Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Wed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Wed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Thu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Thu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Sun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Sun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Tue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Mon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Mon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Sun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Tue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Tue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Sat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Mon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Tue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Shumë prizrenas heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shumë prizrenas heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

Mesazh nga Admin prej Mon May 30, 2011 6:17 pm

Pas miratimit të ligjit përkatës, në komunën e Prizrenit janë shtuar dukshëm kërkesat e qytetarëve për ndryshimin e statusit të tyre për sa i përket shtetësisë së Kosovës. Mirëpo, sipas Fahredin Gashit, zyrtar për shtetësi në këtë komunë, gjatë vitit të kaluar kanë dominuar kërkesat për humbje të shtetësisë, kurse ato për marrje të shtetësisë së Kosovës kanë qenë dukshëm në numër më të vogël, trend ky që po vazhdon edhe në këtë vit.

“Nga 500 kërkesat sa janë bërë gjatë vitit paraprak, 397 prej tyre kishin për qëllim heqjen dorë nga shtetësia e Kosovës, kurse vetëm 103 ishin kërkesa për ta përfituar këtë shtetësi”, ka thënë Gashi, duke shtuar se situatë e ngjashme është edhe sivjet.

“Deri më 15 maj kishim, nga 126 kërkesa, vetëm 45 ishin për marrje të shtetësisë dhe 81 për heqje dorë nga shtetësia”, ka thënë ai. Në numrin më të madh të kërkesave për heqje dorë nga shtetësia e Kosovës dominojnë ato që lidhen me martesat dhe bashkimin familjar, kurse ato që kanë të bëjnë me dëshirën për ta marrë shtetësinë janë të natyrave të ndryshme, por mbi të gjitha dominojnë kërkesat për rikthimin e kësaj shtetësie.

“Këso kërkesa kemi nga qytetarë të viseve të ndryshme të ish-Jugosllavisë, por edhe nga Shqipëria dhe sidomos nga Republika e Turqisë. Në këtë grup bëjnë pjesë njerëz të moshuar, të cilët në rrethana historike janë shpërngulur nga Kosova dhe tani e duan shtetësinë e vendit tonë, edhe pse disa syresh këtë e bëjnë edhe për përfitime të ndryshme që iu takojnë në bazë të ligjeve të aplikueshme”, ka thënë Gashi.

Kërkesat për heqje dorë nga shtetësia kosovare kanë të bëjnë kryesisht me kushtet që qytetarëve tanë ua parashtrojnë disa shtete të BE-së.

“Për dallim nga Kosova dhe Shqipëria, të cilat lejojnë dyshtetësi, disa shtete të BE-së, si Austria, Gjermania etj., për t’ iu dhënë kosovarëve shtetësinë e tyre paraprakisht kërkojnë nga ata që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës dhe, sipas mendimit tonë, kjo edhe është arsyeja kryesore e numrit kaq të madh të personave që duan të heqin dorë nga shtetësia e vendlindjes së tyre”, ka thënë Fahredin Gashi.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi