Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Sun Feb 02, 2014 1:15 am nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Sun Feb 02, 2014 1:14 am nga Admin

» Fatura e jetës
Tue Jan 21, 2014 12:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Mon Dec 30, 2013 1:39 am nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Mon Dec 30, 2013 1:30 am nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Sat Dec 21, 2013 11:35 pm nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Tue Aug 06, 2013 12:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Tue Jul 30, 2013 12:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Sat May 25, 2013 10:40 am nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Sun May 05, 2013 11:58 pm nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Tue Jan 22, 2013 8:26 am nga Admin

» Një orë nga koha yte
Fri Jan 11, 2013 12:30 pm nga Admin

» E mira dhe e keqja.
Fri Jan 11, 2013 12:20 pm nga Admin

» Një minutë.
Fri Jan 11, 2013 12:20 pm nga Admin

» Mobilje speciale për të bërë dashuri
Fri Dec 07, 2012 4:41 am nga Admin

Sondazh

E drejta e detyrimeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

E drejta e detyrimeve

Mesazh nga Admin prej Tue Nov 09, 2010 12:40 am

E DREJTA
DETYRIMEVE
37 Pyetje


1

E DREJTA E DETYRIMEVE

P-1. Subjektet e detyrimeve dhe karakteristikat e maredhenieve te detyrimeve
Cdo person fizik dhe juridik apo cdo pjesemarres ne raportin konkret ka cilesine e subjektit te
detyrimeve.
Raporti detyrimor eshte; raport juridik; raport ne mes te subjketeve te caktuara; raport i cili permban
kerkese per detyrim; raporti i cili ka per object nje te mire; raport me karakter pasuror; raport ne
harmoni me ligjin.

P-2. Burimet e maredhenieve te detyrimeve
Burime te maredhenieve te detyrimeve jane: kontrata; delikti; pasurimi pa baze juridike; shprehja e
njeanshme e vullnetit; kryerja e puneve pa autorizim; ligji; dhe koventat nderkombetare.

P-3. Sjellja e pjesëmarrësve ne treg
Ligji mbi maredheniet detyrimore parimisht thot se “OPB dhe pjesemarresit e tjere ne qarkullim jane te
obliguar qe ne raportet detyrimore te sillen ne harmoni me tregun dhe politiken e perckatuar ekonomike,
qe te mos e destabilizojne tregun dhe te mos u sjellin dem pjesemarresve te tjere, konsumatoreve e as
bashkesise shoqerore ne teresi”. Sanksioni per cenim te kerkesave te percaktuara eshte i ashper dhe
permbahet ne nulitet te vete punes juridike.

P-4. Parimi i ndergjegjshmerise dhe nderit
Ligji thot” Ne sajimin e raportit detyrimir dhe ne realizimin e te drejtave dhe detyrimeve nga ai raport,
pjesemarresit jane te obliguar t’u permbahen parimit te mirebesimit dhe nderit”. Ndergjegjshmeria dhe
dneri ne kushtet aktuale jane parim themelor te cilit domosdo duhet t’i permbahet cdo pjesemarres i
raporteve detyrimore.
Si parime te tjera jane: barazia e pjesemarresve; parimi i lirise ne rregullimin e maredhenieve te
detyrimeve; ndalimi i hskaktimit te demit; ndalimi i keqperdorimit te se drejtes; parimi i sjelljes gjate
ushtrimit dhe realizimit te te drejtave.

P-5. Detyrimet
Lidhja e kontrates – kontrata eshte pune juridike per lidhjen e se ciles kerkohet pelqimi i vullnetit te
subjekteve pjesemarres. Si kushte te kontrates jane:
1)aftesia e kontraktimit; 2) pajtimi i vullnetit; 3) lenda e kontraktimit; 4) baza juridike e kontrates. Sipas
ligjit nje kontrate eshte e lidhur atehere kur ofertuesi merr deklaraten e atij te cilit i eshte bere oferta.
Ekzistojne edhe kontratat e detyrueshme sic eshte kontrata mbi sigurimin.
Shprehja e vullnetit – vullneti per lidhjen e nje kontrate mund te shprehet ne menyra te ndryshme: me
fjale, gjeste, apo sjellje te tjera. Ekziston shprehja e vullnetit ne menyre shprehimore dhe vullnetin e

2
shprehur ne menyre indirekte. Vullneti indirect vie ne shprehje kur nje person me sjelljet e veta ben te
kuptohet se deshiron te lidh kontrate.
Negociatat – Ne shume raste, lidhjes se kontrates i paraprijne negociatat. Negociatat nuk permbajne
elemente te ofertes, prandaj edhe nuk kane karakter detyrimor.
Koha dhe vendi i lidhjes se kontrates – Si kohe e lidhjes se kontrates konsiderohet momenti kur
ofertuesit i arrin deklarata se pala tjeter e pranon oferten. Si vend i lidhjes se kontrates konsiderohet
vendi ne te cilin eshte bere oferta, respektivisht vendi ne te cilin ofertuesi ka seline apo vendi ne te cilin
ofertuesi ka pasur vendbanimin ne kohen kur eshte bere oferta.
Oferta – Oferta eshte institucion juridik i cili ka karakter detyrimor. Oferta eshte propozim per lidhje te
kontrates drejtuar ndaj personit te caktuar , e cila ne vete permban te gjitha elementet qenesore te
kontrates, keshtu qe me pranimin e ofertes mund te lidhet kontrata. Oferta mund te jete edhe e
pergjithshme , kur ju drejtohet disa personave. Efekti juridik i ofertes gjindet ne prodhim te kontrates si
qellim kryesor. Ceshtja e revokimit te ofertes eshte e drejte e atij i cili edhe ka ofertuar. Per tu bere nje
oferte apo per tu lidhur nje kontrate ligji nuk parasheh si rregull ndonje forme.
Pranimi i ofertes – oferta konsiderohet se eshte pranuar atehere kur ofertuesi merr deklarimin e te
ofertuarit se ai e pranon oferten. Poashtu oferta trajtohet si e pranuar edhe kur i ofertuari e dergon
sendin ose e paguan cmimin.
Parakontrata – eshte kontrate me te cilen merret detyrimi qe te lidhet nje kontrate tjeter e quajtur
kontrate kryesore.
Objekti i kontrates – Objekt i kontrates mund te jete nje dhenie, veprim, mosveprim ose nje durim.
Nuliteti i kontrates per shkak te objektit – nje kontrate eshte nule nese: objekti i kontrates nuk eshte i
mundur; nese objekti i kontrates nuk eshte i percaktuar apo i percaktueshem; dhe kur objekti i kontrates
nuk eshte i lejuar.
Te metat e vullnetit
Te metat e vullnetit paraqiten si: kercenim; lajthim esencial; lajthim i motivit te kontratat pa kompensim;
mosmarrevshje; deklarim indirect; mashtrim, fiktivitet.

P-6. Forma e kontrates
Nuk ekziston ndonje rregull per formen e kontrates pos nese me ligj eshte parapare ndryshe. Varesisht
nga shume rrethana ligji parasheh edhe formen e kontartes. Ketu duhet dalluar formen e shkruar dhe
solemne; formen si efekt qenesor dhe efekt provues; formen ligjore dhe formen e kontraktuar; dhe
formen si cilesi te kontraktimit.
Kushti – kushti mund te jete i lejueshem dhe i palejueshem. Kur nje kontrate kushtezohet nga nje kusht i
palejueshem, atehere ligji ate kontrate e trajton si nule.
Afati – Ligji njeh afatet qe llogariten me dite, jave, muaj dhe vite.
Forcimi dhe sigurimi i kontrates – Pervec qe palet kontraten e lidhur e nenshkruajne, shpesh here ata
kane deshire qe ta forcojne dhe sigurojne ate. Si instrumente per kete LMD njeh kaparin dhe pendesen.
Kapari – si mjet perforcimi i kontrates do te thote dhenia e nje shume te te hollave apo ndonje sendi te

3
zevendesueshem nga njera pale kontraktuese pales tjeter si shenje se kontrata eshte lidhur. Kapari
dallon nga paradhenia apo pagesa e ndonje kesti sepse kapari pasi qe kontrata te permbushet apo
realizohet atehere kthehet ose llogaritet ne cmim.
Pendesa – pendesa eshte marreveshje, pajtim i paleve qe me dhenie te pendeses te terhiqen nga
kontrata.

P-7. Perfaqesimi
Eshte institut i cili mundeson qarkullim te shpejte e pa pengesa. Sipas ketij parimi kontrata dhe punet e
tjera juridike mund te nderrmeren edhe nepermjet perafqesuesit. Perfaqesuesi eshte i obliguar qe ta
njoftoj plaen tjeter se vepron si perfaqesues.
Bartja e kompetencave – kompetencat mund te barten ne tjetrin vetem kur per shkak te pengeses qe ato
pune te kryhen nga vet perfaqesuesi.
Tejkalimi i kufijve te kompetencave – pranimi i tejkalimit te kompetencave eshte kusht qe ajo kontrate te
kete efekt te i perfaqesuari. Ne rastet kur i perfaqesuari refuzon te pranoj tejkalimin e kompetencave te
perfaqesuesit te vet, ndersa pala tjeter nuk ka ditur e as qe ka pasur mundesi te dije se ka tejkalim, ligji
parasheh pergjegjesi solidarete tyre per demin te cilin e peson pala tjeter.

P-8. Prokura
Prokura apo autorizimi eshte kompetence per perfaqesim te cilen pushtetdhenesi me pune juridike e bart
ne te autorizuarin. Prokura apo autorizimi jepen ne forme te punes juridike qofte me veprim te
njeanshem qofte me kontrate te dyanshme. Forma e dhenies se procures gjithashtu eshte me rendesi.
Nderkaq kurdo qe behet fjale per vellim te procures duhet pasur parasysh parimin e restriksionit. Bazuar
ne kete parim prokuristi respektivisht i autorizuari ka mandat ti kryej vetem punet juridike te
permbajtura ne vete procure apo autorizim.
Terheqja e procures apo kufizimi i mandatit eshte i mundur edhe ne rastet kur mandatdhenesi ka hequr
dore nga kjo. Ne anen tjeter ky veprim mudnte behet edhe me deklarim te thjeshte , keshtu qe forma nuk
eshte pengese.
Shuarja e procures apo autorizimit gjen shprehje kurdo qe shuhet personi juridik i cili ka pasur autorizim.
Prokura shuhet edhe kur vdes autorizimdhenesi. Mirepo kur eshte fjala per nje pune te filluar e cila me
nderprerje shkakton dem per sukcesoret, atehere efekti i procures vazhdohet gjer ne perfundim te asaj
pune.
Prokura afariste – Nje person juridik mund ti jap procure apo autorizim afarist per lidhjen e nje kontrate
dhe kryerjen e puneve te rendomta por vetem qe i perkasin asaj veprimtarie. Karakterisitke e kesaj
procure eshte kufizimi kohor ose kufizimi vetem me nje pune ose lloj pune.
Autorizimet e agjentit tregtar – Agjenti tregtar eshte ai i cili ka kompetence te lidh pune juridike per
shitje te nje malli dhe ate te shenuar ne vete autorizimin e dhene nga organizata punuese. Agjenti tregtar
nuk ka kompetence te arketoje cmimin e as te shes me keste , pos nese per kete ka autorizim te vecante.
Ai ka autorizim qe per te autorizuarin te bej reklamacion dhe deklarata te tjera lidhur me realizimin e

4
kontratave.

P-9. Interpretimi i kontrates
Kontraktuesit mjaft shpesh kane mospajtim lidhur me ate qe e kane kontraktuar. Mospajtimet zakonisht
paraqiten me rastin e interpretimit te kontrates. Nga keto mospajtime lindin edhe konteste te ndryshme
dhe shtrohet nevoja per interpretim te kontrates.
Interpretimi domosdo duhet te permbahet ne vertetim se cka kane deshiruar palet me ate kontraktim, te
qartesohen paqartesite, te eliminohen mospajtimet dhe kundertheniet, dhe te gjendet domethenia e
vertete per nje shprehje apo rrethane te paqarte. Interpretimi i kontrates konsiderohet si ceshtje e
nderlikuar, andaj edhe ne kete funskion zbatohen shume rregulla te ligjit, praktikes gjyqesore dhe
shkences juridike.

P-10. Pavlefshmeria e kontratave
Kontratat e pavlefshme ndahen ne; 1) kontrata nule dhe 2) kontrata te rrezueshme.
Kontratat nule nuk prodhojne efekt juridik, kurse nulitetin e nje kontrate mund ta kerkoj cdo i interesuar.
Kurdo qe behet fjale per nulitet gjykata ka kompetence qe per kete te kujdeset sipas detyres zyrtare ,
pavaresisht nga parashtrimet e paleve.
Kontratat e rrezueshme jane kontrata te cilat mund te konvalidohen. Kontrata te tilla konsiderohet
kontrata e lidhur nga personi me aftesi te kufizuar, kontrata e cila me rastin e lidhjes ka pasur te meta te
vullnetit apo kur dic e tille eshte parapa me dispozite te vecante ligjore.

Parashkrimi
Ne te drejten detyrimore me parashkrim nenkuptojme menyren e shuarjes se nje detyrimi nga shkaku se
kreditori nje kohe te caktuar nuk kerkon nga debitori permbushjen e atij
detyrimi.

P-11. Shkeputja e kontrates per shkak te mospermbushjes
Ne kontratat e dyanshme, kur njera pale nuk e permbush detyrimin e vet, ndersa pala tjeter e permbush,
nese nuk eshte parapa dicka tjeter, pala e cila e permbush detyrimin ka te drejte te kerkoj permbushjen e
detyrimit ose ta shkeput kontraten me deklarim te rendomte nese shkeputja nuk eshte pasoj ligjore,
mirepo gjithsesi ka te drejte ne demshperblim. Kurdo qe behet fjale per shkeputjen e kontrates duhet
pasur parasysh se per cka dhe si jane dakorduar palet.

P-12. Demtimi i pamase
Demtimi pa mase eshte arsye per shkeputje te kontrates, por per kete duhet plotesuar disa kushte: 1) qe
dallimi i paperpjestueshem ne vlera te kete ekzistuar ne kohen e lidhjes se kontrates; dhe 2) nese pala e
demtuar nuk e ka ditur vleren e vertete e as qe ka qene ne gjendje ta dije.

5


P-13. Kontratat me fajde
Kur nje kontrate me dobi te vecante lidhet duke keqperdorur gjendjen e varshmerise se pales tjeter ose
gjendjen e rende materiale, mendjelehtesine apo poziten e varesise, atehere ligji parasheh nulitetin e asaj
kontrate.

P-14. Cedimi i kontrates
Cedimi i kontrates eshte instrument me te cilin shkaktohet nderrimi i subjekteve te nje kontrate te
dyanshme. Qe nje cedim te jete i ligjshem kerkohet te plotesohen edhe ca kushte themelore si:
1)te jete fjala per kontrate te dyanshme
2)te kete pelqim te pales tjeter
3)pelqimi te jete dhene ne formen e parapare
Me cedim krijohen raporte te posacme ne mes te:
1)cedentit dhe cezusit
2)cesionarit dhe cezusit
3)cedentit dhe cesionarit.

P-15. Shkaktimi i demit si burim i detyrimeve
Formulimi ligjor thot: “kush tjetrit i shkakton dem, ka per detyre t’ia kompensoj, nese nuk provon se demi
eshte shkaktuar pa fajin e tij”. Pergjegjesia per demin e shkaktuar pavarsisht nga faji parashihet edhe ne
disa raste te tjera.
Pergjegjesia ne baze te fajit – per te ekzistuar pergjegjesia e dikujt qe nje dem te shkaktuar ta kompensoj
nga baza e fajit, duhet qe demi te jete shkaktuar me qellim ose nga pakujdesia.
Pergjegjesia per personin tjeter – per kete lloj pergjegjesie ligji perfshin rastet kur demi shkaktohet nga
personat me semundje mentale ose me te meta mentale, pergjegjesine e prindit per demin e shkaktuar
nga femiu i tij, pergjegjesine solidare, pergjegjesine e personave tjere per te mitur.
Kur eshte fjala per pergjegjesine e organizates punuese, atehere duhet qe personi i cili e ka shkaktuar
demin te kete cilesine e punetorit, qe punetori te shkaktoj demin me veprim qe i pergjigjet punes se tij, qe
demi te mos jete i shkaktuar nga sendi apo veprimtaria e rrezikshme.
Pergjegjesia per dem nga sendi i rrezikshem ose veprimtaria e rrezikshme
Pavaresisht nga percaktimi ligjor mbi pergjegjesine e pronarit te sendit te rrezikshem apo veprimtarise
se rrezikshme , per demin e shkaktuar nga sendi apo veprimtaria e rrezikshme parashihen edhe
mundesite e lirimit nga kjo pergjegjesi. Pra pronari i sendit apo i veprimtarise se rrezikshme mund te
lirohet nga pergjegjesia nese provon se:
-demi eshte shkaktuar nga nje shkak i cili eshte jashte sendit apo veprimtarise se rrezikshme, kurse ai
veorim nuk ka mundur te parashihet, te largohet apo evitohet
-kur demi eshte shkaktuar nga vete i demtuari

6
-kur demi eshte shkaktuar nga i treti.
Pergjegjesia ne rast te ndeshjes se automjeteve – ne keto raste ligji parasheh rregulla te vecanta te
pergjegjesise. Kur ndeshja ndodh me fajin ekskluziv te njerit , atehere aplikohen rregullat e parapara per
pergjegjesi ne baza te fajit.
Mirepo kur faji eshte reciprok, atehere secili pergjigjet per demin ne perpjestim me shkallen e fajit.
Kur ndeshja shkaktohet pa fajin e asnjerit, ata pergjigjen ne pjese te barabarta.
Pergjegjesia per sendet me te meta - Kur kemi te bejme me pergjegjesine per sendet te cilat prodhuesi i
ve ne qarkullim, ndersa prodhimi per shkak te ndonje te mete per te cilen nuk eshte ditur paraqet rrezik
per sende ose njerez, pergjegjesia per demin trajtohet si e shkaktuar nga ai send, respektivisht prodhim.

P-16. Dëmshpërblimi
Kur kemi te bejme me kerkesen per kompensim te demit material, duhet pasur parasysh parimin se ai qe
ban pergjegjesi per demin e shkaktuar, kurdo qe eshte e mudnur, ne rend te pare ka pergjegjesi qe ta
kthej ne gjendjen e meparshme.
Kompensimi ne te holla gjen shprehje atehere kur kthimi ne gjendje te meparshme nuk eshte i mundur.
Gjithashtu kompensimi ne te holla vie ne shprehje kur gjykata gjen se per shkaqe te arsyeshme kthimi ne
gjendje te meparshme nuk eshte i dobishem.
Demi material – Me dem material kuptojme demin e zakonshem i cili aty per aty manifestohet dhe mund
te konstatohet. Poashtu me dem material kuptojme edhe demin i cili shprehet si fitim i humbur dhe si
zvogelim i mundesise per rritjen e pasurise.
Vertetimi i vleres se demit te shkaktuar eshte ceshtje e cila varet nga rrethanat vec e vec.
Demtimi pasuror ne rast te vdekjes, lendimit trupor ose demitmit te shendetit - Kur si pasoje e nje
veprimi paraqitet vdekja e dikujt, atehere ai person ka per detyre qe ti kompensoj shpenzimet e varrimit
dhe shpenzimet lidhur me varrimin. Vdekja e dikujt eshte baze per demshperblim per eprsonat te cilet ai i
ka mbajtur. Ne rastet e ketilla gjykohet renta.
Baze per kerkese per demshperblim pasuror eshte edhe lendimi trupor dhe shkaterrimi i shendetit. Per
keto raste njihet e drejta per demshperblim pasuror per mjekim dhe lidhur me mjekim, per fitim te
humbur per shkak te pamundesise qe te punohet, si dhe te drejten e rentes kur si pasoje e demtimit te
shendetit paraqitet pamundesia qe te fitohet sa eshte fituar me pare.
Demshperblimi jomaterial (moral) – Kur kemi te bejme me demet jomateriale (morale), parimi i kthimit te
gjendjes se meparshme eshte i pamundur ose paraqet perbushje jo te plote. Per kete arsye e drejta e
detyrimeve parasheh dy mundesi:
1-publikimin e aktgjykimit ne mjete te informimit ose urdherin qe te terhiqet deklarata me te cilen eshte
shkaktuar cenimi
2-detyrimin e shkaktuesit te demit qe te paguaj nje hsume te hollave si satisfaksion per pasoja te
demshme te shkaktuara nga dhembjet fizike, cenimi i rpestigjit, cenimi i nderit, te lirive dhe te drejtave te
njeriut dhe dhembjeve shpirterore te shkaktuara me vdekjen e personit te aferm. Vdekja e personit te
aferm eshte baze per demshperblim vetem per anetaret e ngushte te familjes (bashkshortin, prinderit,

7
femijet).
Pergjegjesia e me shume eprsonave per te njejtin dem (pergjegjesia solidare)-Kjo pergjegjesi parashihet
edhe per ndihmesin edhe per nxitesin e personit i cili ka shkaktuar dem, si dhe per ata qe kane vepruar
pavaresisht nga njeri tjetri.

P-17. Fitimi i pabaze
Fitmi i pabaze ekzisotn kur pasuria e nje subjekti rritet kurse pasuria e tjetrit zvogelohet duke mos pasur
baze juridike per ate rritje respektivisht zvogelim. Fitmi pa baze ne jeten e perditshme paraqitet ne
menyra te ndryshme si :
1-pasurimi i shkaktuar nga veprimet e te vobektit;
2-veprimet e te pasuruarit
3-veprimet e personit te trete; dhe 4- nga rasti.

P-18. Kryerja e puneve pa autorizim
Ai qe kryen pune te huaja pa autorizim apo pa urdher, ka detyrim qe per ate ta inforomoj titullarin pa
vonese per per ate cka ka nderrmare dhe te vazhdoj se vepruari aq sa ka mundesi derisa vet titullari nuk
ka mundesi te veproj.
Ai qe kryen pune te huaja pa autorizim ka detyrim qe ate pune ta kryej me kujdes. Kryesi i puneve te huaja
ka te drejte qe nga titullari te kerkoj ta liroj nga cdo obligim qe ka marr mbi vete lidhur me kryerjen e
puneve te huaja, qe ti kompensohet cdo shpenzim dhe te shperblehet pavaresisht nga ajo se titullari a ka
pasur dobi nga puna e kryer.
Nese pune a e huaj eshte kryer, edhe pse ka pasur ndalim per te cilin kryesi i puneve e ka ditur ose eshte
dashur ta dije, atehere ai nuk i gezon ato te drejta qe i takojne kryesit te puneve te huaja.

P-19. Shprehja e njeanshme e vullnetit – premtimi publik i shperblimit
Premtimi publik se do te jepet shperblim eshte dukuri e cila koheve te fundit manifestohet ne menyra te
ndryshme. Premtimi i nje shperblimi te tille eshte baze e detyrimit konkret.
Shprehja e deshires se nje personi qe te jap shperblim e merr karakterin detyrimor nese plotesohen disa
kushte:
-deklarata duhet te jepet ne menyre publike
-deklarata duhet t’u drejtohet numrit te pacaktuar te njerezve
-deklarata duhet te permbaje shenime te nevojshme per veprimin me te cilin fitohet shperblimi
-deklarata duhet ta perckatoj shperblimin
-afati mbrenda te cilit duhet te permbushet veprimi

P-20. Letra me vlere
Letra me vlere eshte akt i shkruar me te cilin dhenesi merr detyrim qe ta permbush obligimin e shenuar
ne ate leter ndaj poseduesit te ligjshem.

8
Kerkesa nga letra me vlere eshte e lidhur me vete letren me vlere. E drejta nga letra me vlere mund te
bratet.
Qe nje leter me vlere te jete ne rregull dhe qe si e tille mund te perdoret domosdo, duhet ti kete
elemenetet e parapara me LMD. Nese cilido nga elementet mungon, atehere kjo e ben letren me velre
jovalide. Letrat me vlere mund te titullohen:
1)ne pruresi; 2) ne emer; dhe 3) me urdher.
Si moment i krijimit te detyrimit merret kur dhenesi i letres me vlere ate ia dorezon shfrytezuesit.
Cesioni eshte rregull themelore per bartjen e te drejtave nga letra me vlere. Kur kemi te bejme me letren
me vlere sipas urdherit, te drejtat nga ajo leter barten me indosament.

P-21. Efektet e detyrimeve
Raporti detyrimor eshte raport juridik ne mes te kreditorit ) i cili fiton te drejten te kerkoj) dhe debitorit
( i cili merr detyrim ta permbush nje kerkese).
Kur debitori nuk reagon ndaj kerkeses se kreditorit apo kur ne menyra tjera i ik permbushjes se
detyrimit, kreditori ka mundesi qe detyrimin ta permbush duke eprdorur te drejten e ngritjes se padise,
pra duke perdorur mjejet juridike dhe fuqine e shtetit.
Kreditori ka edhe obligime. Ai eshte i obliguar ta marre ate qe debitori e ka permbushur e qe eshte ne
pajtim me detyrimin dhe ta ndihmoj debitorin qe ta permbush detyrimin e vet.
Obligimi im debitorit eshte qe ta permbush detyrimin e vet ne vellimdhe ne menyre te percaktuar ndaj
kreditorit.
Kundershtimi i veprimit juridik te debitorit – Nje nder instrumentet kryesore per mbrojtje te debitorit
eshte instituti i sulmimit tepuneve juridike te debitorit. Veprimi i debitorit mund te sulmohet qofte me
padi qofte me kundershtim. Por per kete duhet te plotesohen edhe kushtet; 1) te ekzistoj demi ne anen e
kreditorit; 2) qellimi i keq i debitorit; dhe 3) keqbesimi i personit te trete.
E drejta e mbajtjes – Mbajtja e sendit te debitorit, kur ai bi ne duar te kreditorit, paraqet nje mjet sigurimi
per kreditorin. Kreditori ka te drejte ta mbaj ate send deri ne permbushjen e detyrimit nga ana e
debitorit.

P-22. Shuarja e detyrimit
Permbushja - Detyrimi shuhet atehere kur permbushet dhe ne rastet e tjera te parapara me ligj. Ne
rastet kur detyrimi shuhet me permbushje atehere pranuk paraqet problem. Mirepo per ti pasur tiparet e
nje permbushjeje te plote eshte e domosdoshme te plotesohen edhe e tjera si permbushja ne afat, ne
vendin e caktuar, ne menyren e pranueshme, etj.
Permbushja me subrogacion – kurpermbushet detyrimi i huaj, ai qe permbush kete detyrim ka mundesi
qe me kreditorin te kontraktoj kalimin e kerkeses ne te me te gjitha te drejtat akcesore.
Kush mund ta permbush detyrimin – Detyrimin mund ta permbush debitori dhe personi i trete. Kreditori
duhet te pranoj permbushjen e detyrimit nga cdo person i trete i cili ka interes te behet kljo permbushje
edhe nese debitori e kudnershton kete.

9
Ndaj kujt behet permbushja e detyrimit – Detyrimi duhet te permbushet ndaj rkeditorit osendaj personit
te caktuar me ligj, personit te caktuar me aktgjykim, personit te caktuar me kontrate ndaj debiotirt dhe
kreditorit.
Objekti i permbushjes se detyrimit – objektin e detyrimit e perben ajo qe eshte permbajtja e prestacionit.
Permbushja kur ka me shume detyrime – kur ne mes te perosnave te njejte ka me shume kerkesa te
njellojshme dhe kur mungon deklarimi i debitorit, atehere kerkesat permbushen sipas radhes se arritjes.
Afati (koha e permbushjes) – afati eshte rrethane me rendesi te posacme. LMD ka parapare rregullat ne
lidhje me afatin kur paraqiten keto situata:
Kur afati nuk eshte caktuar; kur behet permbushja para afatit; e drejta e kreditorit te kerkoj permbushja
para afatit; kur caktimi i afatit eshte besuar njeres pale dhe kur kemi te bejme me permbushjen e
detyrimit me pagese te te hollave.
Vonesa – LMD njeh vonesen e debitorit dhe vonesen e kreditorit.
Debitori bie ne vonese nese detyrimin e vet nuk e permbush ne afatin e caktuar e as qe oforn permbushje
e cila eshte detyrim i tij.
Kreditori nderkaq bie ne vonese nese pa arsye te bazuar refuzon ta pranoj permbushjen e ofruar ose kur
ate e pengon me sjelljet e veta.
Deponimi dhe shitja e sendit te ngarkuar me borxh – Ne rastet kur kreditori per arsye te ndryshme
refuzon te permbushet detyrimi, apo kur nuk dihet kush eshte kreditor, apo kur eshte e paqarte se kush
eshte kreditor, apo kur kreditori e ka humbur aftesine e veprimit ndersa nuk ka perfaqesues, atehere
parashihet mundesia qe sendi i ngarkuar me borxh te deponohet ne gjykate.

P-23. Menyrat e tjera te shuarjes se detyrimeve
LMD si mundesi te tjera te shuarjes se detyrimeve parasheh:
1)barazimin; 2) faljen e borxhit; 3) novacionin; 4) bashkimin; 5) pamundesine e permbushjes; 6) kalimin e
kohes; 7) vdekjen; dhe Cool.parashkrimin.

P-24. Llojet e ndryshme te detyrimeve
Detyrimet ne te holla – kur detyrimi ka per object pagesen e nje shume te hollave, atehere debitori ka
per detyrim te paguaj aq te holla sa eshte caktuar per ate detyrim.
Detyrimet alternative – kur nje detyrim ka dy ose me shume objekte, mirepo debitori ka detyrim ta jap
vetem nje object per tu liruar nga detyrimi, atehere e drejta e zgjedhjes se cilin do ta jap i perket atij.
Detyrimet facultative – Debitori, detyrimi i te cilit ka nje object, mirepo te cilit i mundesohet te lirohet
nga detyrimi nese jep nje object tjeter, kete mundesi mund ta shfrytezoj deri ne momentin kur kreditori
ne procedure te permbushjes nuk merr tere objektin e permbushjes.
Kreditori nderkaq nuk mund te kerkoj nga debitori vetem objektin e kerkeses e jo edhe objektin tjeter,
sepse atij nuk i takon te zgjedh.

P-25. Detyrimet me me shume kreditore ose debitore

10
Detyrimet e ndashme – sipas ligjit, detyrimi eshte i ndashem atehere kur ajo qe eshte borxh mund te
ndahet dhe mund te permbushet ne pjese te cilat kane veti te njejta si edhe i tere borxhi dhe nese me ate
ndarje nuk humbet asgje nga vlera e vet.
Atehere, kur nje detyrim ka me shume debitor, detyrimi ne mes tyre ndahet ne pjese te barabarta. E
njejta vlen edhe per kreditoret.
Detyrimet solidare – Permbajtja e solidaritetit te debitoreve qendron ne ate se secili nga ata pergjigjet
per tere detyrimin, ndersa kreditori permbushjen mund ta kerkoj nga secili prej tyre derisa detyrimi te
permbushet.
Detyrimet e pandashme – Kur objekti i detyrimit nuk mund te ndahet dhe te plotesohet ne disa pjese,
atehere behet fjale per detyrime te pandashme. Kur kemi te bejme me keto detyrime duhet pasur
parasysh se nuk eshte e mundur ndarja ne disa persona.

P-26. Nderrimi i kreditorit ose debitorit
Cedimi i kerkeses me kontrate – cesioni i kontrates – Cedimi i kerkeses ne baze te kontrates eshte
marreveshje e cila arrihet ne mes te kreditorit dhe personit te trete. Si raste te vecanta te cedimit te
kerkeses jane :
1-cedimin ne vend te permbushjes ose me qellim te pageses; dhe
2-cedimin me qellim te sigurimit te kerkeses se marresit.
Nderrimi i debitorit – Nderrimi i debitorit te nje detyrimi mund te ndodh ne dy menyra:
1-ne baze te marreveshjes se debitorit dhe te tretit i cili e pranon borxhin me pelqim te kreditorit dhe
2-ne baze te marreveshjes se te tretit i cili merr borxhin dhe kreditorit.

P-27. Kontratat
Kontrate quajme pajtimin e vullnetit ne mes te dy apo me shume personave me qellim te krijimit te
efekteve juridike. Me kontrate konstituohen detyrimet. Me kontrate arrihet efekti i ndryshimit te nje
raporti detyrimor. Me kontrate arrihet efekti i shuarjes se detyrimit.
Qe te ekzisotj nje kontrate duhet te permbaje: pelqimin e vullnetit; te ekzistoj objekti i kontraktimit; dhe te
ekzistoj baza e kontraktimit;

P-28. Kontrata mbi shitjen
Kontrata mbi shitjen ekziston kur shitesi merr detyrim qe sendin te cilin e shet t’ia dorezoj bleresit me
qellim qe bleresi ta fitoj te drejten e pronesise, ndersa bleresi merr per detyrim qe ta paguaj cmimin
kontraktues.
Elemente qenesore te kontrates mbi shitjen jane te ekzisotj sendi i cili eshte ne qarkullim dhe te jete i
caktuar cmimi. Shitesi ka per detyrim qe sendin e shitur t’ia dorezoj bleresit ne kohen dhe vendin e
caktuar me kontrate. Kjo nuk vlen nese bleresi nuk e paguan cmimin e kontraktuar, sepse detyrim i
bleresit eshte ta paguaj cmimin e kontraktuar ne kohen dhe vendin e caktuar.


11
P-29. Kontrata mbi depoziten
Me kontrate mbi depozitim kuptojme kur pranuesi i depozitimit merr detyrim qe nga depozitlenesi te
pranoj ne depozitim nje send qe ate ta ruaj dhe ta kthej kur kjo kekrohet nga ai. Detyrimi i
depozitmarresit eshte qe sendin ta ruaj sikur te ishte i veti. Depozitmarresi ka te drejte te kerkoj nga
depozitlenesi kompenmsimin e shpenzimeve per ruajtje te sendit dhe kompenzimin e demit nga kjo baze.

P-30. Kontrata mbi kembimin
Secili kontraktues nga kontrata mbi kembimin merr detyrim ndaj bashkontraktuesit ta dorezoj sendin i
cili kembehet, keshtu qe ai ta fitoj te drejten e pronesise mbi ate send.

P-31. Kontrata mbi huane
Me kontrate mbi huane huadhenesi merr detyrim qe huamarresit t’i jap nje shume te hollave ose nje sasi
te sendeve te zavendesueshme, kurse huamarresi merr detyrim qe pas afatit te caktuar ta kthje ate
shume te hollave apo sasine e sendeve te zevendesueshme te cilesise se njejte.

P-32. Kontrata mbi qirane
Qiradhenesi me kontarte mbi qirane merr detyrim qe qirramarresit t’ia dorezoj sendin e caktuar ne
perdorim, ndersa qirramaresi merr detyrim qe per kete te paguaj nje shume te caktuar te hollave. Qiraja
nenkupton edhe te drejten e bledhjes se fryteve.
Kur sendi i dhene me qira shitet derisa eshte ne fuqi raporti i qirramarjes, atehere pronari i ri e ze
vendin e qiradhenesit. Me kalimin e afatit, kontrata mbi qirane nderpritet. Mirep o kur raporti i
qirramarjes vazhdon edhe pas kalimit te afatit, konsiderohet se kontrata mbi qirane eshte vazhduar.
Vdekja e qiradhenesit ose e qirramaraesit nuk do te thote nderprerje te raportit te qirramarjes. Ky
raport vazhdohet me trashigimtar nese nuk eshte kontraktuar ndryshe.

P-33. Kontrata mbi pengun
Kontrata mbi pengun eshte pune juridike me te cilen debitori ose dikush tjeter merr detyrim ndaj
kreditorit qe ta dorezoj ate send te levizshem te cilin e ka ne pronesi qe para kreditoreve tjere ta
permbush detyrimin nga vlera e realizuar e sendit, keshtu qe kreditori obligohet qe ate send ta ruaje dhe
qe pas shuarjes se kerkeses se tij ta kthej sendin e pademtuar.

P-34. Kontrata mbi dorezanine
Dorezania ekziston atehere kur dikush merr detyrim ta permbush kerkesen e kreditorit nese ate kerkese
debitori nuk e permbush me te arritur. Dorezania mund te jepet per:
1-cdo detyrim te plotefuqishem; 2-per kerkese te kushtezuar; 3-per detyrimin e dorezanit tjeter.

P-35. Kontrata mbi dergimin
Dergimi (asignacioni) ekziston kur atehere kur deguesi (asignanti) e autorizon te derguarin (asignatin) qe

12
per llogari te tij te bej dicka per personin e trete-pranuesin e dergimit (asignatarin) , ndersa kete e
autorizon qe ate permbushje ta pranoj ne emer te vet.

P-36. Kontrata mbi urdherin
Me kete kontrate, urdherdhermarresi merr per detyrim nga urdherdhenesi qe per llogari te tij te
nderrmare ndonje veprim.
Detyrimi i urdherrmarresit qendron ne permbushjen e urdherit sipas udhezimeve te dhena.
Detyrimet e urdherdhenesit jane qe me kerkese te urdhermarresit atij ti jap nje shume te hollave per
kompenzim te shpenzimeve .
Raporti i urdherit pushon me terheqje te urdherit, me denoncim, me vdekje, shuarje te personit juridik,
falimentim dhe me humbje te aftesise se veprimit.

P-37. Kontrata mbi dhuraten
Paraqet nje pune juridike sipas te ciles nje person bart ne tjetrin ne pronesi apo shfrytezim nje te drejte
pronesore ose detyrimore pa kompensim.
Kjo kontrate mund te revokohet ne keto raste:
-nese dhuruesi gjendet ne situate te veshtire materiale
-nese dhurimmarresi tregon jomirenjohje ndaj dhuruesit e sidomos nese i shkakton dem shendetit te tij,
nderit apo dinjitetit te tij




















13



E drejta detyrimeve (iura in ppersonam)

Subjektet e mardhenieve te detyrimeve :te cilat ndahen ne
1- pasive
2- aktive.
Aktive jane ato persona ne dobi te te cileve vendoseshin detyrimet .
Pasive jane personat ku mbi te cilet binin ose rendonin detyrimet.

E drejta romake njihte dhe institutet e nderrimit te subjekteve ne meardheniet e detyrimeve duke
realizuar ne kete menyre transmetimitn e detyrimeve qe njihej si cedim (kalim) i obligatoreve.
Cedim aktiv ishte nderrimi i kreditoreve te detyrimit. Kreditori i deri atehershem , ceduesi i transmetonte
aktivin kreditorit te ri cesionarit duke detyruar debitorin te shlyente detyrimet ne favor te kreditorit te
ri.
Cedim pasiv ishte kontrate midis debitorit te vjeter dhe ndonje personi qe kishte pranuar ti detyrohej
kreditorit dhe te ishte ne vend te debitorit te meparshem.
Veprimi obligator. Panvarsisht nga lloji cdo veprim obligator duhej te plotesonte disa kushte:
1-veprimi obligator duhej te ishte i mundeshem. Si i tille konsiderohej ai qe nuk ishte ne kundershtim me
ligjet e fizike te natyres.
2-ai nuk duhej te ishte ne kundershtim me moralin ose zakonet e mira.
3-ai nuk duhej te ishte antiligjor ose i ndaluar juridikisht , perndryshe ai konsiderohej si i pa qene ose
nule.
4-ai duhet te ishte i caktuar ose i caktueshem
5-ai duhej te ishte i vleresuar ne te holla.
Sipas te drejtes romake ekzistojne disa lloje detyrimesh:

prestimi obligator ishte I ndashem apo I pandashem , detyrimet ndaheshin ne divisibles apo indivisibles.
Objekti I detyrimit ishte nje send individualisht I percaktuar ose nje send I percaktuar ne gjini dhe
detyrimet ndaheshin ne in specie ose in genere.
Lloj tjeter detyrimesh ishin ato momentale dhe te perhershme. Momentale ishin ato detyrime kur
prestimi duhej te kryhej me nje dhenie .
Detyrimet ndaheshin dhe ne alternative dhe jo alternative. Alternative ishin ato detyrime kur palet qe me
lidhjen e detyrimit caktonin dy ose me shume prestime prej te cilave duhej te kryenin vetem njerin.
Burimet e detyrimeve:
Veprimet e njerezve si burim i se detyrimit ndaheshin:


14
ne te lejueshme
te palejueshme
ne veprime juridike qe krijonin detyronin vetem ne baze te vullnetit te nje personi.
ne veprime juridike qe per te sjelle si pasoje lindjen e detyrimit.
ne delikte publike
ne private . Elementet esenciale te kontrates.

te lidhej mes subjekteve me zotesi juridike dhe zotesi per te vepruar.
te shprehej marveshja e subjekteve te kontrates.
te ekzistoje objekti I pershtatshem per veprim te detyrueshem .
te permbushej forma e caktuar juridike per shpehjen e perlqimit te subjekteve. Pavlefshmeria e
kontrates.
Ato ndahen :1- jo ekzistuese 2- ne kontrata absulutishte nule 3- ne relativisht nule.

Kontrata te jo ekzistuese te gjith ato kontrata qe nuk respektonin formen, ato nuk prodhonin efekt juridik
absolutisht nule ato kontara te lidhura nga persona te paafte.
relativisht nule ishin ato kontrata te lidhura me mashtrim . Klasifikimi i kontratave :

sipas te drejtave dhe detyrimeve qe rridhnin nga kontratat ato ndahen ne te njeaneshme , dyaneshme
dhe jo te barabarta dhe te dyaneshme.
nisur nga fakti se ne dobi te kujt ishin lidhur kontratat ato ndaheshin lukrative dhe ne aneroze.
nisur nga fakti se qellimi i lidhjes se kontrates evitohej apo jo ne kontrate , ato ndaheshin ne abstrakte
dhe kauzale.
sipas menyrave te mrojtjes kontratat ishin stricti iuris dhe bonafidei. sipas formes kontrata ndahen ne:

formale
verbale
literale
konsensuale
reale. 1-kontrata formale ishte ajo kontrate qe duhej te manifestohej publikisht me fjale soleme dhe
veprime simbolike e cila ndahej :
- mancipitio ishte kontrate qe vlente per shkembime ekuivalntesh . kontrate shitblerjeje vetem.
- nexum sishte nje lloj kontrate formale qe sherbente per lidhjen e marrdhenieve primitive kreditore.
- fiducia ishte kontrate formale qe sherbente per sigurimin e kreditoreve ose per dorezimin e sendit te
vet dikujt tjeter per ta ruajtur.
2- kontrata verbale krijohej me pyetjet soleme te kreditorit e me pergjigjen soleme te drejt per drejt te
debitorit.
3- kontrata reale , dorezimi ishte forme e kontrates e lidhjes se kontrates reale kur behej mbi bazen e

15
huas , te huaperdorjes , te depozites dhe te pengut.
4- kontrata literale ishte shprehje e perputhjes se vullnetit te paleve ne ndonje dokument shkresor.
Nomina transcripta ishin kontrata me e lashte literale qe lindi me ane te rregjistrimit qe paterfamilias i
bente ne librat monetare.
Chiro graphae ishin kontrata literale qe krijoheshin me perpilimin dhe nenshkrimin e defteses se
ngarkimit nga e debitorit dhe me dorezimin e kesaj deftese ngrakimi kreditorit.
Syngraphae ishin kontrata literale qe lindin me ane te deftese ngarkimit te perpiluar nga noteret publike
ne pranine e deshmitareve qe duhet te nenshkruanin dokumentin .
Shitblerja permban dy detyrime ate te shitesit per ti dorezuar mallin ne posedim bleresit dhe ate te
bleresit per ti dorezuar cmimin shitesit.
Kontrata e qirase karakteristikat :

eshte kontrate konsensule e cila nuk lidhet ndryshe pervec se me konsensus , sikurse shitblerja.
ajo konsiston ne vendosjen perkohesisht te nje sendi ose te nje pune dhe ne marrjen ne kembim te nje
qeraje apo pagese.
permbushja e qirase eshte shume e ndryshueshme dhe lidhur me kete kemi disa lloje kontratash qiraje
kontra e qirase mbi sendin
kontrata e qirase mbi vepren
kontrata e qirase mbi fuqine punetore. Rastetet e shuarjes se kontrates.

nese eshte vendosur nje afat. Pra nqs lidhej me afate te percaktuara qarte kjo eshte e perkohshme .
nese nuk eshte vendosur nje afat : per shkak te dorheqjes se qiradhenesit ose te qiramarresit. Kur palet
nuk kishin marre vesh per kohen vazhdimin e kontrates , secila pale mund ta nderpriste kontraten pa e
demtuar palen tjeter.
Shuarja e prokures:

kur nuk ka filluar akoma drejtimi i punes
nese ka filluar realizimi i urdherit
per shkak te vdekjes se prokure dhenesit ose prokuremarresit
kur kishte kaluar afati i vazhdimit te kontrates

Admin
Admin

Numri i postimeve: 235
Points: 623
Reputation: 0
Join date: 31/08/2010

Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi