Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Sun Jan 30, 2011 2:42 pm

Për adhuruesit dhe lexuesit e prozës dhe pozisë




Kush mund ta përshkruajë Saharanë e nje dhome pa ty?

Nëpër të gjitha dyert ti më ike
Në të gjitha shkretëtirat më le

...Në agim të kërkova dhe në mesditë të humba
Kudo që vajta ti nuk qe gjëkundi
Kush mund ta përshkruajë Saharanë e nje dhome pa ty
Turmën e të dielës ku s`të ngjan askush
Një ditë më të zbrazët se moli që zgjatet në det
Heshtjen ku të thërras e ti nuk më përgjigjesh

Ti më le dhe njëherësh pranë meje ke mbetur
Më le gjithkund më ike nga sytë
Nga zemra e ëndrrave
Më le si një frazë e mbetur përgjysmë
Si një send i hedhur rastësisht si një karrige
Si një vend pushimi në të dalë të verës
Si një kartolinë e harruar në sirtar
Çdo gjest më shkëput nga ti
Si një gjethe që bie nga pema
Vështrimi yt mbi mua të gjorin
Qe një psherëtimë ku unë mungoja
Si nuk t`u dhimbs hija jote që te këmbët të rrinte

Louis Aragon
(1897-1982)
E përktheu: Anton Papleka
Marrë nga: Miku i librit


Edituar për herë të fundit nga Admin në Sun Jan 30, 2011 2:58 pm, edituar 1 herë gjithsej
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Sun Jan 30, 2011 2:43 pm

“Lule mbi varr”

Mesnatë, nesër kur të zbardhet fush’ e shkretë,
Do nisem. Se më pret, e di që jam vonuar;
Do shkonj nga pylli dhe mali i përpjetë;
Më tepër s’mund te pres larg teje i mërguar.



Do të bares me sytë nëe kujtimet kridhur
Pa par’ asgjë, pa ndjer’ asnjë shamatë;
I vetëm, i panjohur, krrusur, duarlidhur,
Vrerosur, edhe dita do te behet natë.



S’kam për të par’ as perëndimin ar e zjarr
As lundrat me pëlhura tutje në luginë,
Dhe kur t’arrinj, me gjunjë do të vë mi varr
Një tufë lule borsilok e trëndelinë.

-Viktor Hugo

Perkthyer nga Fan Noli
Marrë nga Miku i librit
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Sun Jan 30, 2011 2:51 pm

Njeriu i zi

O mik, i dashur mik!
I sëmurë tashmë lëngoj!
Nuk di, kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen.
Mbi fushën e zbrazët gjëmon!
Si lëndinat bari në shator,
Trurin alkooli pushton!
Veshët në kokë më tunden,
Si krahë zogu në fluturim
Koka nga qafa kërkon të shkëputet.
Të rrijë më, s'ka durim.
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Në shtrat je ulur tani
Njeri i zi!
Dhe gjumi s'më vjen në sy.
Njeriu i zi!
Sjell një libër - çudi
Dhe ulet tek unë, aty
Si mbi një murg të ngrirë
Lexon dhe psherëtin
Për një rrugaç që s'ka nder
Dhe mall në shpirt të sjell
Njeri i zi!
Njeri i zi!
Dëgjo, dëgjo!
Më thotë ai.
Nga libri mëso
Planet e ëndrrat, që ky njeri
Pati aty!
Ku sharlatanë ka plot,
Në atë vend-neveri.
Por dëbora në këtë vend të zi,
Në dhjetor shtrihet, plot bardhësi.
Dhe tufanet që fryjnë,
Sjellin gaz-lumturi
Horr i poshtër, ish ky njeri,
Po prapë, lezet kishte plot.
Nga soji më i mirë që ka kjo botë.
Ishte i hijshëm,
Madje dhe poet
Më i fuqishëm se
Njerëzit e tjerë.
Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeriu i shkathët
Është i lumtur,
Thotë ai.

Po kush e di,
Ai që nuk ka shkathtësi
Nuk ndjen lumturi.
Nëse guxim do të kesh
Gazin e jetës, patjetër do të gjesh.
Në shi dhe furtunë,
Në dallgët e jetës
Kur halle ke shumë
Qesh...dhe patjetër,
Gëzimi vjen prapë
Ky është arti më i lartë.

Njeri i zi!
Qëndro tani!
Ti s'ke mësuar vërtet
S'je zhytës që futesh në det.
Ç'më duhet mua të di,
Për një skandaloz poet,
Të lutem ik dhe shko
Një tjetri ia thuaj këto!
Njeri i zi!
Vështron me neveri.
Sytë tashmë ia mbulon
Një vrer që jeshilon
Sikur do të më thotë
Që jam horr dhe kusar.
Që vetë vjedh në këtë botë.
Pa turp, ç'ka tjetri ia marr.
O mik, i dashur mik,
I sëmurë tashmë lëngoj,
Nuk e di kjo dhimbje nga vjen,
Era kudo fishkëllen,
Mbi fushën e zbrazët gjëmon.
Si lëndinat, bari në shtator,
Trurin, alkooli pushton.
Nata krejt e acartë
Udhëkryqi i heshtur qëndron,
Dhe unë i vetëm n'dritare
As shok, as mik nuk kërkoj.
Stepa krejt e mbuluar,
Me pluhur të butë, gëlqere,
Drurët në kopsht kanë qëndruar
Të heshtur, si kurrë ndonjëherë.
Tutje-tëhu dëgjohet,
Një zog i orëve të liga

Dhe drurët - kalorës marrin,
Trokthin e çmendur, nga frika.
Po ja, duket njeriu i zi,
Ulet në kolltuk përsëri,
Cilindrin nga koka e heq,
Kostumin me forcë zbërthen.
Dëgjo! Dëgjo!
Po gërhet ai.
Më afër më vjen
Të më shohë më mirë
Dhe vazhdon:
Nuk kam parë njeri, më të poshtër se ti
Që pa gjë pa shkak
Të rrijë në gjumë, çdo natë.
Ndoshta i gabuam jam!
Shih si duket lart hëna.
Pra lëri o mik, këto gjëma
Lëri proçkat mënjanë.
Ndoshta tashmë ajo vjen.
Me shalat tamam si kërcu.
Dhe ti fillon e lexon
Vjershat që shkruan këtu.
Ah! Sa i dua poetët!
Këdo ata e zbavitin.
Sa herë takohen me njerëzit,
Avazet e tyre nisin.
Një vajze fytyrën me prenka
Poeti me flokë të lëshuar
I flet për botë të tjera
Për epshin që s'ka të mbaruar.
Nuk e di, aspak s'e kujtoj
Atje diku në një fashat
Jetonte një djalë në kalugë
Apo ndoshta, ish në Rjazan.
Tashmë akoma s'e di...
I kishe sytë e kaltër.
Dhe flokët të verdhë flori.
U rrit,
I hijshëm,
Madje dhe poet,
Më i fuqishëm
Se njerëzit e tjerë.
Një farë gruaje
Mbi dyzet vjet,
E quante të ndyrë. Po,
E kish miken e vet.
Njeri i zi!
O mik i ndyrë
Fama jote tani
Kudo ka hyrë
Këtë famë e ke ti,
Njeri i zi!
Me tërbim i sulem,
Me bastun e qëlloj
Në fytyrën e poshtër
Dhe krejt e dërrmoj.
Hëna tashmë ka vdekur
Në dritare zbardh agimi
Ah! Moj natë,
Natë e tmerrshme trishtimi!
Me cilindrin në kokë qëndroj,
Askush nuk është me mua
I vetëm jam
Para pasqyrës, që kam copëtuar.

- Sergej Esenin

Marrë nga Miku i librit
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Sun Jan 30, 2011 2:52 pm

Tri nënat

(sipas një miti eskimez)



E para, kaq e dëshiruar ishte për një fëmijë, saqë dikur tha se do kish fjetur dhe me djallin vetëm e vetëm ta kishte një në duar. Sigurisht se nuk fjeti me djallin, fjeti me të shoqin, por mendonte vazhdimisht se ato fjalë do t'i ktheheshin në mallkim.

Fytyra i mori një ndriçim krejt të veçantë, si të gjitha grave në shtatzani, por asaj prapëseprapë sepse i duhej që të hante shumë mish për të shtuar qoftë dhe disa gramë në peshë. Kur fëmija erdhi në jetë, i kishte syte të kuq. Dhe për më keq nuk merrej vesh cilit seks i përkiste. Por dhembshuria që ndjeu për krijesen e vet ishte kaq e madhe, oh, gjithçka që ajo mund të shihte në ato çaste ishte vetëm dashuri, dhe asnje difekt aty pranë, kështu që shpejt e shpejt ajo këputi me dhëmbë kordën umbilikale, dhe e futi foshnjën në gjirin e saj.

Doçkat e bebes ishin të rënda dhe dukeshin krejt si heshta, me nga një majuce të mprehtë në krye. Me ato majuca ai goditi nënën e tij dhe filloi ta hante. Në fillim gishtin e saj të vogël, pastaj nyjet e gishtërinjve të tjerë, e më pas duart, krahët dhe krejt torzon e saj. Kur s'kish mbetur më asgjë, foshnja nisi të godiste krahërorin e vet, derisa lëshoi një të qarë, e para e qarë deri atë moment, dhe pastaj vdiq.



***



Nëna e dytë ishte një grua shumë e vetmuar saqë një natë mori në shtëpi një larvë, e futi nën sqetullen e saj të ngrohtë dhe nisi t'i këndonte ninulla e ta përkundte. Bebja i saj ishte e bardhë si reja, si tymi apo si dëbora. Ajo e mësoi larvën sesi të bënin muhabet mbrëmjeve. Dhe ishte krenare, ndërsa larva rritej, sepse në fshat kurrë s'ishte parë një larvë kaq e madhe. Nganjëherë ndodhte që ajo gati fikej në këmbë kur i jepte femijës së saj aq shumë gjak nga i veti, saqë fill pas kësaj i duhej të dilte për një shëtitje në ajrin brisk të ftohtë për të marrë veten.

Kur larva u bë më e madhe se nëna e vet, i kërkuan të dilte nëpër fshat e të shihte kasollet prej dëbore dhe të takonte ndonjë fqinj aty pranë. E ëma e pranoi me gjysmë zemre këtë, sepse si të gjitha nënat, edhe ajo dridhej se mos fëmijës së saj i ndodhte ndonjë gjë e ligë. Fshatarët u frikësuan nga kjo larvë gjigante, sepse u sillte në mend një shpirt të vdekur. Larva rrezatonte mirësi dhe u këndoi atyre shumë këngë të ëmbla, por për shkak të pamjes së jashtme, nuk arriti dot të fitonte simpatinë e tyre.

Një ditë kur gruaja ndodhej larg, dhe larva luante vetëm në shtëpi, një grup njerëzish ia behën në derë, e morën larvën dhe e flakën në këmbët e një tufe qensh të urtuar. Plasi gjaku nga të katër anët dhe ende mbeti aty, edhe kur qentë mbaruan së ngrëni. Ishte një tufë kaq e madhe qensh, e megjithatë s'mundën ta hanin dot gjithë atë gjak.



***



Foshnja e nënës së tretë s'ishte gjë tjetër veç ajër, po të mos përmendim këtu ato piklat e vogla të pluhurosura që ishin sytë e saj. Shumë njerëz mendonin se e gjithë kjo histori ishte një sajesë e mendjes së gruas, ajo e gjorë dëshironte kaq shumë të bëhej nënë, saqë rronte në ëndrra. I shoqi pa ç'pa e pranoi idenë e foshnjes së ajërt, por në të vërtetë kurrë s'i kushtoi rëndësi. Kur qëllonte që nuk shkonte në gjueti dhe rrinte brenda, preferonte të çahej së ngrëni dhe të flinte më pas për dymbëdhjetë orë rrjesht.

Ndërsa nëna i këndonte bebes së saj këngë për ato kohëra kur iglut* mund të fluturonin dhe kur e gjithë hapësira e ajërt ishte e mbushur plot me mistere e gjëra të magjishme. Dhe i lëshonte bebes së padukshme në qafë, hukama të nxehta, ashtu siç bënte me një copë peshk të ngrire përpara se ta hante, në mënyrë që buzët e saj mos të ngjiteshin pas tij.

Vetëm një herë ndodhi që kjo nënë ta qortonte fëmijën e vet, e ndërsa u bë gati të thithte gulçin e zemërates brenda krahërorit, gabimisht thithi beben e saj. Koka e foshnjës i përshkoi fyejt e hundës, duke i hyrë në brendësi; ishte një lloj lindje por me kah të kundërt. Atëherë ajo lëshoi një gërhamë, me shpresen ta nxirrte jashtë. Kjo nuk mund të jetë bebja ime, thosh ajo për çdo frymë që nxirrte. As kjo nuk është... I shoqi u ngrit nga gjumi, i uritur. Hetoi me sy dhe pastaj iu kthye të shoqes me ton akuzues: Çfarë i ke bërë bebes?



*iglo ( igllu)—kasolle dëbore, banuar prej eskimezëve


- Denise Duhamel

Përktheu Majlinda Bashllari
Marrë nga Miku i librit
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Sun Jan 30, 2011 2:57 pm

Një dashuri

Nëpër natë vështron rreth e qark. O Zot, ç’është ajo kullë e madhe e zezë që ngrihet aty lart? Kulla e vjetër, që i kishte mbetur përherë e kredhur në shpirt qyshkur ishte djalë. Por pak më parë, në vërtitje, i kishte dalë krejtësisht nga mendja kulla e tmerrshme, shpejtësia, kalamendja e kishin bërë të harronte ekzistencën e kullës së madhe, të pamëshirshme e të zezë. Si kishte mundur ta harronte një gjë kaq të rëndësishme, më të rëndësishmen e të gjitha gjërave?

Tani ishte sërish atje, lartësohej e tmerrshme dhe misterioze si gjithnjë, madje dukej tejet më e madhe dhe e afërt. Po, dashuria e kishte bërë të harronte tërësisht se ekzistonte vdekja. Për gati dy vjet nuk e kishte menduar as edhe njëherë, dukej si një përrallë, pikërisht ai që e kishte patur makthin e saj në gjak. Aq e madhe ishte fuqia e dashurisë. Dhe tani papritmas i ishte shfaqur sërish përballë, sundonte atë, shtëpinë, lagjen, qytetin, sundonte botën me hijen e saj dhe bënte përpara dalëngadalë.

Por sakaq, e rrëmbyer nga gjumi, e pavetëdijshme për dhimbjen që ka shkaktuar e do të shkaktojë, ajo ngrihet pezull nën çatitë, fenerët, tarracat e pullazet e Milanos, është një gjë rioshe, fare e vockël dhe lakuriqe, është një grimcë e butë dhe e bardhë që rri pezull, pluhurizë prej mishi a prej shpirti ndoshta, që mban brenda një ëndërr të adhuruar e të pamundshme. Përmes shtresave të mjegullës, vezullimi i kuqërremtë i fenerëve ende të ndezur e ndriçonte ëmbëlsisht duke e bërë të rrezëllinte me mëshirë e mister.

Është ora e saj, pa e ditur ajo vetë, ka ardhur për Laiden ora e madhe e jetës dhe nesër ndoshta do të jetë gjithçka si më parë dhe do të rinisë ligësia e turpi, mirëpo sakaq ajo për një çast është përsipër të gjithëve, është gjëja më e bukur, më e vyer dhe më e rëndësishme e faqes së dheut. Po qyteti flinte, rrugët ishin të shkretuara, askush, as edhe ai nuk do t’i ngrejë sytë për ta vështruar.



- Dino Buzzati

Përktheu Dritan Çela
Marrë nga Miku i librit
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Sun Jan 30, 2011 3:32 pm

Një grua e dorëzuar

Pra, nuk gabohesha: ai ma kishte hedhur. Përpara se të arrijmë në një pohim të plotë, ai “më lodhi” siç e lodhin demin. Mundet të ketë qenë gjithnjë e tillë. Ta besoj? Nuk kam qenë e verbër për tetë vjet të tëra. Ai më tha pastaj se nuk është e vërtetë. Gënjeu apojo? Cila është e vërteta? A ekziston? Sa u nevrikos! Kaq fort e paskërkam fyer? Nuk kujtohen dot të gjitha ç’thuhen në inat e sipër, sidomos në gjendjen time. Unë doja ta lëndoja, kjo është e sigurt, dhe ia dola.

Në krye fola e qetë: “Nuk e pranoj më pjesën; duhet të zgjedhësh”.

U duk si ai njeriu që po mbytet e që thotë: “Arriti puna deri këtu! Si t’ia dal tani?” E mikloi zërin:

-Të lutem. Mos më kërko të ndahem nga Noëjija. Jo tani.

-Tani. Kjo histori u zgjat si shumë; kam pranuar sa nuk mban më. – E vështrova me guxim:

-Në fund të fundit, kush ka rëndësi më tepër për ty? Ajo apo unë?

-Ti, sigurisht, - tha ai me ton të pakuptueshëm. Dhe shtoi: - Por edhe Noëjija ka rëndësi për mua.

M’u errën sytë:

-Thuaje copë! Për ty ekziston vetëm ajo! Bukur! Ik me të! Ik që këndej. Shporru sa më parë. Merr plaçkat e zhduku.

Nxora valixhen e tij nga dollapi, i rrasa brenda të linjtat, i tërhoqa rrobat nga varëset. Ai më kapi nga krahu. “Mjaft”! Unë vazhdova. Doja të ikte; e dëshiroja vërtet, nuk shtiresha që nuk besoja se ai do të largohej. Prita si në një psikodramë të frikshme ku luhet me të vërtetën. E vërteta është aty, para syve, por luajnë me të.


Simonë Dë Bovuar

Përktheu: Diana Çuli
Marrë nga Miku i librit
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Sun Jan 30, 2011 3:35 pm

Letër babait - Franc Kafka


Kam një kafshë të çuditshme; gjysmë mace, gjysmë qingj. E kam trashëguar nga im atë, po ajo është zhvilluar që kur e mora unë; më parë ishte më shumë qingj se sa mace. Tani është gjysmë ashtu gjysmë kështu. Nga macja ka kokën dhe kthetrat; nga qingji ka trupin dhe formën, nga të dyja ka sytë, që janë të përqendruar dhe të egër, qimen të butë e të shkurtër, lëvizjet që janë edhe kërcime edhe zvarritje. Kur ka diell ajo rri në parvaz të dritares, gërrhet dhe mblidhet kutullaç; në livadh rend si e çmendur sa mezi mund ta zësh. Kur ndodhet para maces ia mbath, kur është përpara një qingji sulmon. Kur ndrit hëna bredh nëpër ullukë se ajo është rruga që i pëlqen më shumë. Nuk di të mjaullijë dhe ndjen neveri për minjtë. Mund të qëndrojë me orë e shtrirë para pularisë, po kurrë s'ka përfituar nga rasti që të mbysë ndonjë shpend.

E ushqej me qumësht e sheqer, se ai i bën mirë. Ajo e thith me hurpa të mëdha, duke e kaluar në mes të dhëmbëve si të një shtaze të egër. Kjo gjë i tërheq shumë fëmijët. Të dielën në mëngjes kam vizita. Unë mbaj në mes të gjunjëve kafshën e vogël, kurse përqark zënë vend fëmijët.

Ata bëjnë pyetjet më të çuditshme, të cilave askush nuk mund t’u përgjigjet. Pse ka vetëm një kafshë të tillë? Pse ajo është pikërisht në dorën time? A ka pasur para saj ndonjë kafshë të këtij lloji? A ndjehet ajo e vetmuar? Si e ka emrin?

Unë nuk e vras mendjen t’i përgjigjem, po vetëm u tregoj atë që kam. Nganjëherë fëmijët sjellin mace, një herë sollën dy qingja. Ndryshe nga ç'prisnin ata, takimet nuk treguan ndonjë shenjë njohjeje. Kafshët vështruan njëra-tjetrën me qetësinë më të madhe; ata e quajtën ezksitencën e tyre si një dhuratë e Krijuesit.

Kur është në prehrin tim kafsha e vogël nuk njeh as frikë, nuk është agresive. E ndjen veten shumë mirë kur ndodhet pranë meje, e ngjeshur tek unë. Është e lidhur me familjen që e ka rritur. S'është ndonjë besnikëri e jashtëzakonshme, po më shumë instikti i një kafshe që, megjithatë ka shumë farefis, nuk ka asnjë shok në tërë botën dhe e quan të shenjtë mbrojtjen që ka gjetur tek ne.

Më zë gazi kur e shikoj që nuhat, më rrëshqet në mes të këmbëve, po nuk mundet ta kryeje atë veprim. Mbase është e pakënaqur që është mace edhe qingj dhe kërkon të jetë edhe qen! Një ditë kur unë s'po iu jepja dot rrugë halleve të mia tregtare dhe pasojave që vijnë prej tyre- dhe pasi desha t’i heq qafe, u mbylla në shtëpi dhe u shtriva në kolltuk, me kafshën e vogël ndër gjunjë; kur ula kokën vura re se lotët rridhin mbi mustaqet e saj të bardha. Ishin lotët e mi apo të sajat? Ajo mace me shpirt qingji kishte dëshira njerëzore? Unë nuk kam trashëguar shumë, por duhet të them se kjo kam diçka vlen.

E them serizosht.

Kafsha ka shqetësimet e të dyve, të maces dhe të qigjit, sado të ndryshëm qofshin, prandaj e ndjente veten ngushtë brenda lëkurës ku ndodhej. Nganjëherë kërcen nga një karrige që më ven këmbët në sup dhe përplas turirin në veshin tim. Duket sikur më thotë diçka dhe vërtetë pastaj largohet dhe, më sheh në fytyrë për të parë përshtypjen që më ka bërë ajo që më tha. Që t'ia bëj qejfin tund kokën dhe bëj sikur e kam kuptuar. Atëherë ajo hidhet në dysheme dhe vallëzon rreth meje.

Mbase thika e kasapit mund të jetë shpëtimi për të, po pasi e kam trashëgim, nuk jam i atij mendimi. Ajo duhet të presë ditën, kur t’i mungojë fryma, megjithëse nganjëherë më vështron me sy aq njerëzor, sikur më fton të kryej një veprim të arsyeshëm.

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Sun Jan 30, 2011 3:45 pm

PER TE HARRUAR NJË GRUA - Ismail Kadare

Per te harruar nje grua
Po tani ç’të bëj, thashë me vete, duke vështruar me radhë flegrat e lagura, të mbufatura nga shiu. Pastaj qilimin, derën, prej nga pak kohë më parë ajo kishte dalë, hirnoren e cigareve, me fjalët “Hotel Turizmi” anash. Një copë herë u vërtita nëpër dhomë, gjersa këmbët më çuan pranë derës. Qëndrova pikërisht te vendi ku ajo më kishte përqafuar ndërsa dilte, me një përqafim që s’ishte as ndarje dhe as premtim për diçka më të mirë. Një përqafim i tillë te dera, pas një pasditeje të stuhishme, përfytyrohej, zakonisht, në sfond të dënesës, të pendimit për fjalët e ashpra dhe me buzë që synojnë drejt njëra-tjetrës për të falur gjithçka. Por asgjë e tillë s’kishte ndodhur. Unë i kisha mbajtur duart në xhepa, madje i kisha rrasur më thellë dhe, i ngrirë si dru, ndjeva buzët e saj te qafa dhe pastaj te cepi i gojës dhe prekjen e furishme të flokëve. Mundimshëm ndjeva nevojën ta përqafoja, sipas ritualit mijëvjeçar të mbarimit të grindjeve, por një gips mortor, i ikur nga kushedi ç’shtatore, s’më la të lëvizja. S’isha penduar për asgjë. Isha vetëm i lodhur. Në hirnore, dhjetëra bishtat e cigareve, të rënë njëri mbi tjetrin, si në një masakër (të sajtë si të vrarët e njërës palë, asaj pale që për t’u njohur mbante një rrip të kuq, dalloheshin vërtet nga shenja e të kuqit të buzëve), jepnin më mirë se çdo gjë atë që kishte ndodhur: furinë, shpjegimin e vështirë, fajësimet e ndërsjella që i kishim bërë njëri-tjetrit, lotët e pafund të saj. Sikur të kishte gjëkund një muze të hidhërimit, do ta kisha çuar atë hirnore. Isha i lodhur. Gojën e kisha të hidhur. Doja të pushoja me çdo kusht. Me mosbesim vështrova shtratin, velenxën sipër tij dhe nënkresën. Vërtet shpresoja se mund të flija? Më erdhi të qeshja, kaq e pamundur m’u duk kjo. Shushurima e shiut vinte që jashtë zbutëse. Duhej ta harroja me çdo kusht, ta nxirrja nga vetja ime atë grua. Por, së pari, duhej të nxirrja atë mbrëmje. Ishte gjëja më e ngutshme. Duhej ta nxirrja atë grua, sepse gëzimet që më jepte ishin përherë më të pakta se mërzia. E gjeta veten duke lëvizur nëpër ato pjesë të dhomës ku kishim lëvizur dhe ishim zhvendosur të dy gjatë atyre orëve të çmendura. Dhe përsëri hirnorja me bishtat e cigareve më mbajti në vend. E mora, e ktheva në pëllëmbë të dorës atë grusht bishtash, si të kisha përpara syve një gjë të pabesueshme. Të ftohura, të shkrumbuara vende-vende, ishin tani ato që pak më parë kishin qenë më afër se çdo gjë tjetër pranë fjalëve tona, frymëmarrjes së furishme, pendimit, dënesës. Iu afrova dritares, shtyva flegrën dhe i flaka përjashta, në terr. Kështu hidhet hiri i të vdekurve, kur e lënë me testament, mendova. Duhej ta harroja patjetër atë grua. Të përdorja gjithë mekanizmin e trurit tim për ta zhvlerësuar. Ta godisja nga pika të ndryshme, në mënyrë që, kur të vinte ora e harrimit, ta kisha të lehtë rrënimin e saj. Kisha ende një keqardhje të fundit për këtë, por isha i bindur se s’kishte rrugë tjetër. Do të shtrihesha pas pak horizontalisht (e kisha vënë re se në atë qëndrim mendoja gjërat më shkatërruese) dhe do të filloja… Do t’i ndiente vallë buldozerët që larg, në shtratin ku, ashtu si unë, me siguri, nuk flinte? Dhe, papritur, më shkrepi në kokë një mendim: e sikur ta shkruaja gjithë këtë? E shkruar, ndoshta kjo mbrëmje mund të nxirrej më lehtë nga vetja. Ta trupëzoja për ta vrarë më lehtësisht. Ashtu do të bëja. Për çudi, siç më ndodhte përherë në kësi rastesh, mendimi i të shkruarit më dha qetësi. Si avioni që e nxjerr trupin e vet nga zona e stuhisë, ajo ide, më shpejt se ç’e mendoja, më nxori nga gjendja delirante në një shtresë më të qetë, sipër furtunës. Dhe më parë se ç’e prisja, fjeta. E njoha Polin e Jugut që larg (dallohej shtypja, ashtu siç e kisha mësuar në gjeografinë e tetëvjeçares). Dëgjohej një goditje e mbytur veglash. Kur iu afrova edhe më, pashë se atë zhurmë e shkaktonin tre njerëz me shtat të shkurtër. Diçka po bënin me boshtin e tokës. Nuk u bezdisën aspak nga prania ime dhe vazhduan punën e tyre. Dukej si një riparim. Nuk e di nëse i pyeta ç’bënin ashtu apo vetvetiu m’u bë e qartë: po bënin një ndreqje në bosht. Një ndryshim, me sa dukej, në shpejtësinë e rrotullimit. Prej kësaj do të sajoheshin ditë të ndryshme, jo njëzetekatërorëshe, si më parë, por tridhjetetetorëshe. Kurse netët do të ishin njëzetedyorëshe. Sipas studimeve dhe pyetësorëve të ndryshëm, paskësh qenë më mirë kështu. Kisha përshtypjen se diku kisha lexuar në shtyp për këtë gjë. Desha t’i pyes: e kur do të fillonte ky kalendar i ri, por, s’di se pse, i pyeta për tjetër gjë: meqenëse merreshin me gjëra të tilla, me siguri, mund të zbërthenin nga bota copa të kohës. Posi, u përgjigjën ata. Pra, e bënin edhe këtë dhe ndihej që s’e kishin të vështirë. O Zot, sa e thjeshtë paskësh qenë ajo që dukej e pamundur: të shkulja nga vetja gjithë atë hidhërim. U mundova t’ua shpjegoja, doja të hiqja nga vetja ime një ditë ose, më saktë, një mbrëmje të hidhur. Ata qeshën. Një mbrëmje? Po ne punojmë me copa të mëdha. Gjysma shekujsh, dekada, shumë-shumë, me vite. Kurse ditët janë vocërrima. Megjithatë (vështruan veglat e tyre), ndoshta me ato më të imëtat mund të kapim edhe ditët. - Ku është ajo ditë? - pyeti njëri prej tyre. - Si? - ia bëra unë. - Dita që doni të shkëputni, në ju kuptova drejt. Ju doni ta hiqni atë dhe të lidhni prapë fijet, apo jo? - Pikërisht. - Atëherë, ku është ajo? O Perëndi, s’më kujtohej asgjë. U mbyta në djersë, por koka sa vinte më bëhej më e turbullt. - Në mos viti, së paku, koha, - tha ai. Por mua s’më kujtohej asgjë. Dija vetëm që ishte e hidhur, tepër e hidhur. - Po çka ndodhi atë ditë? Ndoshta, kjo ju kujtohet, - tha ai. - Ç’perandori është përmbysur, ç’tërmet ka rënë? Vështruan njëri-tjetrin, kur e panë që s’përgjigjesha. Pastaj sytë e tyre të lodhur u kthyen diku anash, atje ku në një shtjellë të largët vërtiteshin, me sa dukej, ngadalshëm perandoritë e rrëzuara, themelitë e tërmeteve dhe skelete shekujsh. Vërtiteshin zymtas, të përshkuar nga vetëtima të ftohta. Asgjë s’më kujtohej. Vetëm shija e hidhërimit, e pazbutshme, e patretshme. Pastaj m’u duk se pashë diçka, një si trajtë fustani që e merrte era në një luhatje mortore. - Një grua, - thashë. - Ishte aty, në atë ditë, një grua… Ata qeshën, por ftohtë. Pastaj vështruan prapë veglat e tyre. - Po të jetë ashtu, është e pamundur. Këto vegla s’ bëjnë për atë gjë. - Ma hiqni atë mbrëmje me atë grua, - ulërita. U zgjova. Zhurmërimi i shiut më kujtoi më parë se çdo gjë tjetër se ku ndodhesha. Hotel. Dhe jashtë gjethnaja e rënë dhe kufomat e cigareve të masakruara, ku njëra palë mund të dallohej prej tjetrës nga rripi i kuq… Ajo ishte aty pranë, disa hapa larg dhe, me siguri, ishte e paqetë dhe kishte makth, ngaqë, në një mënyrë ose në një tjetër, duhej të ndiente që unë përpiqesha ta varrosja.
/tregi.me/
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:24 pm

Ai jeton gjithkund dhe kudo, nuk e di kur ka lindur dhe nuk besoj se do vdes ndonjëherë, ai është një njëri i vetëm dhe shumë njerëz në një njëri në të njejtën kohë.Cdo gjë që thotë ai e beson me tërë thellësin e shpirtit të tij.Mjafton të duash të rrish me të dhe e gjen shumë lehtë.

Eshtë njeriu me i cudtishem që kam njohur ndonjeherë në jetë, por në të njejtën kohë njeriu më i mrekullushem,më entuziast, më I hareshem,më optimist dhe më I arsyeshem! Ai di të fluturojë qiellit duke ecur me këmbë për toke. Ai e sheh fundin e një pune ende pa e filluar ate. Ai di të të tregojë për zgjidhjet më të mira të një problemi shumë të komplikuar dhe të pazgjidhshëm, shikuar jo vetëm në dukje të parë, por shikuar nga të gjitha anët e një syri të zakonshëm apo një syri dyshues.

Koha nuk hetohet po të rrish me te, nga ai mund te dalin veq se fjalë margaritar, secila më me vlere se tjetra.Thoja me vete se heshtja e ketij njeriu eshte e barabart me mëkat, mëkat i barbartë me mëkatin tjetër të atij që ka mundësi ta degjoj dhe e lëshon rastin për ta dëgjuar apo që dëgjon pa dëgjuar, megjithatë njeriu që i beson ëndrres hesht vetëm kur nuk e ndëgjon e po te jesh i gatshëm ta ndëgjosh flet pa përtes dhe pa u lodhur.

-Ndëgjo bir– më tha një herë, - ka dy llojë njerëzish,ata që kan ëndrra dhe ata që ëndrrat i bëjn realitët,ti duhet të bësh që jeta jotë të jetë një ëndërr e s’duhet të lejosh në asnjë mënyrë që ëndrra të të bëhet jetë, përderi sa ti qëndron në gjunjë gjithçka rreth teje do të duket e madhe,ngrihu dhe do e kuptosh se sa i madh je, nuk ka aspak rendësi numri i herave në të cilat ti rrëzohesh, për deri sa ti përpiqesh përsëri të ngrihesh dhe nuk ka përpjekje prapa së cilës nuk fshihet një ëndërr dhe nuk ka ëndërr që përpjekja nuk e kthen në realitet.

Njeriu që i beson ëndrrës më mësoi që sa herë të triumfojë mbi tokë, ta kem në mëndje se përseri tokë do të bëhem dhe sa herë të më vijë në mendje se një ditë tokë do të bëhem të mendoj se sot mund të fluturojë qiellit e se vdekje nuk ka dhe vdekja është fjalë e gabuar dhe se çdo fund nuk është fund veçse një rifillim.

-Nëse ti ke ëndrrën tënde,nëse ti beson ëndrrën tënde, çdo rrugë që merr do të shpie te ëndrra jote, por nëse ti nuk ke një ëndërr, nëse ëndrra jotë është plot mjegull dhe terr, çdo rrugë që merr do të shpie në drejtim të gabuar.Mos u brengos për atë se si do të arrish te ëndrra jote,puno që ta krijosh ëndrrën tënde dhe në momentin që ti je përcaktuar për ëndrrën tënde, ti je përcaktuar për mjetët, mënyrat dhe rrugët që pashmangshëm do të qojnë atje, por ti nuk duhet të luhatesh edhe kur të rrahin erëra të fuqishme, nuk duhët ta ulësh kokën edhe kur të çukisin në kokë, nuk duhët të çalosh as at’here kur të godasin këmbëve dhe nuk duhet të ndalesh e të gjuash me gur asnjërin nga qentë që të leh gjatë rrugës – kjo ishte përgjigjia e tij, kur e pyeta se si merr jetë një ëndërr.Ja bëra këtë pyetje sepse unë gjithmon i gjeja pengesat para ëndrrës sime, më të mëdha se vet ëndrra.

Sot njeriu që i beson ëndrrës është miku im më i mirë dhe pothuaj asgje nuk bëj pa u kosultuar me të.Ai më ka mësuar ta njoh Zotin dhe te mos lodhem duke gjurmuar te vërtetën. Ai mund të jetë edhe miku juaj, miku i të gjithë njerzëve në botë.Sa më shumë miq të ketë ai, aq më shumë njerëz që i besojnë ëndrrës do ketë në tokë, dhe sa më shumë njerëz të till të ketë, aq më e begatshme do jeta bota,aq më shumë dashuri dhe aq më pak urrejtje do të të ketë mbi tokë dhe aq më e ndritshme ardhmëria.Në çdo momentë kur ju jeni të gatshëm ta pranoni , njeriu që i beson ëndrrës mund t’ua falë një ëndërr. Një ëndërr bashkë me argumentet e Qiellit për ta besuar ate dhe bashkë me guximin dhe dëshirën që at’ ëndërr për të mos e lënë vetëm ëndërr.Shoqerohuni me njeriun që beson ëndrrës dhe do bëheni njeri që besoni ëndrrën.


Agron Jashari
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:24 pm

Duaj jeten...

Duaje jetën ashtu siç është
duaje plotësisht, pa pretendime;
duaje kur të duan apo kur të urrejnë,
duaje kur askush nuk të kupton,
apo kur të kuptojnë të gjithë.

Duaje kur të gjithë të braktisin,
apo kur në qiell të ngrenë si mbret.
Duaje kur të vjedhin gjithçka,
apo kur të dhurojnë.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka një fije.

Duaje në lumturi të plotë
apo në vetmine absolute.
Duaje kur je i fortë,
apo kur ndjehesh i pafuqishëm.
Duaje kur ke frikë,
apo kur ke një mal guximi.
Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe për gëzimet e vogla.

Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet,
duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje.
Duaje sa herë që lindesh
e sa herë që je duke vdekur.
Por mos duaj kurrë pa dashuri.

Nenë Tereza.

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:25 pm

Në mundesh të ruash arsyen
Kur bota e humbet fillin
E fajin ta hedhin, e vetes t’i besosh
Sa here për ty dyshojnë, e s’të përfillin
Por dhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.


Në mundesh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur
E kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…


Në mundesh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim
Të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh
E të trajtosh njëlloj e pa dallim
Ngadhënjim e shpartallim, burim mashtrimesh.


Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
Në kurthe për trutharët, kopukët do t’i kthejnë,
Të thyejnë gjërat më të shtrenjta, e prapë t’i ndërtosh
Me vegla pune që nuk vlejnë!


Në mundesh, fitoret qe korrur, t’i flijosh
Si në kumar, në një të vetme lojë
Të rrezikosh, të humbësh, e prapë te fillosh
Dhe humbjet kurrë të mos i zësh me gojë!


Në i detyrofsh dot muskul, nerv, dhe puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë
E të qëndrosh, kur s’ka asgjë veç vullnetit,
Që veç një fjalë, ‘qëndro’ gjithnjë të thotë.


Në mundesh të flasësh me maskarenjtë
Por nderin tënd ta ruash
E të ecësh përkrah mbretit pa krenarinë që të verbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjne dot të vuash
Dhe gjithçka në e çmon, përveç sa e meriton.


Në mundesh të mbushësh ti minutat,
Aq të rënda, me vepra që peshojnë,
Dije, dhe mos ki aspak dyshime
E jotja do jetë bota me çka brenda
dhe do te jesh e fituar ti o mikja ime(miku im)...


(nga Roland Kipling - çmimi Nobel)

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:27 pm

Jep çka ke me të mirë...

Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist
nuk ka rëndësi, duaje.
Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore egoiste
s'ka rëndësi, bëj mirë.
Po realizove objektivat e tua, do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s'ka rëndësi, realizoji.
E mira që bën do të harrohet nesër
s'ka rëndësi, bëj mirë.
Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm
s'ka rëndësi, ji i sinqerte dhe i ndershëm.
Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet
s'ka rëndësi, ndërto.
Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh
s'ka rëndesi, ndihmoji.
Jepi botës çka ke më të mirë, e do të zënë me shqelma
s'ka rëndesi, jep... çka ke më të mirë.


Nene Tereza
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:33 pm

Trishtim Funerali
nga W. H. Auden

Ndaloni oret, shkulni telefonin.
Hidhni nje kocke, qe qeni te pushoje.
Heshtini pjanot dhe me ritem te mbytur
Lini qivurin, kortezhin te kaloje.

Avione le te pershkruajne qiellin,
te shkruajne neper te, Ai ka vdekur.
Ne gushe pellumbash, me shirit te shfaqet zija.
Doreza te zeza le te veshi policia.

E kisha Veri, Jug, Lindje, Perendim,
javen e punes dhe te djele pushim.
Mesdite, mesnate, bisede dhe fjale e kisha.
Te perjetshme e dija dashurine, por gabim isha.

Yjet nuk duhen me: fikni te gjithe.
Merreni henen, dikush djellin ta ndaj'
Te derdhet oqeani, zhduken pyjet
Asgje e mire nuk vjen me pas kesaj.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:35 pm

Pablo Neruda

E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.

Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.

E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.

Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe ti ne ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.

Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:39 pm

NUK MUND TE SHKRUAJ LETRA DASHURIE

Salajdin Salihu

Larg jemi sa larg
Një kohë në mes na ndan
Vijat e fytyrës sate s'i qartësoj në kujtesë
Njerëzit që i duam s'i përfytyrojmë dot
Bëj të të shkruaj letër dashurie
Po fjalët mikluese më mungojnë
Bën ftohtë e dashur
Të veshura fjalët trashë me petkun e ashpër
Si dimri që futet pabesisht nën palltë
Të ndjej çmendurisht të ndjej
Fjala "të ndjej" nuk më mjafton
Sa borxh u kam ngelur fjalëve plaka e të harruara
Andaj kur më duhen nuk i gjej tu ngjes flatra
Te ti t'i nis
E dashur s'di
Ka kohë që nuk mund të shkruaj letra dashurie
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:40 pm

DASHURIA

Ali Podrimja

Koha eshte te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me tha: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frengjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,
Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes,
do ta ndez llamben ne Kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,
e mehalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:41 pm

Kësaj nate mund të shkruaj vjersha…

Pablo Neruda

Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme
Të shkruaj, për shembull; "Në këtë natë të kthjellët
rrënqethen ndër ethe yjet e largët të kaltër".

Në qiej era e natës vrapon e këndon.
Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme,
kaq herë e pata puthur nën qiellin e hapur!
Ajo më deshi edhe unë kohë pas kohe e pata dashur.
E si të mos i desha ata sy kaq të mëdhenj?

Kësaj nate mund të shkruaj vjersha tmerrisht të trishtueshme,
kur mendoj se nuk e kam pranë. Kur ndjej se e humba.

Pa të kjo natë e gjatë me duket ende m'e gjatë
Dhe vesa e livadheve pikon në shpirtin e vjershave.

Po s'kam ç'bëj: me dashurinë time s'e ndala dot.
Yjet si prush xixëllojnë - po ajo s'është me mua.

Kaq. Një zë këndon matanë, përtej…Larg.
Por shpirti im vuan se atë e humba.

Kërkoj vështrimin e saj, sikur dua t'i afrohem.
Zemra ime e do – po ajo s'është me mua.

Natë si dikur: zbardhojnë të njëjtat pemë.
Ne ishim dikur bashkë, por tash s'jemi si dikur.

Nuk e dua, jo, por kaq shumë e pata dashur,
dhe zërin e erës kërkoja që zërin e saj ta dëgjoj.

Me të tjerë ka shkuar. Po, me të tjerë. Por dikur vetëm imja pat qenë,
Sa e shkurtër është dashuria, sa i gjatë – harrimi!

Sepse në një natë të tillë e pata përqafuar.
Dhe shpirti im vuan se atë e humba.

Të paktën kjo le të jetë dhimbja e fundit qe me sjell ajo,
dhe këta rreshtat e fundit që për të po i shkruaj.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:41 pm

Kristal

ISMAIL KADARE

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka

Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:42 pm

Asaj...

Pashko Vasa

Kur buza e trendafilt m`foli per Dashurine
dhe ajo buzeqeshje engjejsh zemren ma ndezi ungji
kujtova se do te hapej qielli per mua n`hare
dhe se ne Ekstaze do e ruaje besen qe ti me dhe...

Por zemra jote e bardhe sic doja su tregua
e thyer rrahjesh te reja nuk rreh jo me per mua
po fjala e dikurshme mizore valle ku shkoi !
po perqafimet afshi qe shpirti im provoi !

Ndoshta nje kujtim i embel per mua do te flas
ndoshta dhe ne thelb te zemres meshire ti ke per te pase
nuk eshte e vertete meshira n`vyrtyte figuron
kjo nuk eshte dashuri moj e pa bese ti me s`me Dashuron....
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:43 pm

Shembja e nje nate dashurie

XHEVAHIR SPAHIU

Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe çfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
siç ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje............
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:44 pm

Përse nuk vjen?

M. EMINESKU

Shoh dallndyshet që ikun larg
Dhe fletët që u zverdhën pak…
Mbi vreshta tutje bryma ra,
Përse ti s’vjen, pse nuk vjen pra ?

Eja në krahë të të mbaj,
Të admiroj e të vdes pastaj,
Dhe ta vej kokën që më dhëmb
Mbi gjoksin tënd, mbi gjoksin tënd!

A të kujtohet koha vallë
Kur të dy bridhnim në livadhe,
Kur unë të ngrija pupël në erë
Me mijera herë, me mijera herë ?

Në botë gjëndën femra plot,
Që sytë i kanë zjarr dhe lot…
Të arta qofshin ato gra,
Si ti nuk ka, si ti nuk ka!

Ti dritë do sjellësh e kthjellim
Në jetën time shpirtin tim,
Ti mbi çdo yll ke bukuri,
E dashur moj, e shtrenjtë ti!

Vjeshta tani mbi fushat zverdh,
Rrafshnaltat i shkretoi për rreth,
Po bien fletët ca nga ca…
Përse ti s’vjen; pse nuk vjen pra ?
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:45 pm

Sonnet

Shakespeare

Pra, lamtumirë! Si të rrish me mua
Kur vetë e di se vlen ti shumë më tepër!
Cdo gjë mes nesh e ke në duart e tua -
Në do të rrish, a te ikësh me një tjetër.

Të mbaja dot po mos të doje vetë?
E meritoj të kem kaq pasuri?
Mëbëre një dhuratë të vërtetë,
Dhe, ja, më duhet të ta kthej tani.

Ma dhe ti vetë, vlerën pa ia ditur,
O me një tjetër më ke ngatërruar?
Tek ti po kthehet prapsh dhuratë e ndritur,
Gjykimit rishtmas duke iu nënshtruar.

Me ty - m'u duk si në ëndërr vetja mbret,
Pa ty - u zgjova si njeri i shkretë!
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:46 pm

Lasgush Poradeci


Malli

Syri-i bukur që t'u mvrenjt -
Syri yt që më lëndon
Do më lerë-a von a shpejt,
Do më lerë-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxirë krejt -
Do më lerë me pahir
Syri-i bukur që t'u mvrenjt.

E do mbetem përnjëmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretëresha që më çmend
Do me lerë-a shpejt a von.

Do me lerë-a von a shpejt,
Do me lerë-a shpejt a von,
Syri i bukur që t'u mvrenjt -
Syri yt që më lëndon.

Do më lerë...A! po si -
Qoftë-aherë-ose tani -
Do të qaj aq dashuri
Që të humb me mall te ti?
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:47 pm

Ismail Kadare

Të huaj jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Admin Mon Jan 31, 2011 4:47 pm

A.Z.Cajupi

Kenga e kandarit

Grua mu prish kandari
nuk eshte me ai i pari

qe punonte dite e nate
gati si barut i thate

qe punonte dimer e vere
pa u lodhur asnjehere

qe ishte i lehte si flete
qe e mbante koken perpjete

qe turrej si trim i rralle
per te kapur zockat gjalle

dhe rropatej neper shpella
ku te ishin me te thella

Dhe tani s'di c'ka ngjar
here here rri i menduar

kur ben ftohte e dimer shume
struket e bie ne gjume

ndonese eshte i permalluar
gjuetine se ka rralluar

kerkon zocka te njoma
pellumbesha gusharoma

dhe me to giciliset
fillon celet kaperdiset

Giciliset i cel nuri
dhe merr pamjen prej burri

e fillon nga zanati
ashtu sic ka bere i jati

dhe versulet porsi ngjale
drejt vendlindjes ku ka dale.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm Empty Re: Poezi dhe prozë nga autorë të ndryshëm

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi