Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Keywords

kush  eshte  tregim  poezi  proze  shkurter  

Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Wed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Wed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Thu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Thu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Sun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Sun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Tue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Mon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Mon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Sun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Tue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Tue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Sat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Mon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Tue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

“Jackpoti” ramazanor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Jackpoti” ramazanor

Mesazh nga Admin prej Wed Sep 01, 2010 3:11 pm

“Dhe me të vërtetë ne e zbritëm atë në Natën e Kadrit. E çka di ti për Natën e Kadrit. Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Në të zbresin engjëjt dhe Shpirti me lejen e Zotit tënd për secilën çështje. Paqe është ajo deri në agim” (Kur’an: 97:1-5).
- Falënderimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh. Atë e falënderojmë sepse Ai krijoi çdo gjë dhe bëri përzgjedhjen e disave nga disa, siç zgjodhi nga muajt, Ramazanin, nga ditët, Arafatin, nga netët, Natën e Kadrit. Atë e falënderojmë sepse na mesoi për këto gjëra e s’ka dije pos asaj që Ai, Subhanehu ue teala na e mesoi. Përshëndetjet tona çdoherë janë mbi atë i cili bëri transmetimin, komentimin, shpjegimin dhe mësimin e fjalëve të Allahut xh.sh. për mbarë njerëzimin, mbi familjen e tij të ndershme, si dhe mbi ata të cilët me besnikëri të plotë bënë bartjen e këtyre mësimeve kur’anore mbi supet e tyre dhe na e mësuan që ta përcjellim gjeneratë pas gjenerate deri në Ditën e Gjykimit si dhe mbi të gjithe ata që janë pjesëmarrës të denjë në këtë bartje të këtij amaneti të cilin e refuzuan toka dhe kodrat nga frika.
- Nëse njeriut në këtë botë i ofrohet një shpërblim i madh në kompensim të një mundi sa më të vogël, ai do të jetë i kënaqur dhe ky do të jetë suksesi i tij. Ndërsa jo çdoherë janë të vërteta këto gjëra në këtë botë, jo çdoherë mundesh që me pak të fitosh shumë, por edhe nëse kjo ndodhë, atëherë ka ndodhur në kurrizin e të tjerëve sepse kur shumë dhënë pak, atëherë bëhet “shumë” dhe këtë “shumë’’e ka fat vetëm një ose disa “një”, prandaj edhe jemi mësuar që këto gjëra t’i quajmë si “Jackpot” e që do të thotë “Çmim i Madh”.
- Ndoshta dikush prej jush mund të pyes se a ka në Islam me të vërtetë “Jackpote” apo jo? Dhe nëse po, a ka për të gjithë apo jo? Po edhe nëse po, atëherë si?
- Do të mundohem që me lejen e Allahut xh.sh. tu përgjigjem në këto pyetje. Së pari se a ka me të vërtetë në Islam “Jackpote” apo jo?
- Në Islam ka “Jackpote” dhe me të vërtetë ato janë të shumta ku dihet se për një të mirë njeriu shpërblehet nga dhjetë deri në shtatëdhjetë herë më shumë, e Allahu e shumëfishon atë sa herë të dojë, siç ka ardhur në hadithin që e transmeton Imam Buhariu nga Ibn Abbasi, si dhe në dyzet hadithet e Imam Neveviut (hadithi i 37-të me radhë). Gjithashtu në Ditën e Arafatit, haxhilerët kthehen ashtu siç i ka lindur nëna e tyre pa asnjë mëkat edhe sikur ato të ishin sa shkuma e detrave apo edhe më shumë, siç ka ardhur në hadithin që e transmeton Imam Buhariu nga Ebu Hurejra në të cilin thotë Pejgamberi s.a.v.s. se ai që e kryen haxhin pa bërë ndonjë mëkat kthehet ashtu siç është lindur, ndërsa në hadithin tjetër që e transmeton Imam Tirmidhiu në Sunnenet e tij, e që Imam Albani e ka bërë të vërtetë (sahih), thotë Pejgamberi s.a.v.s. “Haxhi është Arafat”, ndërsa gjithashtu thotë Pejgamberi s.a.v.s. “Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit”, transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre r.a. e që kjo është edhe premia kryesore për të cilën mundohen shumë prej njerëzve sepse të tjerët vrapojnë për të arritur kënaqësinë e Allahut ashtu siç i takon muslimanit.
Ndërsa sa i përket pyetjes së dytë, se a ka për të gjithë apo jo, pa dyshim se ka për të gjithë deri në Ditën e Gjykimit, siç ka ardhur në një hadith Kudesije të cilin e transmeton Imam Muslimi nga Ebu Hurejra r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. që Allahu xh.sh. thotë “O robërit e mi, edhe sikur i pari dhe i fundit nga ju, njerëzit dhe xhinët tuaj, do të ishin në një rresht të vetëm duke më kërkuar në të njëjtën kohë, dhe nëse i përgjigjem që të gjithëve nuk do të më pakësonte kjo asgjë më shume se që mund të pakësojë gjilpëra po të futej në det, nga ajo që posedoj”.
E sa i përket pyetjes së tretë se si mund të bëhet kjo, atëherë mund të themi se kjo mund të bëhet me të vërtetë me shumë pak mund, ndërsa fitimet janë shumë të mëdha dhe padyshim se janë të garantuara sepse janë të premtuara nga Allahu xh.sh. e premtimi i Allahut është i vërtetë.
- Le të kthehemi edhe një herë tek pyetja e parë e jona e të shtojmë edhe Natën e Kadrit për të cilën edhe do të flasim rreth saj në pika të shkurtra me ndihmën e Allahu xh.sh.
- Allahu xh.sh. në ajetin e tretë të sures El-Kadër po thotë “Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj” e që kjo do të thotë se një natë e vetme është e barabartë me 83.3 vjet, që do të thotë se me një natë, nëse e qëllon njeriu me adhurime, atëherë ai e ka arritur një jetë të plotë njeriu. Po a thua vallë, nëse një njeri fillon qe të agjërojë nga mosha 15 vjeçare sa është mosha mesatare e pubertetit dhe jeton mesatarishte 60 vjet, atëherë ky njeri do t’i ketë agjëruar 45 Ramazana e kjo do të thotë se ai ka fituar 3748.5 vjet adhurim? A thua ky shpërblim nuk të mjafton për vetëm 45 net të Kadrit? Prandaj, o agjërues dhe o agjëruese, ke kujdes që të mos e humbasësh këtë shancë.
- Pa dyshim se tani e kemi zgjuar kureshtjen tek ti dhe ke dëshirë të dish më shumë për këtë natë pasiqë vetëm se jemi në muajin e madhërishëm të Ramazanit e ne, e falënderojmë Allahun i Cili nuk na ka lënë të humbur dhe nuk na ka lënë të bredhim kot lart e poshtë, ashtu siç bëri Ibrahimi a.s., në kërkim të së vërtetës, por këtë e kemi të sqaruar, prandaj edhe për Natën e Kadrit kanë ardhur disa transmetime se kur ndodhet kjo natë.
Transmetohet nga Pejgamberi s.a.v.s. për shenjat e kësaj nate, se dielli në këtë ditë lind dhe nuk ka rreze të forta, siç e transmeton Imam Muslimi nga Ubej ibn Ka’abi r.a., gjithashtu prej shenjave të kësaj nate është se është një natë e qetë, as e ftohtë e as e nxehtë, dhe dielli në këtë ditë është i skuqur, por jo me rreze të forta, siç ka ardhur në hadithin që e transmeton Tajalisiu në musnedin e tij nga Ibn Abbasi r.a., gjihashtu prej shenjave dalluese të kesaj nate, siç i ka përmendur Ibn Uthejmini, janë: Kënaqësia në adhurime, ndjenja e zgjerimit të krahërorit, mosprezenca e sherrit, lehtësimi i adhurimeve, etj.
- Ndërsa sa i përket asaj se cila natë është kjo në muajn e shenjtë të Ramazanit ka ardhur në disa transmetime, siç është ai i Imam Buhariut nga Aisheja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit prej netëve tek”. Gjithashtu ka ardhur në Sahihun e Imam Buhariut nga hadithi i Ibn Abbasit se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetëshen e fundit të Ramazanit në netët tek, se ajo mund të jetë e njëzet e nënta, e njëzet e shtata, dhe e njezet e pesta”, ndërsa sa i përket asaj se shumica e dijetarëve thonë se është nata e njëzet e shatatë e Ramazanit, janë të mbështetur në fjalën e Ibn Abbasit r.a.
- E pa dyshim se na takon që të flasim pakëz edhe për ate se si ishte Pejgamberi s.a.v.s. dhe shokët e tij në këtë pjesë të Ramazanit.
Kështu ishte gjendja e Pejgamberit s.v.a.s. në dhjetëshen e fundit të Ramazanit: Transmetohet nga Aisheja r.a. të ketë thënë se “Kur hynte dhjetëshja e fundit e Ramazanit, Pejgamberi s.a.v.s. nuk flinte, i gjallëronte nenët dhe e zgjonte familjen”. Gjithashtu nga Abdullah ibn Omeri r.a. transmeton Imam Muslimi të ketë thënë se Pejgamberi s.a.v.s. bënte itikaf në xhami në dhjetë ditët e fundit, ndërsa Imam Buhariu transmeton nga Aishëja të ketë thënë se Pejgamberi s.a.v.s. në dhjetë ditët e fundit jepte prej mundit të tij çka nuk jepte asnjëherë më parë. Pra këtu përfshihet namazi, leximi i Kur’anit, sadakaja, vizitat, me një fjalë, çdo punë e mirë.
E sahabët në këtë muaj ishin shumë të angazhuar pas adhurimeve, e bënin hatme Kur’anin, siç transmetohet se Othmani e bënte hatme një herë në ditë jashtë namazit.
-Ndërsa nga duatë që kanë ardhur nga Pejgamberi s.a.v.s. për këtë natë është ajo që ia ka mësuar Aishes r.a. e që këtë e transmeton Imam Ahmedi në musnedin e tij me sened të vërtetë e që thuhet: “O Zoti im, ti je falës, e do faljen dhe më fal mua”.
-Prandaj, vëlla musliman dhe ti oj motër muslimane, mos hezito që të japësh gjithë mundin tënd në këto dhjetë ditë të fundit të Ramazanit, në kërkim të Natës së Kadrit sepse, pa dyshim se, me lejen e Allahut, shpërblimin e ke të garantuar ose të kësaj nate ose, së paku të lirimit nga zjarri, siç ka ardhur në një hadith të Pejgamberit s.a.v.s. se fundi i Ramazanit është lirim nga zjarri.
Lusim Allahun xh.sh. që të na e mundësojë t’i gjallërojmë këto dhjetë ditë të fundit në ibadete, ta qëllojmë në to Natën e Kadrit dhe të na e mundësojë që të fitojmë shpërblimin e saj.
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi