Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
O NJERI I MIRË!  EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
O NJERI I MIRË!  EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
O NJERI I MIRË!  EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
O NJERI I MIRË!  EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
O NJERI I MIRË!  EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
O NJERI I MIRË!  EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
O NJERI I MIRË!  EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
O NJERI I MIRË!  EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
O NJERI I MIRË!  EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
O NJERI I MIRË!  EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
O NJERI I MIRË!  EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
O NJERI I MIRË!  EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
O NJERI I MIRË!  EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
O NJERI I MIRË!  EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
O NJERI I MIRË!  EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

O NJERI I MIRË!

Shko poshtë

O NJERI I MIRË!  Empty O NJERI I MIRË!

Mesazh nga Admin Mon Dec 20, 2010 12:06 am

NJERI I MIRË!


Nuk do të jesh i mirë për të gjithë
Ashtu si mjalti që nuk do jetë i ëmbël për të sëmurët
Edhe nëse je pafundësisht i mirë
Nuk do të jesh i mirë për ata që s’e besojnë pafundësinë

Edhe po u ngjite në majen më të lartë
Edhe po u zhyte në detin më të thellë
Prapë se prapë s’do të jesh i mirë për të gjithë
Zogjtë e malit e peshqit e detit do të tremben nga ti
Edhe pse ti nuk jeton për ta trembur askë

Edhe nëse për të gjithë bëhesh dritë
Dije se ata që lakmojnë jetën e hutinit
Do të dëshpërohen nga prania jote
Edhe nëse vetmohesh në shpellën më të errët
për të mos e lënduar asnjë zemër në botë
Sërish nuk do të jesh i mirë për të gjithë
Sepse ata që ndjekin gjurmët e mirësisë
do të kenë nevojë për dritën tënde

Ti shembëllehesh me pemën që u bën hije të gjithëve njëlloj:
Si atyre që të ujisin, ashtu edhe atyre që të gjuajnë me gurë
për t’i këputur frytet nga dega atëherë kur nuk arrijnë t’i kapin dot me dorë.
Ti nuk mashtrohesh me hijen tënde
Sepse sado e madhe apo e vogël të shfaqet ajo në takim me dritën
Ti e njeh veten dhe njerëzit i peshon me cilësitë e tyre

O njeri i mirë

Edhe nëse e ushqen me nektar gjithë njerëzimin
Prapë se prapë nuk do jesh i mirë për ziliqarin
që pranon të jetojë vetë i uritur
Vetëm e vetëm që ti të mos jesh i ngopur
Edhe ty të shijon ushqimi i këndshëm
Por kur sheh se mizat kanë filluar të bien në ushqim
Ti e braktis atë fare dhe largohesh
Sepse ti je për të gjithë, por nuk je si asnjëri

Ti nuk grindesh me ata që janë veshur me qefinin e paditurisë
Sepse zemra jote e di se diçka që ata e kanë përqafuar pa arsye
Ti s’mund t’ua heqësh me arsye
Por mirësia jote është mbi arsyen tënde dhe paarsyen e tyre
Sepse e mira ekziston para arsyes dhe arsyeja ekziston për ta zgjedhur të mirën
Meqë ti nuk mund ta zgjedhësh ardhjen apo mosardhjen tënde në botë
Ti ke zgjedhur të mirën e botës që të mos zgjidhesh nga e keqja e saj
Atëherë, si mund të jesh i mirë për të gjithë kur ti nuk e do të keqen?

O njeri i mirë!

Ti ke pranuar të durosh dhimbjen që vjen nga e vërteta
Prandaj nuk i merr për ilaç gënjeshtrat
Ti ke vdekur para se të vdesësh, prandaj je më i gjallë se të gjallët
Ti ke shkruar në epitafin tënd një fjalë të urtë si gjithë njerëzit e dlirë:

“Është mirë të jesh i rëndësishëm, por më e rëndësishme është të jesh i mirë.”

Fatmir Muja
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi