Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin

Shko poshtë

 Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin Empty Letërkëmbimet e Zogut me Duçen e Hitlerin

Mesazh nga Admin Tue Aug 31, 2010 6:42 pm

Letra që dilnin nga Oborri Mbretëror e të tjera që vinin drejt tij, lidhnin Shqipërinë e vogël me Italinë e Gjermaninë e madhe. Mbreti Zogu I, niste drejt udhëheqësve fashistë, Musolinit e Hitlerit, urimet e ngushëllimet e kortezisë, por edhe kërkesat për marrëveshje që do të zhvillonin shtetin shqiptar. Gazeta “Tirana Observer” boton sot një pjesë të korrespondencës mes tre diktatorëve, ku dalin në pah të dyja këto anë. Zogu, i cilësuar si një nga diplomatët shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave, shpalos në këto letra qëndrimet dhe artikulimin e diplomacisë së tij. Pesë nga këto letra janë dërguar nga Shqipëria, ndërsa njëra është përgjigjja që Musolini i ka kthyer Zogut. Letrat janë dërguar në kohë të ndryshme, që kur Zogu ishte kryeministër i Shqipërisë dhe ministër i Jashtëm i saj e më pas kur ai u shpall mbret i Shqipërisë. Ato janë shkruar në gjuhën frënge, e cila në atë kohë ishte gjuhë ndërkombëtare, ashtu siç është anglishtja sot. Koka e telegramit me stemën e shqiponjës dykrerëshe, përmban datën, orën e nisjes, adresën, madje dhe numrin e fjalëve që përmban. Letra dërguar Benito Musolinit, ndërsa Zogu ishte kryeministër i Shqipërisë, bën fjalë për përcaktimin e formës së qeverisjes së Shqipërisë si Republikë. Zogu i shpreh projektet dhe nismat që do të ndërmarrë për të krijuar stabilitet politik në vend. Ndërkohë në një letër që Musolini ia dërgon Zogut, vihet re interesi i qeverisë italiane për Shqipërinë. Duçja e siguron Zogun për marrëveshjet dhe për miqësinë e tij. Ndërkohë janë edhe tri letra të tjera, që Zogu ia ka dërguar Adolf Hitlerit. Që të tria ato janë nisur drejt Berlinit në vitin 1937, dy vjet para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore. Letra drejtuar kancelarit të Gjermanisë për një katastrofë, ku ka humbur jetën edhe drejtuesi i Hindenburgut, shpreh dhimbjen dhe mbështetjen e mbretit Zog për ngjarjen dhe viktimat. Ndërkohë, dy letrat e tjera, njëra dërguar në 25-vjetorin e pavarësisë së Gjermanisë dhe tjetra për 1 Maj, me rastin e Festës Kombëtare.
Madhërisë së tij, Zogu I, mbret i shqiptarëve
Ju jam thellësisht mirënjohës Madhërisë Suaj për letrën që më dërguat, në të cilën shprehnit shqetësimin tuaj në lidhje me rastin e firmosjes së marrëveshjeve të reja midis vendeve tona. Ndjenjat e shfaqura nga Madhëria Juaj gjejnë mbështetje të plotë nga qeveria fashiste dhe nga i gjithë populli italian kundrejt shtetit fisnor shqiptar dhe Sovranit të tij. Marrëveshjet e firmosura në Tiranë janë tepër të rëndësishme për zhvillimin e raporteve mes Italisë dhe Shqipërisë, të mbështetura në miqësi, forcimi i së cilës është shenjtëruar, nga prova e fundit, të cilën shteti dhe populli italian e kanë vlerësuar me gjithë vlerën e tij. Ndaj, konkluzionet e marrëveshjeve të Tiranës, të bëra të mundura nga urtësia dhe vullneti i mirë i Madhërisë Suaj janë pritur me sadisfaksion në Itali, dhe si një ogur i gëzuar për të çuar përpara bashkëpunimin italo-shqiptar.
Madhërisë Suaj i shpreh dashamirësinë time, për vendimin e Tij personal, për këtë vepër të përbashkët, e cila ka bërë të mundur të arrihet ky rezultat i kënaqshëm, dhe siguron miqësinë time të devotshme.

Romë, 30 mars 1936 Musolini




Shkëlqesia Juaj, Musolinit
Presidenti i këshillit dhe ministri i punëve të Jashtme të qeverisë Madhëria Juaj, mbreti i Italisë, Romë

Me një dhimbje të madhe, qeveria shqiptare mësoi lajmin e atentatit të ndodhur në territorin grek, ku humbi jetën gjeneral Fellini dhe personeli i delegacionit italian. Në këtë çast të hidhur dua t’u shpreh keqardhjen qeverisë së madhërisë suaj. Qeveria shqiptare bashkohet me dhimbjen që ka qeveria mbretërore nga humbja e këtij gjenerali të shquar, që ishte dhe një mik i devotshëm e i dashur për Shqipërinë. Vendi ynë do të mbajë të pashlyer kujtimin e tij për shërbimet e ndryshme që ai ka bërë për çështjen shqiptare. Populli shqiptar do ta kujtojë gjithnjë me një ndjenjë të thellë. Të jetë i paharruar kujtimi i gjeneral Fellinit.
Presidenti i Këshillit të Ministrave të shtetit shqiptar A. Zogu
Benito Musolinit, president i këshillit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Madhërisë së Tij, mbretit të Italisë, Romë
Unë do të përmbush një nga detyrat e rëndësishme dhe me sa ju dini, Shkëlqesia Juaj, qeveria që unë kam nderin të drejtoj është e pranishme para Asamblesë Kushtetuese dhe mori unanimitetin për besimin tuaj. Nga ana tjetër, Asambleja Kushtetuese do të përshtatet për shtetin shqiptar si një regjim përfundimtar. Republika do të jetë forma përfundimtare, që do të përcaktohet më pas. Duke pasur drejtimin e punëve publike të Shqipërisë, një nga shqetësimet e mia më të mëdha, është që të vendos në këtë shtet një administratë të aftë, që të kënaqë nevojat e kohëve moderne. Të inaugurojmë një periudhë të zgjatur stabiliteti politik, për të arritur këto qëllime, që sigurisht përbëjnë elementë të fortë për paqen në Ballkan. Unë mund të kem besim në mirësinë tuaj dhe asistencën morale të qeverisë italiane që ka kontribuar në mënyrë efikase në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Kam dëshirë që të njoftoj Shkëlqesinë Tuaj, se do t’i përmbush me përparësi të gjitha detyrat, marrëdhëniet e miqësisë me të gjithë superfuqitë dhe të kultivoj marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet kufitare. Përfitoj nga rasti që t’iu përcjell edhe konsideratën time më të lartë.



Ekselencës së Tij, Adolf Hitler Kancelar i Reichut Berlin

“Në momentin kur populli gjerman kremton me një mburrje të denjë të regjimit të tij Festën Kombëtare të ditës së parë të Majit, shpejtoj t’i shpreh Shkëlqesisë s’ Uej urimet e mia më të sinqerta dhe duke përfituar nga ky rast i lumtur, i përsëris urimet e mia më të nxehta për prosperitetin edhe madhështinë e Reichut, si dhe për lumnin personale t’Ekselencës Suaj”.

ZOG I
Shkëlqesia e Tij, Adolphe Hitler Fuhrer, Berlin

Fjalët me të cilat Shkëlqesia Juaj ka dashur të shprehë ndjenjat e ngrohta, të sinqerta e miqësore kundrejt meje dhe Shqipërisë me rastin 25-vjetorit të pavarësisë, më kanë prekur shumë. Duke falënderuar Shkëlqesinë Tuaj me gjithë zemër dhe me shumë sinqerisht, i kam parasysh urimet që kam bërë për madhështinë dhe zhvillimin e lavdishëm të kombit gjerman, po kështu ju uroj edhe lumturinë personale të Shkëlqesisë Suaj.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi