Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Aforizma, thenie për shoqërinë EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Aforizma, thenie për shoqërinë

Shko poshtë

Aforizma, thenie për shoqërinë Empty Aforizma, thenie për shoqërinë

Mesazh nga Admin Wed Dec 22, 2010 12:19 pm

S H O Q Ë R I A



- Shoqëria është si ajri, e nevojshme për frymëmarrjen, por e pamjaftueshme për jetën.

Shou

- Derisa shoqërinë nuk e "qëlloni" me pëllëmbë në fytyrë, as ajo nuk do t'ju parashtrojë pyetje të papërshtatshme.

Spenseri

- Të jesh "mbi shoqëri" thjesht do të thotë "të mos jesh" në të.

Vranici

- Ai që dëshiron të përmirësojë shoqërinë duhet të fillojë me veten.

Lagerlefi

- Ndihma jonë është vetja jonë.

De Rada

- Dhe nëntëdhjetë e nëntë herë po të rrëzohemi, duhet të ngrihemi përsëri.

P.N. Luarasi

- Moti i ri mos të gjejë vetëm një mot më plak, po edhe një mot më të mençur.

Noli

- Unë futem midis njerëzve dhe shkrihem me të gjitha masat e popullit.

A. Moisiu

- Ne jemi një pikë në oqeanin e guximit, po mos të ishte kjo pikë do t'i mungonte diçka oqeanit.

Nëna Tereza

- Popujt rëndomë ecin pas flakës ndriçuese të gjenive, por ngrohen me fjalët e atyre që përbëjnë vlimin e zakonshëm të jetës njerëzore.

R. Qosja

- Me frikën e të nënshtruarve dhuna vetëm zmadhohet.

H. Sulejmani

- Bujqësia s'do vetëm tokë, por edhe kokë.

Xoxa

- Prej atyre që kanë bërë tradhti s'mund të kërkohet ta shpjegojnë tradhëtinë.

R. Qosja

- Mos u bën thupër e kurrkujt, e më atë thupër t'u grahësh të tjerëve.

N.Rahmani

- Lavdimi është i mirë kur nuk futet në këmbana të larta.

Rela

- Kush lëron rrezikun dhe mbjell fatkeqësinë, atë dhe do ta korrë.

R.Qosja

- Mos vështro vetëm nga derdhet lumi, vështro edhe nga shkon.

Xoxa

- Më mirë të të rrahë yti, sesa të të puthë i huaji.

M.Kallamata

- Mos u shiko në pasqyrë, kërko veten tënde midis të tjerëve dhe njihe.

Aleandri

- Koprracit i mungon njësoj edhe ajo që ka , edhe ajo që s'ka.

Publie Sir

- Talenti s'është gjë tjetër veçse qëndrimi ynë ndaj punës.

Gorki

- Të dobëtit çdoherë e fillojnë të parët.

Fareli

- Tradhtia e mikut është sprovë e parë për të tradhtuar atdheun.

Vidi

- As ata që e duan të vërtetën, as ata që e duan të bukurën, nuk mund të mirren me politikë, sepse ajo nuk mirret as me të vërtetën, as me të bukurën.

Kamy

- Mendjemadhësia është krenaria e njerëzve të dobët.

Verneri

- Kur dikush nuk ka atë që do, duhet të dojë atë që ka.

Zola

- Kush kursen patkoin, humb kalin.

Krilovi

- I trembet përbuzjes vetëm ai që e meriton atë.

La Rosh

- Nuk ka lugë që asnjëherë s'ka prekur anët e tenxheres.

Dode

- Pakënaqësia është hapi i parë kah përparimi i ndonjë njeriu a populli.

Uajldi

- Mos mendoni se më keni zënë pisk dhe fajin tim e keni dëshmuar.

Bibla

- Dy janë tragjeditë: të mos kesh ç'të do zemra në jetë, e tjetra të kesh ç'të duash.

Shou

- Arsyeja na mashtron më shpesh se natyra.

Vonenargu

- Kënaqësitë, me gjithë se janë baza dhe burimi i lumturisë, nuk duhet të dominojnë mbi njeriun, por anasjelltas, njeriu në bazë të arsyes duhet të dominojë mbi to.

Aristipi

- Fisnikëria s'vlen pesë para,kur i mungojnë cilësitë morale.

Molieri

- Çdokush duhet të krijojë rrugën e vet dhe nëpër të të ecë vetëm.

Pazi

- Ngjan që ata, të cilët vrapojnë pas asaj që është e padobishme dhe që kërkojnë vetëm atë që është e tepërt, nuk arijnë as atë që u nevojitet.

Plutarku

- Nga morali di vetëm se e moralshme është ajo pas së cilës ndihesh mirë, kurse e pamoralshme ajo pas së cilës ndihesh keq.

Heminguei

- Çdo sukses i madh është triumf i këmbënguljes.

Z.Grafi

- Egoizmi është i luhatshëm si shkëmbi.

Bjelinski

- Unë jam hi aty ku dikur isha zjarr.

Bajroni

- Ekzistojnë momente kur çdo gjë të duket e zezë. Mos u brengos, do të kalojë.

Renardi

- Bleta: shumë flitet për zellin tim. Sa më përket mua, më shumë krenohem për thumbin tim.

Çapeku

- Mos ia dëshironi tjetrit atë që ia dëshironi vetes. Ndoshta ai ka shije tjetër.

Shou

- S'ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni. Me rëndësi është se në cilin stacion zbritni.

Tueni

- Kur të mbetesh pa argumente, ofendo kundershtarin.

Ciceroni

- Mos mendo se sheh nëse i ke sytë çelur.

Gëte

- Kur je i zemruar numro deri në katër, e kur je shumë i zemruar shaj se të kalon.

Tueni

- Për të njohur mirë një tjetër duhet të njohësh më parë veten.

Shekspiri

- Kur ata që vinë pas nesh nuk na arrijnë dot, atëherë betohen se ne kemi tradhtuar.

Ebner-Eshenbahu

- Nuk ekzistojnë as suksese të lehta, as mossuksese të përhershme.

Prusti

- Çdo gjë që është e vlefshme për njerëzimin, është edhe fisnike.

Dostojevski

- Nga fanatizmi në barbarizëm lypset vetëm një hap.

Didro

- Me çdo gjë që ke lënë të të kalojë ke fituar diçka, me çdo gjë që fiton, humb diçka.

Emersoni

- Bindjet nuk edukohen lehtë.

Dobrolubovi

- Në ditët e triumfit, mos harroni disfatat.

Kineze

- Pesimisti është optimist me përvojë.

Ditrih

- Të përgojosh do të thotë të tregosh mëkatet e të tjerëve.

Bushi

- Disa kujtime janë si armiku i përbashkët: dinë të na pajtojnë.

Prusti

- Edhe femra e mirë është femër, por cigarja e mirë është tym.

Kiplingu

- Syri është dritarja e shpirtit.

Da Vinçi

- Egoizmi është këshilltari më i keq.

N. Bonaparte

- I besoni mendjes sepse ajo sundon botën.

Anaksagora

- Mjerimi nuk vjen vetëm si pararojë, por i shtrirë si batalion.

Shekspiri

- Mos lëngoni për atë që nuk ekziston më, sepse sikur të mos ndryshonte asgjë, së shpejti çdo gjë do të bëhej e mërzitshme.

Baueri

- Unë isha i qetë vetëm nëntë muajt e kaluar në barkun e nënës sime: sigurisht këtë paqë të paralindjes do ta gjej vetëm në zgorin e nënës sonë të përbashkët, pas vdekjes.

Shatorbriani

- Ekzistojnë tri gjëra që kam dashur, të cilat kurrsesi nuk i kam kuptuar. Këto janë muzika, vizatimi dhe gratë.

Fonteneli

- Ka diçka në pritjen e mërzitshme: kjo e shtyn njeriun të dëshirojë të fillojë dhe të kryejë sa më parë atë që e pret me drojtje.

Stanisllavski

- Edhe xhuxhmaxhuxhi mund t'i hidhërohet viganit, mirëpo guxon të flakareshë vetëm xhuxhmaxhuxhin.

Katajevi

- Kur i shkoni të sëmurit për vizitë, trimëronie, se kjo juve nuk ju kushton fare, kurse atë e ndihmon.

Muhameti

- Rruga e drejtë është kjo: zotëro ato që kanë bërë paraardhësit dhe ec përpara.

Tolstoj

- Më mirë të meritosh e të mos fitosh, sesa të fitosh e të mos e meritosh.

Spenseri

- Nuk është fat për njerëzit as paraja, as turpi, por nderi dhe mendja.

Demoknti

- Fjalosja është tym i dashurisë.

Berne

- Shumë më mirë është të jemi përherë të çmuar, sesa vetëm ndonjëherë të admiruar.

Ruso

- Kush nuk dëgjon këshillën parapëlqen të dëgjojë qortimin.

Saadi

- Të jesh pesimist me ndjenja, duhet të jesh i ri me mend.

Gëte

- Ku ka frikë, nuk ka besim.

Gandi

- Më parë do të bëhesha i pari në fshat se i dyti në Romë.

Cezari

- Sikur shtazët të dinin të flisnin, pa dyshim për shumë të meta tona do të thoshin "kjo është njerëzore" siç themi ne "kjo është shtazarake".

Safiri

- Nëse heshtja u ka hije të mençurve, ajo edhe më shumë u ka hije budallenjve.

Tolstoj

- Mospërfillja është si akulli i poleve. Ajo ngrin gjthçka.

Balzaku

- Të jesh vetëm është më mirë se të jesh në shoqëri të keqe; më mirë të jesh në shoqëri të mirë sesa vetëm; të flasësh mirë është më mirë se të heshtësh, por heshtja është më e mirë se fjala e keqe.

Muhameti

- Mendjemadhësia më shumë është shenjë e nënçmimit të vetvetes sesa krenari.

Suifti

- Lepuri mendon se çdo sulm është përgatitur kundër tij.

Z.Lençi

- Për mirëkuptim reciprok nevojitet pak ngjashmëri, për dashuri reciproke nevojitet pak ndryshim.

Zheraldi

- Asgjë që ka qenë e vlefshme në të kaluarën nuk humbet, asnjë e vërtetë ose e mirë që e ka krijuar njeriu nuk vdes kurrë, as që mund të vdesë.

Skoti

- Në botën e njeriut bukuria është e lidhur me vuajtjen, kurse vuajtja me shpëtimin. Asgjë të ngjashme nuk ka në natyrë.

Myleri

- Nderi im është jeta ime dhe të dyja janë bashkë. Nëse më merrni nderin, jetën time nuk e keni shpëtuar dot.

Shekspiri

- Ai që ka më pak sesa dëshrion, duhet të dijë se ka më shumë sesa vlen.

Lihtenbergu

- Gjërat e mëdha mund të tregohen në shënjat e vogla.

Frojdi

- Më mirë është të kafshosh në jetë, sesa të hash gjuhën tënde.

Kaflut

- Guximi është virtyt i mirë, qëndrimi është më i mirë.

La Fonteni

- Vetëbesimi është burim i mirëbesimit ndaj të tjerëve.

La Roshjuko

- Pritja e kënaqësisë shpesh është shumë më e rëndë se vetë pritja.

Tmnaseu

- Të pakënaqurit kërkojnë në gotë nguëshllimin, qyqarët guximin, kurse të turpshmit vetëbesimin.

Jonsoni

- Kujtesa më thotë se unë e kam bërë këtë gjë, krenaria më thotë se s'e kam bërë: më në fund kujtesa lëshon pe.

Niçe

- Unë nuk shpreh diçka, unë përpiqem të prodhoj diçka.

Simoni

- Pa ëndje e bredhje nuk piqet asnjë individ.

Hegeli

- Fundi varet nga fillimi.

Manilia

- Vetëm heshtja është e madhe, çdo gjë tjetër është dobësi.

Vynji

- Miku më i madh i së vërtetës është koha, më i madhi armik i saj është paragjykimi, ndërsa shoqëruesja e përhershme është përulësia.

Koltoni

- E kaluara ka vetëm një bukuri, pse është e kaluar.

Ualjdi

- S'mund t'i japësh flakë një pylli të madh po s'të ndihmoi era.

Pandita

- Humbja e parave është gjë e lehtë; humbja e nderit është e rëndë; humbja e guximit është e pakompensueshme.

Gëte

- Askush nuk është aq i shurdhër sa ai që nuk dëshiron të dëgjojë.

Karajani

- Mos i besoni suksesit. Kur gjithçka vete sipas dëshirave tuaja, atëherë më shumë duhet t'ju frikësojë mossuksesi.

Spinoza

- Pesimizmi im është një formë e optimizmit.

Kokto

- Zoti gëzohet me numrat tek.

Virgjili

- Ajo që e bën fisnike një gjë është pavdekshmëria e saj.

Da Vinçi

- Besimi i tepërt shpesh është marri, kurse mosbesimi i tepërt të shumtën është fatkeqësi.

Nestori

- Nuk ka qëllim të madh pa sakrifica të mëdha.

Cezari

- O diell, po të mos ishin jerëzit që i ngroh e u jep jetë, ç'kuptim do të kishte lindja jote?

Niçe

- S'është vështirë të bësh kurorë, por është vështirë të gjesh kokë të mire për të.

Gëte

- I mjerë koka kur e komandon bishti.

Seneka

- Iluzionet bëhen të rrezikshme nëse nuk mund të prodhojnë kurrfarë iluzionesh.

Valeri

- Nëse dikush ecën tërë ditën dhe në cakun e vet arrin në mbrëmje, mjafton.

Petrarka

- Në gojë dhe në penë kemi shpesh principe të larta, ndërsa në zemër, më të shumtën, motive të vogla.

Jenseni

- Kush frikësohet nga vuajtja, vuan nga frika e vuajtjes.

Montenji

- Edhe në ëndërrimct më të bukura njeriu nuk niund t'ia kalojë natyrës.

Gëte

- Njësoj duhet të notosh, si të biesh në lumë, si në det. Të dyja janë ujë.

Hesiodi

- Rruga që të shpie poshtë, po ajo të shpie lart.

Herakliti

- Shumica bëhen trima vetëm kur nuk shohin asrijë zgjidhje tjetër.

Fokneri

- Unë nuk e di çfarë ka qenë gjyshi, më shumë më intreson ç'do të bëhet nipi i tij.

Linkolni

Çdoherë kur ju dëgjoj, nuk jam i lumtur me vetveten.

Luigji XIV

- Njeriu mund të ngjitet në majat më të larta, mirëpo atje nuk mund të qëndrojë gjatë.

Debysi

- Sikur nxënsi të jetë në gjendje t'i përgjigjet çdo pyetje, atëherë ç'do të bënte mësuesi?

Xhonsoni

- Bashkëudhëtari i mirë shkurton udhëtimin.

Goldshmiti

- Asnjëherë nuk shkohet aq larg, si atëherë kur nuk dihet ku shkohet.

Talercmi

- Dëgjoje atë që të bën vërejtje për të metat tua, si të zbulonte pasurinë më të madhe.

Buda

- Ai që para kohe kërkon falje, akuzon veten.

Spanjolle

- Mbani mend: ngi të gjitha plagët, të pashërueshme janë ato që burojnë nga gjuha, shikimi me përbuzje dhe tallja.

Balzaku

- Disa gjëra është yhumë më lehtë të përligjen, sesa të arsyetohen.

Shamfori

- Pyetja që nuk shtrohet në kohën e duhur vetëm shkakton tollovi dhe pengon.

Turgenjevi

- Urrejtjen ta fshehësh është lehtë, dashurinë është vështirë kurse indiferencën edhe më vështirë.

Berne

- Është humbur vetëm gjëja nga e cila heqim dorë.

Lesingu

- Kush e sheh qiellin në ujë, sheh edhc peshqit në drutij.

Lao Ce

- Kë e duan perënditë, vdes i ri.

Platoni

- Ata që nuk e mbajnë mend të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin.

Kafka

- Përsëritja është nëna e dijes.

Latine

- Qetësisht diskuktojmë vetëm për gjëra që nuk na interesojnë.

Xhonsoni

- Kush dëshiron të këndojë, gjithmonë do ta gjejë këngën.

Suedeze

- Syri shkon ku dëshiron, kurse këmba asnjëherë.

Dikensi

- Cinik është njeriu që çdo gjëje ia di çmimin, por asnjëres vlerën.

Uajldi

- Kur njeriu zë të përpëlitet nëpër shtrat, është koha ta braktisë.

Uelingtoni

- Më parë ndërto stallën, pastaj bli lopën.

Krilovi

- Mos qaj, mos u hidhëro, vetëm kupto.

Spinoza

- Mendjehollësitë e disave shpesh janë meritë e të tjerëve.

Hygo

- Mëngjesin (kaftjallin) haje vetë, drekën haje me miq, kurse darkën jepja armikut.

Kineze

- Ç'do të thotë të udhëtosh ?Të ndërrosh vendin? Jo. Të ndryshosh iluzionet dhe paragjykimet.

Fransi

- Kur syri nuk sheh, zemra nuk vuan.

Servantesi

- Utopistët janë njerëz të lumtur, sepse kurrë nuk presin t'u realizohen ëndrrat.

Renoari

- S'ka asgjë më lehtë në botë se të lcsh duhanin. Këtë e them nga përvoja, sepse deri më sot këtë e kam bërë njezet herë.

Tueni

- As vdekja s'ka doraethënie, krahasuar me ate që është e përjetshme.

Aragoni

- Nuk më intereson aspak se çfarë thonë rninistrat e mi, nëse bëjnë atë që dëshiroj unë.

Theçeri

- Kur është e fortë mendja, trupi është plot ndjenja.

Shekspiri

- Pa shpenzime as lind e as vdes njeriu.

Gorki

- Ndarja paraqet fillimin e lindjeve të kujtimeve.

Dali

- Kush nuk e di cili jam unë, le të mos më japë këshilla

Sofokliu

- Asgjë nuk japim rnë me bujari se këshillat.

La Roshjuko

- Shoqëria është aftësi e njeriut t'i kufizojë qejfet në përmasa normale dhe me mish e shpirt fi kushtohet çështjes së përparimit të shoqërisë.

H.Sulejmani

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi