Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë

Shko poshtë

 AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë  Empty AFORIZMA - për artin dhe gazetarinë

Mesazh nga Admin Sun Sep 19, 2010 7:59 pm

ARTI


Arti ështe pasqyrë e jetës.
Tolstoi

Kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.
Niçe

Arti është mënyra e njohjes së artistit me njerëzit.
Çemisbevski

Njeriu i përcjell njeriut mendimet me fjalë, kurs me art njerëzit u tregojnë njeri-tjetrit përjetimet e veta.
Plehanovi

Arti është krijuar që të përjetohet e jo të kuptohet. Andaj, çdo herë artet, kur dëshirojnë të jenë të kuptueshëm, çdoherë thonë budallallëqe.
Drajzeri

Në art, para së gjithash, duhet ta shikosh dhe ta kuptosh të bukurën.
Stanisllavski

Arti nuk mësohet, se në art nuk ka mësues.
Tarkovski

Arti i bukur ështe art i gjeniut. Gjenialiteti është talent që i jep artit rregulla.
Kant

Kryeveprat shkruhen duke mohuar gëzimet e jetës dhe veten.
Mani

Ka shumë raste kur krijimtaria artistike është mësuesja e vërtetë e popujve.
Hegeli

Arti që nuk i sherben popullit ështe vetëm argëtim i njerzve të papunë.
Majakovski

Të flasësh dhe të shkruash të vërtetën ështe arti më i rëndë nga të gjitha artet.
Gorki

Arti ka për detyrë të njohë e të shpjegojë jetën.
Mani

Artin duhet dashur në vete, e kurrsesi vetem në art.
Stanisllavski

Artisti i vërtetë duhet të jetë i lidhur ngushtësisht me natyrën, me jetën, sidomos me popullin.
Shumani

Artisti së pari lind veten e pastaj të pranishmit.
Olivie

Artisti i madh është gjithmonë një i plagosur i madh.
Valesi

Fantazia e artistit është realitet më i bukur se realiteti i rëndomtë.
Ashi

Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s'e bën këtë për vete, ai e bën këtë për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dinë në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë.
Fisheri

Të shpjerë dritë në thellësinë e zemrës së njeriut, ja detyra e artistit.
Shumani

Artisti duhet të jetë i vetmuar dhe i zgjuar të vështrojë atë që sheh, duhet të flasë me vete duke zgjedhur më të mirën.
Da Vinçi



GAZETARIA

Gazetaria eshtë profesion tepër interesant, por duhet të braktiset me kohë.Çerçili

Gazetari është i vetmi shkrimtar, i cili kur merr lapsin nuk shpreson pavdekshmërinë.
Ojeti

Gazetaria është krijimtari në duar të shpejta.
Arnoldi

Gazetari i dobët nuk është filozof.
Tuholski

Publiku i keq dëshiron gazeta të këqija.
Ibseni

Lexuesit hyjnë në gazeta si në banjo të nxehta.
Makluani

As teologët që predikojnë në kishë, as oratorët në parlament, as profesorët në shkollë nuk kanë aq ndikim sa ka shtypi.
Vyn Tuholski


Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi