Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Ti ke mundësi! EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Ti ke mundësi! EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Ti ke mundësi! EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Ti ke mundësi! EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Ti ke mundësi! EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Ti ke mundësi! EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Ti ke mundësi! EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Ti ke mundësi! EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Ti ke mundësi! EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Ti ke mundësi! EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Ti ke mundësi! EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Ti ke mundësi! EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Ti ke mundësi! EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Ti ke mundësi! EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Ti ke mundësi! EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

Ti ke mundësi!

Shko poshtë

Ti ke mundësi! Empty Ti ke mundësi!

Mesazh nga Admin Sun Mar 06, 2011 12:18 pm

Ti ke mundësi të qëndrosh me mua nëse…

Je mjaft trim për të qenë i vendosur dhe këmbëngulës në zhvillimin e shkathtësive interpersonale dhe nëse i përdor aftësitë dhe talentet tua.

Një fjalë…

Suksesi nuk nënkupton të zbulojmë çfarë të tjerëve u pëlqen, ai vjen me mësimin dhe praktikimin e shkathtësive që i ndihmojnë njeriut ta arrijë dashurinë e tyre.


Një mendim…

Kur të ngjitesh malit (kodrës), shikoje majën dhe jo shkëmbinjtë për rreth teje. Sigurohu se ku po i vendos hapat në kohën kur je duke u ngjitur dhe mos kërce në rast se të humb hapi.


Rezultati…


Mënyra se si vepron me njerëzit e përcakton formën e sjelljes së tyre ndaj teje.


Një pikëpamje…

Hero është ai, i cili i tejkalon aftësinë e tij për t’i përmirësuar shkathtësitë , derisa të bëhet i aftë të përmirësohet dhe ndoshta madje t’i ndryshojë edhe shkathtësitë e të tjerëve.


Sqarim…

Mos fito pasuri duke humbur njerëz, pasi fitimi i njerëzve është mënyrë për të fituar pasurinë.


Një mendim…

Ne mund t’i arrijmë qëllimet tona me butësi dhe shkathtësi interpersonale.


Opinion…

« Mos e mallko errësirën, por ndeze llambën. »


Një aluzion…

Ndoshta vetëm një buzëqeshje ndaj një të varfri do t’ju ngrit shkallë tek Allahu.


Një çështje me rëndësi…

Gruaja mund ta durojë varfërinë, shëmtinë dhe jetën plot angazhime të burrit, mirëpo ajo nuk mund ta durojë sjelljen e keqe të tij.


Një mendim…
Fëmija është si balta e butë dhe ne i japim formën në bazë të trajtimit që i bëjmë.



Një vështrim i shpejtë…

Trajtoj njerëzit në mënyrë humane, pa marrë parasysh dukjen, pasurinë ose statusin e tyre.


Një sqarim…

Ligjëruesi më i mirë është ai që së pari ligjëron me vepra, pastaj me fjalë.


Një aluzion…

Allahu e ka nderuar njeriun, por kjo nuk i jep leje atij t’u bëj padrejtësi krijesave tjera.


Rezultati…

Aftësia jonë për t’i përfituar zemrat e njerëzve dhe për t’ua fituar dashurinë e tyre na sjell lumturi të madhe në jetë.


Një aluzion…

Pastroje qëllimin nëse do që shkathtësitë tua interpersonale të shëndrrohen në vepra të adhurimit, me të cilat ti do të afrohesh tek Allahu.

Një mendim…

Mos mendo se njerëzit janë të natyrës së njëjtë. Përkundrazi, ata dallojnë jashtëzakonisht shumë.


Një pikëpamje…

Bisedo për gjërat që të tjerët dëshirojnë t’i dëgjojnë, e jo për ato që ti dëshiron t’i flasësh.


Një sugjerim…

Takimi i parë e bën 70% të përshtypjes që dikush ka për një person. Prandaj, njeriu duhet ta trajtojë tjetrin sikurse të jetë takimi i parë dhe i fundit me të.


Rezultati…

Njohja e personalitetit të atij me të cilin keni kontakte, të ndihmon ta fitosh dashurinë tij.


Ekuacion…

Zemërim + zemërim = eksplodim !

Rezultati…

Çdo njeri ka një çelës për zemrën e tij dhe njohja e personalitetit të tij të ndihmon ta identifikosh çelësin e duhur për ta hapur zemrën e tij.


Harmonia…

Ne bashkëveprojmë me zemrat, jo me trupat.

Eksperienca…

…na tregon se sa herë që ua shfaqim njerëzve vlerësimin dhe kujdesin për ta, ne i përfitojmë zemrat e tyre dhe i bëjmë vetët tona të dashura për ta.

Ti nuk je vetëm…

Shfaqi emocionet tua. Bëhu i çiltër : “ Të dua. Pata kënaqësi që ju takova. Ti je i çmueshëm për mua.”


Shkurtimisht…

Më trego se brengoshesh për mua duke ma mbajtur në mend emrin. Më thirr në emër… dhe vërtet unë do t’ju dua.


Një mirënjohje…

Pa marr parasysh sa arrin njeriu, ai përsëri mbetet njeri dhe kënaqet me fjalët e mira dhe komplimentet.


Nga libri: Kënaqu me jetën nga Dr. Muhamed Arifi
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi