Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Keywords

Similar topics
    Tema Fundit
    » Bilderberg meeting 2015- list of participants
    Wed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

    » Kronologji e sulmëve të NATO-së
    Wed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

    » Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
    Thu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

    » Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
    Thu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

    » Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
    Sun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

    » Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
    Sun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

    » Fatura e jetës
    Tue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

    » Kush je ti?
    Mon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

    » Fjalë të mrekullueshme
    Mon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

    » Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
    Sun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

    » Profesori dhe vazoja.
    Tue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

    » Ka ndodhur në Kinë.
    Tue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

    » Njëqind flamurë pa një
    Sat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

    » Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
    Mon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

    » Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
    Tue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

    Sondazh

    Si të shkruajm një punim Seminarik

    Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

    Si të shkruajm një punim Seminarik

    Mesazh nga Admin prej Wed Sep 19, 2012 1:19 pm

    Si duhet të shkruhet një punim seminarik në përgjithësi p.sh për lëndët juridike

    Qëllimi i të shkruarit të punimit seminarik është puna individuale si dhe hulumtimi i vet studentit lidhur temën e zgjedhur. Gjatë të shkruarit të punimit seminarik studenti duhet të ketë parasyshë inkorporimin e dijeve të tij praktike dhe teorike lidhur me temen konkrete si dhe dhënien e përfundimeve dhe rekomandimeve individuale për zgjidhjen e çështjes që e hulumton. Punimi duhet të bazohet në leximin paraprak të temave nga burime të ndryshme (më së paku pesë-5).
    Shfrytëzimi i literaturës nacionale dhe literaturës së huaj, luan një rol të rëndësishëm gjatë citimeve të profesorëve, autorëve si dhe shkenctarëve të vendeve të ndryshme, gjë që tregon aftësinë e studentit për një kërkim më të thellë rreth çështjes dhe problematikës juridiko-civile që e analizon. Lejohet edhe shfrytëzimi i teksteve shkencore nga resurset e internetit. Ne Studentët duhet të kemi parasyshë që shfrytëzimi i resurseve të internetit duhet të bëhet duke irespektuar rregullat etike për citim dhe përshkrim të saktë të burimit.

    Respektimi i rregullave për të shkruar njëpunim, leximi i literaturave të ndryshme lidhur me temën e zgjedhur si dhe shfrytëzimi i metodologjisë për shkrimin e një punimi, do të ndikoj që ne studentët të përfitojmë një përvojë për shkrimin e punimeve kërkimore dhe shkencore, të kemi një qëndrim kritik dhe një analizë deri diku të bazuar, si dhe gjatë leximit të literaturës do të jemi të ndihmuar që të pasurohemi me të dhëna më te thukta për lëndët juridike. Pra, edhe pse, qëllimi i një punimi seminarik është që
    studenti të ketë:
    • Aftësi individuale të shfrytëzimit të literaturës,
    • Pjekuri në përpunimin serioz të temës, d.m.th aftësi në zgjedhjen e
    problemit nga sfera të ndryshme juridike që është objekt kërkimi
    (hulumtimi), në veçanti kujdes të posaçëm duhet treguar në respektimin e
    formës së punimit.

    I. Vërrejtje të përgjithëshme: Literaturën e gjetur
    (nga biblioteka Universitare ”Max van der Stul”, biblioteka e qyteti në
    Tetovë, biblioteka nacionale dhe universitare ‘Kirili dhe Metodij“-Shkup, dhe biblioteka të qyteteve tjera) duhet së pari që
    studenti ta lexojë dhe të përvetësoj materialin lidhur me temën e
    zgjedhur. Pastaj studenti shkruan tekstin e tij. Para se të filloj të
    shkruaj duhet të bëjë një Plan-punimi (së pari duhet të definohet
    nëntitujt: ata do të ju ndihmojnë që më lehtë të organizoni shkrimin e
    punimit). Me rëndësi është që të respektoni Përmbajtjen e punimit si
    dhe qëndrimet dhe tezat të inkorporohen dhe të fokusohen vetëm lidhur
    me çështjet juridike e cila hulumtohet.
    Punimi mund të punohet nga një studentë ose nga një grup studentësh (maximum deri 3 studentë).
    II. Forma e punimit- në kuadër të kualiteteve formale bëjnë pjesë: gjuha, stili, drejtëshkrimi, përmbajtja, mënyra e citimit, radhitja alfabetike e literaturës së shfrytëzuar etj.

    Gjatë të shkruarit të një punimi seminarik në ndonjë lëndë juridike duhet të respektohen rregullat formale të poshtshënuara:

    • Shkrimet duhet të kenë hyrje të qartë, pjesën kryesore dhe përfundim.
    • Citimi duhet të bëhet sipas kësaj metode: fusnotat në fund të faqes dhe literatura e shfrytëzuar në fund të shkrimit.
    • Literatura duhet cituar sipas kësaj rënditje:
    o Emri i autorit, inicialet e emrit të dytë ( nëse ka) dhe mbiemri, i ndjekur nga një presje.
    o Titulli i librit, i nënvizuar dhe i shkruar me fontin Times New Roman –Italic, (artikujt me fontin Italic).
    o Vendi dhe data e botimit, i ndarë nga një presje dhe i mbyllur në kllapa, më pas i ndjekur nga një presje.
    o Numri i vëllimit, me numra të mëdhej romakë dhe i ndjekur nga një presje.
    o Numrat e faqeve, të ndjekur me nga një pikë.
    • Secili shkrim duhet të përmbajë 6- 10 faqe ( formati A4 )- në
    vëllimin e faqeve llogariten Hyrja, Pjesa kryesore e punimit, dhe
    Përfundimi, nuk llogariten përmbajtja, pjesa hyrëse, dhe literatura e
    shfrytëzuar.
    • Punimi duhet të të jetë i shkruara me: Times New Roman, madhësia e fontit: 12; 1,5 Ling Spacing; formati A4.
    • Titulli i shkrimit duhet të jetë i shkruar: fonti Times New Roman, madhësia e fontit 16, bold, dhe me shkronja të mëdhaja.
    • Nëntitujt : Fonti Times New Roman , madhësia e fontit 14, bold-italic
    avatar
    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 239
    Points : 635
    Reputation : 0
    Join date : 31/08/2010

    Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

    - Similar topics

     
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi