Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Wed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Wed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Thu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Thu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Sun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Sun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Tue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Mon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Mon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Sun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Tue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Tue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Sat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Mon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Tue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Përgjigje sensacionale?!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përgjigje sensacionale?!

Mesazh nga Admin prej Thu Nov 11, 2010 7:11 pm

Përgjigje sensacionale?!

Disa përgjigje të çastit por sensacionale!

- Kur Sulltani Alparsllan po përparonte drejt tokave Bizante në krye të një ushtrie prej 27 mijë ushtaresh, i afrohet njeri nga ushtaret dhe me një zë si në hall i thotë sulltanit...
300 mijë ushtar të armikut po afrohen drejt nesh!!!.

Sulltani i jep këtë përgjigje:

- Edhe ne po i afrohemi atyre..

********

- Kur e dënuan Sokratin me vdekje, e shoqja i shkoi pranë dhe i tha "po të ekzekutojnë pa të drejtë"...

Sokrati i përgjigjet:

- Pse si dëshiroje ti, të më ekzekutojnë me te drejtë?!

*********

- Në një mbledhje një njeri i drejtohet Mehmet Akifit për ta poshtëruar.

- Më falni, veterinar jeni ju???

Mehmet Akif pa e prishur terezinë:

- Po ju dhemb ndonjë vend???

*********

Një ditë filozofi Diogjeni ndeshet në një rrugicë me një njeri shumë të pasur e mendjemadh. Rrugica ishte aq e ngushtë sa po të mos hapte rrugë njeri nuk mund të kalonin. I pasuri i tha Diogjenit që nuk e hapte rrugën ndonjë njeriu të rëndomtë. Diogjeni duke i hapur rrugën ia ktheu:

- Ndërsa unë po...

*********

Javuz Sulltan Selimi si shumë sulltan tjerë të Osmanëve nuk e tregonte asnjëherë vendin që po nisej për të luftuar. Në prag të një lufte, një ministër iu lut shumë që t'i tregonte vendin të cilin do të sulmonin. Sulltani e pyeti:

- A di ti të mbash sekret?

- Po ,di.

- E po edhe unë di.

*********

- Një nga qeveritarët e Francës u ngritë të kritikonte Napoleonin dhe duke vënë gishtin në hartë tha: "Në fillim duhet të pushtojmë këtë pjesën këtu, pastaj këtë e atë".

Napoleoni iu përgjigj:

- Nëse ato vende mund të merreshin vetëm me një të lëvizur të gishtit,edhe unë ashtu si thua ti, do të kisha vepruar...

********

- Pyetën një Filozof

- A i beson Fatit?

Filozofi iu përgjigj:

- Patjetër, ndryshe skam si të shpjegoj sukseset e njerëzve që nuk i dua...

*********

Njëherë sulltani i Egjiptit u zëmërua me Hakim Nabulsin dhe e vendosi në një kopsht bashkë me Luanët. Një luan iu afrua, i morri erë dhe më pas e la. Kur shpëtoi nga kjo sprovë, njerëzit e pyetën më pas: "Allahile çfarë mendoje në ato qaste kur t'u afrua luani dhe të merrte erë?"?

Ky iu përgjigjet: Në ato çaste po falesha dhe mendoja nëse pështyma dhe jargët e tij janë të pastra apo të fëlliqura, pasi që kisha frikë se mos po ma prish abdesin dhe të vdesë si i papastër"

*********

Një fshatar duke udhëtuar me devenë e tij në shkretëtirë ndeshet me një burrë me buzë të thara nga etja e që mezi ecte nga lodhja. Fshatari zbriti nga deveja dhe i dha ujë për të pirë. Burri pasi piu ujin i dha një të shtyrë fshatarit. Pastaj i hipi devesë dhe filloi t'ia mbathte.

Fshatari e thërret nga mbrapa.

Hej, Mirë, në rregull. Merre devenë dhe ik, por kam një lutje për ty. Të lutem mos ia trego askujt këtë ngjarje!!!

Hajduti i çuditur nga kjo kërkesë ndaloi pak dhe e pyeti për arsyen. Fshatari i dha këtë përgjigje që duhet të jetë mësim për të gjithë:

"Po ta tregosh këtë, kjo ngjarje do të përhapet kudo dhe njerëzit nga frika nuk do t'i ndihmojnë më nevojtarët (lypësit) që i shohin në rrugë"
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi