Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Kam mësuar se... EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Kam mësuar se... EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Kam mësuar se... EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Kam mësuar se... EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Kam mësuar se... EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Kam mësuar se... EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Kam mësuar se... EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Kam mësuar se... EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Kam mësuar se... EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Kam mësuar se... EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Kam mësuar se... EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Kam mësuar se... EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Kam mësuar se... EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Kam mësuar se... EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Kam mësuar se... EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Kam mësuar se...

Shko poshtë

Kam mësuar se... Empty Kam mësuar se...

Mesazh nga Admin Wed Dec 22, 2010 12:18 pm

Kam mësuar se...
Nuk mund ta bësh dikë që të t'dashurojë.
E tëra që mund të bësh është të jesh dikush që dashuron.
E pjesa tjetër varet nga pala tjetër.

Kam mësuar se...
Pa marr parasyshë sa kujdesem unë,
disa njerëz nuk ma kthejnë kujdesin.

Kam mësuar se...
Nevojiten vite të tëra për të ndërtuar besimin
dhe vetëm një sekondë për ta shkatërruar atë.

Kam mësuar se...
Nuk llogaritet se ç'ka ke në jetën tënde
por, ajo që llogaritet është kush është në jetën tënde.

Kam mësuar se...
Mund të mbështetesh në sharmin tënd për më së shumti pesëmbëdhjetë minuta .
Pas kësaj më mirë është të mësosh diçka.

Kam mësuar se...
Nuk është e rëndësishme ajo që ndodh me njerëzit.
E rëndësishme është ç'ka bëjnë ata për këtë gjë.

Kam mësuar se...
Mund të bësh shumë gjëra për një çast,
që gjithë jetën do t'sjellin kokëçarje.

Kam mësuar se...
Pa marr parasyshë si e shtreson një gjë,
gjithnjë ekzistojnë dy anë të asaj shtrese.

Kam mësuar se...
Më nevojitet kohë e gjatë,
që të bëhem personi që dua të jem.

Kam mësuar se...
Se shumë më lehtë është të reagosh,
se të mendosh.

Kam mësuar se...
Nga të dashurit gjithnjë duhet të ndahemi me fjalë të dashura.
ngase mund të jetë hera e fundit që i shohim.

Kam mësuar se...
Mund të shkosh shumë më gjatë,
pas asaj që mendon se s'mundesh më.

Kam mësuar se...
Ne jemi përgjegjës për atë që bëjmë,
pa marr parasyshë si ndihemi.

Kam mësuar se...
Ose ti e kontrollon qëndrimin tënd,
ose ai të kontrollon ty.

Kam mësuar se...
Heronjtë janë njerëz që e bëjnë atë që duhet bërë,
kur nevojitet të bëhet një gjë e tillë, pa i marr parasyshë pasojat.

Kam mësuar se...
Për t'u mësuar me falë,
duhet të ushtrosh gjatë.

Kam mësuar se...
Ekzistojnë shumë njerëz që ju duan pa masë,
por thjeshtë nuk e dijnë mënyrën si t'ju tregojnë.

Kam mësuar se...
Paraja është mënyrë dështuese për të llogaritur suksesin.

Kam mësuar se...
Ndonjëherë, njerëzit që ju keni pritur t'ju shqelmojnë kur jeni të shtrirë në tokë,
do të jenë ata që do t'ju ndihmojnë të ngriteni në këmbë.

Kam mësuar se...
Ndonjëherë kur jam i hidhëruar, kam të drejtë të jem i hidhëruar,
por kjo s'më jep të drejt të bëhem i pamëshirshëm.

Kam mësuar se...
Miqësia e vërtetë vazhdon të rritet, qoftë edhe përtej distancave të mëdha
e njëjta gjë ndodh me dashurinë e vërtetë.

Kam mësuar se...
Vetëm nëse dikush nuk ju do në mënyrën që ju dëshironi t'ju dojë
nuk do të thotë se nuk ju do me gjithë ç'ka ka.

Kam mësuar se...
Familja juaj nuk do të jetë gjithnjë pranë jush. Duket qesharake, por njerëzit me të cilët s'keni fare lidhje mund të
kujdesen për ju, t'ju duan dhe t'ju mësojnë që sërish t'i besoni njerëzve.
Familjet nuk janë afërsi biologjike!

Kam mësuar se...
Pa marr parasysh se sa i mirë është miku juaj,
ka për të ju lënduar kohë - pas kohe, dhe ju duhet të mësoheni t'ia falni për një gjë të tillë.

Kam mësuar se...
Gjithnjë nuk mjafton të jesh i falur nga të tjerët.
Ndonjëherë duhet të mësohesh që edhe vetë të fal.

Kam mësuar se...
Pa marr parasysh sa keq është thyer zemra jote
bota nuk ndalet për shkak të pikëllimit tënd.

Kam mësuar se...
Kushtet dhe rrethanat mund të ndikojnë për atë kush jemi ne,
por ne jemi përgjegjës për atë se kush bëhemi në ardhmëri.

Kam mësuar se...
Vetëm për shkak se dy njerëz fjalosen, kjo nuk do të thotë se nuk e duan njëri tjetrin,
dhe vetëm për shkak se nuk fjalosen, nuk do të thotë se e duan njëri tjetrin.

Kam mësuar se...
Nuk duhet t'i ndyshojmë miqtë;
Nëse i kuptojmë ndryshimet e tyre

Kam mësuar se...
Dy njerëz mund të shikojnë saktësisht në të njëjtën gjë
dhe të shohin plotësisht dy gjëra të ndryshme.

Kam mësuar se...
Pa marrë parasyshë pasojat,
ata që janë të sinqertë me veten arrijnë më larg në jetë.

Kam mësuar se...
Besimi i varur në mur nuk ju bën krijesë të këndshme njerëzore.

Kam mësuar se...
Fjala "dashuri" mund të ketë shumë kuptime
dhe e humb vlerën kur përsëritet për së tepërmi.

Kam mësuar se...
Është vështirë të tërhjekësh vijë mes asaj të jesh i këndshëm,
dhe të mos i lëndosh ndjenjat e njerëzve,
dhe njëherit të ngritesh lart për atë që beson.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi