Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Similar topics
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie

Shko poshtë

Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie Empty Mid’hat Frashëri Rrëfime dashurie

Mesazh nga Admin Tue Jan 25, 2011 5:53 pm

ASAJ

I
Si kombet me vetija e mendime të thjeshtë q’i falen një fytyre gdhendur në gur a dru; si kombet më të qytetëruar, që rrinë
me orë dhe luten përpara një fytyre bërë me ngjyrë vaji a dy copëra drurë të bashkuar; si ata kombe që marrin me muaj udhë që të venë t’i falen gurit të zi; si ata të mocmit q’i falen diellit, zjarrit, shikonin me adhurim të thellë yjtë dhe bëheshin therrorë për përëndit’ e përëndeshat, a si ata që dhe sot shtrihen e shtypen nën qerre të Budës; ashtu dhe unë, o e bukura ime, dua t’u falem dy ujeve që janë më të bukur se gjith yjt’ e qiellit, dy yjve që janë syt’ e shkruar të tu dhe të bëhem hi, o e dashura ime, nën këmbët vogëloshe tënde!
Vjeshtë, 1905

II
Në është vërtet se zemra jote s’rreh kurrë për mua,- ashtu si ke dashur të më thuash,- në është vërtet se fytyra ime nuk zë asnjë vënd në ëndërrimet e tua, pse, o e bukura ime, kur më sheh ngadalëson capnë, pse më lëshon vështrimn’ e atij syri të shkruar?
Nuk e di si më bucet dhe më zjen gjaknë ay vështrimi yt kaq i qetë dhe i ftohtë? Nuk di ti si më çpon zemrën ay vështrimi ngjyrë qielli?
Vështrimi yt është si një shtizë në dorë të një djali që lot me një zog; vuajtjet e shpesit i heq dhe zemra ime. Të lutem, pusho, pushoje këtë lodër të gjakme! Po ç’them unë! Shtjermë, shtjermë syt’ e tu, se vështrimi yt, o e bukura ime, m’i thjeshtë se frym’ e Jehovajt, i jep gjëllim shpirtit tim.
Prill, 1906

III
Pse ikën ashtu nga unë?
Nuk e di që dashurija është me krahë dhe m’e shpejtë se vrapi yt?
Dashurija ime të është qepur si hija. Kudo që të vesh, të ka për të rënë pas, kudo që të jesh do të dalë përpara dhe, kur të na ndajë një mërgim i madh, hija ime prapë të ka për të ardhur pranë. Malet, fushat, njerëzit s’kanë për të na ndarë, se shpirti im është qepur pas shpirtit tënt, se trupi im të ka për të kujtuar gjithnjë. Edhe vdekja kur të më marrë nga kjo botë, edhe ahere hija ime, e dashura e tmerruar, ka për t’ardhur të të gjejë në të mugërit e në t’errëtit. Edhe, kur për ty,- ah, dua të jetë shum’ e largme,- do të vij’ ora që të shuhen ata sy q’i dua kaq dhe të bëhet hi ay trup i bukur,e dhe ahere, mos pandeh se do të shpëtosh nga ndjekja ime; shpirti im të ka për të ardhur gjer në varr, se shpirti im është qepur pas shpirtit tënt dhe trupi im ka për të të kërkuar gjithnjë; ahere, brenda në varr t’errët e të ftohtë, eshtrat do të dridhen, se në dashuri do të jem gjithnjë besnik.
Shënëdre, 1906


IV
Më pyet sa ësht’ dhe a ësht’ e përjetshme dashurija ime.
Aherë, syt’ e tu, ata sy të zez q’i dua kaqë, marrin një shkëlqim, një vështrim të ri, edhe buza jote një të qeshur të hidhur.
Pse, o e dashura ime, pse i le të hyjnë të tillë mendime të hidhur n’atë kokë të bukur?
Nuk e di ti që çdo gjë në këtë jetë ësht’e vdirshme? Nuk e di ti që çdo gjë mbi këtë dhe ka një fund?
Prapsi, prapsi, këto mendime. Mos i përsërit këto pyetje.
Të dua me gjithë shpirt, me dashuri të thellë; sot të dua sa për një jetë të tërë. Mos prish gazn’ e sotmë, duke menduar të nesërmen e errët.
Mos më pyet më sa ësht’ e thellë dhe a ësht’ e përjetshme dashurija ime!

V
Më pyete pse të dua dhe unë qesha.
Qesha, tanimë po mendohem dhe them: Pse të dua?
Të dua për atë të qeshur të bukur, kur të shkëlqen syr’ i kthjelltë nën ballë të qëruar; të dua për ato leshra ku është pështjellë gjithë thellësi e natës dhe për atë vështrim ku lexohet gjith gaz’ i ditës; për atë vështrim q’ është si një yll’ i lumturisë; të dua se kur flet, ay zë më zgjon në zemrët time gjithë zërat e fshehtë të shpirtit, të dua se prapë teje e ndjej veten time të madh dhe të fortë, se në dashurit tënde shoh zbardhëllimin e jetës.
Po, të dua se, tekdo, me gëzim të fatbardhësisë a në t’errët të helmit, në qeshje të mëngjesit, në tym të të mugëtit, në ngjyrë të lules a në përkëdhelje të veriut, tekdo, o e dashura ime, ty të gjej dhe ty të shoh; të dua, se edhe kur të zbres në thellësi të shpirtit dhe në fund të zëmrës, edhe atje thellë të gjej.

Gusht, 1909

Mare nga gazetashqiptare
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi