Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Wed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Wed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Thu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Thu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Sun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Sun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Tue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Mon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Mon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Sun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Tue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Tue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Sat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Mon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Tue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT II

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT II

Mesazh nga Admin prej Sat Mar 12, 2011 8:47 pm

Disa të drejta mund të përmbajnë të ashtuquajturën “klauzolë për tërheqje”, e cila lejon
kufizimin e të drejtave të caktuara, nëse është e domosdoshme për siguri kombëtare, rend
publik, shëndet publik ose moral dhe për shkak të drejtave dhe lirive të të tjerëve.
Mundësia e tillë, në veçanti, ekziston për kufizimin e lirisë së lëvizjes, lirisë për të lëshuar
çdo vend, duke përfshirë vendin e vet, lirisë së mendimit, ndërgjegjës, besimit, lirisë së shprehjes dhe informimit, lirisë e tubimit dhe atë të bashkimit. Këto kufizime duhet të
bëhen me ligj, që do të thotë se duhet të kalojnë në kuvend. Organet që bëjnë
interpretimin e këtyre instrumenteve ligjore, e kanë për obligim kontrollin e çdo
keqpërdorimi të këtyre dispozitave. Si pasojë e aplikimit të gjendjes së jashtëzakonshme
dhe klauzolës për tërheqje, disa raste janë paraqitur në Gjykatën Evropiane për të Drejtat
e Njeriut, Komisionit dhe Gjykatës Interamerikane.

RISHIKIMI I KONVENTAVE MË TË RËNDËSISHME TË OKB-së
PËR TË DREJTAT E NJERIUT
• Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (1948)
• Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (1966)
• Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (1966)
• Konventa për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (1948)
• Konventën kundër Torturës dhe Trajtimit apo Dënimit tjetër Mizor, Çnjerëzor dhe
Poshtërues (1984)
• Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit
Racor (1965)
• Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (1979)
• Konventa për të Drejtat e Fëmijës (1989)

F. IMPLEMENTIMI I INSTRUMENTEVE UNIVERSALE PËR TË
DREJTAT E NJERIUT
Shtetet kanë detyrim të respektojnë, mbrojnë dhe përmbushin të drejtat e njeriut. Në
shumë raste, implementimi nënkupton obligimet që shteti dhe autoritetet e tij kanë për
përmbushjen e të drejtave të pranuara, siç është respektimi i së drejtës për privatësi ose
lirisë së shprehjes. Kjo vlen sidomos për të drejtat civile dhe politike, deri sa
implementimi për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, nënkupton plotësimin e
tyre përmes veprimeve pozitive të shtetit, me qëllim të sigurimit të një minimumi të
standardeve, siç janë dhurimi ose ofrimi i shërbimeve të caktuara si arsimimi ose
shendetësia. Në këto raste, merren parasysh edhe kapacitetet e shtetit përkatës. Për shembull, Neni 13 i ICESCR-së njeh të drejtën e përgjithshme për arsimim. Sidoqoftë, ky
nen saktëson se, vetëm arsimimi fillor duhet të ofrohet falas. Ndërsa, arsimi i mesëm dhe
i lartë, duhet t’ju mundësohet dhe ofrohet të gjithëve, mirëpo shkollimi i tillë falas ofrohet
vetëm në mënyrë progresive. Për disa të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore,
varësisht prej kapaciteteve ekzistuese, aplikohet koncepti mbi plotësimin gradual të tyre.
Detyrimi për të mbrojtur, kërkon nga shteti që brenda territorit të tij të parandalojë
dhunën dhe shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut. Prandaj, të drejtat e njeriut, gjithashtu,
kanë “dimensionin horizonatal”, i cili duke ngritur çështjen e përgjegjësisë sociale të
kompanive transnacionale, është duke fituar rëndësi në këtë kohë të globalizimit.

Një tjetër zhvillim është ngritja e interesimit për parandalimin e shkeljeve të të
drejtave të njeriut, duke marrë masa shtetërore përmes institucioneve kombëtare ose
duke përfshirë dimensionin e të drejtave të njeriut nëpër misionet paqëruajtëse. Synimi
për parandalim është gjithashtu prioritet i qasjes së sigurisë njerëzore ndaj të drejtave të
njeriut. Të Drejtat e Njeriut dhe Siguria Njerëzore.
Para së gjithash, të drejtat e njeriut duhet të implementohn në nivel kombëtar. Sidoqoftë,
mund të paraqiten pengesa, siç është mungesa e “qeverisjesë së mirë”, ose prania e
korrupsionit dhe joefektivitetit të administratës ose gjyqësisë. Për t’u siguruar që shtetet
kanë plotësuar obligimet që dalin nga shumica e konventave ndërkombëtare për të drejtat
e njeriut, është themeluar monitorimi ndërkombëtar për performansë. Ky monitorim
mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Për shumë konventa është themeluar sistemi i
raportimit. Në bazë të këtij sistemi, shtetet kanë obligim që brenda intervaleve të
caktuara kohore të raportojnë mbi të drejtat e njeriut. Zakonisht, një komision i përbërë
nga ekspertët, shqyrton raportet dhe bën rekomandime për përforcimin e implementimit.
Gjithashtu, komisioni mund të bëjë “komente të përgjithshme” lidhur me interpretimin e
drejtë të konventës. Në disa raste, siç është rasti me Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat
Civile dhe Politike (ICCPR), ekziston edhe një protokol shtesë, i cili autorizon Komitetin
për të Drejtat e Njeriut të pranojë ankesa individuale, nga personat të cilët pohojnë se u
janë shkelur të drejtat e njeriut. Sidoqoftë, kjo është e mundur vetëm për personat që
jetojnë në shtetet që kanë ratifikuar protokolin shtesë. Disa konventa, gjithashtu
përmbajnë dispozita për ankesa ndërshtetërore, mirëpo kjo mundësi është përdorur rrallë. Procedura gjyqësore, ekziston vetëm sipas Konventës Evropiane dhe
Interamerikane për të Drejtat e Njeriut, në të cilat raste Gjykata Evropiane dhe ajo
Interamerikane për të Drejtat e Njeriut, kanë mundësi përmes vendimeve të detyrueshme
t’i detyrojnë shtetet. Gjithashtu, do të themelohet edhe Gjykata Afrikane e të Drejtave të
Njeriut dhe Popujve pasi që satuti i saj të hyjë në fuqi.

Përveç procedurave që gjenden në instrumentet e të drejtave të njeriut siç janë, konventat,
gjithashtu ekzistojnë edhe të ashtuquajturat “Procedura të bazuara në Kartë”, të cilat
janë zhvilluar në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, me
qëllim të shqyrtimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut në mbarë botën. Njëra nga ato
bazohet në Rezolutën 1235 të vitit 1967, miratuar nga Këshilli Ekonomik dhe Social
(ECOSOC), e cila lejon Komitetin për të Drejtat e Njeriut në procedurë publike të trajtojë
shkeljet e rënda dhe sistematike të drejatve të njeriut në mbarë botën. Tjetra është
procedura e fshehtë 1503 e ECSOSC-ut e vitit 1970, e cila lejon që ankesat të dërgohen te
Komesari i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, të cilat më pas shqyrtohen nga
një grup ekspertësh të Nënkomisionit të OKB-së për Përkrahjen dhe Mbrojtjen e të
Drejtave të Njeriut. Kjo procedurë parashihet kryesisht për shkeljet të rënda të të drejtave
të njeriut. Në raste të tilla, Komiteti për të Drejtat e Njeriut, gjithashtu, mund t’i diskutojë
situatat nga një vend i caktuar.

Gjatë punës së Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Nënkomisionit të tij, rëndësi të
dukshme kanë fituar procedurat speciale, siç janë aktivitetet e raportuesve special dhe
përfaqësuesve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, si dhe të përfaqësuesve të Sekretarit
të Përgjithshëm. Ekzistojnë “raportuesit e shteteve” dhe “raportuesit tematik”, siç janë
raportuesit special për Bosnjën dhe Hercegovinën, Republikën Federale të Jugosllavisë,
Afganistanin, Haitin si dhe raportuesit special për torturë ose dhunë ndaj grave. Në tërësi,
ekzistojnë përafërsisht rreth 40 institucione të specializuara, të cilat mbledhin informata
nga fusha e aktiviteteve të tyre, qoftë në një shtet ose në mbarë botën. Këto institucione
reflektojnë aktivitetin e shtuar të Kombeve të Bashkuara dhe gjithashtu ofrojnë
mekanizma monitoruese dhe përcjellëse për raste siç është ai i Deklaratës së Mbrojtësve
të të Drejtave të Njeriut, ose siç është rasti me disa të drejta ekonomike dhe sociale, si të drejtën për arsim, ushqim, strehim adekuat, shëndetësi, politika të adaptimit shtetëror dhe
borxhe të jashtme, ku procedurat zbatuese nuk janë të parapara, ose u mungon
efektiviteti. Për më tepër, gjithashtu, ekzistojnë edhe “ekspertë të pavarur” të së drejtës
për zhvillim dhe “grupe punuese” për zhdukjet e dhunshme dhe të detyrueshme.

Përveç kësaj, Komesari i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për themelimin e misioneve të
Zyrës së Komesarit të Lartë, mbështetet fuqishëm në shtetet me gjendje problematike
në fushën e të drejtave të njeriut. Misione të tilla janë themeluar në vendet si Afganistan,
Bosnjë-Hercegovinë, Kamboxhi, Kolumbi, Guatemalë, Haiti, Kosovë, Mali të Zi, Serbi,
Siera Leone etj. Këto misione mbledhin informata dhe duke ofruar këshilla përgjatë
proceseve të reformës legjislative, ose duke marrë pjesë në punën e bashkësisë
ndërkombëtare bëjnë promovimin e standardeve të të drejtave të njeriut. Aktivitetet e
këtyre institucioneve të specializuara kanë dy qëllime, atë promovimit dhe atë mbrojtjes.
Këto aktivite përkrahin një vetëdije më të lartë për të drejtat e njeriut dhe përfshirjen e
tyre në gjitha aktivitetet, me qëllim që gjitha vendimet të mbështeten fort mbi bazat e të
drejtave të njeriut. Promovimi i të drejtave të njeriut, në të vërtetë nënkupton një detyrë
shumë të madhe, e cila nuk mund të përmbushet vetëm nga institucionet dhe trupat
ndërkombëtare. Para së gjithash, promovimi i të drejtave të njeriut nënkupton
vetëdijësimin, informimin dhe mësimin e njerëzve për të drejtat e tyre dhe për mënyrën
më të mirë të shfrytëzimit të tyre. Për këtë arsye, në këtë proces mund të përfshihen
pjesëmarrës të ndryshëm, si universitetet, sektori i përgjithshëm i arsimimit, por
gjithashtu edhe organizatat joqeveritare (OJQ-të).

Për nivelin kombëtar, Kombet e Bashkuara kanë rekomanduar themelimin e
“institucioneve kombëtare” për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si
ombudspersonin ose komisionet nacionale për të drejtat e njeriut. Për këtë qëllim,
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një numër të parimeve lidhur me
kompetencat, përgjegjësitë, garancionet për pavarësi, pluralizëm dhe metoda të veprimit
për këto institucione (Rezoluta 48/134 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e 20
dhjetorit 1993).
G. TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHOQËRIA CIVILE Në zhvillimin e sistemit të të drejtave të njeriut, roli i shoqërisë civile, e cila kryesisht
është përfaqësuar nga organizatat joqeveritare (OJQ-të), ka qenë vendimtar. OJQ-të
themelohen duke u bazuar në lirinë e bashkimit, e cila mbrohet me Nenin 22 të Paktit
Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR). Brenda shoqërisë civile, OJQ-
të janë subjekte kyçe në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në Kombet e
Bashkuara, ato janë shndërruar në një lloj të “ndërgjegjes botërore”. Shpesh, OJQ-të
përcjellin mbrojtjen e interesave konkrete si, lirinë e të shprehurit dhe lirinë e mediave
(Neni 19), ose parandalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues
(Organizata për Parandalimin e Torturës, APT). OJQ-të siç është Amnesty
International, me qëllim të vendosjes së presionit mbi qeveritë, përdorin procedura të
veçanta sikurse “veprimi urgjent apelues”. Shumë efektive mund të jetë edhe strategjia e
“mobilizimit të turpit”, e ndihmuar nga mediat e pavarura. OJQ-të siç janë, International
Helsinki Federation (IHF), International Crisis Group (ICG) ose Human Rights
Watch (HRW), përmes raporteve shumë kualitative, të bazuara në fakte dhe monitorime,
bëjnë influencimin e qeverive dhe bashkësisë ndërkombëtare. Një qasje tjetër dhe
efektive e OJQ-ve, është hartimi i “raporteve paralele”, krahas raporteve zyrtare që bëjnë
shtetet për trupat monitoruese ndërkombëtare.

Në bazë të një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të vitit 1998, Deklaratës së
Mbrojtësve për të Drejtat e Njeriut, njerëzve dhe OJQ-ve, që punojnë për të drejtat e
njeriut, duhet siguruar lirinë e nevojshme për kryerjen e punës së tillë dhe duhet të
mbrohen nga çfarëdo lloj dënimi. Në disa shtete, organizatat si ajo Amnesty International
ose Komiteti i Helsinkit, kanë qenë subjekte të kritikës për punën e tyre, kurse në disa
vende edhe subjekte të dënimeve. Në mbarë botën, ka pasur raste të shumta kur aktivistët
e të drejtve të njeriut për punën e tyre legale që kanë bërë janë burgosur. Shteti nuk ka
vetëm obligim t’i mbrojë këta aktivist nga autoritetet e tij siç është policia, por edhe nga
grupet e dhunshme, siç janë grupacionet vrastare, të cilat e marrin ligjin në duart e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka emëruar Përfaqësuesin Special për Mbrojtësit e të
Drejtave të Njeriut, me qëllimt të përkrahjes së implemtimit të kësaj deklarate të OKB-së.
Shpesh, OJQ-të në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, UNESCO-n, Këshillin e
Evropës dhe me organizata të tjera ndërqeveritare, ose përmes zhvillimit të planprogrameve, organizimit të programeve trajnuese, ose përgatitjes së materialeve
trajnuese, luajnë rolin kryesor në Arsimimin dhe Mësimin për të Drejta të Njeriut
(HREL). Në nivel global, Dekada Popullore për Arsimim të Njerëzve (PDHRE), e cila ka
inicuar Dekadën e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka arritur edhe në viset jugore si Indi,
Argjentinë dhe Mali. Ndërkaq, aktive në fushën e trajnimit kundër racizmit dhe sjelljeve
diskriminuese në gjithë botën është Liga e Anti-Shpifjes.

Rrjeti i OJQ-ve, ka fituar një rëndësi të posaçme në luftën për barazinë e grave dhe
mbrojtjen e tyre. OJQ-të si UNIFEM-i, CLADEM-i dhe WIDE, me qëllim të forcimit të
grave për tejkalimin e pengesave të barazisë dhe mosdikriminimit të plotë, kanë vendosur
Arsimimin dhe Mësimin për të Drejta të Njeriut (HRLE) lart në agjendën e tyre. Në
Afrikë, para sesionit të Komisionit Afrikan për të Drejtat e Njeriut dhe Popujve, OJQ-të
takohen rregullisht, përcjellin sesionet e tij dhe gjithashtu organizojnë trajnime të
përbashkëta. OJQ-ja Austriake–Qendra Evropiane e Trajnimeve dhe Hulumtimeve për të
Drejtat e Njeriut dhe Demokraci, bashkëpunon me një numër të qendrave tjera për të
drejta të njeriut në Evropën juglindore, duke ofruar programe lokale dhe rajonale të
karakterit edukues dhe trajnues. Gjithashtu, kjo organizon edhe një Akademi Verore
Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Sigurisë Njerëzore.

H. SISTEMET RAJONALE PËR MBROJTJEN DHE PROMOVIMIN E TË
DREJTAVE TË NJERIUT
Përveç instrumenteve universale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, gjithashtu janë
zhvilluar edhe disa sisteme rajonale të të drejtave të njeriut, të cilat zakonisht ofrojnë
standarde më të larta për të drejtat dhe implementimin e tyre.

Përparësia e sistemeve rajonale qëndron në mundësinë e tyre për adresim më efektiv të
ankesave. Në rastin e gjykatave mund të nxirren vendime të karakterit të detyrueshmëm
për kompensim dhe, në përgjithësi, rekomandimet e Komisioneve për të Drejtat e Njeriut
merren seriozisht nga ana e shteteve. Mund të ndodhë që shtetet jo vetëm të interpretojnë
dhe sqarojnë dispozitat e instrumenteve për të drejtat e njeriut në “rastet kryesore”, por
edhe të ndryshojnë ligjet nacionale, me qëllim të harmonizimit të tyre me detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Për më tepër, sistemi rajonal ka tendencë të jetë më
sensitiv ndaj problemeve kulturore dhe fetare, nëse ekzistojnë arsye të tilla.
I. EVROPA
Sistemi evropian i të drejtave të njeriut ka tri nivele, sistemin e Këshillit të Evropës
(momentalisht ka 45 anëtarë), Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (55
anëtarë) dhe Bashkimin Evropian (momentalisht 15 anëtarë, në Maj pritet të rritet në 25
anëtar).
Sistemi Evropain i të drejtave të njeriut është sistemi më i përpunuar rajonal. Ai është
zhvilluar si reagim ndaj shkeljeve masive të të drejtave të njeriut gjatë Luftës së Dytë
Botërore. Thelbin e rendit ligjor evropian e përbëjnë të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit
dhe demokracia pluraliste.

INSTRUMENTET EVROPIANE TË TË DREJTAVË TË NJERIUT
• Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (1950) dhe
13 protokolet shtesë
• Karta Sociale Evropiane (1961) e rishikuar më 1991, 1996 dhe Protokolet shtesë
të 1988 dhe 1995.
• Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe Trajtmit apo Dënimit
Çnjerëzor dhe Poshtërues (1987).
• Akti Final i Helsinkit dhe procesi vazhdues CSCE/OSCE me Kartën e Parisit për
Evropën e Re (1990).
• Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare (1992).
• Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare (1994) .
• Karta e Bashkimit Evropian për të Drejtat Fundamentale (2000).

1. SISTEMI I KËSHILLIT TË EVROPËS PËR TË DREJTAT E NJERIUT
a. Vështrim
Instrumenti kryesor i Këshillit të Evropës është Konventa Evropiane për të Drejtat e
Njeriut e vitit 1950 dhe 13 protokolet shtesë të saj. Protokoli Nr. 6 dhe 13 (i cili ende nuk
ka hyrë në fuqi), për heqjen e dënimit me vdekje, që edhe e dallon qasjen evropiane për të
drejtat e njeriut ndaj asaj Amerikane dhe protokoli Nr. 11, i cili ka zëvendësuar Komisionin Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e
Njeriut me një Gjykatë të Përhershme për të Drejtat e Njeriut, janë të një rëndësie të
veçantë. Konventa Evropiane kryesisht përmban të drejta civile dhe politike.

Karta Sociale Evropiane e vitit 1961 është nxjerrë me qëllim të shtimit të të drejtave
ekonomike dhe sociale, por kurrë nuk ka fituar rëndësi sa Konventa Evropiane. Që nga
fillimi ajo ka vuajtur nga sistemi i dobët dhe joefektiv për implementim. Sidoqoftë, nga
fundi i viteve të 1980-ta, krahas rritjes së vëmendjes për të drejtat ekonomike dhe sociale
në nivel universal, një vëmendje e re, gjithashtu, i është përkushtuar Kartës Sociale
Evropiane, e cila është amenduar dy herë, më 1988 dhe 1995, e cila duke u bazuar në
protokolin shtesë tani ofron mundësi edhe për ankesa kolektive.

Risia kryesore është paraqitur me Konventën Evropiane për Parandalimin e Torturës
dhe Trajtimit apo Dënimit Çnjerëzor dhe Poshtërues të vitit 1987, e cila themelon
Komitetin Evropian për parandalimin e torturës dhe trajtimit apo dënimit çnjerëzor dhe
poshtërues, dërgon delegacione te të gjitha shtetet anëtare të konventës për zhvillim të
vizitave të rregullta ose jashtëzakonshme të të gjitha burgjeve. Prandaj, logjika e këtij
sistemit është efekti i tij prandalues, me gjithë mbrojtjen ex post facto, për të cilën ende
kujdeset Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjykata e saj. Në dhjetor të
2002-tës, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një protokol shtesë kundër
torturës, i cili parasheh një mekanizëm të ngjashmë për veprim në mbarë botën.

Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare (1995) është hartuar pas
takimit të lartë të Këshillit të Evropës në Vjenë më 1993, si reaksion ndaj rritjes së
problemeve të minoriteteve në Evropë. Këto probleme janë paraqitur si rezultat i
shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Republikës Socialiste të Jugosllavisë dhe procesit të
vetëvendosjes në Evropë gjatë vitetve të 1990-ta.
Në pajtim me konventën, shtetet duhet të mbrojnë të drejtat individuale të minoriteteve
kombëtare, por gjithashtu duhet të ofrojnë kushte të cilat u lejojnë minoriteteve të ruajnë
dhe zhvllojnë identitetin e tyre. Sido që të jetë, mekanizmi zbatues është i kufizuar në
sitemin e raportimit dhe shqyrtimin e raportve nga Komiteti Këshilles i Ekspertëve. INSTITUCIONET DHE INSTRUMENTET EVROPIANE PËR TË
DREJTAT NJERIUT
Këshilli i Evropës:
• Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (si Gjykatë e vetme nga 1998)
• Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale (i rishikuar më 1999)
• Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit apo Dënimit Çnjerëzor
dhe Poshtërues (CPT 1989)
• Komiteti Këshillues i Konventës Kornizë për Minoritete Kombëtare (ECRI 1993)
• Komesari Evropian për të Drejtat e Njeriut (1999)
• Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës.

OSBE:
• Zyra për Institucione Demokratike dhe për të Drejtat e Njeriut (ZIDDNJ, 1990)
• Komesari i Lartë për Minoritete Kombëtare (OSCE, 1992)
• Përfaqësuesi për Lirinë e Mediave (OSCE, 1997).

Bashkimi Evropian:
• Gjykata Evropiane e Drejtësisë
• Qendra Monitoruese Evropiane për Racizëm dhe Ksenofobi (EUMC, 2000)
• Karta e Bashkimit Evropian për të Drejtave Fundamentale (2000)

Këshilli i Evropës në vitin 1999, gjithashtu ka themeluar “Komesarin për të Drejtat e
Njeriut”, i cili informon mbi punën e tij/saj në raport vjetor. Përveç kësaj, për punën e
anëtarëve nga fushat e ndryshme të të drejtave të njeriut, ekziston “sistemi i monitorimit
konfidencial” për të cilin, në bazë të raporteve të përgatitura nga Sekretariati është
përgjegjës Këshilli i Ministrave.

b. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, jurisdikcioni i detyrueshëm i së
cilës sot pranohet nga të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, është instrumenti
kryesor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Numri i gjyqtarëve është i njëjtë me numrin e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Në secilin rast involvohet edhe një i
ashtuquajtur “gjyqtar vendor”, me qëllim të lehtësimit të kuptimit të legjislacionit vendor.
Sidoqoftë, secili gjyqtar i emëruar vepron në kapacitetin e tij/saj peronal.
Në mënyrë që një ankesë të jetë e pranueshme, duhet të plotësohen katër parakushte
kryesore:
a. Shkelja e një të drejte të mbrojtur me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
(ECHR) dhe protokolet e saj
b. Parashtruesi(t) të jetë (janë) viktimë/a e asaj shkeljeje
c. Shfrytëzimi i gjitha mjeteve juridike efektive vendore
d. Ankesa të bëhet brenda afatit kohor më të shkurtër se gjashtë muaj pas përdorimit të
plotë të mjeteve vendore

Në qoftë se rasti konsiderohet i pranueshëm, një dhomë e përbërë nga 7 gjyqtarë vendos
mbi bazën e rastit. Aktvendimi i tyre lidhur me atë nëse rasti konsiderohet veçanërisht i
rëndësishëm ose paraqet ndonjë risi për jurisdiksionin ekzistues është final, me ç’rast
dhoma e madhe prej 17 gjyqtarëve e shqyrton kërkesën.

Aktgjykimet janë të detyrueshme dhe gjithashtu mund të ofrojnë kompensim të dëmeve.
Implemetimi i akgjykimeve është detyrë e Komitetit të Ministrave, i cili bën mbikëqyrjen
e ekzekutimit të aktgjykimeve të Gjykatës. Për momentin, problemin kryesor të këtij
sistemi e paraqesin numri shumë i lartë i ankesave, i cili është rritur nga 1000 sa ishin
përafërsisht në vitin 1998, në 29.000 në vitin 2002, duke rezultuar në mbingarkesën e
sistemit.
2. SISTEMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT I ORGANIZATËS
EVROPIANE PËR SIGURI DHE BASHKËPUNIM NË EVROPË
(OSBE)
OSBE-ja është një organizatë e posaçme, e cila në vitin 1994 ka zëvendësuar
Konferencën për Siguri dhe Bashkëpunim të Evropës. Ajo nuk ka ndonjë kartë ligjore ose
subjektivitet ligjor ndërkombëtar, ndërsa deklaratat dhe rekomandimet e saj janë vetëm të
natyrës politike dhe nuk janë të obligueshme për shtetet. Miërpo, katalogët mjaft të
detajuar, që janë miratuar nëpër konferenca dhe takime të ekspertëve ose në konferenca të rregullta, të cilat janë monitoruar nga Këshilli i shteteve përfaqësuese, paraqesin një
meknizëm monitorues mjaft të suksesshëm. I ashtuquajturi “Procesi i Helsiniki”, gjatë
luftës së ftohtë ka luajtur rolin kryesor në ndërtimin e bashkëpunimit mes Jugut dhe
Perëndimit, duke ofruar një bazë për bashkëpunim të gjerë në Evropën e përbërë nga 55
shtete.

OSBE-ja në emër të “dimensionit njerëzor”, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në fushën
e të drejtave të njeriut dhe në veçanti në atë të të drejtave të minoriteteve. Këto aktivitete
kanë qenë shumë të rëndësishme në terrene të misioneve të ndryshme të OSBE-së si në,
Bosnjë-Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë. Për këtë arsye, misionet e OSBE-së
përmbajnë departamente dhe zyrtarë për të drejtat e njeriut, të cilët shpërndahen në gjithë
vendin, për të monitoruar dhe raportuar mbi gjendjen e të drejtave të njeriut, por edhe për
të promovuar të drejtat e njeriut, kurse në raste të veçanta edhe për të asistuar në mbrojtje.
Po ashtu, në vendet ku OSBE-ja ka misionet e veta përkrah edhe institucionet kombëtare,
siç është përkrahja e ombudspersonit në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë.

Janë zhvilluar edhe mekanizma special në formë të Komesarit të Lartë për Minoritete
dhe Përfaqësuesit për Liri të Mediave Moduli për Lirinë e të Shprehurit, zyret e
të cilëve ndodhen në Hagë, përkatësisht në Vjenë. Komesari i Lartë për Minoritete
Kombëtare është një lloj mekanizmi për parandalimin e konflikteve, me mandat që, në
rast të tensioneve etnike, të angazhohet në fazën sa më të hershme. Në një numër të
shteteve evropiane që po transformohen në demokraci pluraliste, OSBE-ja gjithashtu ka
pasur rol kyç në monitorimin e zgjedhjeve demokratike. Procesi i demokratizimit dhe
promovimit të të drejtave të njeriut përkrahet nga Zyra për Institucione Demokratike
dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) të vendosur në Varshavë. Gjithashtu, OSBE-ja luan
rol kryesor për zgjidhjen e konflikteve dhe rindërtimit në Evropë.

3. POLITIKA E BASHKIMIT EVROPIAN PËR TË DREJTAT E
NJERIUT
Deri sa Komuniteti Ekonomik Evropian i krijuar më 1957, fillimisht gjatë viteve të 1980-
ta nuk merrej me çështje politke, siç janë të drejtat e njeriut, me integrimin politik të Evropës drejt Bashkimit Evropian, të drejtat e njeriut dhe demokracia u bënë koncepte
kryesore të rendit të përgjithshëm juridik evropian. Rolin kryesor e ka luajtur Gjykata
Evropiane e Drejtësisë, e cila ka zhvilluar jurisdiksionin për të drejtat e njeriut, që rrjedh
si nga “traditat e përbashkëta kushtetuese të shteteve anëtare”, ashtu edhe nga traktatet
ndërkombëtare siç është Konventa Evopiane për të Drejtat e Njeriut, palë të të cilave janë
gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Disa të drejta të njeriut sikurse janë, e drejta
për pronë, liria e bashkimit, besimit ose parimi i barazisë, janë të një rëndësie të veçantë
për të drejtën e bashkësisë evropiane. Që nga vitet e 1980-ta, Bashkimi Evropian, ka
zhvilluar një politikë të të drejtave të njeriut në raport me shtetet e treta, e cila reflektohet
edhe në të ashtuquajturat kritere të Kopenhagës, të cilat vlejnë për njohjen e shteteve të
reja të Evropës Juglindore. Marrëveshja e Bashkimit Evropian, e vitit 1995 shprehimisht
u referohet neneve 6 dhe 7 të Konventës Evropiane të vitit 1950, edhe pse deri më tani
Bashkimi Evropian nuk i është bashkangjitur kësaj konvente si palë.

Në vitin 2000, është mbledhur një asamble me qëllim të hartimit të Kartës së Bashkimit
Evropian për të Drejtat Fundamentale, e cila u miratua në samitin e Nicës në vitin
2000. Tash për tash kjo kartë është dokumenti më modern i të drejtave të njeriut në
Evropë, i cili ngjashëm me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut (UDHR)
përmban si të drejta civile, politike ashtu edhe të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore.
Sikurse edhe UDHR-ja, edhe kjo Kartë nuk ka karakter të detyrueshëm ligjor. Sidoqoftë,
pasi që Karta përmban një numër të të drejtave të cilat gjithashtu janë pjesë e traktateve të
ndryshme ndërkombëtare, palë e të cilave janë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, kjo
Kartë mund të kuptohet si një interpretim dhe sqarim i atyre obligimeve të detyrueshme.
Që nga viti 1995, UE në marrëveshjet bilaterale sikurse janë “Marrëveshja për Stabilizim
dhe Asocijim”, Marrëveshja Kotonau ose Marrëveshja Euromed, përfshijnë edhe
kaluzolën për të drejtat e njeriut. Ekzistojnë shpresat që më në fund kushtetuta
Evropiane e cila mometalisht është duke u hartuar nga asambleja, do të mund t’i japë
statusin e obligueshëm Kartës së Bashkimit Evropian për të Drejtat Fundamentale.

Bshkimi Evropian si pjesë të Politikës së Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri, ka
hartuar një politikë mbi të drejtat e njeriut, si për marrëdhëniet e brendshme, ashtu edhe
për ato të jashtmet. Në përgjithësi, Raporti Vjetor për të Drejtat e Njeriut, i publikuar nga Këshilli i Baskimit Evropian reflekton rëndësinë e kësaj politike të Bashkimit
Evropian. Këshilli jep deklarata publike, por gjithashtu është aktiv tërthorazi në rastet e
“diplomacisë së të drejtave të njeriut”, ku bashkërisht me Komisionin Evropian
zhvillojnë “dialog për të drejtat e njeriut” me disa shtete si Kinën dhe Iranin. Parlamenti
Evropian, ka marrë iniciativë për mbajtjen e çështjes së të drejtave të njeriut lart në
agjendën e UE dhe gjithashtu harton raporte vjetore për të drejtat e njeriut. Në bazë të
iniciativës së saj, Iniciativa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci, ka
vënë në dispozicion përkrahje financiare për OJQ-të nga fusha e të drejtave të njeriut dhe
demokracisë, të cilat në emër të Komisionit Evropian menaxhohen nga Europe Aid, i cili
gjithashtu bën hartimin e strategjisë politike. Një theks i veçantë i është kushtuar luftës
kundër torturës dhe dënimit me vdekje dhe kampanjës për Gjykatën Penale
Ndërkombëtare.

Qendra Evropiane e Bashkimit Evropian për Monitorim të Racizmit dhe
Ksenofobisë (EUMC), është themeluar nga Bashkimi Evropian më 1998 në Vjenë, me
qëllim të trajtimit të problemeve të shtuara të racizmit dhe ksenofobisë në Evropë, si dhe
për vëzhgimin e gjendjes dhe përkrahjen e aktiviteteve kundër racizmit dhe ksenofobisë.
Në të njëjtin vit, në Traktatin e Komuniteteve Evropiane është inkorporuar Neni 13, duke
i dhënë fuqi Bashkimit Evropiane të luftojë diskriminimin e bazuar në racë, origjinë
etnike, besim fetar, moshë, paaftësi ose orientim seksual. Në vitin 2000, Këshilli ka
miratuar direktivën 2000/43/EC, për implementimin e parimit për trajtim të barabartë, në
veçanti në fushën e punësimit, qasjen në arsim, trajnim dhe avantazhe sociale pa dallim të
bazuar në racë ose origjinë etnike, të cilat aplikohen si brenda sektorit privat të UE, ashtu
edhe në sektorin publik. Në mënyrë të ngjashme, Bashkimi Evropian ka interes të veçantë
edhe në barazinë. Në pajtim me Nenin 141 të Traktatit për Themelimin e Bashkimi
Evropian, shtetet anëtare duhet të aplikojnë parimin e “pagesës së njëjtë për gratë dhe
burrat” dhe të marrin masa për ofrimin e mundësive të barabarta. Kjo gjithashtu ka qenë
subjekt i rregulloreve të miratuara nga Këshilli i Evropës, të cilat kanë rëndësi të veçantë
në marrëdhëniet e punës.
II. AMERIKANËT Sistemi Interamerikan i të Drejtave të Njeriut, ka filluar me Deklaratën Amerikane për
të Drejtat dhe Detyrat e Njeriut të miratuar në vitin 1948, së bashku me Kartën e
Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS). Komisioni Iner-Amerikan për të Drejtat e
Njeriut i themeluar në vitin 1959 nga OAS i cili përbëhet nga 7 anëtarë, paraqet organin
kryesor të këtij sistemi. Konventa Amerikane për të Drejtat e Njeriut e miratuar më 1969,
ka hyrë në fuqi më 1978 dhe që atëherë është plotësuar me dy protokole shtesë, një për të
drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore dhe tjetri për heqjen e dënimit me vdekje. Edhe
pse selia e Komisionit është në Washington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë
anëtare të Konventës. Konventa, gjithashtu parashikon Gjykatën Interamerikane për të
Drejtat e Njeriut, e cila është themeluar në vitin 1979 me seli në Kosta Rikë, ku ndodhet
edhe “Instituti Interamerikan për të Drejtat e Njeriut”.

Ekzistojnë disa instrumente ligjore që u japin grave të drejta, por vëmendje të veçantë
meriton Konventa Interamerikane për Parandalimin, Dënimin dhe Çrrënjosjen e
Dhunës ndaj Grave (Konventa e Belem do Para), e cila ka hyrë në fuqi në vitin 1995.
Deri më tani, konventën e kanë nënshkruar 31 nga 34 shtete anëtare të OAS. Në bazë të
kësaj Konvente, shtetet duhet t’i paraqesin Komisionit Interamerikan të Grave, të
themeluar qysh nga viti 1928, raporte të rregullta kombëtare. Ekziston gjithashtu,
Raportuesi Special për të Drejtat e Njeriut (që nga viti 1994).

@ SISTEMI INTERAMERIKAN I TË DREJTAVE TË NJERIUT
• Deklarata Amerikane për të Drejtat dhe Obligimet e Njeriut (1948)
• Komisioni Interamerikan për të Drejtat e Njeriut (1959)
• Konventa Amerikane për të Drejtat e Njeriut (1969/1978)
• Protokoli Shtesë për të Drejta Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (1988)
• Protokoli Shtesë për Heqjen e Dënimit me Vdekje (1990)
• Gjykata Interamerikane për të Drejtat e Njeriut (1979/1984)
• Komisioni Interamerikan për Gratë (1928)
• Konventa Interamerikane për Parandalimin, Dënimin dhe Çrrënjosjen e Dhunës ndaj
Grave (1994)
Në Komisionin Interamerikan për të Drejtat e Njeriut, ankesat e quajtura “kërkesa”, mund
t’i parashtrojnë, individët, grupet ose OJQ-të, prej të cilave, komisioni mund të kërkojë
informata për masat e ndërmarra për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Gjykata
Interamerikane nuk mund të qaset drejtpërdrejt, por vetëm përmes Komisionit, i cili
vendos se cilat raste duhet të transferohen në Gjykatë. Në bazë të kësaj rruge, Gjykata në
të kaluarën nuk ka pasur shumë raste, mirëpo tani duket se ka ndryshuar. Gjykata,
gjithashtu, mund të japë mendime këshilluese, si interpretimet e Konventës. Sikurse
Komisioni, edhe Gjykata ka 7 anëtarë dhe punon në baza jo të përhershme.

Komisioni mund të ndërmarrë hetime në vendin e ngjarjes dhe mund të hartojë raporte
speciale për çështjet me interes të posaçëm. Ekzistojnë disa OJQ, të cilat ndihmojnë
viktimat e dhunës së të drejtave të njeriut të dërgojnë rastet në Komisionin Interamerikan
për të Drejtat e Njeriut dhe në Gjyaktës.
III. AFRIKA
Sistemi Afrikan i të drejtave të njeriut është themeluar në vitin 1981, me miratimin e
Kartës Afrikane për të Drejtat e Popujve, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 1986, nga atëherë
e quajtura Organizata e Unitetit Afrikan (OUA). Kjo Kartë parashikon Komisionin
Afrikan për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve, që përbëhet nga 11 anëtarë dhe e ka
selinë në Banjul të Gambisë. Sot, të 53 shtetet e Unionit Afrikan (UA), i cili ka
trashëguar OUA-në në vitin 2001, kanë ratifikuar Kartën Afrikane, e cila duke marrë për
bazë Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, bënë bashkimin e gjitha të drejtave
në një dokument. Preambula e saj u referohet “vlerave të civilizimit Afrikan” duke tentuar
të inspirojë konceptin afrikan të të drejtave të njerëzve dhe popujve. Përveç të drejtave
individuale, ajo gjithashtu parashtron edhe të drejtat e popujve. Për më tepër, ajo thekson
edhe detyrimet si p.sh. ato ndaj familjes dhe shoqërisë, të cilat sido që të jetë, në praktikë
nuk kanë ndonjë rëndësi.

SISTEMI AFRIKAN I TË DREJTAVE TË NJERIUT
• Karta Afrikane për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve (1981)
• Komisioni Afrikan për të Drejtat e Njeriut (1987) • Protokoli mbi Themelimin e një Gjykate Afrikane për të Drejtat e Njeriut dhe
Qytetarëve (më 1997, ende nuk është në fuqi)
• Protokoli për të Drejtat e Grave (ende nuk është miratuar nga UA)
• Karta Afrikane për të Drejtat dhe Mirëqenien e Fëmijës (1990)

Komisioni ka një mandat të gjerë në fushën e promovimit të të drejtave të njeriut, por
gjithashtu mund të pranojë ankesa nga shtetet (që nuk ka ndodhur deri tani), individët ose
grupet e caktuara. Kriteret e pranimit janë të numërta, por lejojnë gjithashtu OJQ-të ose
individët të komunikojnë në emër të viktimave të dhunës. Sidoqoftë, Komisioni nuk
mund të nxjerrë vendime me fuqi obligative dhe kjo ka qenë një nga arsyet për miratimin
e protokolit shtesë të Kartës mbi themelimin e Gjykatës Afrikane për të Drejtat e
Njeriut dhe Qytetarëve, që do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga 15 shtete. Kjo
gjykatë do të përbëhet nga 15 gjyqtarë. Sidoqftë, individët do të kenë qasje të
drejtpërdrejtë në gjykatë, vetëm nëse shtetet deklarohen shprehimisht për këtë.
Përndryshe, Gjykata mund të pranojë ankesa vetëm përmes Komisionit, ashtu si edhe në
Sistemin Interamerikan.

Monitorimi i rregullt i gjendjes së të drejtave të njeriut, duhet të bëhet nga Komisioni,
duke i vlerësuar raportet shtetërore, të cilat shpesh janë jo të rregullta dhe të mangëta.
Komisioni, duke u bazuar përsëri në praktikën e OKB-së, ka emëruar raportuesin
special për ekzekutime të paligjshme, jashtëprocedurale dhe arbitrare, raportuesin
special për burgje, atë për kushtet e arrestit dhe për gratë. Plani për protokolin shtesë
për të drejtat e grave, ende nuk është materializuar.
Komisioni, gjithashtu dërgon misione për hulumtimin e fakteve dhe në raste të veçanta,
sikurse ai i vitit 1995 pas ekzekutimit të nëntë anëtareve të Lëvizjes për Mbijetimin e
Popullit Ogoni, në një gjykim të padrejtë, organizon edhe sesione të jashtëzakonshme.
Një pjesë e rëndësishme e fuqisë së Komisionit vjen nga Organizatat Joqeveritare të
Afrikës dhe më gjerë, të cilat lejohen të marrin pjesë në gjitha takimet publike të
Komisionit. Shpesh, OJQ-të sjellin raste të shkeljeve të të drejtave të njeriut, si dhe
përkrahin punën e Komisionit dhe të raportuesve të tij special. Gjithashtu, është e
rëndësishme që shtetet ta bëjnë drejtpërdrejt të aplikueshme Kartën në sistemet e tyre
nacionale. Kjo ka ndodhur për shembull në Nigeri, ku si rezultat i OJQ-ve nigeriane, siç është “Projekti i të Drejtave Kushtetuese”, janë paraqitur me sukses raste të shkeljeve të
Kartës në gjykatat nigeriane.

Pas miratimit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës më 1989, në vitin 1990
është miratuar një Kartë Afrikane për të Drejtat dhe Mirëqenien e Fëmijës. Sidoqoftë,
kjo ka hyrë në fuqi vetëm në vitin 1999, kurse deri në vitin 2001, atë e kanë ratifikuar 27
shtete të Unionit Afrikan. Karta Afrikane parashikon edhe themelimin e një Komiteti
Afrikan të Ekspertëve për të Drejtat dhe Mirëqenien e Fëmijës, i cili duhet të mblidhet së
paku një herë në vit. Duke pasur parasysh procesin e gjatë të ratifikimit, mbetet të shihet
nëse kjo konventë dhe komiteti i saj do të japin rezulatate të mira.

1V. REGJIONET TJERA
Një Kartë Arabe për të Drejtat e Njeriut, e cila është hartuar nga ekspertët arabë të të
drejtave të njeriut është miratuar në vitin 1994 nga Këshilli i Ligës së Shteteve Arabe
(Rezoluta 5437 e 15 Shtatorit 1994), mirëpo deri në vitin 2002 nuk ka hyrë në fuqi.

Me gjithë disa përpjekje si ajo e Asociacionit të Azisë Jugore për Bashkëpunim Regjional
një Konventë mbi Marrëveshjen Rajonale për Promovimin e Mirëqenies së Fëmijës 2002,
dallimet e shumta që ekzistojnë brenda rajonit, e kanë bërë të pamundur miratimin e një
instrumenti regjional të Azisë për të Drejta të Njeriut, ose themelimin e një Komisioni
Aziatik për të Drejtat e Njeriut. Sidoqoftë, përpjekjet që janë duke u bërë brenda fushave
të integrimeve si në ASEAN ose Forum Azia-Pacific të Institucioneve Nacionale për të
Drejta të Njeriut, më në fund brenda një të ardhme të caktuar, mund të çojnë drejt krijimit
të një Komisioni Aziatik për të Drejtat e Njeriut. Në nivel të shoqërisë civile, në vitin
1998 gjatë shënimit të 50 vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut
(UDHR), nën udhëheqjen e Qendrave Aziaitke për Burime Ligjore të Hong Kongut,
mëse 200 OJQ aziatike, hartuan një “Kartë Aziatike për të Drejtat e Njeriut” si një “Kartë
të Popullit”. Gjithashtu, ekziston një Bisedim Euro-Aziatik, mes Bashkimit Evropian
dhe 10 shteteve të ASEM-it (Takimit Evropian dhe Aziatik) për të drejtat e njeriut, i cili
deri tani ka mbajtur katër sesione. Bisedime të ngjashme ekzistojnë edhe ndërmjet
Bashkimit Evropian dhe Kinës.
Marrëveshja për Partneritet e Cotonou-s e vitit 2000, si një marrëveshje
ndërregjionale, ndërmjet 78 shteteve afrikane, karibike dhe pacifike dhe 15 shteteve
anëtare të Bashkimit Evropian, në Nenin 9 (2) përkujton se “respekti për të drejtat e
njeriut, parimet demokratike dhe sundimin e ligjit . . . përbëjnë elementet kryesore të
kësaj marrëveshjeje”.
SHEMBULLI I PAKTIT TË STABILITETIT PËR EJL-në
Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore (SEE), i nënshkruar zytarisht më 1999 në
Sarajevë, u kushton rëndësi të veçantë të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve. Për këtë
qëllim, Grupi Punues për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve i këtij pakti me seli
në Lubjanë, ka zhvilluar një strategji të përbashkët dhe ka bashkuar një numër të madh të
aktiviteteve për përmirësimin e marrëdhenieve etnike, mbrojtjen e minoriteteve dhe të të
drejtave të njeriut.

Në mesin e projekteve bashkëpunuese brenda Grupit Punues, është edhe rrjeti i qendrave
për të drejta të njeriut i Evropës Juglindore, i njohur si Rrjeti HRC i SEE. Ky rrjet i
përbërë nga 9 qendra, kryesisht të bazuara në universite dhe i koordinuar nga ETC e
Gracit, së bashku me qendrën për të drejta të njeriut në Sarajevë, organizojnë trajnime në
nivel vendor, shkolla verore për të drejtat e njeriut si dhe projekte hulumtuese siç është,
Doracaku i të Drejtave të Njeriut për Joavokatët. Ky rrjet bën përpjekje që të kontribuojë
për zhvillimin e kulturës së të drejtave të njeriut në Evropën Juglindore, duke vetëdijësuar
njerëzit për të drejtat e tyre dhe duke i pajisur ata me dije për të kontribuar në
transformimin e shoqërive të tyre drejt sundimit të ligjit, për të drejtat e njeriut dhe për
demokraci, si tri elementet kryesore të identitetit evropian.

I. PROBLEMI I MOSPËRGJEGJËSISË
Lufta kundër mospërgjegjësisë dhe ajo për përgjegjësi është shndërruar në një shqetësim
të gjerë global. Një nga problemet kryesore është parandalimin i krimeve të mëtutjeshme,
të cilat shpesh po marrin formën e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe të së
drejtës humanitare. Praktikat e lirimit të shkelësve më të mëdhenj të të drejtave të njeriut
në botë nga përgjegjësia, janë bërë me qëllim që të bindin udhëheqësit jodemokratik, e
më së shpeshti gjeneralët e ushtrisë që t’i transferojnë pushtetet në qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike. Kjo nuk duhet të ngatërrohet me “amnistinë”, e cila jepet
menjëherë pas përfundimit të luftërave dhe ndërrimit të regjimeve për shkeljet më të
vogla. Mospërgjegjësia është e kundërta e përgjegjësisë, e cila, për shembull, në nivel
vendor dhe ndërkombëtar, realizohet në mënyrë të vazhdueshme përmes themelimit të
tribunaleve dhe gjykatave ndërkombëtare penale, qoftë speciale qoftë të përgjithshme.

Me qëllim të parandalimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut, konventat e caktuara
ndërkombëtare, sikurse Konventa e OKB-së kundër Torturës e vitit 1948, parasheh
detyrimin për dënim universal të kryesve të krimeve. Në rastin e ish-dikatorit të Kilit,
Gjeneralit Augusto Pinoçetit (Augusto Pinochet) në vitin 1998, një gjyqtar spanjoll ka
kërkuar nga Britania e Madhe ekstradimin e tij, kërkesë e cila është aprovuar me një
vendim të jashtëzakonshëm të Dhomës së Lordëve, por që nuk është ekzekutuar për
shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të Pinoçetit. Parimi i jurisdiksionit universal
aplikohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) dhe në nivel kombëtar.

Format e tjera të realizimit të përgjegjësisë, pa domosdoshmërinë e ndëshkimit të
kryesve, janë “Komisionet e Pajtimimt dhe të së Vërtetës”, të cilat si foma të drejtësisë
jondëshkimore, janë themeluar në Afrikën Jugore dhe në shtete të tjera. Këto komisione u
japin viktimave shans, që së paku ta dinë të vërtetën dhe që shoqëria të mësojë leksione
nga e kaluara.

Në rastin e Argjentinës, Komisioni Interamerikan për të Drejtat e Njeriut ka vendosur se
ligjet për amnisti, të cilat përjashtojnë përgjegjësinë, paraqesin shkelje të së drejtës për
mbrojtje ligjore dhe për gjykim të drejtë. Gjithashtu, ka ekzistuar edhe një fushatë
ndërkombëtare kundër mospërgjegjësisë, në të cilën OJQ-të lokale kanë luajtur rolin
kryesor. Dhe si përfundim, në vitin 1998 janë hequr ligjet për amnisiti.

J. JURISDIKSIONI NDËRKOMBËTAR PENAL
Në bazë të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), të miratuar në Romë në
vitin 1998, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2002, ICC-ja është themeluar si gjykatë e
përhershme në Hagë. Jurisdiksioni i saj mbulon krimet e gjenocidi, krimet kundër
njerëzimit “të kryera si pjesë e sulmeve të gjëra sistematike të drejtuara kundër çdo popullate civile”, që përfshijnë rastet e dhunimit, skllavërisë seksuale, shtatzanësisë së
detyrueshme, ose çfarëdo forme tjetër të dhunës së rëndë seksuale, zhdukjes së dhunshme
të popujve ose akteve të ngjashme çnjerëzore që shkaktojnë vuajtje të mëdha, që mund të
jenë dëmtime serioze të shëndetit mental ose shëndetit fizik.

Tribunali Ndërkombëtar Penal për Ish-Jugosllavinë (ICTY) me seli në Hagë, është
themeluar më 1993, si gjykatë ad hoc nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që të trajtojë
shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe të ligjeve humanitare në territorin e ish-
Jugosllavisë. Kështu, kompetencat e saj përfshijnë shkeljet e rënda të konventave të
Gjenevës të vitit 1949 për mbrojtjen e viktimave gjatë konflikteve të armatosura, krimet
kundër njerëzimit, siç janë vrasja, trotura, dhunimi dhe aktet tjera çnjerëzore, të kryera
gjatë konfliktit të armatosur, si dhe krimet e gjenocidit. Kjo gjykatë e ndan prokurorin e
njëjtë me Tribunalin Ndërkombëtar Penal për Ruandën (ICTR) në Arusha, e cila
është themeluar pas gjenocidit të vitit 1994. Ndërsa, për Sierra Leonen dhe Kamboxhën
janë themeluar Gjykata speciale.

Sikurse në rastin e ICTY dhe të ICTR, jurisdikcioni i ICC paraqet plotësim të
jurisdikcionit vendor. Vetëm atëherë kur shteti nuk dëshiron ose nuk është në gjendje të
ndjekë kryesit e krimeve, ICC merr jurisdiksionin mbi ato raste. Të gjitha këto gjykata
bazohen në parimin e përgjegjësisë individuale, pa marrë parasysh pozitën zyrtare të të
akuzuarit.

Gjykata Speciale për Sierra Leonen, si gjykatë gjysmëndërkombëtare do të hetojë
rastet e vrasjeve, dhunimeve, skllavërisë seksuale, shfarosjes, veprave të terrorit,
robërimit, vjedhjeve dhe djegieve. Qëllimi i kësaj gjykate është t’i ndëshkojë vetëm ata
individë që kanë përgjegjësi më të mëdha për vuajtjet e popullit të Sierra Leones. Në këtë
mënyrë pretendohet që, përmes mekanizmave ligjore, të promovohet pajtimi kombëtar
dhe në këtë mënyrë t’i kontribuohet paqes së vazhdueshme.

K. INICIATIVAT E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË QYTETE
Programet për forcimin e të drejtave të njeriut në nivel komunal, paraqesin një qasje të re
për përdorimin e kornizës së të drejtave të njeriut si udhëzues për zhvillim ekonomik dhe shoqëror. Në bazë të inciativës së PDHRE-së, Lëvizjes Popullore për Arsimim në të
Drejtat e Njeriut – duke përdorur arsimimin për të drejta të njeriut si strategji të
zhvillimit shoqëror – disa qytete, siç janë Rosario (Argjentinë), Thies (Senegal), Nagpur
(Indi), Kati (Mali), Dinapur (Bangladesh), popujt autoktonë të Arbasit (Filipine) dhe
qyteti i Gracit (Austri), kanë shpallur veten “qytete të të drejtave të njeriut” ose “bashki
të të drejtave të njeriut”.

Një tjetër inciativë është ndërmarë nga qyteti i Barcelonës, ku në bashkëpunim me qytetin
e San Denisit (Saint Denis) në vitin 1998, kanë hartuar “Kartën Evropiane për Mbrojtjen
e të Drejtve të Njeriut në Qytete”, e cila deri në vitin 2003, është nënshkruar nga më
shumë se 300 qytete, kryesisht të Evropës Mesdhetare. Karta përmban detyrime politke të
bazuara në të drejtat ndërkombëtare të njeriut, për të drejtat e migrantëve dhe për
mbrojtjen e të drejtave të njeriut, rekomandon themelimin e institucioneve dhe
procedurave lokale, siç janë ombudspersoni, këshillat për të drejta të njeriut ose bilance
për vlerësimin e të drejtave të njeriut. Gjatë takimeve të tyre të rregullta, qytetet dhe
bashkitë shkëmbejnë mes vete përvojat nga praktikat e mira.

Përparësia e strategjisë së promovimit të të drejtave të njeriut ndërmjet komuniteteve në
nivel komunal, qëndron në faktin se në këtë rast, të drejtat e njeriut mund të adresohen
gjatë përditshmërisë. Metoda e sugjeruar nga PDHRE dhe me sukses e aplikuar në
praktikë, paraqet fillimin e zhvillimit të një plani të përbashkët dhe identifikimit të
gjendjes së realizimit dhe shkeljeve të drejtave të njeriut në qytete, e cila do të shpjerë
drejt hartimit të një strategjie, që do të shndërrohet në program për veprim. Në këtë
proces, qytetarët i shqyrtojnë ligjet dhe politikat mbi përdorimin e burimeve të qytetit të
tyre. Në mënyrë që qytetarët të tejkalojnë problemet lidhur me të drejtat e njeriut nëpër
qytete të tyre, zhvillojnë plane për përforcimin dhe realizimin e të drejtave të njeriut. Së
bashku me autoritetet, ata përbetohen që të gjitha vendimet, politikat dhe strategjitë do të
bazohen në të drejtat e njeriut.

Për këtë qëllim, është zhvilluar një qasje e përgjithshme ndaj të drejtave të njeriut, që
nënkupton se të gjitha të drejtat civile, politke, ekonomike, sociale dhe kulturore, duke
përfshirë edhe perspektivën gjinore, janë adresuar si një tërësi. Me qëllim që populli të vetëdijësohet për të drejtat e tyre, ligjërimet, mësimet dhe aktivitetet trajnuese, duke
përfshirë këtu edhe programin “trajnimi i trajnerëve” për mësues, administratorë, policë,
punëtorë shëndetësor dhe social, udhëheqës të shoqatave bashkiake dhe OJQ-ve, janë të
një rëndësie primare. Mbikëqyrjen e procesit për një periudhë kohore afatgjatë, e bëjnë
sistemet monitoruese, si për shembull Komitetit Drejtues, i cili përfshin të gjithë sektorët
e shoqërisë.
Ndërkaq, në nivel ndërkombëtar, është në formim e sipër një asociacion i qyteteve të të
drejtave të njeriut, i cili do bëjë mbikëqyrjen e vetëkontrollit të domodoshëm dhe
seriozitetit të përpjekjeve të anëtarëve të tij.
SHEMBULLI I NAGUPRIT, QYTET I TË TË DREJTAVE TË
NJERIUT NË INDI
Faza 1 (janar – qershor 1999): Identifikimi i problemeve dhe bartësve kryesorë.
Faza 2 (korrik 1999 – qershor 2000): Konsolidimi i aktiviteteve me ndihmën e grupeve
punuese.
Faza 3 (korrik 2000 – dhjetor 2002): Ndërtimi i kapaciteve dhe aktiviteteve trajnuese;
mobilizimi i bashkësive në lagje etj.
SHEMBULLI I KATIT, QYTET I TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
NË MALI
Prill 2000: Fillimi i procesit
Shkurt 2001: Asambleja e Përgjithshme e Pjesëmarrësve Strategjikë: themelimi i
Komitetit. për Orientim dhe Koordinim, si dhe i zyrës për operacionalizim.
Dhjetor 2001: Këshilli i Personave Eminent për Këshillim.
2002/2003: Zhvillimi i Planprogramit dhe Seminaret Trajnuese për Arsimim mbi të
Drejtat e Njeriut.

SHEMBULLI I GRACIT, QYTET I TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
NË AUSTRI
Shtator 2001: Vendimi unanim i Këshillit të Qytetit të Gracit. Maj 2001: Ceremonia formale e inagurimit në Universitetin e Gracit, në prezencën e znj.
Shulamith Koeing.
Qershor 2002: Prezentimi i planit dhe draftprogramit për veprim, të hartuar në Kuvendin
Komunal të Gracit, me ndihmën e më shumë se 100 individëve dhe organizatave.
Tetor 2003: Konferenca për rezulatet e fazës së parë të implementimit.
Ky proces koordinohet nga Qendra Evropiane e Trajnimeve dhe Hulumtimeve për të
Drejtat e Njeriut dhe Demokraci (ETC) në Grac, e cila gjithashtu ofron programe të
ndryshme për arsimim në fushë të të drejtave të njeriut.

L. SFIDAT DHE MUNDËSITË GLOBALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT
Pas disa dekadave të suksesshme në përcaktimin e standardeve, tani si sfidë kryesore e të
drejtave të njeriut, është bërë implementimi i detyrimeve të ndërmarra. Janë zhvilluar
disa metoda për përforcimin e implementimit të të drejtave të njeriut, si në nivel lokal dhe
kombëtar, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Në mesin e tyre parashihet edhe një
qëndrim më aktiv i komunitetit ndëkrombëtar përmes caktimit të zyrtarëve për të drejtat e
njeriut në misione ndërkombëtare dhe instuticionalizimit të çështjes së të drejtave të
njeriut në terren, që parashihet të ketë efekt të rëndësishëm parandalues.

Respekti për të drejtat e njeriut në nivel lokal dhe kombëtar, gjithashtu është forcuar
përmes ndërtimit të kapaciteteve të institucioneve vendore për të drejtat e njeriut, siç
janë qytetet e të drejtave të njeriut dhe themelimi i institucioneve kombëtare për
promovimin dhe monitorimin e të drejtave të njeriut, ku organizatat joqeveritare si
përfaqësuese të shoqërisë civile e luajnë rolin kryesor. Ashtu siç shihet edhe nga
protokoli shtesë për të drejtat e fëmijës, çështjet lidhur me bioteknologjinë, inxhinierinë
gjenetike dhe tregtinë me organe njerëzore, nevojat për përcaktimin e standardeve në
fushat e reja është ende e pranishme.

Ashtu sikurse në qasjen e ILO-së, të drejtat ekzistuese të njeriut, në të njëjtën kohë mund
të bëhen edhe më të dukshme përmes fokusimit në “të drejtat kryesore”. Sfidat e reja
mund të shihen edhe nga ekzistimi i nevojës për kushtim të vëmendjes marrëdhënieve
mes të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare, siç janë “standardet fundamentale të
njerëzimit”. Moduli për të Drejtat e Njeriut në Konfliktet e Armatosura. E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhënien mes të drejtave të njeriut dhe të drejtës së refugjatëve,
që ekziston si në shkallën e parandalimit të problemeve të refugjatëve, ashtu edhe në atë
të kthimit të tyre. Në të dyja këto raste, vendimtare është gjendja e të drejtave të njeriut
në vendin e origjinës. Me qëllim të trajtimit të personave të zhvendosur brenda territorit
të tyre, janë zhvilluar parimet udhëzuese. Kjo ngre një problem më të gjerë si ai i të
drejtave të njeriut dhe parandalimit të konflikteve, ashtu edhe çështjen e
rehabilitimit dhe rindërtimit pas përfundimit të luftës, të cilat duhet të ndërmerren
duke u bazuar në të drejtat e njeriut dhe në sundimin e ligjit.

Përgjegjësia për respektimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut është bërë një brengosje
globale, e cila kërkohet jo vetëm nga individët, por gjithashtu nga edhe nga institucionet
joshtetërore, kompanitë transnacionale (TNCs) dhe organizatat ndërqeveritare siç janë,
Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF) dhe Organizata Ndërkombëtare e
Tregëtisë (WTO).

Në rastin e kompanive transnacionale, në bazë të propozimit të Sekretarit të Përgjithshëm
të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan, në vitin 2000 është lansuar Marrëveshja Globale,
si një qasje e re dhe inovative në procesin e globalizimit. Kompanitë pjesëmarrëse i
pranojnë 9 parimet kryesore nga fusha e të drejtave të njeriut, standardeve të punës dhe
mjedisit si dhe angazhohen në bisedimet e orientuara në problemet globale siç është roli i
biznesit në zonat e konfliktit.

Një sfidë e re ndaj sigurisë njerezore dhe të drejtave të njeriut ka rezultuar pas sulmeve të
11 Shtatorit, kur shtetet kanë përforcuar masat antiterroriste, që pjesërisht kanë rezultuar
në kufizimin e të drejtave themelore të njeriut.
Dispozitat ndërkombtare të pranuara gjërësisht – si liria nga arrestimi arbitrar ose
burgimi i paafatizuar, e drejta në proces të drejtë gjyqësor, e drejta në panel të pavarur,
gjykim të paanshëm, gjyqtar të pavarur, përfaqësim ligjor ose liria nga trajtimi çnjerëzor
dhe poshtërues – janë dispozita që sot ndodhen nën rrethim. Ne duhet të tërheqim një vijë
dhe t’i mbrojmë ato. Kjo paraqet, gjithashtu, një pyetje të madhe të sigurisë. Kur siguria
definohet shumë ngusht – për shembull, si asgjë më shumë se detyrimi i shtetit për t’i mbrojtur shtetasit e vet – atëherë nevoja për siguri mund të shkaktojë shkeljen e të
drejtave të atyre që kanë mbetur jashtë rrethit të të mbrojturve.
SERGIO VIERIA DE MELLO, KOMESAR I LARTË I OKB-së PËR TË DREJTAT E
NJERIUT, 2003

M. BIBLIOGRAFIA
Alfredson, Gundumur et. Al. 1999. The Universal Declaration of Human Rights. Oslo:
Scandinavian University Press.

Alston, Philip and James Crawford (eds.). 2000. The Future of UN Human Rights
Treaty Monitoring. Cambridge: Cambridge University Press.

Alston, Philip (ed.). 1999. The EU and Human Rights. Oxford: Oxford University Press.

Andreopoulos, George J. and Richard Pierre Claude. 1997. Human Rights Education
for Twenty-First Century. Philadelphia: University of Pennsylvania Press.

An-Na’im, Abdullahi Ahmed (ed.). 1992. Human Rights Cross-cultural Perspectives, A
Quest for Consensus. Philadelphia: University of Pennsylvania Press.

Asia-Europe Foundation (ASEF). 2000. The Third Informal ASEM Seminar on Human
Rights. Singapore.

Bankie, B.F., Marias and J. T. Namiseb (comp.). 1998. Towards Creating a
Sustainable Culture of Human Rights: the Southern African human rights reader.
Windhoek: Macmillan.

Baefsky, Anne F. 2002. How to Complain to the UN Human Rights Treaty System.
Transnational Publishers.

Baxi, Upendra. 1994. Inhuman Wrong and Human Rights: Unconventional Essays.
Delhi: Har-Anand Publications.

Baxi, Upendra. 2002. The Future of Human Rights. Oxford University Press.
Benedek, Wolfgang (ed.). 1999. Human Rights in Bosnia and Herzegovina, Theory and
Practice. The Hague: Martinus Nijoff Publishers.

Benedek, Wolfgang, Esther M. Kissaakye and Gerd Oberleitnerv (eds.). 2002. The
Human Rights of Women: International Instruments and African experiences. London:
Zed Books.

Benedek, Wolfgang and Alice Yotopoulos-Marangopoulos (eds.). 2003. Anti-Terrorist
Measures and Human Rights, Kulwer Law International (upcoming).

Bjekovic, Sinisa, Vedrana Spahic-Vrkas and Nebojsa Vucinic (eds.). 2003. Human
Rights for Non-Lawyers. Sarajevo: DD Stamparija Svjetlost – Fonica.

Buergenthal. Thomas, Diana Shelton and David Stewart. 2002. International Human
Rights in a Nutshell. St. Paul: West Group.

Buergenthal. Thomas, Diana Shelton. 1995. Protecting Human Rights in the Americas
– Cases and Materials. 4th rev. ed., Kehl: Engel.

Caney, Simon and Peter Jones (eds.). 2001. Human Rights and Global Diversity.
London: Frank Cass Publishers.

Cassese, Antonio. 2001. International Criminal Law. A Commentary on the Rome
Statute for an Internaitonal Criminal Court. Oxford: Oxford University Press.

Council of Europe (ed.). 2000 (2nd ed.). Human Rights in Internaitonal Law, Basic
texts. Strasburg: Council of Europe Publishing.

Council of the European Union. 2002. Annual Report on Human Rights. Brussels:
European Communities.

Davidson, Scott. J. 1997. The Inter-American Human Rights System. Aldershot: Ashate
Publishing Company.
de Mello, Sergio Vieira. 2003. Statement to the Opening of the Fifty-Ninth Session of
the Commission on Human Rights of 17 March 2003; Report of the UN High
Commissioner for Human Rights and Follow-Up to the World Conference on Human
Rights, UN Doc. E/CN.4/2003/14 of 26 February 2003.

Donnelly, Jack. 2003 (2nd ed.). Universal Human rights in Theory and Practice. Ithaca
etc. Cornell University Press.

Dunne, Tim. and Nicholas J. Wheeler (eds.). 1999. Human Rights in Global Politics.
Cambridge: Cambridge University Press.

Evans, D. Malcolm and Rachel Murray. 2002. The African Charter on Human and
Peoples’ Rights. The System in Practice, 1986-2000. Cambridge: Cambridge University
Press.

Forsythe, David P. 2000. Human Rights in International Relations. Cambridge:
Cambridge University Press.

Freeman, Michael. 2002. Human Rights. Oxford: Polity

Galtung, Johan. 1994. Human Rights in Another Key. Polity Press.

Garcia, Ramirez. 2001. El Futuro del Sistema Inter-Americano de Proteccion de los
Derechos Humanos, in: Garcia Ramirez, S., (ed.), La jurisprudencia de la Corte
Interamericana de Derechos Humanos. Mexico, 1118-1144.

Ghai, Yash. 1999. Human Rights, Social Justice and Globalisation, in: Bell, D. And
Bauer, J. (eds.), The East Asian Challenge to Human Rights. Cambridge: Cambridge
University Press.

Ghai, Yash. 1998. Human Rights and Asian Values’. Public Law Review, Vol. 9/3, 168-
182.
Goldewijk, Berma K., Adalid C. Baspineiro and Paulo C. Carbonari (eds.). 2002.
Dignity and Human Rights. The Implementation of Economic, Social and Cultural Rights.
Antwerp: Intersntia.

Gomien, Donna. 1998. Short Guide to the European Convention on Human Rights.
Strasbourg: Council of Europe (2nd ed.)

Gomien, Donna, David Harris and Leo Zwaak. 1996. Law and practice of the
European Convention on Human Rights and the European Social Charter. Strasbourg:
Council of Europe.

Hanski, Raija and Markku Suksi (eds.). 1999. An Introduction to the International
Protection of Human Rights. A Textbook, Turko/Abo: Institute for Human Rights . Abo
Akademi University (2nd ed.)

Ishay, Micheline R. (ed.). 1997. The Human Rights Reader: Major Political Writings,
Essays, Speeches and Documents from the Bible to the Present. London, Routledge.

Jones, John R.W.D. 2000. The Practice of the International Criminal Tribunals for the
Former Yugoslavia and Rwanda. Irvington-on-Hudson. NY: Transnational Publishers
(2nd ed.)

Maddex, Robert, L., 2000. Intenrational Encyclopedia of Human Rights. Washington:
Congressional Quarterly Press.

McRae, Rob and Don Hubert (eds.). 2001. Human Security and the New Diplomacy,
Protecting People, Promoting Peace. Montreal: McGill-Queen’s Univeristy Press.

Mernissi, Fatima. 1995. Arab Women’s Rights ans the Muslim State in the Twenty-first
Century: Reflections on Islam as Religion and State. Faith and Freedom: Women’s
Human Rights in the Muslim World. London, I.B. Tauris & Co.

Newman, Edward and Oliver P. Richmond (eds.). 2001. The United Nations and
Human Security. New York: Palgrave.
Nowak, Manfred. 1999. Human Rights “Conditionality” in Relationt to, and Full
Participation in, the EU, in: Alston, Ph. (ed.), The EU and Human Rights. Oxford:
Oxford University Press, 687ff.

Nowak, Manfred, 2003. International Human Rights Regime. Kulwer Law International.

Office of the High Commissioner for Human Rights et al. 1997. Manual on Human
Rights Reporting. Office of the High Commissioner for Human Rights.

Office of the High Commissioner for Human Rights. 1998 (3rd ed.). Basic Human
Rights Instruments. Geneva: United Nations Publication.

OSCE. 2000. OSCE Handbook. Vienna.

Ramcharan, Bertrand G. 2002. Human Rights and Human Security. The Hague etc.:
Martinus Nijhoff Publishers.

Robertson, Geoffrey. 2002. Crimes Against Humanity. The Struggle for Global Justice.
Lond
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi