Prizren: Synohet ringjallja e sheshit Arastas
Prizren: Synohet ringjallja e sheshit Arastas

Prizren, 17 shtator - Komuna e Prizrenit është në prag të tenderimit të projektit për restaurimin e sheshit të Arastas në qendër të qytetit, në saje të mjeteve të zotuara nga fondet e Komisionit Evropian dhe të buxhetit komunal. Me gjithë kërkesat për rehabilitimin e plotë të këtij kompleksi, duke përfshirë edhe objektin e xhamisë së dikurshme, në bazë të projektit aktual parashihen restaurimi i sheshit dhe i minares, duke i lidhur ato me Zonën Historike të Prizrenit.
"Komuna i ka ndarë rreth 20 mijë euro, ndërkohë që 55 mijë euro janë siguruar nga fondet e Bashkimit Evropian. Në saje të projektit që është në finalizim parashihet rehabilitimi i sheshit të Arastas, duke e lidhur atë me Sheshin e Dëshmorëve dhe Rrugën e Saraçëve dhe në këtë mënyrë sigurohet një kontinuitet i projektit të Zonës Historike të Prizrenit", ka thënë drejtori i Urbanizimit, Sadik Paçarizi.
Sipas tij, intervenimi në këtë pjesë të rëndësishme të qendrës së qytetit do t'ia kthente Prizrenit pamjet e panoramën e dikurshme, duke e shndërruar tërë këtë hapësirë në zonë këmbësorësh.
Sipas shënimeve të historianëve të prezantuara në portalin turistik të Komunës së Prizrenit, Evrenos-Zade Jakup Beu mes viteve 1526 dhe 1538 ndërtoi mesxhidin, ku pastaj u ndërtua edhe minarja, ashtu që xhaminë kryesisht e shfrytëzonin tregtarët. Xhamia ka qenë e ngritur nga sipërfaqja e tokës dhe binte në sy me bukuri. Përreth xhamisë u ndërtuan dyqane, kështu që kjo pjesë do të shndërrohej në një treg të mbyllur (Arasta, Kapali Çarshinë e Prizrenit), i cili fillonte nga Xhamia e Sinan Pashës dhe përfundonte tek Xhamia e Jakub Beut. Kapali Çarshia e Prizrenit u dogj tërësisht në vitin 1913 dhe prej asaj kohe nuk kanë mbetur fare gjurmë të saj.
Admin- Admin
- Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
» Kronologji e sulmëve të NATO-së
» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
» Fatura e jetës
» Kush je ti?
» Fjalë të mrekullueshme
» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
» Profesori dhe vazoja.
» Ka ndodhur në Kinë.
» Njëqind flamurë pa një
» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS