Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Similar topics
    Tema Fundit
    » Bilderberg meeting 2015- list of participants
    Një pikë loti në Ramazan EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

    » Kronologji e sulmëve të NATO-së
    Një pikë loti në Ramazan EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

    » Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
    Një pikë loti në Ramazan EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

    » Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
    Një pikë loti në Ramazan EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

    » Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
    Një pikë loti në Ramazan EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

    » Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
    Një pikë loti në Ramazan EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

    » Fatura e jetës
    Një pikë loti në Ramazan EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

    » Kush je ti?
    Një pikë loti në Ramazan EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

    » Fjalë të mrekullueshme
    Një pikë loti në Ramazan EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

    » Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
    Një pikë loti në Ramazan EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

    » Profesori dhe vazoja.
    Një pikë loti në Ramazan EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

    » Ka ndodhur në Kinë.
    Një pikë loti në Ramazan EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

    » Njëqind flamurë pa një
    Një pikë loti në Ramazan EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

    » Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
    Një pikë loti në Ramazan EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

    » Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
    Një pikë loti në Ramazan EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

    Sondazh

    Një pikë loti në Ramazan

    Shko poshtë

    Një pikë loti në Ramazan Empty Një pikë loti në Ramazan

    Mesazh nga Admin Tue Sep 07, 2010 11:58 pm

    Një pikë loti në Ramazan për ata që anashkalojnë shenjtërinë e agjërimit...



    Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

    Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit, dhe më pas.

    Një pikë loti në Ramazan për ata që nuk e konsiderojnë shenjtërinë e këtij muaji, virtytet dhe vlerat e tij, të cilët vetëm që e presin -si muajt e tjerë- me mëkate, shkelje dhe thyerje, por ata gjithashtu e shtuan edhe më tepër largimin e tyre nga Allahu i Plotfuqishëm. Ata sajojnë lloje të ndryshme të mëkateve, neveritje, urrejtje, ashtu që privojnë veten dhe të tjerët nga shiu i dendur i shpërblimeve në këtë muaj të bekuar, si dhe bëjnë përgatitje për të luftuar Zotin e qiejve dhe të tokës.

    Një pikë loti në Ramazan për ata që i humbin namazet e detyruara të domosdoshme, ashtu që ata flenë në kohën e namazit në disa raste, duke vonuar në disa çaste të tjera, dhe duke braktisur atë nganjëherë.

    Një pikë loti në Ramazan për ata që anashkalojnë shenjtërinë e agjërimit, me turpet dhe moralin e tyre të keq, pasi ata fyejnë, ofendojnë, mallkojnë, vjedhin, përgojojnë, dhe i gënjejnë njerëzit. Dhe nëse e këshillon ndonjërin prej tyre, ai argumenton se kjo është për shkak të agjërimit!! Sikur Agjërimi është arsyeja për këto situata të pafavorshme dhe ata janë të pavetëdijshëm në lidhje me pikëpamjen e Agjërimit, përfitimet e tij, dhe shpërblimet e tij të mëdha.

    Gjithsesi se ne e kemi të njohur se nga përfitimet më të rëndësishme është: arritja e devotshmërisë ashtu siç Ai, subhanehu ue teala, thotë: “O ju që besuat, agjërimi (saum) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”(El Bekareh, 183)

    Dhe, a thua vallë devotshmëria bën thirrje për fyerje, ofendime, mallkime, padrejtësi dhe agresion?

    Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: ‘Patjetër duhet që besimtari ta ruajë agjërimin nga gjuha e tij. Kanë qenë sahabët që qëndronin në xhami e thoshin: “Ta ruajmë agjërimin tonë duke mos përgojuar askënd.’”

    Ndërsa, i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: "Kush nuk i lë fjalët e këqija dhe punën me to, nuk ka nevojë ‎Allahu që ky person të lë ushqimin dhe pijen e tij." (Buhariu)‎ Pra, kuptojeni realitetin e agjërimit, Allahu ju mëshiroftë!

    Një pikë loti në Ramazan për gruan, e cila shkon për të falur teravitë ndërsa ajo është e zbukuruar, e stolisur, e parfumuar, e ekspozuar, dhe e veshur me veshjen më të bukur ... Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: “Mos i ndaloni robëreshat e Allahut (femrat) të shkojnë në xhamitë e Allahut dhe kur të dalin të dalin të pa parfumuara.” (Ebu Davudi, Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen-sahih.)

    Dhe, i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve selem gjithashtu tha: "Çdo grua e cila është parfumuar mos të prezantojë në namazin e jacisë " (Transmetuar nga Muslimi)

    Një pikë loti në Ramazan për ata që e humbin muajin duke shikuar kanalet satelitore, dhe nuk ka TV satelitor i cili nuk shfaq pije alkoolike, lakuriqësi, marrëzira, çmenduri... dhe rritet kërkesa për shikimin e këtyre çmendurive në këtë muaj të bekuar e të çmuar të Ramazanit, dhe e gjithë kjo për të luftuar virtytet dhe duke prishur, cenuar qëndrueshmërinë dhe detyrimet e shenjta të njerëzve.

    Një pikë loti në Ramazan për ata që arsyetohen me vapën e të nxehtit vetëm e vetëm për t’i ikur agjërimit ... A e harruan ata Ditën e Ringjalljes ku dielli do të jetë në lartësi prej një milje mbi kokat e njerëzve, disa prej tyre do të jenë në djersë deri në zog të këmbëve, disa deri në gjunjë, disa deri në brez, disa gjer në fyt.

    Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!” (Et Teube, 81)

    Një pikë loti në Ramazan për ata të rinj që nuk i lanë të zbrazura tavolinat e kafeneve, duke ngrënë dhe pirë në mes të ditës dhe duke vajtur në pishina, plazhe, ahengje, ... vetëm e vetëm për t’iu shmangur njerëzve, kurse harruan se Krijuesi – Allahu - është që sheh dhe di çdo gjë.

    Andaj, vëllezër dhe motra të lotojmë së bashku në këto ditë të shtrenjta dhe me shumë vlerë, për të gjitha këto dukuri negative që e kapluan popullin musliman kudo në botë, e në veçanti trojet tona.

    Lusim Allahun e Lartmadhëruar që të na mbrojë nga dënimet e Tij në këtë botë e të na shënojë në regjistrin e të shpëtuarve në botën tjetër, si dhe ta rikthejë popullin musliman sërish në udhëzim, bindje dhe besim të drejtë!

    Amiiin!



    Përktheu: Ummu Muhlisa
    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 239
    Points : 635
    Reputation : 0
    Join date : 31/08/2010

    https://dituriere.albanianforum.net

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Mbrapsht në krye

    - Similar topics

     
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi