Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Similar topics
    Tema Fundit
    » Bilderberg meeting 2015- list of participants
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

    » Kronologji e sulmëve të NATO-së
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

    » Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

    » Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

    » Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

    » Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

    » Fatura e jetës
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

    » Kush je ti?
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

    » Fjalë të mrekullueshme
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

    » Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

    » Profesori dhe vazoja.
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

    » Ka ndodhur në Kinë.
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

    » Njëqind flamurë pa një
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

    » Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

    » Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

    Sondazh

    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN!

    Shko poshtë

    MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN! Empty MASAKRA E REÇAKUT QË TMERROI BOTËN!

    Mesazh nga Admin Tue Jan 25, 2011 5:32 pm

    „Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit !) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“ - kështu pat deklaruar para gazetarëve ambasadori amerikan William Woker, ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, më 16 janar 1999, vetëm një ditë pas ekzekutimit dhe masakrimit të 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak të Shtimjes.


    Si ndodhi rrethimi dhe ekzekutimi i burrave

    të Reçakut më 15 janar 1999



    Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprejes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejn një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë.

    Forcat policore serbe që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë (afër xhamisë) Banush Azem Kamberin, ndërsa familja e tij pak kohë më herët kishte braktisur shtëpinë. Forcat kriminale, Banushin pasi e maltretojnë fizikisht e ekzekutojnë me rafale automatiku në oborrin e fqiut të tij Rashit Rashiti. Këta barbarë të mesjetës, nuk e lënë me kaq, pas ekzekutimit Banushit ia këpusin edhe kokën, e cila nuk është gjetur dot në vendin e krimit. ( Shikoni kufomën e Banushit pa kokë KETU ) Formacionet kriminale, në të cilat janë radhitur edhe serbët lokalë, në këtë operacion shfarosës nuk lanë vend në fshat pa kontrolluar, djegur e shkatërruar.

    Drama me e tmerrshme në këtë ditë, për banorët e Reçakut u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit. Qysh në orët e para të mëngjesit ishin tubuar shumë familje në podrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve të tij për t´u mbrojtur nga granatimet e artilerisë së rëndë. Kriminelët pasi kishin hetuar strehimin e banorëve të fshatit në këtë shtëpi, fillimisht nga largësia prej shtëpisë së Ragip Jahir Bajramit dhe shitores së Lutës (siç e quajn fshatarët) gjuajnë me armë të kalibreve të ndryshme dhe në këtë moment vrasin plakun Nazmi Nuha dhe më pastaj hidhen në sulm, rrethojnë shtëpinë e Sadikut dhe futen në oborr.

    Dëshmitarët okular: Ramë Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, nga kjo ditë tragjike rikujtojnë: “ Rreth orës 8:30, jemi tubuar në bodrum të shtëpisë së Sadik Osmanit, për t´u mbrojtur nga granatimet. Aty kanë qenë rreth 30 gra me fëmijë, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramë Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djemë të rinj. Ndërsa burrat tjerë, rreth 30 veta, kanë qenë të vendosur në ahurin e lopëve të Sadik Osmanit. Fillimisht policia serbe i ka nxjerrë jashtë nga ahuri burrat dhe mandej ka ardhur një polic i maskuar dhe ka hapur derën e bodrumit, ka këqyr brenda dhe ka dalë jashtë.

    Ndërkohë, ka ardhur komandanti i policisë së Shtimjes dhe e ka pyetur policin e maskuar:

    - “Çka ka këtu brenda?“.

    - Polici i përgjigjet: “Gra dhe fëmijë“.

    - Komandanti ia kthen: “Pse po gënjen? Këtu paska edhe burra“.

    Na kanë nxjerrë në oborr dhe na i kanë marrë letërnjoftimet…, ndërsa gratë dhe fëmijtë i kanë mbyllur me dry (çelës) në bodrum.

    Ndërkaq dëshmitari Bilall Sadri Avdiu, i cili ka qenë i strehuar në ahurin e lopëve thotë:

    - ” Dy tre policë e çelën derën e ahurit…dhe thanë: ”Ima ovde mnogo irredentista, majko im jebem” (Këtu ka shumë irrredentistë, he nënën ja u qivsha).

    - Na urdhëruan të dalim përjashtë me duart përpjet, dhe kur dolëm përjashtë ata kishin qenë shumë - 30 deri në 40 policë të renditur prej kodre, krejt të armatosur deri në dhëmbë e të mëdhenj, disa me maska e disa pa to”. I kanë tubuar në oborr dhe ia kanë marrë letërnjoftimet e dokumentet tjera.

    Në oborrin e Sadikut në këtë moment kritik ishin këta mashkuj: ”Hakip Imer Hakipi, Ahmet Izet Jakupi, Esheref Halim Jakupi, Lutfi Hasan Bilalli, Sadik Xhemë Osmani, Jashar Milaim Salihu, Njazi Sherif Zymberi, Shyqeri Ismajl Syla, Haqif Hysenaj nga fshati Petrovë, Muhamet Faik Syla, Fatmir Faik Ramadani, Murtez Ramiz Imeri, Mehmet Qerim Jakupi, Muhamet Hafiz Mustafa, Shukri Milaim Salihu, Sheremet Shyqeri Syla, Mufail Mehdi Hajrizi, Bujar Hanafi Hajrizi, Salih Faik Ramadani, Nexhat Faik Ramadani, Xheladin Ahmet Jakupi, Raif Milaim Salihu, Ragip Jahir Bajrami, Bajrush Nesret Shabani, Bilall Bilalli, Ramë Nesret Shabani, dhe Nesret Shabani.

    Sipas dëshmitarëve që kanë mbetur gjallë, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta. Gjatë rrahjeve në oborrin e Sadikut, dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrum qanin e lemeritnin gratë e fëmijtë e mbyllur në çelës.

    Pas kësaj drame tmerruese, kriminelët sipas skenarit të përgatitur më herët kalojnë në fazën e dytë të veprimit. Dëshmitarët gjatë rrahjeve brutale në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit kanë dëgjuar një komunikim me radiolidhje të drejtuesve të këtij oprecioni. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, dikur në mesditë, këta burra i marrin dhe në rresht (kolon) për një i nisin në drejtim të malit dhe te ”Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe, me të cilët pak kohë më parë nga oborri i Sadikut është biseduar në radiolidhje.

    Pikërisht në rrugicën e “Gropës së Bebushit” ashtu siç kanë qenë duke ecur në kolonë, njësitë kriminale serbe me rafale automatiku nga afër i ekzekutojnë pamëshirshëm 24 burra, ndërsa me këtë rast (meqë ishin të fundit në kolonë) arrijnë të shpëtojnë: Ramë Shabani, Bilall Bilalli, Nesret Shabani, Ali Qazimi dhe Immer Imeri.



    Kush u ekzekutua - masakrua më 15 janar 1999 në Reçak?



    Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.



    1. Lute ASLLANI
    2. Banush AZEMI
    3. Ragip BAJRAMI
    4. Halim BEQIRI
    5. Rizah BEQIRI
    6. Zenel BEQIRI
    7. Lutfi BILALLI
    8. Ajet EMINI
    9. Bujar HAJRIZI
    10. Myfail HAJRIZI
    11. Skënder HALILI
    12. Haqif HYSENAJ
    13. Hajriz IBRAHIMI
    14. Hakip IMERI
    15. Murtez IMERI
    16. Nazmi IMERI
    17. Mehë ISMAJLI
    18. Muhamet ISMAJI
    19. Ahmet JAKUPI
    20. Eshref JAKUPI
    21. Hajriz JAKUPI
    22. Mehmet JAKUPI
    23. Xhelal JAKUPI
    24. Jashar JASHARI
    25. Raif JASHARI
    26. Shukri JASHARI
    27. Fatmir LIMANI
    28. Nexhat LIMANI
    29. Salif LIMANI
    30. Bajram MEHMETI
    31. Hanumshah MEHMETI
    32.Arif METUSHI
    33. Haki METUSHI
    34. Ahmet MUSTAFA
    35. Asllan MUSTAFA
    36. Muhamet MUSTAFA
    37. Sadik OSMANI
    38. Jashar SALIHU
    39. Shukri SALIHU
    40. Bajrush SHABANI
    41. Ahmet SMAJLAJ
    42. Sheremet SYLA
    43. Shyqëri SYLA
    44. Bajram XHELADINI
    45. Njazi ZYMERI



    Woker: „Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë

    si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!)“



    Të nesërmen, më 16 janar aty rreth orës 13:30 minuta në Reçak do të shkojë ish-shefi i misionit të OSBE-së z. William Woker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale. z.Woker pasi vizitojë fshatin u ngjitë lartë te Gropa e Bebushit dhe derisa po i afrohej luginës së ngushtë u tmerruar kur i pa kufomat e tre mashkujve të moshuar dhe në këto momente deklaroi: “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu..“

    Më pastaj z. Woker vazhdoi rrugën drejt luginës së vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtangur e trupa të sakatosura kufomat tjera të civilëve të ekezekutuar barbarisht. „T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them“, pohoi z.Woker. Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai do të deklarojë: “ Nga ajo që pash nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!) …kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time…“.



    Betejat e përgjakshme të UÇK-së



    Nga data 15 deri më 19 janar 1999 në Reçak dhe në rrethinë është zhvilluar një luftë e përgjakshme. Njësitë e UÇK-së gjatë këtyre ditëve zhvilluan disa beteja të përgjakshme me forcat kriminale serbe për ta mbrojtur popullatën e gjithë rajonit nga operacionet shfarosëse .

    Dhe në këtë luftë të pabarabartë ranë dëshmorë këta luftëtarë të lirisë:



    1. Ahmet Kaçiku ………..1964 – 1999

    2. Ali Beqa ………………1973 – 1999

    3. Ismail Luma ………….1975 – 1999

    4. Mehmet Mustafa …….1938 – 1999

    5. Sadik Mujota …………1939 – 1999

    6. Shaqir Berisha ……….1969 – 1999

    7. Kadri Syla …………….1967 – 1999

    8. Nazim Kokollari …… 1974 – 1999

    9. Vezir Jashari …………1975 – 1999

    10. Skënder Qarri ………1975 – 1999

    11. Enver Rashiti …….….1974 – 1999

    12. Lutfi Bilalli …………..1957 – 1999

    13. Sadik Osmani ……....1957 – 1999

    14. Nexhat Ramadani ….1978 – 1999

    15. Ragip Bajrami ……... 1978 - 1999





    Kush mori pjesë në ekzekutimin - masakrimin

    e burrave të Reçakut?



    Në masakrën e Reçakut morën pjesë njësitë speciale të policisë dhe forca të shumta paramilitare serbe, ku ishin të përfshirë edhe serbët lokalë, punëtorë të Kuvendit Komunal të Shtimjes, të postës, të pylltarisë etj.

    Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut kanë identifikuar shumë kriminelë serbë që morën pjesë në masakrimin e burrave të Reçakut dhe këtë fakt e kanë bërë publike përmes një çarçafi të vendosur pëpara selisë së UNMIK-ut, në të cilin ishin skalitur emrat e kriminelëve serbë.

    Në këtë çarçaf ishin shkruar emrat e këtyre kriminelëve:

    1. Bozhidar Marinkoviq
    2. Çedomoir Aksiq
    3. Zhivorad Stojçetoviq
    4. Bogdan Nojiq
    5. Jovica Stojkoviq
    6. Momir Ristiq
    7. Zvonko Ristiq
    8. Ljubomir Nojiq
    9. Nenad Marinkoviq
    10. Pavle Marinkoviq
    11. Zoran Nedelkoviq
    12. Sllavisha Marinkoviq
    13. Vojisllav Janiçijeviq
    14. Milivoje Çanoviq
    15. Jovica Jovanoviq
    16. Stojan Aksiq
    17. Milorad Kostiq
    18. Dragisha Kostiq
    19. Dragan Tasiq (…)

    Ndonëse janë publikuar emrat e këtyre kriminelëve, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, as policia e UNMIK-ut, KFOR-i, SHPK-ja…, as institucionet tjera ndërkombëtare: UNMIK-u, BE … por, as edhe lidershipi politik e institucional i Kosovës, duket qartë se nuk kanë shprehur interesim, për më tepër janë treguar skajshmërisht neglizhent dhe të papërgjegjshëm për këtë çështje.

    Par, këta kriminelë barbarë, nuk i ndjek, as UNMIK-u/EULEX’i, as KFOR-i, as Policia vendore, as ajo ndërkombëtare, as gjykatat, as institucionet e Kosovës…, pra, ata si ndjek askush, askush i gjallë në Kosovë !!!



    Si përfundim



    Një gjë është e sigurt, bota e di se në Reçak dhe gjithandej nëpër Kosovë janë bërë krime të tmerrshme ndaj shqiptarëve, prandaj pa arrestimin e kriminelëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë, si dhe pa realizimin e aspiratës sonë historike kombëtare, s´ka dhe s´mund të ketë paqe të qëndrueshme në Kosovë, as në Ballkan…
    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 239
    Points : 635
    Reputation : 0
    Join date : 31/08/2010

    https://dituriere.albanianforum.net

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Mbrapsht në krye

    - Similar topics

     
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi