Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Shipkovica Antike dhe Aktuale EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Shipkovica Antike dhe Aktuale

Shko poshtë

Shipkovica Antike dhe Aktuale Empty Shipkovica Antike dhe Aktuale

Mesazh nga Admin Tue Aug 31, 2010 6:41 pm

Duke hulumtuar botën etnike shqiptare dhe duke kërkuar shpirtin e fshatit Shipkovicë. I shtrirë në trekëndëshin e zonës kufitare ndërmjet Kosovës,Shqipërisë dhe F.Y.R.O.M, e banuar sot prej reth pes mijë shpirtërave,në reth pesqind shtëpi,ky katund ka qenë përherë vatra e patriotizmit shqipëtar,i konsideruar nga disa madje,si Shqipëria e Vogël.

Me rënjë të thella në histori,që nga periudha trako-ilire,Shipkovica figuron përherë të parë në dokumentet turke,në vitin 1453, kur banorët e saj ishin të përkatësisë fetare krishtere.Gjurmët e këtij krishterizmi,sipas disave,të ritit katolik,kanë mbetur prezente edhe sot e kësaj dite,për mes toponomeve "Te Kisha", "Porroj Kishës", "Marko-Livadhe", "Rasa e Markit" etj.

Duke u kthyer te lashtësia e Shipkovicës po shtojmë faktin se me termin më të lashtë të gjuhë shqipe (gur), janë të ndërlidhur disa toponime të kësaj zone: Gjuri Gjat, Gjuri me Dushk, Gjuri Alimalës, Gjuri Radences, etj.

Shipkovica është një fshat i ngarkuar me histori, Gjeografia e saj ndërlidhet me malet shqipëtare të Sharrit,sipas mendimit tonë, janë malet më të bukura në botë. Shenjtaria historike e këtij mjedisi ndërlidhet me patriotët që i ka dhënë për çështjen tonë kombëtare: Rexhep Voka, Sadudin Gjura, Rexhep Ramizi,Lazim Rexhepi,Xhelal Gjura etj.

"Te Kisha".Toponime të këtilla kemi edhe në fshatrat tjera shqiptare si në Lisec ("Te vorrzit e shkijeve"), Gajre ("Te Kodrra e Stojanit"). Për arën e Vakafit, pleqtë e këtij fshati thonin se ka qenë kishë katolike, ndërsa emrat e disa arave në Shipkovicë, sypozohet poashtu se kemi të bëjmë me banorët e dikurshëm të këtij katundi, përkatësia konfesionale e të cilëve, ka qenë katolicizmi, disa nga pleqtë e Shipkovicës, shqiptarët katolikë i llogarisninin si“latinë”duke shtuar se para njëqind e pesdhjetë vitesh, nuset paloheshin te Rasha pra pa përdorimin e perçes apo të "havales" dhe pa u fshehur nga burrat, siç filluain të vrapojnë pasi e përqafuan fenë islame.

Në fshatin Vejcië përdoret poashtu toponimi " Mbas kishe" por atje, për fat të keq,hoxha i fshatit ua ka ndalur shqiptarëve festimin editës se Shëngjergjit, fesë kjo që dëshmon përkatësinë tonë të lashtë dhe rrënjët etnikë të shqiptarisë. Edhe në Lisec të Tetovës përmendet toponimi "te Kisha", ndërsa te kroi i fshatit si në Shipkovicë, janë mbledhur dikur gratë dhe burrat dhe kanë bërë së bashku shugurime. Asokohe, rrëfejnë pleqtë e këtij katundi, morali ishte më i lartë. Nuk martoheshin mes veti në fshat,edhe nuk kishin shqiptaret e atëhershme djallzime që kanë sot. Thorna Kacori, Rexhep Zllatku e shkrimrë të tjerë shqiptarë shkuajnë mbi rrënjet e lashta të shqiptarisë, duke shtuar se si Tahiri ka qenë i biri i i Sotirit e kështu me radhë, Shita i Hamitit nga Liseci tregonte se baba plak i tij, Bardhli kai ruajtur derra në "ograde". Ai fliste për dy shkolla te kisha: Livadhi i Madh dhe te ara e Lilës. Sipas tij ekzistojnë themele edhe te Stani i Krishtit (Kërstes). Disa nga banorët e lashtë të Shipkovicës kanë qenë;Kola, Gjoka, Bardhi, Dhimitri etj.

Sipas disa pleqëve Shipkovica e lashtë ka qenë në Kuqurica(?)

Halim Fanda, sipas tyre ishte i biri i Nezir Fandës, që jetoi 114 vjet. Ai shtoi se maqedonasit bënë gërmime dhe gjetën hyrjen e kishës dhe varreza iliro - shqiptare përeth përroit të Hallës, të mbuluara me pllaka të gurit. Disa prej tyre i pat marrë vërshima, të tjerat u zhdukën nga dora e njerëzve të pa vetëdijshëm. Kishën shqiptare e kanë patur përreth përroit të fshatit. Ata knë qenë ortodokse që flisnin edhe shqip edhe bullgarisht, njësoj slç flisin sot shqiptarët të Rekës, Por edhe shqiptarë autoktonë siç ishin VoketGjurajt kanë pas Vokallarëve pastaj vinë Matjanët (Macet) prej Matit. Cadelet vijnë nga Opoja, ndërsa Mnjaket nga Shqipëria, Prej atje vijnë edhe Oruçet nga Kruja ndërsa, Hadret vijnë nga Kosova.

Një plak 96 vjeçarë nga Veshalla tregon për dy vllezër shqipëtar në Bozofcë prej të cilëve njëri mbante emrin krishterë ndrsa tjetri mbante emrin islamik.

Thonë se Sellca Ka pasur dy kisha;

Njëra Katolike kurse tjetra Ortodokse ndërsa për shkijet që ishlin në Llavcë thonë se kanë patur origjinë bullgare ndërsa të tjerët prejardhje Vllahe Vllahët kane ndërtuar kalanë e Tetovës. ata kanë qenë muratorë të ardhur nga Krusheva dhe mbas ndertimit të kalasë kanë mbetur në Tetovë, ku janë martuar me femra shqipëtare orrtodokse, duke krijuar kështu popullatën e sotme "sllavomaqedonase" të kësaj komune.
Në kohën e Abdurahman Pashës, Shën Gjergji, Shën Muri, Kërshëndjellat apo Kërstofi, të gjitha këto ishin testerime krishtere të kësaj zone? Sipas historisë dihet se në shekullin XVII është bërë presion i madh që shqiptarët ta pranojnë fenë islame. Megjithatë gjurmët e lashta të shqiptarisë, Kisha Katolike e Shipkovicës, kishat e fshatrave të tjera, ajo e Shën Gjergjit në Rasadishte, madje edhe Kisha Shqiptare e Tetovës për të cilën Kërste Semerxhij deklaron se ka qenë "Albanska crkva".

Krishterismin shqipëtarët e përqafojnë qysh në kohën e Jezu Krishti përmes të dërguarit të tij, Shën Palit, që para dymijë vitesh, pra një mijë vjet para se të përqafojnë sllavet këtë fe.


shipkovica.com
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi