Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Similar topics
    Tema Fundit
    » Bilderberg meeting 2015- list of participants
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

    » Kronologji e sulmëve të NATO-së
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

    » Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

    » Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

    » Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

    » Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

    » Fatura e jetës
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

    » Kush je ti?
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

    » Fjalë të mrekullueshme
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

    » Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

    » Profesori dhe vazoja.
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

    » Ka ndodhur në Kinë.
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

    » Njëqind flamurë pa një
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

    » Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

    » Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

    Sondazh

    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij!

    Shko poshtë

    Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij! Empty Ukshin Hoti dhe kerkesat reale të tij!

    Mesazh nga Admin Tue Jan 25, 2011 5:40 pm

    Mendoj se është në interesin tonë, e për të gjithë ata që jetojnë në këto hapësira dhe që s'kemi ndonjë atdhe tjetër, që:

    1. Republika e Serbisë ta njohë edhe de jure dhe jo vetëm de facto Repubikën e Kosovës.

    2. Që Republika e Kosovës ta kryejë më në fund formimin e organeve të veta shtetërore.

    3. Që Republika e Serbisë t'i lirojë nga burgu të gjithë të burgosurit politikë, sidomos ushtarët dhe oficerët e Republikës së Kosovës.

    4. Që Republika e Kosovës t'i njohë si të vetët dhe t'i qaset seriozisht marrjes së përgjegjësisë shtetërore duke i riorganizuar dhe organizuar ato shërbime (policinë dhe ushtrinë) në pajtim me rendin demokratik të shtetit të saj.

    5. Që organet kompetente të Republikës së Shqipërisë t'i shqyrtojnë edhe një herë vendimet e të burgosurve politikë dhe që t'i lirojnë më në fund nga burgu. Mendoj se është plotësisht e pakuptimtë të mbahen njerëzit nëpër burgje vetëm për shkak se i takojnë një kohe tjetër. Nëse janë gjykuar se kanë mundur eventualisht që të ndikojnë në lëvizjet politike të kohës së sotme, atëherë për ç'drejtim të atyre lëvizjeve bëhet fjalë vallë, kur një regjim demokratik nuk mund të hapë një diskutim të lirë dhe të përgjegjshëm për çështjet thelbësore të kombit?

    6. Shqiptarët e krishterë ortodoksë janë ndër pjesët më të arsimuara të kombit shqiptar. E kanë kishën e vet autoqefale të cilën e ka themeluar shumë i përndershmi Fan Noli. Intelegjencia shqiptare e këtij konfesioni është tejet e ngritur dhe ajo padyshim ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në ndërtimin e kombit shqiptar. Ata kanë të drejtë dhe detyrë që ta artikulojnë disponimin e vërtetë të pjesëtarëve të thjeshtë të bashkësisë së vet fetare që janë ndjerë gjithmonë si shqiptarë dhe jo si grekë, ashtu siç është e drejta e tyre që t'i shprehin lirisht bindjet dhe ndjenjat e tyre nga pozitat e përkatësisë së tyre nacionale në raport me të gjithë popujt tjerë që i përkasin kishës së krishterë lindore. Një gjë e tillë nuk i bën më pak shqiptarë se ç'janë në realitet. Për këtë shkak diskutimet politike midis shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, duhet të lirohen nga mosbesimet në baza të tilla. Shqiptarët janë komb evropian dhe s'mund t'ia lejojnë vetes luksin e të shprehurit në trajtë despotike aziatike.

    7. Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve shqiptare në një shtet duhet të jetë parakusht për çfarëdo rregullimi të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore në këtë pjesë të Ballkanit. Ky bashkim duhet të bëhet në bazë nacionale dhe jo religjioze. Mundësisht me rrugë institucionale. Prandaj njohja edhe de jure dhe konstituimi i plotë i Republikës së Kosovës është një akt me rëndësi të shumëfishtë për zhvilimin e mëtejshëm të situatës në këtë pjesë të Evropës, sepse bashkimi i popullit shqiptar është e drejtë e tij historike, imperativ i kohës, dhe fundja, është fati i tij historik. Popullit shqiptar i duhet të ndeshet me fatin e tij personal politik dhe pa kurrfarë dyshimi, në çfarëdo mënyre qoftë, ai këtë do ta bëjë.

    8. Kryeqytet i shtetit të bashkuar shqiptar mendoj se duhet të jetë Prizreni. Kjo i takon historikisht këtij qyteti, ndërsa i përgjigjet edhe gjeografikisht, pasi që gjendet në qendër të trojeve shqiptare.
    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 239
    Points : 635
    Reputation : 0
    Join date : 31/08/2010

    https://dituriere.albanianforum.net

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Mbrapsht në krye

    - Similar topics

     
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi