Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
 Kryengritja e Malësise 1907-1912 EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Kryengritja e Malësise 1907-1912

Shko poshtë

 Kryengritja e Malësise 1907-1912 Empty Kryengritja e Malësise 1907-1912

Mesazh nga Admin Tue Aug 31, 2010 6:38 pm

Periudha e viteve 1878-1912 i takon periudhave më të lavdishme të popullit shqiptar.
Pas Lidhjes së Prizrenit (1878), e cila vuri themelet e ndërgjegjëjes kombëtare, është fryt i levizjeve të shumta të popullit shqiptar për çlirimin definitive nga Perandoria Otomane.
Në fakt Lidhja e Prizrenit është këthesë në krijimin e marëdhënjëvet të reja shoqërore-politike të shqiptareve ashtu sikur kanë egzistuar marëdhënje të këtilla tek popujt e tjere në Ballkan po të asaj kohë.
Ditet më të vështira që përjetuan Malesorët e këtyre trevave kanë qënë gjatë ekspeditave të ndryshme të komandanteve ushtarak Shefqet Turgut pashës dhe Bedri pashës.
Ushtria e Turgut pashës hyri në Hot dhe pasi e bëri shkrum e hi Hotin dhe demtoi kishat, filloi akcionet kundra Malësisë. Kjo i mbushi Malësorët plot mëllef.

Edhe Malësia e Madhe (Malësia e Mbishkodres), ka qënë kurdohere në kontakte të përhershme me kryengritsit dhe me pjesmarrësit të Lidhjes së Prizrenit.
Ajo në mbledhjen e parë dhe të dytën dërgoi perfaqsuesin e vet Baca Kurtin Gjokaj nga Gruda.
Janë të njohura kryengritjet kundra rembeshit turk gjatë shekullit të XVII e XVIII (1606-1633, 1638, 1696. etj.) Kjo do të thot se Malësori pa marrë para sysh prezencen e ushtris turke ka qënë në kryengritje të përhershme.
Krimet dhe perdhunimet që bënte Përandoria turke si në Malësi ashtu dhe ne trevat tjera të okupuara i detyroi Malësorët që të arratisen, të leshojnë trojet e veta dhe të organizohen në lufte kundra saj.
Përpjekjet e Malesorëve të kësaj trevë për liri dhe pamvarësi gjatë viteve të fundit të shekullit XIX-te kanë lidhje të ngushtë me luftrat e mëparshme të shqiptarëve kundra armikut shekullor.
Kryengritjës së pergjithshme të Malësisë 1909-1912. u mëprin disa ngjarje të rëndësishme që filluan me 1904.
Burrat më të dalluar të Trieshit sulmuan po më këtë datë posten turke, me ç’rast vranë një numër ushtarësh turq, kurse një pjesë tjetër e detyruan që të hikë nëpërmjet të Grykës së Rapshës së Hotit.
Në këtë përleshje muarën pjesë dhe një numër burrash shqiptar nga Koja e Kuçit dhe ca malazez nga Rahoja-Kuçi.
I pari që shtiri me pushkë në ushtrin turke në Urën e Lemajës në Cem të Trieshit, qe Malotë Gjeka nga fshati Nikmarash – Triesh.

Më rentifikimin e parë të kufirit malazezo-turk të vitit 1876 një pjesë e Malësisë së Mbishkodres-Koja e Kuçit dhe Trieshi mbetën nën sundimin malazez.
Por ushtria turke mu në kufi - në Lemajë mbante forca të veta me qellim që t’u përballonte forcave-sulmëve të shumta të shqiptarëve nga Këlmëndi, Selca, Hoti, Gruda, Trieshi e trevat tjera.
Dëbimi i ushtris turke nga posta e Lëmajes, paraqet një date të rëndësishme, për arsye se është si pikënisje e kryengritjes së madhe dhe të organizuar të Malesisë së Madhe.

Për kryengritjen e Malesisë (1909-1912):
Dihet se organizatori kryesor i kryëngritjes ka qënë patrioti i madh shqiptar Dedë Gjon Luli Dedvukaj nga Hoti.
Ai i pari arrin që të organizoi shokët më të dalluar të Malesisë si: Nikë Gjelosh Lulin, Zef Lan Ulën, Lekë Keqin, Nikë Gjekë Brelin, Nikash Martinin, Kolë Marash Vatën, Ujkë Gjelosh Lekën, Gjon Nikë Pllucin dhe të tjerë për një kryengritje të përgjithshme.
Në këtë kohë situata në kufirin turko-malazez ishte mjaft e acaruar.
Nuk ishin të rralla as incidentet në mes të rojeve të kufirit turk dhe melësorëve të armatosur.
Numri i malesorëve të armatosur në Malësi ishte mjaft i madh.
Malesorët në krye me Dedë Gjone Lulin të ndihmuar nga malesorët e Shalës, Shoshit, Nikajve, Merturit dhe Krasniqës vëndosën që të mos i zbatojne urdhërat e Valiut të Shkodrës në lidhje me pagimin e taksave dhe dorëzimin e armëve.

E tërë Malësia: Hot, Grudë, Këlmëndi, Shkreli, Kastrati dhe Podgorica ishte e pregaditur për kryengritje.
Podgorica atëherë ishte qëndër e kryengritsave të armatosur.
Në mesin e tyre ndodhej edhe patrioti i dalluar nga Kosova Isa Buletini.
Në Podgoricë me ndihmen e Kral Nikollës u formua edhe komiteti i kryengritjës në krye të cilit ishte Sokol Baci Ivezaj.
Komiteti në fjalë ndërmori një varg masash për organizimin e malesorëve në kryngritje.
Malesorët pas dëbimit të ushtrisë turke nga Lëmaja kishin për qellim që t’i eleminon të gjitha pozitat ushtarake në kët trevë, prandaj me 24.III.1911 sulmuan ushtrin turke që ndollej në Grykën e Rapshës.
Pas Grykës së Rapshës u sulmua edhe posta në Traboinin e Moçëm.
Nga kjo postë turqit u dëbuan pa luftë dhe pa ndonje viktimë.

Po në këtë kohë malësorët dëbuan ushtarët turq që ndollëshin në postën Fierzë.
Posta e pëstë që ndollej në Qafën e Bokrrinës, në Selisht u sulmua dhe u çlirua nga Grudët, Kelmendët dhe Trieshjant me 29.III.1911.
Në këtë kohë kur turqit u dëbuan gati nga të gjitha postat kufitare në Malësi, Çaushi i ushtrisë turke me qëndër në Tuz, mblodh një ushtri mjaft të madhe dhe e drejtoi nga Hoti.
Në Qepur të Hotit u zhvillua një përleshje mjaft e përgjakshme në mes të ushtris turke dhe burrave të Hotit.
U vra një numer i madh i ushtris turke, por humben jetën edhe disa burra nga Hoti si:
Kolë Marash Vata, Zef Lan Ula, Gjon Pllumi, Fran Zeka, vëllëzërit Zef dhe Gjon Luli, Pjeter Uci, Ujkë Gjelosh Leka, dhe Leke Mirashi. Gjithashtu u plagos një numër i madh burrash nga Hoti. Turqit në këtë përleshje pësuan disfate të madhe.
Qepuri si datë e rëndësishme historike përmëndet edhe në këngët popullore.

Malësorët nga Hoti, Gruda, Këlmëndi e Trieshi të frymëzuarë nga zjarri i çlirimit ndërmarrin aksione të një pas njëshme.
Pas aksionit në Qepur, sulmuan mënjeherë postën ushtarake turke në Pikalë-Grudë. Në përleshje mbetën të vrarë një numer i madh turqish dhe u nxune rob rreth 70 sish. Nga malesorët mbetën të vrarë: Tomë Hasi, Hasa Mirashi dhe Sokol Doka. U plagosen gjashtë malesorë.
Me 28.III.1911 çlirohet edhe posta e shtatë e cila ishte e vëndosur në Lishah në afërsinë e Ledinës në Malësi. Edhe këtu mbetën të vrarë shum turq.
Nga malesorët mbetën: Zef Kurti dhe Martin Ujka, kurse shtatë u plagosen rëndë.
Malesorët gadi çdo postë që pushtonin i jepin zjarr, kështu vepruan edhe në postën në Pikalë dhe Lishah.
Po në këtë kohë dëbuan edhe ushtarët turq të postës kufitare në Paroki në afërsinë e Fundnave.
Posta kufitare në Omerbozhaj, afër Dinoshës, konsiderohej si posta më e fortë.
Në këtë postë ishin përqëndruar gadi e tërë ushtria turke që ishin dëbuar nga postat e ndryshme.
U çliruan edhe postat në Urën e Rzharnicës dhe Dheut të Zi.
Qëndër kryesore e koncentrimit të forcave ushtarake turke ishte Kalaja e Shipshanikut në Tuz.
Malësorët edhe këtë fortifikat turke e rrethuan me 22.IV.1911.
Me këtë rast mbet i vrarë Nikë Pretash Leci nga Gruda, duke tentuar të depertonte në Kala me të cilin rast u vra në afërsinë e Kalasë.
Në luftërat më të njohura të malesorëve përmendet lufta në Qafë të Uglës.

Deçiqi është përmëndore e vertet e betejave të pergjakshme të malësorëve kundra forcave ushtarake turke.
Me 1.V.1911 në Deçiq në Majen e Bratilës për te parën herë në historinë e popullit shqiptarë, pas historisë së lëvdishme shqiptare gjatë jetës së fatosit të madh shqiptar - Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Dedë Gjon Luli ngriti flamurin shqiptarë dhe tregoi armikut turk dhe tërë botës se Malësia kerkon lirinë dhe pamvarësine e vet.

Pas ngritjës e flamurit shqiptar në muajin maj të vitit 1911 ushtria turke ndërmori çdo masë për të pushtuar përsëri Deçiqin dhe me 14.V.1911 arriti përsëri që në Deçiq të vëndos flamurin gjysëm hënë.
Mirëpo malesorët e frymëzuar dhe nga dashuria për liri dhe urrejtja ndaj robërisë së huaj nuk i humbën shpresat.
Për çlirimin e Deçiqit përvec malesorëve muarën pjesë edhe njesit e rregullta ushtarake malazeze nën komandën e gjeneraleve malazez Janko Vukotiqit dhe Mill Spasit.
Gjatë vitit 1912 në përleshjet qe u zhvilluan në Deçiq me 28 mars dhe 3 maj, mbetën të vrarë 14 malesorë.
Po në maj të vitit 1912 në Bukoviq u zhvillua luftë e përgjakshme, ashtu edhe në Helmicë e në Qafë të Kishës. Në këto përleshje mbetën të vrarë afër 15 malesorë.
Në luftërat e përgjakshme që bëri Malësia kundra ushtris turke, duke filluar prej vitit 1907-1912 mbetën të vrarë 150 malesorë, kurse u plagosën afer 90.
Ata gjatë kësaj kohë çliruan, me perjashtim të Kalasë së Shipshanikut të gjitha trevat e Malësisë së Mbishkodrës.
Përpjekjet e malësorëve me armë e material ushtarak i ndihmoi edhe Mali i Zi.
Mbas largimit të ushtris turke nga Kalaja e Shipshanikut, malesorët muarën pjesë së bashkut me formacionet ushtarake malazeze në luftërat e ndryshme gjër me Shkodër.
Përleshjet më të përgjakura u zhvilluan në Bardhajt e Shkodrës dhe në Tarabosh.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi