Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Wed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Wed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Thu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Thu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Sun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Sun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Tue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Mon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Mon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Sun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Tue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Tue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Sat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Mon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Tue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Islami, fe e mëshirës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Islami, fe e mëshirës

Mesazh nga Admin prej Wed Sep 08, 2010 12:02 am

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Salavatet e selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed, i cili është dërguar si mëshirë për botët. Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij si dhe mbi shokët e tij.
Përse është dërguar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të?
A thua Allahu e dërgoi atë dënim për njerëzimin apo për ta shkatërruar njerëzimin?
A e ngarkoi atë që të hakmerret ndaj njerëzve për shkak të mosbesimit dhe kryeneçësisë së tyre?
Për tërë këtë na jep përgjigje fjala e Allahut të Lartësuar: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (Enbija, 107)

Ky ishte synimi i mesazhit, qëllimi i dërgimit, arsyeja e zgjedhjes së tij. S'do mend se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, konsiderohet mëshirë e Allahut të Lartësuar për njerëzimin e hutuar, të padrejtë e të pakujdesshëm.

Allahu thotë: "Në saje të mëshirës së Allahut u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishte i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje." (Ali Imran, 159)

Sikur të ishe i ashpër e i vrazhdë nuk do të ishe i denjë për interpretimin e mesazhit të Allahut dhe Ne nuk do të të obligonim me komunikimin e saj, ngase pronari i mesazhit duhet të jetë i butë, i mëshirshëm, zemërgjerë, i urtë, i durueshëm.

I Dërguari i Allahut thotë: “O ju njerëz! Unë jam mëshirë e dhuruar.” Shënon Ibn Sa’di, ndërsa Albani e cilëson si hasen.
Gjithashtu për të kanë transmetuar se ai “ishte njeriu më i mëshirshëm për fëmijët dhe për familje.” Sahihul Xhami’.
“Ishte i mëshirshëm, sa herë që i vinte dikush i premtonte (i premtonte mirësi nëse nuk posedonte), ndërsa i plotësonte atë që kishte.” Sahihul Xhami’.

Inkurajimi për mëshirë

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, inkurajonte dhe nxiste për mëshirë e dhembshuri ndaj krijesave të Allahut, qofshin ata të vegjël apo të rritur, qofshin burra apo gra, besimtarë apo jobesimtarë. Përkitazi me këtë janë transmetuar argumente të shumta. Ndër to mund të përmendim:

“Kush nuk i mëshiron njerëzit, atë nuk e mëshiron Allahu.” Mutefekun alejhi.
Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur me të, e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Nuk do të besoni përderisa nuk keni mëshirë ndërmjet jush.” Thamë: “O i Dërguar i Allahut, të gjithë ne jemi të mëshirshëm.” Ai tha: “Nuk është mëshira që keni ndaj njëri-tjetrit, por është mëshirë e përgjithshme.” Shënon Taberani, Albani e cilëson hasen. Me këtë nënkuptojmë që mëshira duhet të zgjerohet, që t’i përfshijë të gjithë njerëzit, atë që e njeh si dhe atë që nuk e njeh.

Gjithashtu, Abdullah b. Amr El Asi, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, transmeton se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Të mëshirshmit i mëshiron Mëshiruesi. Kini mëshirë ndaj atyre që janë në tokë, ju mëshiron Ai që është në qiell.” Shënon Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe ka thënë hasen sahih.

Medito, Allahu më mëshiroftë mua dhe ty, për domethënien e fjalës së të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kini mëshirë ndaj atyre që janë në tokë”, do të vëresh madhështinë e kësaj feje që ka ardhur si mëshirë për të gjithë njerëzit. Prandaj, të gjithë që jetojnë në sipërfaqen e tokës, në Islam meritojnë që të kihet mëshirë ndaj tyre.
Edhe në qoftë se është jobesimtar? Po, edhe në qoftë se është jobesimtar.
Atëherë, përse është ligjësuar lufta në Islam?
Është ligjësuar për ta larguar atë që pengon në mes njerëzve dhe mëshirës së Allahut. Allahu thotë: “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin:” (Ali Imran, 110). Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Respektivisht, ju jeni njerëzit më të mirë për njerëzit, t’i futni në xhenet!”

Islami nuk njeh urrejtje, as armiqësi, gjëra këto që e drejtuan njerëzimin në shkatërrim në shumë periudha të jetës së tyre. Pa dyshim se zemrat e ashpërsuara e të vrazhda që nuk njohin mëshirë e dhembshuri nuk janë zemrat e besimtarëve të sinqertë. Përkitazi me këtë, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Mëshira nuk largohet vetëm se nga njeriu i ligë.” Shënon Ebu Davudi, Albani e cilëson hasen.

Lufta e Dytë Botërore i ka kushtuar njerëzimit gjashtëdhjetë milionë të vrarë, saqë varrezat u ngushtuan nga banorët e tyre dhe era e vdekjes u përhap në çdo vend të botës. Njerëzimi u zhyt në dete me gjak, me kafka e mbeturina. Prijësit e luftës u orvatën që një numër të madh të viktimave civile t’i fusnin në radhët e armiqve të tyre si dhe të përdornin fuqinë më të madhe të mundshme për shkatërrimin e qyteteve, për bombardimin e institucioneve si dhe për zhdukjen e çdo gjurme të jetës.

Çfarë lirie mund t’i ofrojnë ata botës?
Çfarë lirie mund t’i paraqesin ata njerëzimit?
Përse u zhvillua kjo luftë? Cilat ishin motivet e saj? Cilat ishin shkaqet e saj etike? Cilat ishin frytet e saj? Kush mban përgjegjësi për këtë shkatërrim dhe rrënim që ka ndodhur? Lidhur me këtë askush nuk ka menduar.

Çudia më e madhe qëndron në atë se bijtë e atyre që organizuan atë masakër të shëmtuar njerëzore sot akuzojnë Islamin dhe muslimanët për ashpërsi, vrazhdësi dhe mospasje mëshirë, ashtu siç pretendojnë se Islami konsiderohet fe e cila nxit për dhunë dhe thërret për luftë, shkatërrim, rrënim, urrejtje dhe prishje.

Kjo pa dyshim që është një gënjeshtër e zhveshur që nuk mbështetet në fakte as nga realiteti e as nga historia. Kur i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e dërgoi Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të, te çifutët e Hajberit, Aliu i tha atij: “O i Dërguar i Allahut! A t’i luftoj ata derisa të bëhen si ne?” Ai tha: “Ngadalë, gjersa të zbresësh në tokën e tyre, pastaj ftoji ata në Islam si dhe lajmëroji se çfarë obligimesh kanë ndaj Allahut. Pasha Allahun, që Allahu përmes teje të udhëzojë një njeri është më mirë për ty sesa e tërë bota.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Kjo pra është njëra ndër porositë e të Dërguarit të Allahut drejtuar njërit prej komandantëve të tij. Në të nuk figuron thirrje për luftë ose nxitje për derdhjen e gjakut, por në të qëndron se udhëzimi dhe bindja e tyre në të vërtetën është më e mirë sesa luftimi i tyre dhe vdekja e tyre në mosbesim.
Ndër manifestimet e mëshirës së Islamit gjatë luftës është edhe ajo që Enes b. Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shkoni me emrin e Allahut dhe begatinë e Profetit të Tij. Mos vrisni pleqtë, as gratë e fëmijët, rregulloni e bëni dobi sa të mundeni, sepse Allahu i do ata që janë të dobishëm.” Shënon Ebu Davudi.

Ku është kjo në krahasim me ata që kanë shkatërruar qytetet, asgjësuar banorët e tyre si dhe kanë përdorur të gjitha llojet e armëve të ndaluara ndërkombëtarisht për vrasjen e grave, fëmijëve, pleqve, bujqve në fushat e tyre dhe klerikëve në vendfaljet e tyre?

Të gjitha luftërat që i drejtoi i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ose ato që kanë ndodhur në kohën e tij nuk kanë sjellë vdekjen e më shumë se disa qindra prijësve të mosbesimit, të cilët dëmtuan dhe fyen të Dërguarin, vranë shokët e tij, e ngushtuan Islamin dhe muslimanët në çdo vend, gjersa shokët e tij u detyruan të braktisin vendlindjet e tyre, pasuritë e tyre si dhe të emigrojnë në vende të tjera për shkak të presionit të dënimit dhe bllokadës. Ndërsa në anën tjetër, vetëm kryqëzatat kanë sjellë vrasjen e qindra mijërave muslimanë, ndërsa qindra mijëra të tjerë iu ekspozuan formave më të këqija të dënimit dhe torturës.

Ku qëndron mëshira o ju që pretendoni se keni mëshirë?
Përse deri më sot nuk keni kërkuar falje për veprime të tilla të frikshme?

Gustav Le Bon, njëri ndër orientalistët e mëdhenj, thotë: “Realisht, popujt nuk kanë njohur çlirues të mëshirshëm e tolerant sikur arabët. Islami është ai i cili ua ka dhënë muslimanëve këtë mëshirë e këtë tolerancë. Ndërsa ne kemi parë forma të ndryshme, si lufta e opiumit1, ndërsa më e rëndë se kjo janë luftërat e kolonizimit modern, ndërsa edhe më e rëndë se kjo është padrejtësia e sionistëve dhe vrazhdësia e tyre, dashuria e tyre për gjakun, dhunën dhe çrrënjosjen.”2

Kjo pra qe mëshira e muslimanëve, ndërsa kjo ashpërsia e armiqve të tyre. Cili nga këta dy grupe mund të akuzohet për dhunë, vrasje dhe terrorizëm?


Mëshira ndaj fëmijëve

Ndër format e mëshirës në Islam është edhe mëshira ndaj fëmijëve të vegjël, përkëdhelja e tyre, ledhatimi i tyre si dhe mosdëmtimi i tyre. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, e puthi Hasanin të birin e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, gjersa Akre’ b. Habisi ishte tek ai. Me atë rast Akre’ tha: “Unë kam dhjetë fëmijë, asnjërin prej tyre nuk e kam puthur.” Atëherë i Dërguari tha: “Kush nuk mëshiron (të tjerët), nuk mëshirohet.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Gjithashtu, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Erdhën një grup njerëzish nomadë tek i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe thanë: “A i puthni fëmijët tuaj?” Ai tha: “Po”. I thanë: “Mirëpo ne, pasha Allahun, nuk i puthim.” I Dërguari tha: “Çfarë mund të bëj kur Allahu e ka larguar mëshirën nga zemrat tuaja?” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Ky është Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të! Ky është ai për të cilin shpifni dhe thoni se është njeri që do luftën, nomad, i etur për derdhje gjaku, nuk e njeh mëshirën.

Kanë dështuar dhe kanë humbur nëse e hedhin dhe e adresojnë këtë gënjeshtër të pavërtetë dhe shpifje në drejtim të të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Ebu Mes’ud El Bedrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “E rrihja skllavin tim me shkop, kur dëgjova një zë nga prapa: “Dije, o Ebu Mes’ud!” Nga mllefi nuk arrita ta kuptojë zërin, kur m’u afrua i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe m’u drejtua me fjalët: “Dije, o Ebu Mes’ud, se Allahu është më i fuqishëm ndaj teje sesa ti ndaj këtij skllavi.” Atëherë thashë: “Asnjëherë më nuk do të rrah ndonjë skllav.” Ndërsa në një version tjetër qëndron: “Thashë: “O i Dërguar i Allahut! Ai është i lirë për hir të Allahut të Lartësuar.” I Dërguari tha: “Nëse nuk do të veproje kështu, atëherë do të të digjte zjarri ose do të të kapte zjarri.” Shënon Muslimi.

Prandaj organizatat që janë themeluar për të luftuar keqtrajtimin e fëmijëve duhet ta pranojnë vlerën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në ratifikimin e të të drejtave të fëmijëve si dhe ndalimin nga keqtrajtimi i tyre. Ato në dyert e tyre duhet t’i vendosin këto hadithe të ndershme profetike, të cilat inkurajojnë për mëshirë, përkëdhelje dhe bamirësi ndaj fëmijëve.

Ndër format e mëshirës së të Dërguarit ndaj fëmijëve është edhe ajo se ai qante kur ata vdisnin. Prej Usame b. Zejdit, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, transmetohet se në rastin e vdekjes së djalit të bijës së të Dërguarit, atij i dolën lot nga sytë. Sa’di i tha: “Çfarë është kjo, o i Dërguar i Allahut?” Ai tha: “Kjo është mëshirë, Allahu e ka vendosur në zemrat e robërve të Vet. Vërtet Allahu mëshiron nga robërit e Vet të mëshirshmit.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Gjithashtu, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, shkoi te djali i tij, Ibrahimi, në momentin e vdekjes. Lotët e të Dërguarit filluan të rridhnin. Abdurrahman b. Avfi i tha: “ Edhe ti, o i Dërguar i Allahut?” Ai tha: “O i biri i Avfit! Kjo është mëshirë.” Pastaj pasuan lotët e tjerë e ai tha: “Vërtet syri loton, zemra pikëllohet, por ne nuk themi asgjë që e hidhëron Allahun. Vërtet jemi të pikëlluar për ndarjen tënde, o Ibrahim!” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

Mëshira ndaj femrës

Ndërsa sa i përket mëshirës së Islamit ndaj femrës, kjo është një çështje për të cilën muslimanët krenohen në çdo kohë. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, pa një grua të vrarë në një betejë, e dënoi këtë dhe e ndaloi vrasjen e grave dhe të fëmijëve (Muslimi). Ndërsa në një transmetim tjetër ai ka thënë: “Kjo nuk vritet”, më pas shikoi në fytyrat e shokëve të tij dhe njërit prej tyre iu drejtua me fjalët: “Shko dhe thuaj Halid b. Velidit të mos i prekë gratë, pleqtë dhe fëmijët.” Gjithashtu ka thënë: “O Allahu im, unë i mbroj dy grupe që janë të dobëta: jetimin dhe gruan.” Shënon Nesaiu, Albani e cilëson si hasen.

Përshkrimi i gruas si e dobët nënkupton mëshirën ndaj saj, sjelljen e mirë me të, bamirësinë ndaj saj si dhe mosdëmtimin e saj. Ku qëndron kjo në krahasim me akuzat që i bëhen Islamit për dhunë dhe diskriminimin gjinor?

Mëshira ndaj kafshëve

Mëshira në Islam shtrihet madje edhe te kafshët. Ato në Islam gëzojnë një pjesë bukur të madhe të mëshirës, dhembshurisë dhe bamirësisë. Ibn Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Një grua ka hyrë në zjarr për shkak të një maceje, ngase e ka ngujuar atë; as nuk e ka ushqyer e as nuk e ka lënë të ushqehet nga insektet e tokës derisa ka ngordhur.” Buhariu dhe Muslimi.

Ndërsa nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Një burrë gjeti një pus me ujë, zbriti dhe piu. Kur doli, pa një qen i cili dukej se ishte i etur. Ai tha me vete: “Ky qen qenka etur për ujë, ashtu siç isha unë”. Më pas zbriti përsëri në pus, mbushi këpucën me ujë dhe i dha të pijë qenit. Zoti e bekoi dhe ia fali mëkatet.” Buhariu dhe Muslimi.

Gjithashtu, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çdo njeri i cili vret një zog pa të drejtë, Allahu do ta pyesë atë në Ditën e Kiametit.” Thanë: “O i Dërguar i Allahut, cila është e drejta e tij (zogut)?” Tha: “E drejta e tij është që ta presë dhe ta hajë e jo që t’ia këpusë kokën dhe ta hedhë.” Shënon Nesaiu, ndërsa Albani hadithin e cilëson si hasen.

Kjo është për atë që vret një zog pa të drejtë, e si qëndron puna, dënimi dhe kërcënimi për atë që vret një njeri pa të drejtë?

Prej formave të mëshirës së Islamit ndaj kafshëve ai ka urdhëruar që të kemi mirësi ndaj tyre si dhe të mos i frikësojmë kur t’i therim. I Dërguari ka thënë: “Allahu ju ka urdhëruar të tregoni mirësi ndaj secilit, kështu që nëse duhet të vrisni, vrisni në mënyrë të mirë dhe nëse e therni kafshën, thereni atë me butësi. Nëse dikush prej jush ka për ta therur një kafshë, ai duhet ta mprehë thikën së pari dhe ta trajtojë kafshën si duhet.” Shënon Muslimi.

Gjithashtu nga Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se një burrë e kishte shtrirë kafshën (për ta prerë) dhe e mprehte thikën para saj. I Dërguari i tha: “A dëshiron t’i japësh fund me disa vdekje? Përse nuk e ke mprehur thikën para se ta shtrije atë?” Shënon Taberani, Hakimi, Albani e cilëson si hasen.

Ku janë organizatat që kujdesen për butësinë ndaj kafshëve në krahasim me këto etika profetike? Si e mohojnë vlerën e Islamit kur ai i parapriu katërmbëdhjetë shekuj më parë? Akoma vazhdojnë të mos bëjnë dallim në mes së drejtës dhe të padrejtës, saqë therjen në mënyrën islame e konsiderojnë si një lloj ashpërsie, duke mos i ditur dobitë e shumta të kësaj metode islame. Ndërsa ata kafshët e tyre i qëllojnë me rrymë elektrike ose i godasin në kokë; i vrasin e më pastaj i therin. Këtë konsiderojnë ata mëshirë ndaj kafshës. Kur njeriu nuk ka udhëzime qiellore, ai nuk di si të veprojë dhe vepron sipas shijes së vet.

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, një ditë hyri në kopshtin e një banori të Medinës (ensar) dhe aty pa një deve. Kur e pa të Dërguarin e Allahut, u tërhoq anash dhe i lotuan sytë. I Dërguari i Allahut iu afrua devesë dhe ia lëmoi kokën e ajo heshti. I Dërguari i Allahut tha: “Kush është i zoti i kësaj deveje? E kujt është kjo deve?” Erdhi një djalosh prej ensarëve medinasve dhe tha: “Deveja është e imja, o i Dërguar i Allahut”. Ai i tha: “A nuk frikësohesh aspak prej Allahut për këtë deve që ta ka falur Allahu? Ajo m’u ankua se ti e lë të uritur dhe e mundon shumë me punë.” Shënon Ahmedi, Ebu Davudi. Albani e cilëson si sahih.

Mëshira e të Dërguarit madje ka përfshirë edhe trupat e pemët. Kur i Dërguari ligjëronte, qëndronte mbi një trung hurme. Kur ia ndërtuan minberin dhe filloi të ligjërojë, trungu filloi të qajë. Sahabët dëgjuan një zë, kurse i Dërguari zbriti nga minberi dhe e vendosi dorën e tij mbi trung, derisa u qetësua. Shënon Buhariu.

Kjo pra ishte mëshira e të Dërguarit Muhamed. Kjo ishte dhembshuria e tij, ndjenjat e tij, bamirësia e tij. Këto ishin parimet në të cilat ai thërriste. Përse e mohoni këtë vlerë? Pse nuk e shikoni këtë lartësi dhe fisnikëri njerëzore në këtë personalitet të rrallë?
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi