Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Wed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Wed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Thu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Thu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Sun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Sun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Tue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Mon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Mon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Sun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Tue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Tue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Sat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Mon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Tue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

I dashur vella...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

I dashur vella...

Mesazh nga Admin prej Fri Sep 10, 2010 2:28 pm

I dashur vëlla!
Ne nuk po dimë më të përgjigjemi
Sepse kemi harruar si pyetet
Nuk po e shohim më të vërtetën si qiellin mbi det
Sepse po shikojmë pa menduar për sytë
e sytë shohin shumë, por jo veten

I dashur vëlla!
Në mes të shkretëtirës
Është lodhur një deve duke bartur ujin mbi shpinë
Dhe po vdes nga etja
Ndoshta edhe peshku do të vdiste sikur të ngopej me ujë
E uji lagë gjithçka përveç vetes

I dashur vëlla!
Kam qeshur pa e kuptuar pse erdha në botë duke qarë
Kam qarë pa e kuptuar pse qesha symbyllur në djep
E dua dhimbjen që më zgjoi nga gjumi i jetës
i asaj jete që nuk do të doja të ishte e imja
sepse, kafazi sado që të jetë i gjerë
prapë kafaz është

I dashur vëlla!
Duke u mahnitur se po i dallojmë të gjitha ngjyrat
Harruam të mendojmë për dritën që na e mundësoi dallimin.
Në rrugën e Pishtarit Ndriçues
Ka dritë për të gjithë ata që nuk i mbyllin sytë para saj
Dritës nuk i duhet dikush të dëshmojë se ajo ekziston
Sepse ajo vetë dëshmon për veten
Prandaj, ka kohë që nuk po dijmë të përgjigjigjemi
Sepse kemi harruar se çdo pyetje
e ka brenda edhe përgjigjen

I dashuri vëlla
Nëse jeton si ishull në mes të detit të paanë
Një ditë do të vijnë anijet e të zbarkohet tek ti
Sepse nuk kanë ku tjetër…



Në rrugët e jetës mund të ecin mirë
Vetëm ata që e dijnë ku shkojnë
Ata që nuk dijnë të ngrohen, digjen
Digjen pa menduar se zjarri djeg gjithçka përveç vetes


I dashuri vëlla!
Duhet ta pranosh tre herë se je i padijshëm
Për ta kuptuar se padituria është sëmundje pa dhimbje,
por më e dhembshmja
duhet të shkurorëzohesh tre herë nga kjo botë
për ta kuptuar se kjo i ngjanë një plake
e cila është fshehur nën vellon e nusërisë

Kur ndjehesh i vetmuar mes qiellit dhe tokës
Mendo si ndjehen qielli dhe toka që të kanë në mes
Toka s’është e jotja por ti je nga toka
Prandaj, thuaj ballit le ta puthë tokën
E atëherë do ta ndjesh dashurinë e qiellit

I dashuri vëlla!
Nëse mendja nuk mund ta qetësoj zemrën
Atëherë thuaj zemrës le ta qetësojë mendjen
Sepse atë që e kërkon mendja e gjen zemra
Të gjitha vitet që shkuan i takojnë vdekjes
Çdo perëndim i diellit është edhe lindje e tij
Nëse nuk do ta humbasësh kohën
Lutju Atij që është betuar në të

O Zot!
Më jep aq mend ta kuptoj sa i pamend jam
Më jep aq dije ta kuptoj sa i padijshëm jam
Më jep aq forcë ta kuptoj sa i pafuqishëm jam
E kur ngadhnjej mbi tokë
Më bëj të mos harroj se prapë do të bëhem tokë!
O Zot! Unë që të kam vetëm Ty
I shikoj me dhimbje të gjithë ata që kanë çdo gjë veç Teje
E çfarë mund të ketë veç Teje?!
O Zot!


Fatmir Muja


Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi