Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Keywords

proze  kush  tregim  kthe  poezin  poezi  eshte  shkurter  

Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Wed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Wed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Thu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Thu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Sun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Sun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Tue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Mon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Mon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Sun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Tue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Tue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Sat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Mon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Tue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

AFORIZMA MBI: SHTETIN, PUSHTETIN DHE QEVERISJEN DEMOKRATIKE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

AFORIZMA MBI: SHTETIN, PUSHTETIN DHE QEVERISJEN DEMOKRATIKE

Mesazh nga Admin prej Sun Sep 19, 2010 8:01 pm

F. Niçe: Unë e quaj shtet ku të gjith dehen me helmin, e të mirave dhe të këqijave: shtet, ku askush nuk di për veten e vet, as të mirët e as të këqijtë: shtet, ku vetëvrasja e ngadalshme e të gjithëve quhet –“jetë”.

Zaratrusta: Akoma ka popull…por tek ne ekzistojnë shtetet… shtetin e quajnë përbindëshin më të ftohët nga të gjithë përbindëshit. Dhe ai ftohët gënjenë, e kjo gënjeshtër ëmbëlsisht del nga goja e tij: “Si shtet, unë e përfaqësoj popullin!” Kjo është gënjeshtër! Krijues janë ata të cilët popujtë i kanë krijuar, populli i ka besuar dhe i ka dashtë; ata i kanë shërbyer atyre me jetë. Shkatrrimtar janë ata të cilët vëjnë kurthe për aq shumë njerëz, dhe kështu i quajnë shtet…E shtet është gënjeshtar, pavarsisht se me cilën gjuhë të mirës apo të keqes flet. Posa ta hapë gojën, ai rren. I ka vjedhë krejt çka ka… Ku përfundon shteti, aty ngritet njeriu, që nuk është i tepërt…E atje, ku përfundon shteti, ju lutem vëllëzër, shikoni, a nuk po e shihni ylberin dhe urën e mbinjeriut.

Tolstoj: “Shteti është shoqatë individësh për ruajtjen e pasuris së tyre nga ata të cilëve më së shumti iu duhet”.

G. Santajana: Gjithçka artificiale e ka rrënjët e veta natyrale dhe krejt çka është natyrale zhvillohet artificialisht. Shprehja është natyrale, gjuha është artificiale; feja është natyrale, kisha është artificiale; shoqëria është natyrale, shteti është artificial. Deri tek nënështrimi ndaj ligjit, sikur edhe ndaj gjuhës dhe teologjisë, kanë çuar, para se gjithash, trashigimia shoqërore dhe mësimet individuale, se sa ndonjë shtytje e lindur. Për këtë arsye në njeriu është prezent konflikti i përhershëm në mes policit dhe asaj që zemra ia donë.

Gete: Shteti është i krijuar për njeriun, e jo njeriu për shtetin.

Xheferson: “Qeveria më e mirë është ajo qeveri e cila më së paku qeverisë”

Sokrati i flet Aristotelit: “Nëse do ta konsideroni, deri sa të jetoni me njerëz, se ma mirë është të mos qeverisni, e as të jeni nën qeverisjen e dikujtë, mendoj se së shpejti do ta shihni se i forti di sesi të dobëtit t’i shndërrojë në robër.”

Aristokseni: “S’ka asgjë më të keqe se sa anarkia; sepse njeriu sipas natyrës nuk është i atillë që të mbahet vetë e që dikush me të mos të udhëheqë. Për ata që udhëheqin dhe për ata me të cilët udhëheqet, Aristokseini kështu mendon” ata që udhëheqin duhet të jenë jo vetëm profesionalisht të arsimuar por edhe me njeriun duhet të jem mik, e ata me të cilët udhëheqet duhet të jenë jo vetëm të dëgjueshëm por edhe besnik ndaj udhëheqësve”.

Konfucie: Ata që janë pushtet kurrë nuk guxojnë të jenë të pabrengosur; njëherë kur gabojnë, e gjithë bota i mohon. Për këtë arsye (sundimtari apo pushtetari) së pari duhet ta mbikëqyrë karakterin e vet. Nëse ka karkter, do ta ketë popullin pas vetes; nëse e ka popullin pas, do ta ketë pushtetin mbi vendin; nëse e ka pushtetin mbi vendin, atëherë do të ketë pasuri; nëse ka pasuri, mund të bëj që shumë gjëra të mira të bëhen. Në këtë mënyrë karakteri është themel, derisa pasuri është pasojë. Nëse pushtetari i anashkalon themelet dhe vetëm synon kah suksesest e jashtme, do ta çojë popullin në plaçitje të ndërsjellë. Për këtë arsye, kur pushtetari grumbullon pasuri personale, e humbë popullin e vet, e kur e humbë pasurinë personale, atëherë e ka popullin pas. Për këtë arsye, nëse njeriu në fjalimin e tij është dinak dhe gënjeshtar, do të fitojë përgjigje dinake dhe të rreme, nëse deri tek pasuria ka ardhur rrugëve të këqija, rrugëve të këqija edhe do të tretet.

Konfucie: A mund ta paramendosh mediokrin si ministër? Para se të vijë në atë pozitë, ai është plotë me brenga për të arritur aty, e pasi që e merr, është plotë me brenga për të mos e humbur, e nëse fillon të brengoset për të mos e humbur, atëherë nuk ka asgjë që ai nuk do të jetë në gjendje të bëj për ta ruajtur atë pozitë.

J. Mariq: “Të gjitha dashuritë, me kalimin e kohës veniten; vetëm dashuria për pushtet, me kalimin e kohës, sa vjen e shtohet.”

Sokrati: Në akuzën time Melet e ka shkruar me cinizëm se mua po më paraqitet diçka e hyjnishme dhe djallëzore. Ky është njëfarë zëri që po më përcjellë që nga rinia e hershme; dhe kur lajmërohet, gjithmonë më paralajmëron të mos bëj atë që planifikoj ta bëj, por kurrë nuk më detyron. Kjo është ajo që më ndalon të mos merrem me punët shtetërore. Dhe po më duket se ky është fat i vërtetë që po më parandalon. Kjo, më besoni, qytetar të athinës, po t’iu kisha qasur heret punëve shtetërore, unë moti do isha vrar, kështu as ju e as vetja ime nuk do të kishte pasur dobi nga unë. Dhe në mua mos u zemëroni që po ua flas të vërtetën; sepse nuk ka njeri i cili do ta kishte shpëtuar jetën e vet nëse iu kishte kundërvu haptazi dhe dinjiteteshëm juve apo kujdo qoftë nga tubimi popullor, dhe të përpiqet t’i ndalojë shumë padrejtësi dhe thyrje ligji që po ngjajnë në shtet, përkundrazi ai i cili me të vërtetë lufton për drejtësi, ai duhet, qoftë edhe nëse dëshiron shumë shkurtë të jetë i gjallë, të kufizohet vetën në punën e tij private, e pjesëmarrjes në jetën publike duhet t’i shmanget.

Zhan Zhak Ruso: “Demokracia e vërtetë kurrë s’ka ekzistuar dhe kurrë s’do të ekzistojë”

Monteskje: Nëse e giciloni krenarine e popullit, ju mudë të bëni me të çfarë të doni. Romakët e kanë sunduar popullin me Panem et circenses -(bukë dhe cirk) edhe sundimtarët tonë duhet vetëm të na sigurojnë cirkun katërvjeçar, e ne vetë do ta sigurojmë bukën dhe pagesën e tatimit.

Napoleoni: Pushteti absolut nuk ka nevojë me rrejtë.

Will Durant: Shkalla e fundit e demokracisë është pushteti i hajnave. Kriminelët të lumtur zgjerohen nëpër qytetet tona më të mëdha, për shkak se na është garantuar mbrojtja dhe bashkëpunimi total i ligjit. Nëse janë antarë të cilësdo parti, apo kanë shok në të, ata mund të jenë plotësisht të sigurtë se nuk do të jenë të arrestuar pas një krimi të bërë, dhe se, edhe po qe se arrestohen, nuk do të gjykohen, e nese edhe gjykohen, nuk do ta vuajnë denimin, por edhe nëse i burgosin, do t’ju falet, e po nëse edhe nuk do të kenë falje denimi, do t’ju lejohet të ikin. Nëse dikush prej tyre vritet derisa e krynë zanatin e vet, do të jetë i varrosur me ceremoni siç i ka hije një pjestari të shtresës së lartë, dhe do t’i ngritet edhe lapidari. Ky është përfundimi i demokracisë!
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi