Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Politikanët 2010 EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Politikanët 2010 EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Politikanët 2010 EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Politikanët 2010 EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Politikanët 2010 EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Politikanët 2010 EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Politikanët 2010 EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Politikanët 2010 EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Politikanët 2010 EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Politikanët 2010 EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Politikanët 2010 EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Politikanët 2010 EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Politikanët 2010 EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Politikanët 2010 EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Politikanët 2010 EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Politikanët 2010

Shko poshtë

Politikanët 2010 Empty Politikanët 2010

Mesazh nga Admin Fri Dec 31, 2010 3:52 pm

Hashim Thaçi – demokrati Një dekadë iu deshën Hashim Thacit nga Buroja ta zbuloj fjalën demokrat. Flokshprishuri e shkeli asfalin e Prishtinë në vitin 1999, ndërsa fjalët demokrat e demorkacia ishin pothuajse të panjohura megjithëse themeloi Partinë Demorkatike të Kosovës. Në një mbrëmje dhjetori para zgjedhjeve të 2010-s, Thaçi iu tha përkrahësve të tij disa herë “demokratë të Kosovës”. Tashmë flet për standarde demokratike edhe për zgjedhjet që përsëriten disa herë për shkak të manipulimeve. Ky vit nuk ishte i lehtë për të. Basistje e EULEX-it ndaj disa prej bashkëpunëtorëve të afërt, raportet negative ndërkombëtare të njëpasnjëshme, rasti Bllaca e në fund Dick Marty duket se ia nxinë jetën. Ngushëllimin e gjeti tek zgjedhjet, të cilat i fitoi edhe pse në rajonin prej nga vjen votuan dhe të vdekurit ndërsa në vendvotime u regjistrua pjesëmarrje prej 140%.



Isa Mustafa – i rikthyeri Profesori i ekonomisë sic ka qejf ta quajnë, Isa Mustafa, e shënoi politikisht vitin 2010. Fillimviti e gjeti duke shijuar fitoren e thellë në Prishtinë kundër filozofit-këshilltar të kryeministrit, Astrit Salihu, ndërsa ambiciet për fronin e LDK-së i shfaqi gjatë zgjedhjeve lokale kur kritikonte qeverisjen PDK-LDK. Mustafa priti momentet e fundit të përfitoj nga përplasja Sejdiu – Bukoshi, për ta shpallur kandidaturën e kryetarllëkut. Këshilltari i Sejdiut e sfidoi punëdhënësin e tij, ndërsa i entuziazmuar pas fitores në LDK e nisi shpejt fushatën për zgjedhjet e përgjithshme. E krahasuan me Ibrahim Rugovën, ndërsa nuk i gjeti vend në parti djalit të ish presidentit që shfaqi ambicie politike. Jo gjithçka i shkoi si planifikoi, ndërsa hatri i mbeti tek KQZ-ja kurse premtoi të mos ia shtrëngoj duart Hashim Thacit. Ish funksionari hershëm politik, u rikthye fillimisht në krye të Prishtinës e më pas edhe të LDK-së.



Albin Kurti – politikani pragmatist

Mendoi e mendoi dhe në fund vendosi. I hyri politikës duke kalkuluar pothuajse cdo pozicion të mundshëm në politikë. Derisa i udhëhqite njomakët e Vetëvendosjes nëpër rrugë thoshte me ngulëm se nuk i duhet pushteti që buron nga ndërkombëtarët dhe institucionet që derivojnë prej pakos së Ahtisaarit. Me kalimin e ditëve po ndryshonte mendje. E bëri zemrën gur duke pranuar të garonte në zgjedhje ndërsa hyrjen në politikë e cilësi një mjete shtesë për Lëvizjen Vetëvendosje në arritjen e qëllimeve. Kalkulimet mirë i bëri kur afroi pranë vetes disa ish komandantë të UCK-së dhe hyri furishëm në zgjedhje. Pa reklama në media e shumë tubime nëpër Kosovë, populli e votoi si forca e tretë politike. Thirrjet për Bashkim Kombëtar e tronditën PDK-në dhe Hashim Thacin i cili nisi sulmet. E quajtën pro sllav e komunist, por politikani Kurti që i zëvendësoi edhe këmishat ushtarake me ato të bardha, po sillet prgmatisht. Ky është politikani pragmatist.

Ramush Haradinaj – i humburi Viti 2010 ishte humbje për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por jo për fajin e tij. Kryeopozitari i vetëm në Kosovë u detyrua ta ndërpriste dhunshëm aktivitetin e tij politik për tiu përgjigjur thirrjes së Hagës për të dytën herë. Po përballet sërish me akuza për krime lufte ndërsa drejtimi i partisë nga burgu nuk duket efikas. Megjithëse pranoi në parti dhjetëra figura politike nga më të ndryshmet, AAK-ja nuk i rriti votat. As Ukë Rugova e Zafir Berisha nuk i ndihmuan gjë. Vallai i tij Dauti nuk ishte gjë tjetër pos një hije e tij. I priu listës së partisë dhe ka siguar një vend deputeti që mund të mbetet i zbrazët. Ish komandanti i UÇK-së duhet ta fitoj edhe këtë betejë.



Behgjet Pacolli – parashutisti Biznesmeni Behgjet Pacolli nuk është parashutist profesionist. Madje as që është lëshuar ndonjëherë me parashutë. I tillë është në politikë. 24 orë sillet si biznesmen dhe kurrsesi si politikan. Këtë e dëshmoi në të paktën tri raste. Si opozitarë fitoi një tender milionësh me kompaninë e tij nga Qeveria e Kosovës. Kur të githë fërkuan duart për dështimin e qeverisë Thaci ai mblodhi nënshkrimet duke shkarkuar qeverinë që për shumkë u pa shpëtimi i PDK-së. Së treti, ende pa u përmbyllur procesi zgjedhor ka shprehur ambiciet pë koalicion me PDK-në ndërsa synim e ka presidencën. Në pushtet se në pushtet.



Shpent Ahmeti – frymëmarrja e penguar

Profesori i politikave publike duket të mos e ketë kuptuar mirë publikun e Kosovës. Çfarë lloj politikanësh voton dhe kujt i beson. Me formimin e partisë Fryma e Re ai synoi ta thyej rekordin kosovar që vetëm 2 muaj para zgjedhjeve të ngjitej lart në politik. Prova i dështoi dhe Shpend Ahmetit iu dal Fryma. FER-i nuk e kaloi pragun por Ahmeti. Por ai tha “jam këtu për më gjatë në politikë” . Ka edhe raste të tilla që frymëmarrja kthehet pas ndonjë intervenimi të suksesshëm.





Nexhat Daci – supërhumbësi i vitit Akademiku kurr nuk do ta dëshironte një vit si 2010-ta. Vit ogurzi për karrierën politike të Nexhat Dacit. U thirr në gjykatore pas disa vitesh deponimi të lëndës së tij. Iu shqiptua një dënim sa për sy e faqe por në thelb ofendues. U gjet fajtor për 2 mijë euro shpërdorimi të parasë publike me të cilat i kishte rregulluar dhëmëbët. Dikush kërkoi konfiskimin e dhëmbëve ndërsa fundi i karrierës politike iu rezervua me zgjedhjet e 12 dhjetorit. Nuk e kaloi pragun. Dikur politikani i dytë me ndikim pas Rugovës u shndërruar në të fundit. Vetëm në pak vite. Jo më kotë thonë se politika është si ajri, sa më larg gjindesh aq më e rrallë bëhet frymëmarrja.





Fatmir Sejdiu – profesori anti kushtetues Cfarë do tu ligjëronte studentëve të drejtësisë profesori Fatmir Sejdiu nëse do të kthehej sërish në bankat e fakultetit. Që shkelja e ligjit dhe Kushtetutës ndodh vetëm atëherë kur prishtet marrëveshja. Kësisoj ishte arsyetimi i Fatmir Sejdiut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Profesori që me vite të tëra edukoi gjenerata me shkeljen e Kushtetuës shënoi precendtin e parë në historinë e shumë demokracive nëpërë botë. Lietartura do të pasurohet edhe me rastin e tij ndërsa kosovarët nuk kanë cfarë të kujtojnë nga trashigimia politike që do të dukej kësisoj: Erdhi në krye të partisë përmes një kuvendi të dhunshëm që ndaun LDK-në në dysh. Bëri koalicion me arkimun e përbetuar politik, Hashim Thacin, për ti rahatuar ambiciet e tij. Mbeti hija e kryeministrit që përdori politikisht për ta shtrydhur në fund si limon.

Fatmir Limaj –i forti vitit Komandant Çeliku e bëri të fortin edhe gjatë vitit 2010. Dikur në luftë e tani në paqe. Ai nuk u dorëzua përball një presioni të jashtëzakonshëm të publikut që erdhën pas bastisjeve të EULEX-it në ministrinë e Transportit dhe pronat familjare të tij. Dyshimi për korrupsion ndikoi për të kundërtën tek Limaj. Ai vazhdoi punën ndërsa disa herë e deklaroi të pastër veten e tij. U deklarua i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë. Gjatë vitit humbi edhe tre personat më të dashur, prindërit dhe bashkëshorten. I forti mbetet i fort. 2011-shi nuk dihet cfarë i rezervon. Një prokuror holandez ka dhënë fjalë të forta për të.

Ukë Rugova – i parakohshmi Babai i tij, ish presidenti Ibrahim Rugova mbahet mend për urtësinë dhe maturinë në politikë. Këtë veti të mirë të babait, duket nuk e trashëgoi djali i tij i vogël që shfaqi ambicie politike, Ukë Rugova. Ai mund ti ketë qëndruar afër babait por muajve të fundit nuk u soll si ai. Synoi majat e LDK-së dhe të pushteti sa qel e mshel sytë. Harroi se në demokraci ka rende të tjera dhe votat ta japin pushtetin dhe ta marrin. U soll si fëmijë i lazdruar kur i vendosi kushte partisë dhe lidershipit të saj. Synoi vota pse ishte djali i ish presidentit dhe jo pse po ofronte diçka të re në politikë. Trashëgimia të ndihmon por nuk është e mjaftueshme. Mbase parakohshëm i hyri këtij zanati.



Bajram Kosumi – i fjeturi Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, nuk u bë i gjallë megjithëse disa herë paralajmëroi rikthim të fuqishëm në politikë. Partia që e bëri kryeminsitër nuk e deshti. E strehoi PDK-ja, partia që dikur si kryeminstër e akuzonte më shumë. Iu sigurua një vend në listën e kësaj partie për deputet, por Kosumi asesi të zgjohej nga gjumi. Vështirë ti hysh sërish në qejf popullit nëse njëherë të vetme ia shpërdoron besimin.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi