Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Ditari i Jusuf Gervalles -1979 EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Ditari i Jusuf Gervalles -1979

Shko poshtë

Ditari i Jusuf Gervalles -1979 Empty Ditari i Jusuf Gervalles -1979

Mesazh nga Admin Tue Jan 25, 2011 5:33 pm

E diel, 30 dhjetor, 1979

ora 00.45 Ludwigsburg



Pardje dy javë, më 14 dhjetor, natën vonë e braktisa Prishtinën dhe Kosovën. Aty nga ora 16, erdhën në „Rilindje“ Suzana me Kadri Rexhën dhe më prunë lajme të hidhura.

Atë ditë herët në mëngjes, e paskëshin burgosur Hysenin; i kishin gjetur materiale të shtypura të Lëvizjes. Dina, i cili e kishte sjellë lajmin për Hysenin, i gjen punëtorët e SPB-së duke ma bastisur banesën.

Unë, me Suzanën e me Kadriun, hymë në bufe të „Rilindjes“ sa për të pirë nga një kafe, që ta merrja pak vetën nga pesha e hidhur e lajmeve, kur në bufe hynë dy nga punëtorët e SPB-së, që kishin bërë tek unë bastisjen (me dy të tjerë). Kërkonin prej meje makinën tjetër të shkrimit, atë të punës (makinën ilegale e kishin gjetur). Atë makinë e kisha në banesë të Muhamet Tërnavës, e Muhameti ishte zyrtarisht në Gjermani. Pasi nuk e gjetëm të vëllain, që të na e çelte derën e banesës, inspektorët e SPB-së shkuan dhe e morën një mjeshtër, e çelën derën me dhunë, e morën çantën, dhe ata i vunë derës dry të ri, e çelësat m'i dhanë mua.

Pastaj më çuan deri në banesë, ku i gjeta Bacën Mujë, Idrizin, Ferizin e Ramizin. Këta ndenjën sa ndenjën, e u çuan.

Unë e ndala dritën dhe ndenjëm ashtu në terr me Suzanën për ndonja një orë, duke u shtirë se po flemë (për ata që do të kenë përgjuar eventualisht përjashta). Më vonë u përshëndeta me Suzanën, duke i treguar se ndoshta shokët do të më këshillojnë të arratisem.

Ajo u pajtua, pa fjalë, dhe unë ika, duke i lënë fëmijët në gjumë.

Shoku i Lëvizjes, Bashkim Prishtina, qe i mendimit se është shumë më mirë të arratisem, se sa të bie në burg: edhe dënimi do të kish qenë i rëndë, edhe do të rrezikohej eventualisht organizata.

Kah ora dy pas mesnate, tashmë ditë e shtunë, i trokita në derë Skënder Blakajt. Me veturën e tij shkuam në Pejë, e morëm Salih Kastratin, dhe u nisëm për Jesenicë, në kufirin jugosllavo-austriak. Rrugës kaluam mirë. Ata më lanë në oborr të Bacit Haxhi, kështu ishim marrë vesh dhe shkuan.

Unë isha pa pasaportë me pak të holla në xhep. Qëllimi ish që nga Jesenica të kontaktoja me Bardhin, që të vinte e të më merrte me vete. Por bllokun me numra telefonash e me adresa ia kisha lënë Suzanës, që ta bënte Bardhin me dije që të mos vinte në Jugosllavi, se ishte rrezik edhe për te, e kur pata dalë shtëpie s'më kishte shkuar mendja që do të ikja për në Gjermani (mendoja se do të ketë mundësi për Shqipëri).

Në Jesenicë më ra të qëndroj prej të shtunës mbrëma deri të enjten në mëngjes. Bacit Haxhi ia tregova çështjen të martën dhe atë të martë dola prej banesës së tij dhe zura vend në një bujtinë, në Zhirovnicë.

Bardhi s'kishte sjellë me vete ndonjë dokument të vyer për mua, mirëpo, me ardhjen e tij, unë u çlirova shumë. Para dreke bëmë ca plane, më në fund vendosëm që për Austri të ikja më këmbë, nëpër tunelin që shpie nga Hrushica (4 - 5 km larg Jesenice) deri në Rozenbah të Austrisë.

Në orën 17,30 u ndalëm me veturë në rrugën automobilistike të Hrushicës, 30-40 km nga tuneli. U nisa. Bardhin e porosita që po s'iu ktheva për 10 minuta, të nisej edhe ai me veturë për në Austri, nëpër kalesën kufitare në Podkoren të Kranjska Gorës. Afër hyrjes në tunel, pasi përgjova mirë e s'diktova njeri ndër oborret e ndër shtëpitë pranë, m'u ndërsye një qen. Ia lëshova dritën e baterisë së dorës dhe hyra me vrap në tunel.

Tunelin, 8100 m, e kalova, së paku 70% të gjatësisë, me vrap. Ishte aksioni im i parë në jetë në të cilin kisha hyrë me rrezik 100% që ose të shpëtoj, ose të bie në burg, ose, madje, edhe të vritem.

Pas guximit nistar, me të cilin i hyra rrezikut, zemra m'u bë zog dhe një frikë e papërjetuar kurrë ma kaploi të tërë qenien. Kurrë s'e kam marrë me mend që mund të jem aq i lig. Po ja që rrugën e kalova (sa isha unë duke ikur, nëpër tunel kaluan tre trena - elektrikë, për fat) dhe ia dola qëllimit.

Bardhin, sipas marrëveshjes, e prita te ura e parë e hekurudhës që pritej me rrugën automobilistike, 20-30 km nga dalja e tunelit. Fshati i parë që shihej nga ai vend në mal, ishte nja 500 m më poshtë. Prita afro një, një orë e gjysmë, kot. Atëherë iu drejtova me frengjishten time të mjerë të zotit të veturës së parë që kaloi atypari në një si depo-uzinë. Ai s'e dinte frengjishten, por për fat fliste sllovenisht gati më mirë se unë. Ai me çoi me veturë deri në Rosenbach (tetë km) ku u takuam me Bardhin, që ishte nisur kah vendi tek e prisja unë.

Gëzimi ynë s'pati kufi.

Bardhi ishte frikësuar shumë. Sa kish qenë duke ndenjur te vetura, matan kufirit në Hrushicë, pos të lehurave të qenit, kishte dëgjuar edhe një të shtënë dhe kishte parë të qarkullonte po në atë çast me shpejtësi automobilin e policisë jugosllave.

Doganierëve në kufirin austro-gjerman, Bardhi ua tregoi pasaportin e vet dhe një pasaportë të vjetër të një turku, ndërsa unë shtiresha se po fle në selinë e mbrame të automobilit.

Në Ludwigsburg, në banesë të Bardhit, arritëm nga ora katër e mëngjesit, ditën e premte, më 21 dhjetor, plot një javë pas arratisjes sime.



P.S. Në ç'gjendje të shthurur shpirtërore jam tërë kohën, mund të shihet edhe nga përmbajtja dhe kaligrafia e këtij shkrimi.



Po arsyetohem, duke thënë se nuk është çudi. Jam shkëputur nga toka që më lindi e më ushqeu më se 34 vjet. Kurrë s'i kam pasur në hatër largimet nga vendlindja, as për shëtitje të shkurtëra, madje, se si po më vjen sikur jam shkëputur nga pjesa më e fuqishme e vetvetes. Pas shpine lash qindra e qindra të burgosur politikë, që po bien sakrificë për çështjen e atdheut, në mes tyre Hysenin dhe Ekremin; lash gruan me tre fëmijë dhe gruan e Hysenit me shtatë fëmijë. Një shthurje e madhe e vendlindjes dhe e familjes njëherazi. Edhe për Bardhin morëm vesh që në konsullatin jugosllav qenka në sy si armik i Jugosllavisë, prandaj në këtë çast po e zë të arratisur edhe atë.

Por me gjithë ndjenjën e zbraztësisë së madhe si pasojë e kësaj shthurjeje të madhe, shpresa për shpëtimin e atdheut po më mban gjallë. Pas të gjitha gjasëve, Kosova ime po hy në një rrezik të madh, por pikërisht duke hyrë në këtë rrezik do ta gjej edhe shpëtimin. Jetën po e jetoj falas, deri sa të më jepet rasti (nderi) që ta jap për Kosovën, për Shqipërinë, për Shqiptarizmën.

Po Shqipëria nënë, ç'thotë ajo vallë sot?

A e ka ndër mend dhe a ka kushte për t'i hyrë kryerjes së detyrës, e cila po e pret qëmoti?

Armiku ynë e humbi torruan, u nevrikos, e hoqi maskën! Kështu, me nervozizëm, do t'ia haj një ditë kokën vetes, në rrugën e degjenerimit të vet. Së paku do të mbetet pa Kosovën dhe pa shqiptarët!



E diel, 13 janar, 1980

Ludwigsburg - ora 21,00



Rrudhat në ballin tim, mënyra si përpiqen ato, sa kam qenë në vendlindje kanë pasur domethënie. Për gruan time, ato kanë qenë shenja të njeriut të stërmunduar po të paepur, i cili e meriton dashurinë e saj. Për fëmijët, ato rrudha kanë qenë udhëkryqe, tek ka ndenjur pezull gjithë enigma e dashurisë dhe ashpërsisë, që kanë pasur peshë të caktuar në jetën e tyre, në edukatën e tyre.

Rrudhat mbi ballin tim, për mikun e vendlindjes, për aq sa kam pasur indikacione 34 vjet të jetës sime, kanë shprehur qartë pamundësinë për të fshehur ndjenjën e fuqishme të brengës për fatin e atdheut të robëruar; ato kanë treguar se janë dyer kurdoherë të hapura kah shpirti, për të gjithë ata që kanë halle të ngjashme.

Këtu në dhe të huaj, pushon së ekzistuari çdo domethënie e rrudhave të mia, e pulseve të mia të brendshme; në rrugë, në gazetë; në TV, ato „konsumohen“ këtu siç „konsumohet“ një langë automobili, një mbishkrim, një reklamë e margarinës, e sodës së teshave.

Megjithatë, sado që në fytyrën time nuk reflektohen më ato impulset e fuqishme të dashurisë e të urrejtjes, nganjëherë më ka rënë të kap vetëtimthi nga një dritë gati-gati identike me atë të dikurshmen, të njeriut në shtëpinë e vet; prapseprapë, vazhdimisht ndjenjat e mia, gjithë qenia ime sikur janë kyçur fortë; gjithë damarët sikur janë vënë me shtresa të forta e të ftohta lëndësh të panjohura, që po ua zënë frymën gjithë ndjesive të mia, duke i vënë fre vitalitetit në mua.

Më bëhet dendur se nga jeta njëdimensionale e të kolonizuarit në vendlindje, kam kaluar rrëmbimthi në një jetë më pak se një dimensionale të të arratisurit, që nganjëherë nuk do të donte më shumë se perspektivën e vdekjes në vendlindje së paku.



E hënë, 14 janar, ora 00,45 (Ludwigsburg)



Sot do të paraqitem me kërkesë për azil politik në policinë e Ludwigsburgut.

Qëkur erdha këtu, në saje të gjeturisë së Bardhit dhe të gjermanishtes së tij të shkathët, arritëm të kryejmë disa punë:

1) Për burgosjet masive politike të shqiptarëve nga ana e Jugosllavisë, e bëmë me dije organizatën e Amnistisë Internacionale, e cila premton se do të angazhohet, pas mundësive të veta, për lirimin e atdhedashësve tanë, eventualisht për pakësimin e torturave që ushtron përmbi ta policia fashiste jugosllave;

2) Sipas porosisë së revistës gjermane „Shpigël“, prap në saje të Bardhit, shkrova një material 13 faqesh, që ka pikënisje burgosjet aktuale në Kosovë, por shtrihet më thellë në historinë e shqiptarëve. Materiali mban titullin: „Përpjekje për të korrur edhe një brez intelektualësh“, apo përafërsisht kështu. Presim që ky material, ose ndonjë tjetër i hartuar në bazë të lëndës që ofron ai, të botohet në numrin e ri të „Shpiglit“, i cili del sot.

Gjatë kësaj kohe Suzana më bëri telefon 3-4 herë nga Prishtina. Ajo thotë se Hysenin, sipas fjalëve të Hedijes, e cila e ka parë në burg, nuk e paskan torturuar.

Suzana paska vështirësi në rregullimin e dokumenteve për udhëtim, me të cilat do të vinte këtu bashkë me fëmijët. Para disa ditësh e paskan ftuar në polici, në Prishtinë, i paskan thënë të mos shpresoj se e lëshojnë të vijë tek unë, dhe e paskan këshilluar të më bindë të kthehem edhe unë atje, me „garancë“ se gjoja s'paskan për të më dënuar më shumë se dy vjet. Natyrisht, kjo është punë që s'bëhet.

Lajmet e fundit nga Kosova, përmes njerëzve që po vijnë së andejmi, thonë që burgosjet po vazhdojnë ende dhe se numri i të burgosurëve ka arritur deri në 2000 vetë.

Kah fundi i kësaj jave pres të vij këtu nga Londra përfaqësuesja e Amnistisë Internacionale, me kërkesën e saj, bërë me telefon. Me mua dhe me disa shqiptarë të tjerë do që të bisedojë më për së afërmi lidhur me burgosjet politike në Kosovë.



Duhet shqyrtuar mundësia që gruan me fëmijë t'i sjellë këtu ilegalisht nga Prishtina.

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi