Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Ironia dhe “kungjat” e deputetëve

Shko poshtë

Ironia dhe “kungjat” e deputetëve  Empty Ironia dhe “kungjat” e deputetëve

Mesazh nga Admin Fri Dec 31, 2010 3:54 pm

Të qenit deputetë, për dikë ndoshta ka qenë edhe një mundësi e mirë për të humbur kohë njëkohësisht duke përfituar lloj-lloj beneficionesh e paga të majme.

Ata që panë punën e legjislativit për tri vite kanë parë edhe ironitë dhe humorin që përfaqësuesit e popullit bënin, sidomos deri në orën 17:00 sa RTK transmetonte seancat direkt.

Krahas punës për këto tre vite, nganjëherë, gjatë seancave kishte humor, që nuk do mend se në shumë raste ishte i tepërt. Nganjëherë kishte edhe ironi. Por, nganjëherë kishte edhe “kungja”.

Normalisht, Driton Tali e Naim Rrustemi në njërën anë dhe Jakup Krasniqi në anën tjetër janë personazhet kryesore si të humorit, po ashtu edhe të konflikteve verbale të shpeshta gjatë seancave të Kuvendit.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është organizata e vetme që monitoron punën e legjislativit. Në kuadër të raportit të këtij instituti, Indeksonline ka nxjerrë pjesët më “qesharake” të punës së deputetëve.

Më poshtë kemi zgjedhur disa nga margaritarët e deputetëve.

“Kryeministri i dehur”

Shkumbin Demaliaj flet për kryeministrin: Kam dashur t’i tregoj koalicionit edhe deputetëve që mos të nguten atë ditë për të votuar ose për t’i shkaktuar dëm kaq të madh Kosovës, sepse kryeministri i Kosovës ka qenë i dehur, ka qenë i posa i kthyer nga Peja, ku e kemi parë të gjithë duke pirë birra, po e kanë mashtrua atje, i kanë dhënë birrë me konzervans shumë, nuk ka ditë cilën birrë po e pinë edhe ka ardhur i dehur në Kuvendin e Kosovës dhe sot dihet ku jemi si Kosovë, ku jemi me institucione, çfarë krize i kemi bërë. / Seanca e 2 tetorit/

“Ndihmë për Kryeministrin”

Deputeti Driton Tali kërkon ndihmë për kryeministrin: Të nderuar, ju lutem t’i ndihmojmë zotit kryeministrit, sepse zoti kryeministër ka mbetu i vetmuar në luftën kundër korrupsionit, ka mbetur komandat pa ushtri. Madje, zotin kryeministër në këtë luftë e ka braktisur edhe klubi i pensionistëve nga Brukseli, i njohur ndryshe me nofkën EULEX. Prandaj, të mblidhemi së bashku dhe t’i ndihmojmë zotit kryeministër, sepse ka nevojë për ndihmë tash o kurrë. Ju faleminderit! / Seanca e 28 tetorit /

“Kuçi nuk shtyhet me gra”

Zv. Kreministri Hajredin Kuqi rrëfehet për kulturën e tij: Ju faleminderit, Gjylnaze, zakonisht fjalën rrenë nuk e përdor as në shtëpi, as kurrkund, faleminderit që po e thua ti. Zakonisht në kulturën time nuk shtyhem me gra, por me burra. Ju faleminderit! / Seanca e 28 tetorit /

“Mapet show”

Mimoza Ahmetajt. Tali e Rrustemi i kujtojnë diçka: Nganjëherë po më duket si kur ka qenë një seri më herët, “Mapet Shoë”, dy pleq të cilët njëri qet e tjetri pret. / Seanca e 23 shtatorit /

“Tezja e Dritonit”

Driton Tali ia kthen Mimozës, por më butë: Po nëse zonja Mimoza thotë se kjo është strategji, unë pajtohem se i ka flokët e bardha dhe e kam teze, s’mund tia prishi qejfin asaj. / Seanca e 23 shtatorit /

“Krasniqi: Mos tranohi”

Kryetari Krasniqi godet deputetët Tali e Rrustemi: Unë Naim pajtohem me ju që dikush ka nevojë të edukohet, dikush ka nevojë të mësohet tërë jetën, dikush ka nevojë edhe të trajnohet, por jo të trenohen njerëzit...Por, unë nuk kam faj që zërat e juaj kanë mbetur zëra kukuvajkash. /Seanca e 22 korrikut/

“Ministri hasret”

Zylfi Merxhës i vjen keq për Bujar Bukoshin: Ju përshëndes juve, Drejtorin Daut Beqiri, Ministrin e Shëndetësisë, që e kemi për hasret. / Seanca e 22 korrikut /

“Dritoni s’po kupton”

Driton Tali nuk e kupton biografinë e Dino Hasanajt: Dino Hasanaj, ka lindur në Pejë, Kosovë dhe ka përfundua studimet e tij profesionale në Beograd – Jugosllavi më 1982, cilat? /Seanca e 22 korrikut/

“Krasniqi: Regjia, mbyllni mikrofonin“

Kryetari Krasniqi “kapet” me Rrustemin dhe Talin: Kryetari: ...Nëse do ta marrësh fjalën, merre ose dilni jashtë!

NAIM RRUSTEMI: ...nuk mund të ristrukturohet në pleqëri.

KRYETARI: Regjia, ua mbyll mikrofonin të dyve! Vazhdojmë me rendin e ditës. /Seanca e 8 korrikut/

“Thank you for nothing”

Driton Tali ka një falënderim të vecantë për gjeneralin e KFOR-it, Ives de Kermabon: General Kermabon, Mersi pour rian! General de Kermabon, Thank you for nothing! /Seanca e 7 tetorit /

“Opozitë, a jeni mirë?”

Gani Buçinca “u tërheq vërejtjen” opozitës: Vetëm, para se të filloj të flas, derisa t’i pyes këta kolegë të opozitës - si jeni, a jeni mirë, a u qetësuat, si po ju shkon fushata? Keni kujdes se mos po mbeteni jashtë parlamentit me këtë strategji dhe do të më vinte keq, do të më vinte keq! /Seanca e 07 tetorit/

“Dilni jashtë”

Kryesuesit Xhavit Haliti i del punë me lozhën: Ju lus, të nderuar deputetë, e keni të ndaluar të flisni ju që jeni në lozhë, ose dilni jashtë! Dilni jashtë, të gjithë që jeni në lozhë. Jashtë! Nuk keni të drejtë të flisni me deputetë! /Seanca e 7 tetorit/

“Merxha me përralla”

Zylfi Merxha vazhdon me “përralla”: Përshëndesim juve dhe stafin që e ke afër, se këta tjerët, faqja e bardhë – këmbët e lehta, askënd s’po e shoh tjetër. /Seanca e 6 korrikut/

“Sërish Merxha”

Zylfi Merxha sërish, tani poet: Dola para jush se shumë rrallë po dal, e ai që del rrallë han bakllavë. /Seanca e 6 shtatorit/

“Komandant Audi Q7”

Driton Tali me Audi Q7:...Mbase edhe u inkuadruan disa, kështu të paktën na thonë, edhe në luftë dhe ka fakte që kanë luftuar, por që pas lufte ky grup i njerëzve, që tash kanë filluar të njihen me atë nofkën “komandant Ranq Roveri” apo “komandant BMV X5, apo “komandant Audi Q7”, apo ata komandantët të cilët Kosova i ka shpërblyer me shtëpia, pallate, pasuri, qoftë në QKUK, që kanë marrë hisen e tyre... /Seanca e 06 shtatorit/ /Indeksonline/

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi