Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Similar topics
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Pendimi, profesioni i jetës EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Pendimi, profesioni i jetës EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Pendimi, profesioni i jetës EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Pendimi, profesioni i jetës EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Pendimi, profesioni i jetës EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Pendimi, profesioni i jetës EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Pendimi, profesioni i jetës EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Pendimi, profesioni i jetës EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Pendimi, profesioni i jetës EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Pendimi, profesioni i jetës EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Pendimi, profesioni i jetës EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Pendimi, profesioni i jetës EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Pendimi, profesioni i jetës EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Pendimi, profesioni i jetës EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Pendimi, profesioni i jetës EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Pendimi, profesioni i jetës

Shko poshtë

Pendimi, profesioni i jetës Empty Pendimi, profesioni i jetës

Mesazh nga Admin Tue Sep 07, 2010 11:54 pm

Pendimi, profesioni i jetës

A nuk e kupton se mes teje dhe pendimit tashmë ka mbetur vetëm një hap! Atëherë hape derën e pendimit, bëhu dhe ti karvan i të penduarve dhe rrugë të mbarë në rrugëtimin tënd si i penduar.

Nuk ka dyshim se pendimi është profesioni i jetës, është filli i njeriut dhe mbarimi i tij dhe është vendqëndrimi i parë dhe i fundit.

Të gjithë ne kemi një nevojë shumë të madhe për t’u penduar, madje nevoja jonë për të është emergjente; kjo për faktin se ne biem shpesh në gjynahe.

Ndaj të drejtës së Allahut neglizhojmë natën dhe ditën, për këtë shkak ne të gjithë kemi nevojë për diçka që do të na i ndriçojë zemrat dhe do të na pastrojë nga errësira dhe robërimi i gjynaheve.

Ne nuk duhet të harrojmë kurrë, se çdo njeri bie në mëkate, porse mëkatari më i mirë është ai që pendohet për mëkatin e bërë, heq dorë prej tij dhe kthehet drejt Zotit të tij dhe më pas ne duhet të kuptojmë se fundin e bukur, nuk e dëmton fillimi i mangët.

Allahu i Madhëruar ka vendosur një traditë hyjnore, ku sa herë del nevoja për diçka, Allahu i lehtëson rrugët për arritjen e saj, e ndihmon robin që e kërkon atë dhe e mbështet me butësinë dhe bujarinë e Tij të tejskajshme.

Ndër të tjera, Allahu e ka lehtësuar edhe çështjen e pendimit. Ai i ka të hapura dyert e saj për atë që e kërkon dhe nxiton për tek ai; madje Allahu i Gjithëmëshirshëm e shtrin dorën e Tij natën të pranojë mëkatet e gjynahqarëve të ditës dhe e shtrin dorën e Tij ditën që të pranojë mëkatet e gjynahqarëve të natës.

Trajtimi i kësaj teme – pendimit -, i përfshin të gjitha shtresat dhe për të kanë nevojë të gjitha moshat, sepse të gjithë gabojnë dhe pendimi është braktisja e mëkatit dhe kthim për në bindjen e Allahut. Nga e gjitha ajo sa thamë duam të nxjerrim në pah, se Allahu i mban të hapura dyert e pendesës, madje Ai ka urdhëruar për kryerjen e pendimit dhe ka nxitur për të, ndërsa nga ana tjetër ka premtuar, se Ai do ta pranojë pendimin e robit të Tij, i cili kthehet sinqerisht te Zoti i vet, qoftë ky pendim në lidhje me çështjet e mosbesimit, idhujtarisë, hipokrizisë, padrejtësisë, paturpësisë, veseve të shëmtuara etj. Kështu Allahu nuk bën diferenca mes robërve të Tij, madje Ai ia ka dhënë këtë mundësi dhe shans, kujtdo dhe për çfarëdo gjynahu, sado i madh qoftë dhe i turpshëm të jetë ai.

Allahu thotë në Kuran: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet.

Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti. Kthehuni te Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush”.[1]

Ai që vuan pasojën dhe turpin e mëkatit, i cili kërkon të bëjë kthesë, të dalë e të zhvishet prej këtij mëkati, çfarëdo qoftë ai mëkat duhet të dijë se nëse kthehet sinqerisht dhe i vendosur tek Allahu dhe e braktis mëkatin, Allahu kurrë nuk do ta refuzojë, përkundrazi Allahu ka dhënë garanci se e pranon pendimin.

“Ai e pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju”.[2] “Kush punon një vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë”.[3]

Është më se normale që të thyesh kureshtjen e shumë njerëzve në lidhje me vlerën dhe mirësinë që ka pendimi ndaj dhe këtu ia vlen të shkruajmë disa rreshta rreth këtij aspekti.

1- Pendimi është shkaku i arritjes së shpëtimit dhe kjo është diçka që mund ta perceptojë çdokush, sepse nuk ka mundësi të sigurojë shpëtimin, qetësinë, sigurinë dhe rehatinë dikush i cili është i zhytur në gjynahe e gabime dhe nuk zhvishet prej tyre duke u penduar. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!”[4]

2- Pendimi është shkak për shlyerjen dhe pastrimin e mëkateve të mëparshme, madje kjo nuk mjafton me kaq, por pendimi i kthen të këqijat e mëparshme në të mira, sepse ai që pendohet tashmë është zotuar përpara Allahut, se ai do të heqë dorë nga mëkati i pështirë: “Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira.
Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë”.[5] Dijetari Ibën Kajim el Xheuzije, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk ka përgëzim më të madh për pendestarin sesa kjo! Nëse pendimit i bashkëngjitet besimi dhe puna e mirë, atëherë ky është pendimi i vërtetë.

3- Allahu e do atë që pendohet dhe kënaqet për pendimin që ai bën, madje adhurimi që i bëhet Allahut nëpërmjet pendimit është nga adhurimet më të dashura për Të dhe nga më të vlerësuarat: “Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen”.[6]

Ibën Kajim el Xheuzije në lidhje me këtë ka thënë: “Nëse pendimi nuk do të ishte nga gjërat më të dashura tek Allahu, atëherë Ai nuk do t’i kishte sprovuar krijesat më të përzgjedhura të Tij me të; por për shkak se Ai e do pendimin e robit të Tij e ka sprovuar atë me gabime e mëkate, në mënyrë që ai të pendohet dhe Allahu ta shtojë edhe më tepër dashurinë për të. Dhe nuk ka dyshim se Ai ka një dashuri të veçantë për penduesit.

4- Allahu gëzohet pa masë kur robi i Tij pendohet; kjo për faktin se pendimi ka një vend të veçantë tek Ai. Profeti Muhamed na ka treguar më mirë se çdokush tjetër për gëzimin e Allahut në çastin kur robi i Tij pendohet, kur na thotë: “Allahu gëzohet për pendimin e robit të Tij, më shumë se dikush që pushon në një vend të shkretë, e që bashkë me të ka kafshën tek e cila gjendet ushqimi dhe uji i tij.

Ai mbështet kokën dhe fle për një kohë dhe në momentin që zgjohet sheh se kafsha e tij është larguar, ndërkohë që atë e ka zënë një etje e madhe. Pasi i humb shpresat se mund ta gjejë, kthehet në vendin e tij dhe pushon e fle (duke pritur vdekjen) dhe kur zgjohet e ngre kokën, gjen se kafsha e tij është kthyer përsëri tek ai”.

Ndaj, o rob i Allahut! Ti që i ke bërë padrejtësi vetes! Që e ke turpëruar veten dhe e ke tepruar në mëkate, sado të mëdha dhe të turpshme t’i kesh mëkatet, ti përsëri ke para teje një portë të hapur. Hyr në të e mos ngurro. Të jesh i sigurt, se do të kënaqesh pasi të kesh hyrë, sepse do të jesh vërtet tjetër njeri.

Të kam rixha nisu kësaj rruge e trokit në këtë derë, përgjigju thirrjes së Zotit tënd, çliroje veten nga robëria e mëkatit e mos qëndro më në këtë gjendje, sepse nëse vdes kështu, atëherë nuk ke më shanse për t’u penduar.

Mos hezito të pendohesh, mos ngurro të kthehesh tek Allahu, sepse Ai dorën e Tij të shtrirë e mban për të pranuar ty dhe mua, o rob i Allahut. Mos vallë ngurron të pendohesh, se mëkati yt është shumë i madh, apo se gabimi yt është një ves i ulët dhe i turpshëm, apo mos vallë ke frikë se a do të të pranojnë njerëzit? O rob i Allahut! Por ti bëje hapin e duhur, pendohu tek Allahu sinqerisht e Ai më pas do t’i bëjë njerëzit, që të të duan dhe të të pranojnë, madje që të kuptojnë se tashmë ti ke hequr dorë nga mëkati dhe ke hapur një fletë të re në ditarin e jetës tënde.

Ndaj përpara se të nisësh rrugëtimin e pendimit e të ndërmarrësh funksionin e jetës le të rishikojmë së bashku kushtet për të qenë një pendim i pranuar. Vëlla dhe ti o motër! Pendimi që të jetë në standardin e duhur duhet t’i plotësojë patjetër pesë kushte themeltare:

* E para: Duhet patjetër në momentin që ke vendosur të pendohesh, të heqësh dorë menjëherë nga gjynahu apo vesi i ulët ku ke rënë. Duhet patjetër që konsumuesi i alkoolit, i cili do të pendohet, ta ndërpresë menjëherë pirjen e alkoolit, imorali ta braktisë në moment imoralitetin. Sepse thënia: “O Zot më fal” duke qenë akoma duke mëkatuar, nuk mund të quhet pendim.

* E dyta: Kushti i dytë është vendosmëria e personit për të mos u kthyer më kurrë në këtë mëkat prej të cilit ai po pendohet. Po qe se pas kësaj vendosmërie njeriu bie sërish në këtë mëkat, ai duhet përsëri të pendohet, sepse ky konsiderohet mëkat i ri, i cili nuk ka lidhje me mëkatin e parë prej të cilit njeriu është penduar.

* E treta: Mëkatari duhet të ndiejë keqardhje në vetvete për mëkatet që ka bërë dhe kjo është shumë domethënëse, sepse Profeti sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Keqardhja për mëkatin është pendim”.[7]

* E katërta: Nëse mëkati dhe gjynahu ka të bëjë me të drejtën e bijve të Ademit, si marrja e pasurisë me pa të drejtë, rrahja, ofendimi etj., atëherë duhet që patjetër t’i kthesh atij të drejtën, si dhe ta bësh që të të falë e të jetë i kënaqur me ty. Profeti sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush i ka bërë padrejtësi ndonjë prej vëllezërve të tij, atëherë le t’ia kërkojë atij hallallin, përpara se të vijë një kohë ku nuk do të ketë, as ar, as argjend”.[8]

* E pesta dhe e fundit është që pendimi të bëhet në kohë e të mos vonohet, pra të bëhet përpara se njeriut t’i vijë vdekja apo të lindë dielli nga perëndimi.

Atëherë vëlla dhe ti o motër! Mos e vono pendimin, punën e sotme mos e lër për nesër, sepse e nesërmja sa është afër aq është dhe e pamundur për të ardhur për ty, sepse shpirti dhe jeta, që ne zotërojmë nuk është prona jonë, ndaj le të pendohemi të gjithë përderisa e kemi këtë shans.

A nuk e kupton se mes teje dhe pendimit tashmë ka mbetur vetëm një hap! Atëherë hape derën e pendimit, bëhu dhe ti karvan i të penduarve dhe rrugë të mbarë në rrugëtimin tënd si i penduar.

Bledar HAXHIU


[1] Zumer: 53-54.
[2] Shura: 25.
[3] Nisa: 110.
[4] Nur 31.
[5] Furkan: 70.
[6] Bekare: 222.
[7] Ibnu Maxheh dhe Hakimi. Shejh Albani e ka konsideruar si hadith të saktë.
[8] Muslimi.

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi