ish shtete socialiste, e të cilat gjenden në fazën e tranzicionit dhe të transformimit të tyre nga shtetet ideologjike socialiste në shtete moderne demokratike të bazuara në pluralizmin politik, ekonomik dhe kulturor .

b) Partitë politike djathtiste

Për dallim nga ato majtiste, karakteristikë dominuese e partive politike të orientimit djathtist është angazhimi i tyre për programe antikomuniste dhe anti-socialiste. Këto parti në programet e tyre politike angazhohen për shtete kombëtare, të bazuara në shtetin e fortë juridik. Partitë e djathta mund të ndahen në parti ekstreme dhe në parti të djathta që anojnë kah qendra.

Partitë ekstreme janë partitë nacionaliste dhe shoviniste që bazohen në programet nacionaliste e shoviniste. Këto parti zakonisht në programet e tyre angazhohen për hegjemoninë e kombit të tyre dhe për shtypjen klasore të kombeve të popujve të tjerë. Ata në programet e tyre nuk e përjashtojnë përdorimin e dhunës shtetërore dhe politike për të shtypur dhe diskriminuar pjesëtarët e popujve tjerë në kuadër të shoqërisë shumënacionale. Këto parti paraqiten me emërtime të ndryshme si psh: partitë radikale, nacionaliste, shoviniste, fashiste etj. Ato zakonisht veprojnë jashtë rregullave të sistemit parlamentar, e në disa raste arrijnë të marrin pjesë edhe në strukturat shtetërore. Partitë politike me orientim djathtist të cilat anojnë kah qendra janë parti tipike antikomuniste, të cilat angazhohen për dezideologjizmin e shoqërisë, për shtetin ligjorë, për qeverisjen e së derjtës dhe për barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit. Këto parti politike paraqesin forcë reale me ndikim politik në shumë shtete. Ato paraqiten në formë të partive demokratike me emërtime të ndryshme. Në një numër të konsiderueshëm të shteteve këto parti aktualisht gjenden në pushtet, kurse në një numër janë koalicione me partitë e orientimeve të tjera programore .

c) Partitë politike të qendrës

Partitë politike të qendrës konsiderohen ato të cilat pozicionohen në qendër, duke marrë atribute të partive majtiste dhe atyre djathtiste. Këto parti konsiderohen si të moderuara sepse balancohen në veprimin e tyre politik, duke u angazhuar për metoda demokratike të veprimit politik.

4.2 Klasifikimi i partive politike në bazë të raportit të tyre me pushtetin shtetëror

Sipas këtij kriteri, partitë politike varësisht se a paraqesin shumicë apo pakicë në parlament ndahen në dy grupe :
1. parti politike në pushtet (pozitë),
2. pari politike në opozitë (opozitare).

a) Partitë politike në pushtet (pozitë)

Parti politike në pushtet konsiderohen të gjitha ato parti të cilat në zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta fitojnë shumicën e vendeve në parlament. Këto parti në zgjedhjet parlamentare fitojnë më së shumti vota nga trupi elektoral. Varësisht nga numri i vendeve që i fitojnë në parlament, partitë politike në pozitë mund të kenë shumicë relative dhe absolute në parlament. Konsiderohet se një parti ka shumicë relative po nëse fiton më shumë vende në raport me partitë e tjera. Në këto raste këto parti edhe pse nuk e kanë fituar më tepër se gjysmën e votave të trupit elektoral, prapë konsiderohen si fituese në zgjedhjet parlamentare.
Ato në të shumtën e rasteve nuk e formojnë në mënyrë të pavarur qeverinë, por zakonisht i ofrojnë bashkëpunim partive të tjera më qëllim që të formojnë të ashtuquajturën “qeveri koalicioni”. Shumicën absolute konsiderohet se e kanë ato parti politike të cilat kanë më tepër se gjysmën e vendeve parlamentare. Partia politike e cila fiton shumicën absolute të vendeve në parlament e fiton mandatin për formimin e qeverisë. Në këto raste në praktikën parlamentare vjen në shprehje e ashtuquajtura qeveria “parlamentare” e cila këtë e formon nga anëtarët e partisë së vet. Në praktikën parlamentare janë të njohura rastet kur partitë politike në pushtet e fitojnë edhe të ashtuquajturën “shumicë e kualifikuar” prej 2/3 e vendeve parlamentare. Në këto raste partitë politike që posedojnë këtë shumicë parlamentare, në mënyrë ta pavarur vendosin për çështjet më të rëndësishme nga fushëveprimi i parlamentit (psh: ndryshimi i kushtetutës, zgjedhja e shefit të shtetit, zgjedhja dhe shkarkimi i qeverisë)

b) Partitë politike opozitare

Partitë politike opozitare janë ato që në parlament paraqesin pakicë, respektivisht kanë numër më të vogël të deputetëve se sa partitë politike në pushtet. Këto parti politike edhe pse nuk paraqesin shumicë prapë se prapë marrin pjesë në parlament me numër të caktuar të anëtarëve të tyre. Funksioni kryesor i partive politike opozitare është kritika e programit ë partisë politike në pushtet dhe të qeveris së saj.
Varësisht nga roli dhe mënyra e veprimit të tyre në parlament të gjitha partitë politike opozitare mund të ndahen në dy grupe :
1. Parti opozitare konstruktive dhe destruktive
2. Partitë opozitare që marrin pjesë në formimin e qeverisë dhe ato që nuk marrin pjesë në formimin e qeveri.
3. Partitë opozitare konstruktive konsiderohen ato të cilat e kritikojnë programin e partisë në pushtet dhe me të edhe të qeverisë, duke kërkuar modifikimin, realizimin dhe avancimin e tij në rrugën parlamentare si duke ofruar programin e tyre paralel. Këto janë parti aktive politike, ngase edhe pse gjenden në opozitë ndikojnë në ushtrimin e pushtetit shtetëror, ashtu që e kontrollojnë veprimin e parlamentit në pushtet duke e kritikuar atë ashtu që ai të përmirësohet në ato raste kur nuk jep rezultate. Për kudër kësaj parti opozitare destruktive konsiderohen vetëm i kritikojnë veprimet e partisë politike në pushtet ashtu që duke mos ofruar zgjidhjet e tyre alternative . Këto parti zakonisht angazhohen për rrëzimin e dhunshëm të pushtetit aktual që ika fituar zgjedhjet parlamentare ose për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe të jashtëzakonshme.
I. Partitë opozitare të cilat marrin pjesë në formimin e qeverisë duke fituar resor të caktuar në përbërjen e qeverisë, marrin pjesë në strukturën e pushtetit shtetëror varësisht nga forca e tyre politike dhe vendeve që i kanë në parlament. Këto parti zakonisht hynë në parlament duke lidhur koalicion më partinë e cila e ka fituar shumicën relative të vendeve në parlament. Në kundërshtim më këtë, partitë të cilat nuk marrin pjesë në ushtrimin e pushtetit shtetëror konsiderohen si parti opozitare që nuk marrin pjesë në strukturën e pushtetit shtetëror. Kjo vjen në shprehje më së shumti në praktikën parlamentare të atyre shteteve ku në mes të partive ekzistojnë konfrontime dhe orientime të papajtueshme politike. Roli i partive opozitare në jetën parlamentare varet nga shumë faktorë të ndryshëm si: demokratizimi i jetës politike, stabiliteti politik, raportet mes partive politike etj. Roli dhe ndikimi i tyre është i shprehur sidomos në shtetet dy partiake, ku partitë, politike ato në pushtet po ashtu edhe ato në opozitë shumë shpesh ndërrojnë rolet e tyre. Në këto shtete ekziston një shkallë e lartë e respektit reciprok të partive politike pa marrë parasysh vendin e tyre në parlament.

4.3 Klasifikimi i partive politike në bazë të pjesëmarrjes së tyre në parlament

Varësisht nga fakti se a janë të përfaqësuara në parlament, partitë politike ndahen në parlamentare dhe jo parlamentare.

Parti politike parlamentare konsiderohen, të gjitha ato të cilat në zgjedhjet parlamentare kanë fituar një ose më shumë vende parlamentare. Kurse, parti jo parlamentare konsiderohen ato të cilat nuk kanë arritur të hynë në parlament dhe të fitojnë ndonjë vend, apo mandat në të. Këto parti nuk arrijnë të plotësojnë census të votave të fituara nga trupi elektoral për tu bërë parti –parlamentare në bazë të parimit proporcional.

4.4 Klasifikimet tjera të partive politike
Përpos kritereve të përmendura, partitë politike mund të klasifikohen edhe në këto tipe:
a) Në bazë të luftës së tyre klasore, përbërjes klasore dhe rolit të tyre në luftën klasore partitë politike ndahen në: parti punëtore dhe borgjeze. Ky klasifikim i partive politike ka karakter ideologjik dhe bazohet në teorinë marksiste mbi luftën klasore.
b) Në bazë të raportit me sistemin ekzistues shoqërorë partitë politike mund të ndahen në: revolucionare dhe në parti të status kuo-së.
c) Sipas bazës së tubimit të anëtarësisë së tyre partitë politike mund të jenë: politike, nacionale, fetare, regjionale etj.
d) Sipas numrit të anëtarëve partitë politike ndahen në kadrovike dhe masovike .
e) Në bazë të disiplinës partiake etj.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi