Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Ç'është Kushtetuta EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Ç'është Kushtetuta EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Ç'është Kushtetuta EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Ç'është Kushtetuta EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Ç'është Kushtetuta EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Ç'është Kushtetuta EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Ç'është Kushtetuta EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Ç'është Kushtetuta EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Ç'është Kushtetuta EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Ç'është Kushtetuta EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Ç'është Kushtetuta EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Ç'është Kushtetuta EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Ç'është Kushtetuta EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Ç'është Kushtetuta EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Ç'është Kushtetuta EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Ç'është Kushtetuta

Shko poshtë

Ç'është Kushtetuta Empty Ç'është Kushtetuta

Mesazh nga Admin Wed Sep 01, 2010 2:27 pm

Kushtetuta është një kontratë shoqërore, një marrëveshje midis të gjithë qytetarëve dhe qeveritarëve të tyre. Kjo kontratë përcakton se çfarë të drejtash kanë drejtuesit dhe çfarë të drejtash kanë qytetarët. Pasi është përfunduar, kjo kontratë duhet të shërbejë si garanci thelbësore e të gjitha të drejtave të qytetarëve dhe e formës së regjimit. Ndërsa një shumicë qytetarësh mund të ndryshojë drejtuesit me anë të çdo zgjedhjeje, koncepti i kushtetutës është që disa struktura bazë t'i kalojnë politikat elektorale, dhe të mund të sigurojnë një sistem që të qëndrojë në vend pavarësisht nga zgjedhjet. Ndërsa kjo strukturë mund të drejtohet nga shumica, ajo mund të sigurojë gjithashtu respekt për të drejtat e pakicës. Kushtetutës i jepet përgjithësisht një status special suprem, pasi ajo duhet të shërbejë si bazë për organizimin e punëve të të gjithë qytetarëve. Rrjedhimisht, çdo ligj apo akt administrativ është i pavlefshëm për aq sa është në kundërshtim me kushtetutën. Kjo supremaci ka për qëllim ta vendosë kushtetutën jashtë sferës së politikave normale.

Për ta nxitur këtë supermaci, kushtetutat në përgjithësi përfshijnë disa parime të qeverisjes. Parimi bazë dhe më i përgjithshëm është se duhet të ekzistojnë tri ndarje themelore brenda qeverisjes: pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor të ndarë nga njëri-tjetri. Kjo "ndarje e pushteteve" ka origjinë të vjetër që në shkrimet e filozofit grek Aristotelit, dhe ka mbetur një koncept thelbësor në erën moderne të konstitucionalizmit, siç mund të shihet në punën e juristit dhe filozofit francez Monteskje. Sot, ndarja e pushteteve është konsideruar si themeli bazë mbi të cilin është ndërtuar një demokraci kushtetuese.

Rëndësia e ndarjes së pushteteve qëndron në krijimin e një sistemi të kontrolleve dhe të ekuilibrave. Nëpërmjet këtij sistemi, pushtetet e pavarura janë vendosur në tri degë në lidhje me qeverisjen duke krijuar një sistem nëpërmjet të cilit secili ushtron pushtetin e kontrollit mbi tjetrën. Për shembull, legjislativi kontrollon në mënyrë tipike procesin legjislativ. Gjithashtu, ekzekutivi ka në përgjithësi kompetencën për të rishikuar legjislacionin, për të sugjeruar ndryshime në legjislacion, dhe për të vendosur veton mbi të nëse e gjykon të papërshtatshëm. Në mënyrë të ngjashme, sistemi gjyqësor ka fuqinë të marrë vendime mbi zbatimin e saktë të ligjit, dhe në disa raste hedh poshtëë dispozita të një ligji apo ppo rregulloreje.

Për më tepër, pushteti gjyqësor ka të drejtë të veprojë në këtë mënyrë pavarësisht nga mendimi i ekzekutivit apo legjislativit.

Kur sistemi i ndarjes së pushteteve dështon, pushteti përqëndrohet në një degë të veçantë të qeverisjes. Si rregull, kjo çon në shfuqizimin e kontratës shoqërore, që është në themel të të gjitha kushtetutave të suksesshme. Për shembull, ekzekutivi duke pasur mundësinë e zgjedhjes dhe të pushimit lirisht të gjyqtarëve, do të fillojë në mënyrë të natyrshme të pushojë gjyqtarët që marrin vendime në kundërshtim me interesat e ekzekutivit. Pas një farë kohe, gjyqësori do të bëhet aq i politizuar sa qytetarët nuk do të mund të mbështeten më tek sistemi gjyqësor për të nxjerrë vendime gjyqësore kundër ekzekutivit. Ekzekutivi do të jetë kështu i lirë të nisë çështje dhe të kontrollojë përfundimet e tyre. Kur ndodh kjo, të drejtat e njeriut të parashikuara në kushtetutë bëhen të pavlefshme, përveç rastit kur një qytetar njeh pushtetarët e ekzekutivit të plotfuqishëm. Qytetarët nuk mund të mbështeten tek drejtësia për të mbrojtur interesat e tyre. Në këtë pikë, është e qartë se kontrata bazë shoqërore është prishur, dhe nuk mund të thuhet më se qytetari gëzon garanci kushtetuese.

Në terma ligjore, kjo ngjarje do të thotë shkatërrim i shtetit të bazuar mbi "sundimin e së drejtës" dhe paraqitje e një shteti të bazuar mbi sundimin e individit.

Pasi është kompromentuar ndarja e pushteteve, historia ka treguar se qytetarët priren të mbështeten mbi mardhëniet personale, nepotizmin, dhe korrupsionin për të siguruar vendin e tyre në shoqëri. Meritat individuale, puna e gjatë, dhe idetë e reja bëhen çështje të dorës së dytë. Në këtë mjedis, lulëzojnë sistemet e centralizuara të komunizmit dhe fashizmit. Me vënien e theksit nga ana e tyre mbi lidhjet personale dhe përkatësitë partiake, këto sisteme zënë rrënjë në shoqëri që përfshijnë mardhëniet personale, nepotizmin, dhe korrupsionin, dhe në mënyrë të menjëhershme përjashtojnë ndarjen e pushteteve që mund të nxjerrë fitimtare të drejtat dhe meritat individuale kundër "të drejtave të popullit dhe të shtetit."

Sigurimi dhe mbrojtja e një demokracie kushtetuese, dhe e kontratës shoqërore që ajo reflekton, kërkon një qytetari aktive. Kushtetuta mund të ndihmojë në krijimin e një kontrate shoqërore, por popullsia vetë duhet të jetë përgjegjëse për mbrojtjen dhe forcimin e saj. Demokracia kushtetuese përparon vetëm kur qytetarët janë të vullnetshëm të sakrifikojnë interesat e tyre vetjake imediate për një sistem që do të garantojë liri afatgjatë. Përfitimi imediat që mund të sigurohet nga vullneti i tyre për të përfituar vetëm mbi bazën e mardhënieve personale, nepotizmit,dhe korrupsionit vjen me një çmim të lartë: shkatërrimin e sistemit kushtetues modern të qeverisjes.

Ky angazhim nga ana e qytetarëve, megjithëse i paprekshëm, është thelbësor, dhe efekti i tij është dramatik. Mbretëria e Bashkuar (UK) është një shembull i qartë. Megjithëse Mbretëria e Bashkuar nuk ka një kushtetutë të shkruar në kuptimin klasik, ajo ka një traditë kushtetuese të pasur që fillon me Magna Charta (Karta e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut) në vitin 1215. Ky angazhim i madh nga ana e qytetarëve ka siguruar dhe ka mbrojtur kontratën shoqërore të demokracisë kushtetuese dhe e ka bërë Mbretërinë e Bashkuar një shembull të përfitimeve të saj. Kjo është e vërtetë, pavarësisht nga fakti që Mbretëria e Bashkuar nuk ka një tekst të thjeshtë kushtetues.

Pasi miratohet, kushtetuta është një plan për një shoqëri demokratike, por ndërtimi përfundimtar i kësaj shoqërie bazohet në pjesmarrjen e vazhdueshme dhe aktive të qytetarëve. Qytetarët duhet të kenë garanci të përfshira në kushtetutë dhe të ushtrojnë në mënyrë rigoroze të drejtat e tyre kushtetuese, për të krijuar një klimë në të cilën mund të përparojë demokracia kushtetuese. Kushtetuta e një vendi gëzon një status special në hierarkinë e ligjeve, ajo konsiderohet përgjithësisht si ligji suprem. Sidoqoftë, në fund të fundit, supremacia aktuale e saj vjen nga qytetarët, të cilët ruajnë zbatimin e saj.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi