Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Qeveria e Ismail Qemalit EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Qeveria e Ismail Qemalit EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Qeveria e Ismail Qemalit EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Qeveria e Ismail Qemalit EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Qeveria e Ismail Qemalit EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Qeveria e Ismail Qemalit EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Qeveria e Ismail Qemalit EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Qeveria e Ismail Qemalit EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Qeveria e Ismail Qemalit EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Qeveria e Ismail Qemalit EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Qeveria e Ismail Qemalit EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Qeveria e Ismail Qemalit EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Qeveria e Ismail Qemalit EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Qeveria e Ismail Qemalit EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Qeveria e Ismail Qemalit EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Qeveria e Ismail Qemalit

Shko poshtë

Qeveria e Ismail Qemalit Empty Qeveria e Ismail Qemalit

Mesazh nga Admin Tue Jan 25, 2011 5:43 pm

Qeveria e Vlorës. Numri i ministrave ishte 10. Raporti midis feve ishte: 5 me 5. Kryeministër 1. Qemali musliman, zv/kryeministër Dom N.Kaçorri katolik. Ky i fundit ishte zv/peshkopati katolik në Durrës. Asambleja Kombëtare e cila shpalli pavarësinë në 28 nëntor 1912 zgjodhi senatin me 18 anëtarë.
Qeveria e Vlorës. Numri i ministrave ishte 10. Raporti midis feve ishte: 5 me 5. Kryeministër 1. Qemali musliman, zv/kryeministër Dom N.Kaçorri katolik. Ky i fundit ishte zv/peshkopati katolik në Durrës. Asambleja Kombëtare e cila shpalli pavarësinë në 28 nëntor 1912 zgjodhi senatin me 18 anëtarë.

Tajar Zavalani e përshkruan kështu në librin e tij: “Kongresi zgjodhi nji Senat prej 18 vetësh si hap i parë drejt krijimit të një regjimi demokratik. Por sa ma së pari duhej siguruar njohja e shtetit të ri nga ana e fuqive europiane dhe përkrahja e tyre në nji kohë kur tokat e shqiptarëve po invadoheshin pëllëmbë për pëllëmbë nga ushtritë e huaja. Qeveria kombëtare,njoftoi me telegram fuqive të mëdha se kombi shqiptar kishte marrë ma në fund fatin e tij në dorë dhe kërkonte me u njohtë si shtet i pamvarur dhe neutral.. Ndërkaq, rreziku i invazionit ishte tek dera dhe duheshin mobilizue të gjitha fuqit për të ndalë hovin i ushtrive q* po përparonin nga tre drejtime...”

1- Kryeministër, ministër i Punëve të Jashtme: ISMAIL QEMALI

Lindi në Vlorë më 24 janar të vitit 1844, vdiq në Itali më 24 janar të vitit 1919. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos me familjen e tij në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore. Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në dhjetor të 1908, me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve anti-osmane të viteve 1910-1912. Së bashku me L.Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruare mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më 19 nëntor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën ekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij në janar 1914. Vitet e fundit të jetës së tij të kaluara në mërgim Ismail Qemali i përdori në dobi të çështjes shqiptare. Kryeministri kishte 9 fëmijë: 6 djem, 3 vajza. Në zyrën e kryeministrit është një foto e tij me 6 djemtë e tij. Në këtë zyra janë kujtimet e tij, që fillimisht u nxorën në dritë nga shqiptarët e Amerikës.

2- Zv/kryeministër- dom NIKOLL KAÇORRI,

nënkryetar i Qeverisë së Vlorës l9l2. Një personalitet i spikatur i kishës katolike, sekretar i Argjipeshkvisë së Durrësit, me qendër asokohe në Delbnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke patur në administrim dhe kishat e famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Ishte monsinjor. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, ku u vendos për alfabetin e gjuhës shqipe, përkrah Fishtës dhe personaliteteve të tjera të kohës. Në vitin l909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Ebasanit, ku u diskutuan probleme të shkollës shqipe. Çdo 28 Nëntor, së bashku me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin përkujtohet dhe atdhetari i madh Dom Nikoll Kaçorri. U lind në Krejë Lurë në vitin l862 dhe vdiq në Vjenë në vitin l9l7, pas një sëmundje të rëndë në moshën 55 vjeçare. Emri i tij është përmendur rrallë gjatë viteve të komunizmit, duke mos i dhënë vendin që meriton këtij kleriku katolik në panteonin e figurave të shquara të kombit tonë.

3- Ministër i Brendshëm –MYFIT LIBOHOVA

Myfit Libohova ose Mufid Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927, ishte politikan shqiptar, ish kryeministër i Shqipërisë si dhe kryerës i detyrave të disa Ministrive në Shqipëri. Myfit Libohova rrjedh nga oxhaku i vjetër i familjes Libohova që për shumë vjet me radhë (afro 300 vjet ) kanë sunduar Janinën. Ky oxhak i ka dhënë Shqipërisë për vite me rradhë shumë njerëz të shquar në politikë dhe në drejtimin e shtetit shqiptar. Mufid bej Libohova është një nga 15 anëtarët e kësaj familje që kanë kontribuar në krijimin dhe mbarvajten e shtetit . Një nga më të rëndësishmit e kësaj familje është pa dyshim Mufit bej Libohova. Ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 - 1914. Në anën tjetër ai ishte pjesë e udhëheqësish së shtetit shqiptarë për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të jashme. Ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.

4- Ministër i Drejtësisë - dr.PETRO POGA

Lindi në Erind të Gjirokastrës ku edhe ndoqi mësimet e para. Më pas shkollohet në Gjimnazin e Janinës dhe pastaj në degën e Drejtësisë së Universitetit të Stambollit ku fitoi një kulturë të gjerë. Njihte mirë disa gjuhë të huaja si frëngjisht, gjermanisht, greqisht dhe turqisht. Në Stamboll bashkëpunoi me vëllezërit Naim Frashëri, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, si dhe me Jani Vreton, Koto Hoxhin, Shahin Kolonjën, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemalin. Në vitin 1884 themeloi dhe botoi gazetën "Drita" të Stambollit, që me pas e vijoi botimin patrioti rilindas Pandeli Sotiri. Ne kujtimet e tij, Petro shkruan: "Fletorja Drita e zgjoi idealin e shenjtë Kombëtar dhe ndikoi për çrrënjosjen nga zemrat e shqiptarëve të mendimit që fetë nuk e ndryshojnë kombin, duke mos mundur të ndryshojnë gjuhën dhe zakonet që formojnë Kombin." Në vitet 1906-1908, Petro Poga gjendet në Gjirokastër ku dha ndihmesën në përhapjen e gjuhës shqipe dhe ndjenjave Kombëtare. Roli i tij më i dukshëm u shfaq në themelimin e Klubit Patriotik "Drita" të Gjirokastrës, të cilin bashkë me të e udhëhoqën atdhetarët Hasan Xhiku, Idriz Guri, Hysen Hoxha dhe Elmas Boce. Në vitin 1912 Petro Poga mbështeti fuqimisht kryengritjen antiosmane të Shqipërisë së Jugut. Në Nëntor të vitit 1912, parësia e Gjirokastrës e zgjedh delegat në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Petro Poga bëhet kështu një nga nënshkruesit eShpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, Petro Poga caktohet Ministër i Drejtësisë si pjesë e Qeverisë së Parë Shqiptare, post të cilin e mban deri në vitet '20. Krahas kësaj detyre, Ismail Qemali dhe Qeveria e Vlorës e ngarkuan edhe me detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë 1913-1915. Së bashku me avokatët e shquar Taq Tutulani dhe Feim Mezhgorani harton Statusin që shkëputi Gjykatën Shqiptare nga juridiksioni i Perandorisë Osmane. Pas veprimtarisë në Vlorë, shkoi në Durrës ku iu dha posti i Ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Princ Vidit. Më 25 dhjetor, 1918 ishte përfaqësues i Gjirokastrës në Kongresin e Durrësit, ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i kabinetit të Turhan Pashës. Së bashku me Luigj Gurakuqin në diskutimet e tij në këtë Kongres ata kërkuan të respektoheshin liritë fetare sipas parimeve evropiane. Një pjesë të madhe të jetës Petro Poga ia kushtoi Drejtësisë Shqiptare. Mendja e tij u shfaq edhe në hartimin e Legjislacionit Shqiptar dhe ndërtimit të Kushtetutës së Mbretërisë më 1928. Vitet e fundit të jetës Petro Poga i kaloi në vendlindjen e tij, Erind.

5- Ministër i Bujqësisë- Pandeli CALE.

Lindi në Korçë. Kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 19001904 punon në koloninë e Bukureshtit. Më 1904 kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mid’hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë” më 1908. Në shkurt 1909 sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912dhe si vetëdashës shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos manifestine pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Emërohet Ministër i Bujqësisë, Industrisë dhe Tregtisë. Vitet e Luftës së Parë Botërore kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. Më 1919 kthehet në atdhe. Më 1920 hartues dhe firmëtar i Protokollit të Kapshticës. Më1920 Prefekt i Korçës. Në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar. Vdiq i sëmurë në një spital të Selanikut

6- Ministër i Financave- ABDI TOPTANI

7- Ministër i Arsimit- LUIGJ GURAKUQI.

Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shëmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës,dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publicist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda). Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare.. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër. Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Qershorit të vitit 1924. emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra në Bari.

8- Ministër i Luftës- MEHMET DËRRALLA.

Lindur më 1843 në Gradec të Tetovës, Mehmet Deralla është regjistruar në memorien historike, si një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Arsimin fillor e mori në Tetovë, kurse atë të mesëm në Shkup .Pas shkollimit në vendlindje, ai ndoqi studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Stambollit, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera.. Pas diplomimit do të shërbente për disa vite në një regjiment këmbësorie në Anadolldhe njëherazi, atij do t'i jepej e drejta për të ndjekur shkollën e lartë të Shtatmadhorisë në Stamboll, që ishte niveli më i lartë i arsimimit ushtarak në Turqi. Suksesi në karrierë falë aftësive dhe shkallës së lartë të përkushtimit në të gjitha detyrat e ngarkuara, do ta bënin Mehmetin që në moshën 35vjeçare të përligjte kualitetet e titullit të "Pashait", që nënkuptonte atë të gjeneralit. I graduar kështu me gradën më të lartë të kohës do të niste nga detyrat e reja që do t'i besonte komanda e lartë, fillimisht si komandues xhandarmërie në Bagdad të Irakut dhe, më vonë, në Halep të Sirisë për t'u transferuar më tej në Selanik, i cili në atë periudhë përfaqësonte një nga portet më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane në Ballkan. Prej Selanikut Mehmet Pashë Dërralla, do të merrte emërimin në vilajetin e Kosovës për të shërbyer në kryeqendrën e tij, në Shkup për të vijuar më vonë në funksionin e komandantit të qarkut të Prizrenit në të cilin bënte pjesë edhe Tetova, Gjakova dhe Luma. Pikërisht me këtë detyrë gjeneral Dëralla, do t'i jepte fund karrierës si oficer i Ushtrisë osmane. Më tej, për të fillon një karrierë tjetër, me një profil të ri. Ai në shenjë proteste hoqi spaletat dhe yjet e gjeneralit të Ushtrisë turke dhe iu përkushtua çështjes kombëtare. Pas këtij momenti gjenerali u vu në dispozicion të Ushtrisë Vullnetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Jemi në kohën kur Lëvizja Kombëtare Shqiptare kulmonte një moment historik. Mehmet Pashë Dërralla u caktua këshilltar i Sulejman Vokshit, i cili bënte detyrën e ministrit të Mbrojtjes të kabinetit qeveritar, Në të njëjtën linjë vazhdon aktiviteti atdhetar i Mehmet Dërrallës edhe pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit nga ushtria osmane e dërguar nga Stambolli. Prej këtij momenti trishtues, gjenerali Dërralla do të kontribuonte në Lidhjen e Pejës. Janë përpjekjet e personaliteteve shqiptare të vitit 1899, të cilët në drejtimin e Haxhi Zekës, ndërmorën aksionin për të realizuar atë që nuk mundi ta bënte Lidhja e Prizrenit. Sidoqoftë përballë taborëve osmane, kjo lëvizje detyrohet të dështojë. Në këtë krizë Mehmet Pashë Dërralla u kap nga forcat okupatore dhe u internua në shkretëtirat e Irakut prej nga u kthye aty nga viti 1908, falë një amnistie të përgjithshme, që u dha pas kryengritjes xhon-turke. Në situatën e mëvonnshme Mehmet Dërrallës, ju ofrua një funksion i lartë në ushtrinë osmane, por aie refuzoi prerazi, duke vënë në dukje se, tanimë i përkiste tjetër kauze që kishte të bënte me idealin kombëtar. Roli i Mehmet Pashë Dërrallës në organizimin dhe drejtimin e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve 1910, 1911 dhe 1912. Ishin këto beteja që kulmuan me atë të verës së vitit 1912, e cila shënoi marrjen e Shkupit, ish- qendrës së vilajetit të Kosovës. Kryengritësit shqiptarë, tashmë tronditën tërë mjedisin ballkanik, në të cilin faktori shqiptar filloi të bëhej dominant. Në fokusin e lëvizjes së tyre u vendos në këtë periudhë shpërfillja e hegjemonizmit të shteteve fqinje siç ishte, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, të cilat prej kohësh investonin për strategjinë e tyre që kishte të bënte me mohimin e ekzistencën e kombit shqiptar, në mënyrë që të zgjeronin teritoret e tyre. Gjenerali Dëralla ishte një nga protagonistët kryesorë të qëndresës shekullore përballë sulmeve serbo-malazeze, të cilat synonin pushtimin e Shqipërisë veriore. Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi.

9- Ministër i Punëve Botore -MIT’HAT FRASHËRI.

Mit’hat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në New York, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit. Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Në 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri në testamentin e tij i lë shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës "Liria" në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese "Mbrothësia". Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin Kongresi i alfabetit me 14 nëntor- 22 nëntor 1908. Mit'hat Bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta). Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe udhëton për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në qeverinë e pavarësisë të krijuar nga Ismail Qemali ai zgjidhet ministër i botores. Më 30 mars 1913, ai jep dorëheqjen nga detyra. Ai mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mit'hat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë, Zvicër. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorie ai deklaron "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan". Në vitin 1920 ai vendoset në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri ai jep dorëheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik. Në vitin 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria dhe themelon librarinë Lumo Skëndo. Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik. Në vitin 1941, ai është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit ePartisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak.

10. Ministër i Postë-Telegrafës, LEF NOSI.

I lindur në Elbasan më 9 prill 1877, Lef Nosi u arsimua fillimisht në vendlindje e më pas në Athinë. Megjithëse nuk i përfundoi studimet e larta për farmaci (kreu vetëm 2 vjet), pas kthimit në qytetin e tij, iu kushtua me zell punës për njohjen e gjërë dhe të thelluar të historisë dhe të kulturës shqiptare. Më 1909, ai u zgjodh kryetar i Klubit "Vllaznia" në Elbasan, në të njëjtin vit themeloi shoqërinë "Afërdita", një vit më vonë, botoi gazetën "Tomorri". Ai ishte një nga figurat qendrore që kontribuan në organizimin dhe zhvillimin e Kongresit Arsimor Kombëtar të Elbasanit (tetor 1909) si edhe të çeljes të së parës shkollë normale në vend (1 dhjetor 1909). Ishte nënshkrues i Aktit të Pavarësisë dhe anëtar i kabinetit të Ismail Qemalit, krijuesi i filatelisë shqiptare, Kryetar i Bashkisë së Elbasanit në periudhën e Qeverisë së Fan Nolit. Iu përkushtua gjurmimit të dokumenteve historike, materialeve folklorike, etnografike, botimeve me vlera albanologjike, u shqua si arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog etj. Botoi fletoren "Dokumente historikë" dhe në 1937 një fletëpalosje me Aktin e Pavarësisë të vitit 1912, me rastin e 25- vjetorit të asaj ngjarjeje Në tetorin e vitit 1943, ishte anëtar i Këshillit të Regjencës, për shkakun e të cilës u quajt "kolaboracionist", gjë që u shfrytëzua nga pushteti i pasluftës, nga regjimi komunist që e ekzekutoi me pushkatim më 1946. Qeveria e Vlorës filloi funksionet në datën 4.12.1912.Punoi deri në 22 janar 1914. 7 ditë është regjistruar kohëzgjatja e kuvendit të Vlorës,me fillesë 28 nëntorin,por brenda këtij intervali,data 5 s’ka ndonjë aktivitet. Ministrat ishin të shkolluar në shkollat e Romës, Vjenës, Stambollit, Athinës. Mehmet Pashë Dërhalla, ministër i luftës ishte gjeneral. Në këtë kuvend, nuk kanë marrë pjesë patrioti Hasan Prishtina, saktëson cicëroni dhe Idriz Seferi. Ata ndodheshin të izoluar në burgkalan e Beogradit, si elementë të rrezikshëm. Nga historianë të kohës së dikaturës është cituar se këta persona kanë qenë prezentë në Vlorë, ndërsa faktet që disponojnë në këtë muze flasin për të dhëna të tjera. Isa Buletini mbërriti me vonesë për shkakun e pritave, që i kryenin rrugës. Por erdhi plot me 400 trima,të zgjedhur, që formuan gardën nacionale. Në këtë ndërtesë janë zyrat e Lef Nosit,Mehmet Dërhallës, Luigj Gurakuqit, salla e kabinetit ministror, ku mblidhej qeveria e Vlorës.

Gazeta e Qeverisë së Vlorës

Gazeta e parë shtetit shqiptar është “Pëlindja e Shqipëniës”, botim i qeverisë së Vlorës, nxori dritëzën e parë në gusht, viti 1913 deri në 26 mars 1914. Në këtë gazetë zyrtare fillimisht kryeredaktor ishte Dhimitër Berati, kontribuoi publicisti M.Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbërriti aty rreth 2 dhjetorit. Largimin e Esat Pashës i pakënaqur nga vendi i ministrit të Punëve të Brendshme, Grameno i përgjigjet tek “Pëlindja…Shqipëria pasha do të bëhet për shqiptarët gjithë të krishterë e muhamedanë edhe edi fort bukur,që s’bëhet Turqi e vogël…”. Në këto zyra gjenden dokumente origjinale. Zyra e kryeministrit I.Qemali ka karrigen, tavolinën e punës, raftet e librave. Një foto origjinale I.Qemali dhe qeveria në ballkon, poshtë populli duke pritur me ankth vendimet e konferencës së ambasadorëve në korrrik ’12. Në fillim citon udhërrëfyesi, ministrat punon nëpër shtëpitë e vlonjatëve. Ministri i arsimit L.Gurakuqi e kishte zyrën tek shkolla Nr.1, mes nxënësve. Kur shkonte dhe kthehej, ministri takonte nxënësit. Në kuvendin e Vlorës u zgjodh edhe senati me 19 veta më kryetar Vehbi Dibrën. Përbërja e delegatëve të kuvendit të Vlorës: 14 delegatë ishin nga Kosova,4 nga Çamëria,6 nga Vlora,7 Elbasani,12 Durrësi,4 Korça, 11 Dibra, 4 delegatë nga kolonitë shqiptare jashtë vendit.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi