Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Similar topics
    Tema Fundit
    » Bilderberg meeting 2015- list of participants
    Si te shkruani CV-ne EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

    » Kronologji e sulmëve të NATO-së
    Si te shkruani CV-ne EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

    » Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
    Si te shkruani CV-ne EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

    » Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
    Si te shkruani CV-ne EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

    » Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
    Si te shkruani CV-ne EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

    » Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
    Si te shkruani CV-ne EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

    » Fatura e jetës
    Si te shkruani CV-ne EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

    » Kush je ti?
    Si te shkruani CV-ne EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

    » Fjalë të mrekullueshme
    Si te shkruani CV-ne EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

    » Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
    Si te shkruani CV-ne EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

    » Profesori dhe vazoja.
    Si te shkruani CV-ne EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

    » Ka ndodhur në Kinë.
    Si te shkruani CV-ne EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

    » Njëqind flamurë pa një
    Si te shkruani CV-ne EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

    » Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
    Si te shkruani CV-ne EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

    » Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
    Si te shkruani CV-ne EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

    Sondazh

    Si te shkruani CV-ne

    Shko poshtë

    Si te shkruani CV-ne Empty Si te shkruani CV-ne

    Mesazh nga Admin Wed Sep 19, 2012 1:18 pm

    V është mënyra më fleksibël dhe e përshtatshme për të bërë një aplikim.

    Ajo përmbledh të dhënat tuaja në një mënyrë që ju prezanton juve nën dritën më të mirë të mundshme dhe mund të përdoret për shumë aplikime në të njëjtën kohë.

    CV, ose ndryshe e quajtur dhe kurrikulumi apo rezymeja juaj janë mjetet nëpërmjet të cilave ju mund të bëni promovimin e vetes tuaj.
    Qëllimi është ta bindni drejtuesin apo specialistin e burimeve njerëzore që t’ju thërrasë për një intervistë ku mund të tregoni më konkretisht aftësitë dhe personalitetitin tuaj. Prandaj kur të shkruani CV tuaj, mos u nxitoni, por mendoni veten në pozicion vendimmarrës, a do e kishit konsideruar për intervistë një CV të punuar dhe paraqitur në mënyrë të pavëmendshme dhe të pakujdesshme?

    Si të shkruani një CV (Curriculum Vitae)

    CV shërben për të bërë prezantimin tuaj para një personi që nuk ju njeh dhe ka shumë pak kohe t’ju njohë. Duhet t’ju prezantojë juve në këndvështrimin më të mirë të mundshëm, në mënyrë konçize dhe te strukturuar mirë. Ka shumë mënyra për të shkruar një CV megjithatë gjithmonë ekzistojnë disa linja kryesore. Një CV për qëllime biznesi nuk duhet të kalojë një faqe formati A4. Ndërsa një CV për qëllime akademike mund ta kalojë këtë limit, duke përfshirë dhe konferencat, publikimet dhe aktivitete të tjera që mund të keni kryer. Një CV e shkruar mirë, fillimisht vë në dukje informacionin më të rëndësishëm pastaj çdo informacion tjetër plotësues. Për këtë funksion ne ju rekomandojmë ta adaptoni në varësi të kërkesave dhe fushës së punëdhënësit. Përzgjedhja e informacionit bëhet në varësi të përshtatjes me vendin e caktuar të punës. Kushtojini vëmendje renditjes së informacionit.

    Detajet Personale- Këtu duhen përfshirë datëlindja, adresa, e-maili, numri i telefonit dhe kur kërkohet dhe gjinia, mosha dhe kombësia. Në rast se keni një adresë permanente dhe një të përkohshme, specifikojeni këtë. Nëqoftëse doni të fitoni hapësirë për të ruajtur limitet e gjatësisë së CV, detajet personale mund të shkruhen me një madhësi më të vogël të shkronjave se pjesa tjetër e CV. Por asnjëherë më të madhe, pasi nuk janë ato që duhet të tërheqin vëmendjen e punëdhënësit. Në rast se CV juaj i ka krijuar interes lexuesit, atëherë ai do të kthehet te detajet e kontaktit tuaj.

    Çfarë informacioni duhet të përmbajë një CV?

    Detajet personale
    Edukimi dhe kualifikimet
    Eksperienca në punë
    Aftësitë e ndryshme
    (Publikime)
    (Referenca)

    Rradha e paraqitjes së këtyre detajeve, dhe theksi që i jepni secilës pjesë, varet nga ajo për të cilën jeni duke aplikuar dhe cfarë duhet të ofroni.
    Nëse po aplikoni për më shumë se një vend pune, duhet të keni tipe të ndryshme CV sipas fushave të ndryshme të karrierës, duke theksuar aftësitë tuaja dhe eksperiencat e ndryshme të përshtatura sipas fushës.

    Për studentët që sapo kanë mbaruar, këshillohet të fillojnë CV-në e tyre me historinë akademike. Ka shumë gjasa që në atë moshë edukimi të jetë aseti i tyre më i rëndësishëm. Gjithashtu këshillohet që renditja të bëhet nga eksperienca më e fundit. Në rast se keni arritje të veçanta, atëherë ato duhet të paraqiten në CV, dhe titulli i dizertacionit apo data e diplomimit nëqoftëse ju mendoni se janë të rëndësishme dhe ndihmojnë në përforcimin e profilit tuaj, duhet të shkruhen në CV. Kujdes, nëqoftëse vini rezultate apo arritje të veçanta, të vendosni gjithnjë informacion të vërtetë, sepse mund t’ju kërkohen dokumentat përkatës dhe nëse keni gënjyer aplikimi juaj do të humbasë çdo kredibilitet.

    Çmime/Vlerësime të marra- Në rast se kjo kategori vlen për ju, atëherë duhet vendosur në CV tuaj menjëherë pas seksionit të edukimit. Këtu mund të përfshihen bursat, çmime në konkurse të ndryshme, dhe çdo lloj tjetër dallimi.
    Këtu si për çdo gjë tjetër në CV tuaj, jepni informacion të plotë, si për shembull datën, vendin, emrin e organizuesit, shtetin, dhe pozicionin që ju keni fituar; për bursat duhet shkruar periudha kohore, emri i Universitetit, departamenti, emri i institucionit që ka akorduar bursën, dhe mbase dhe disa lëndë kryesore mbi të cilat janë vlerësuar aftësitë tuaja për lëshimin e bursës.

    Eksperienca Praktike- Në këtë seksion përfshihen dhe stazhet e punës. Mos jeni të turpshem ndaj asaj që keni kryer, mos i zvogëloni arritjet tuaja. Asnjeri nuk pret nga ju të keni një biznes të madh, nëse jeni ende student. Ideja është që kur aplikoni për punë duhet të tregoni potencial rritje. Duhet treguar çfarë keni përmirësuar, ku, sa shumë, si dhe përgjegjësitë e ngarkuara. Duhet të ndihet njëfarë ndryshimi midis punës së parë dhe të fundit, duhet treguar se tashmë jeni gati të merrni më shumë përgjegjësi. Ju duhet ta paraqisni veten si lider, person me iniciativë, kreativitet etj. Mos harroni, qëllimi është të bindni atë që lexon CV-në tuaj se ju jeni zgjedhja më e mirë për atë vend pune.

    Aktivitetet Plotësuese - Në rast se jeni duke shkruar një CV profesionale, dhe jo akademike, atëherë ky është rasti për të theksuar konferencat, trajnimet dhe të gjitha aktivitet e tjera plotësuese që i përshtaten pozicionit për të cilin po aplikoni. Një përshkrim i mirë këtu mund t’ju ndihmojë të tregoni sensin e iniciativës dhe përfshirjes dhe jo thjesht të qenit një student me nota te mira.

    Gjuhët – Rreshtoni numrin e gjuhëve që flisni, duke përshkruar nivelin në secilën prej tyre vetëm me një fjalë. Ne ju sugjerojmë të klasifikoni dhe nivelin e bashkëbisedimit, që mund të jetë nivel i mesëm, nivel i avancuar, dhe rrjedhshëm. Përfshini në CV çertifikatat e gjuhëve dhe datat e tyre, nëqoftëse kjo është e aplikueshme për ju.

    Aftësitë Kompjuterike – Përfshini gjithçka që dini, nga njohja e motorëve të kërkimit në internet, aftësitë e editimit të teksteve, programet e veçanta më të avancuara, programim etj. Nëqoftëse keni një çertifikatë apo diplomë, kjo ju jep avantazh dhe nuk duhet të mungojë në CV tuaj.

    Hobet - Përfshijini nëqoftëse mbetet hapsirë në CV tuaj. Hobet tregojnë se ju bëni edhe gjëra të tjera në jetën tuaj përveç punës apo shkollës. Ndaj nuk mund të shihen përveçse me sy pozitiv.
    Në CV mund të përfshihen dhe nënkategori të tjera që ju mendoni se do të vinin më në pah aftësitë tuaja. Shpesh mund të haset dhe seksioni i referencave, por kjo është në varësi të kërkesave të punëdhënësit. Nëse ai nuk i kërkon referencat, nuk është e nevojshme për ti vendosur. Punëdhënësta që duan vërtet të marrin referenca për ju, do t’ju a kërkojnë vetë këtë.

    Mos përfshini informacione të rreme, mos u zgjasni në detaje të kota, CV duhet të jetë sa më koncize.
    Këshilla të nevojshme


    Cv juaj duhet të jetë shkruar me shumë kujdes dhe qartësi- shkrimi nuk duhet të jetë i ngjeshur, por jo dhe me hapësira shumë të mëdha. Përdorni shkronjat në bold dhe italics për të theksuar titujt e pjesëve të ndryshme të CV dhe informacioni më të rëndësishëm.
    Mos shkruani në pjesën e përparme dhe të pasme të letër – cdo faqe e CV duhet të jetë në letër të vecantë. Është mirë të vendosni emrin tuaj në zonën “footer” në mënyrë që të shfaqet në cdo faqe të CV.
    Jini koncizë – CV është një aperitiv dhe duhet të tretet sa më shpejt. Nuk duhet të vendosni aty cdo provim që keni dhënë , apo cdo aktivitet në të cilin jeni përfshirë – përfshini ata më të rëndësishmit dhe më të përshtatshmit për vendin e punës ku po aplikoni.
    Jini pozitiv – theksoni pikat tuaja të forta, ato që mund t’I bëjnë përshtypje lexuesit të CV tuaj.
    Jini të ndershëm – edhe pse CV ju mundëson që të mos jepni detaje mbi dështime tuaja (p.sh nota të ulëta), ajo që nuk lejohet është dhënia e informacioneve të rreme.
    Nëqoftëse do ta dërgoni me postë CV tuaj, mos e palosni – futeni në një zarf A4 që të mos paloset ose zhubravitet.
    Admin
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 239
    Points : 635
    Reputation : 0
    Join date : 31/08/2010

    https://dituriere.albanianforum.net

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Mbrapsht në krye

    - Similar topics

     
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi