Mëso çdo ditë gjera të reja...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptyWed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptyWed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptyThu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptyThu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptySun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptySun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptyTue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptyMon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptyMon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptySun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptyTue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptyTue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptySat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptyMon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  EmptyTue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!

Shko poshtë

NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!  Empty NDRYSHONI JETËN TUAJ ME DASHURI!

Mesazh nga Admin Tue Mar 01, 2011 4:44 pm

Tina Tarner ka pyetur: "Çfarë ka dashuria të bëjë me këtë?" Por nuk e ka dhënë përgjigjen. Shumë do të pyesnin: "Çfarë ka të bëjë dashuria për ta ndryshuar jetën tënde? Çfarë ka dashuria të bëjë me suksesin?" Përgjigjja është: GJITHÇKA! Dashuria ka të bëjë me të çdo gjë, sepse dashuria është ndjenja më e fuqishme në botë. Dashuria ka fuqinë për të shëruar, krijuar dhe për të përtërirë, për të reformuar, për të ndryshuar dhe transformuar. Dashuria shpreson në të gjitha gjërat, i duron të gjithat dhe beson në të gjitha gjërat. Dashuria i pushton të gjitha... dhe dashuria kurrë nuk humb.
Duka Ellington ka thënë se dashuri nuk do të thotë se unë vetëm jam me ty, por se gjithashtu jam për ty sa të jetë jeta! Dhe Martin Luter Kingu Jr. ka thënë: "Urrejtja dhe mëria kurrë nuk mund ta shërojnë sëmundjen e frikës. Vetëm dashuria mund ta bëjë këtë. Urrejtja e paralizon jetën, dashuria e liron atë. Urrejtja e bën lëmsh jetën, dashuria e bën harmonike atë. Urrejtja e nxin jetën, dashuria e ndriçon atë. Kam vendosur që të qëndroj me dashuri, sepse urrejtja është një barrë e rëndë për ta duruar." Pra, siç po e shihni, dashuria, si çdo gjë që e ndryshon jetën tuaj, është një vendim. Dashuria është një zgjedhje që krijon mundësi. Urrejtja është një zgjedhje po ashtu, por që i largon mundësitë.

Lustraxhiu kreativ

Për të qenë të suksesshëm, ju duhet të gjeni mënyra kreative për t'i tejkaluar disa nga pengesat me të cilat do të ndesheni. Duhet të keni imagjinatë. Les Brown tregon për një funksionar që ishte duke shkuar në një mbledhje. Sapo doli nga zyra, iu ofrua një lustraxhi dhe i tha: "Hej, ke këpucë të përlyera. Doni t'ua jap një lustër?" Biznesmeni tha: "Jo, nuk kam kohë". Dhe pas çdo parcele që shkonte, i ofrohej dikush, dhe ky i përgjigjej njësoj: "Jo, nuk kam kohë për t'i lustruar këpucët." Mirëpo, në parcelën shtatë ai kaloi pranë një lustraxhiu i cili po numëronte: "97, 98, 99, 100". Pastaj ai tha: "Zotëri, dukesh njeri me shumë punë, kërkoj falje që po të pengoj. Por, sot është ditëlindja ime dhe kam bërë një premtim se do t'ia lustroj këpucët falas çdo të njëqindtit kalimtar që kalon kah tezga ime, dhe ju jeni ai person! Ju lutem, më lejoni t'jua lustroj këpucët dhe ta përmbush premtimin tim," Biznesmeni u ul dhe lustraxhiu iu përvesh punës dhe punoi pa përtesë. Ai e mori leckën dhe punoi aq shumë saqë i ra djersa nën vetull. Pas lustrës, këpucët dukeshin sikur të ishin blerë atë ditë. Biznesmeni pyeti: "Sa kushton një lustrim këpucës?" Lustraxhiu u përgjigj: "Pesë dollarë, zotëri." Biznesmeni i dha atij dhjetë dhe i tha: "Urime ditëlindjen!" Lustraxhiu ndenji për disa minuta dhe pastaj ia filloi: "97, 98, 99..." Të nderuar lexues, ky tregim na mëson sesi duhet të jemi kreativë dhe ta përdorim zgjuarsinë tonë, sepse shumë herë kjo do të jetë e tërë ajo që kemi. Bëhuni kreativë! Jeta nuk premton asgjë përveç asaj se do të jetë me plot sfida. Megjithatë, kam besim se bëhet pafundësisht e këndshme dhe e lehtë nëse ditën e kaloni me një qëndrim pozitiv. Gjersa e ndiqni ëndrrën tuaj, ju duhet të jeni kreativë, ju duhet të besoni se do të arrini dhe duhet të keni binden se ajo që synoni "është e mundshme", dhe të thoni: "Po, mundem, mundem". Ju keni nevojë për një qëndrim "po mundem", një qëndrim që sjell ndryshime.

Dora e mjeshtrit

Njëherë ishte një ankand që konsiderohej si ankand për gjëra të pavlefshme. Shpallësi i ankandit u ndal tek violina shumë e vjetër dhe e përdorur, me pamje të çuditshme. Ai mori violinën dhe preku telat e saj që lëshuan zëra të çjerrë. E shikoi violinën e vjetër e të pluhurosur, u vrenjt dhe pa kurrfarë entuziazmi dha një çmim: 10 dollarë. Por nuk kishte të interesuar. Pastaj, ai e uli çmimin në 5 dollarë. Prapë nuk kishte përgjigje. Ai vazhdoi ta ulte çmimin gjersa ra në 50 centë. Thoshte: "50 centë, vetëm 50 centë, e di se nuk vlen shumë, por mund ta blini për 50 centë". Në atë moment, një plak me flokë të hirtë dhe me mjekër të gjatë doli para dhe pyeti nëse mund ta mbante violinën. Plaku nxori faculetën dhe fshiu pluhurin nga violina. Me shumë kujdes akordoi telat dhe e vuri violinën e vjetër nën mjekrën e tij dhe filloi t'i binte.
Dhe nga ajo violinë e vjetër erdhën tingujt më të bukur muzikorë që ishin dëgjuar ndonjëherë. Këngë dhe melodi të bukura dilni nga ajo violinë e vjetër dhe e katandisur. Shpallësi i ankandit pastaj pyeti se cili ishte çmimi fillestar. Njëri tha: 100 dollarë. Tjetri: 200, dhe zuri të ngrihej e të ngrihej çmimi e më në fund u shit për 1000 dollarë, Një mijë dollarë për një violinë të vjetër e të katandisur, që pak më parë askush nuk donte ta blinte as për 50 centë. Një gjë e vogël mund të bëhet e madhe kur ajo është në duart e mjeshtrit... Duhet të jemi mjeshtër dhe instrumenti i jetës do të magjeps me tingujt që ka!

Kanibal, t'i tejkalosh pengesat

Kanibali ka qenë një gjeneral, burrë shteti i madh afrikan. Ai ka tejkaluar pengesa të mëdha dhe e ka realizuar të pakalueshmen, sepse ka menduar se mundet, Ai e ka kuptuar se pengesat reale në jetë janë ato që ne ia vëmë vetes. Kanibali ka qenë, nga qyteti i Kartagjenës, armiqtë më të këqij të së cilës kanë qenë romakët. Në vitin 220 para Krishtit filloi një luftë midis Romës dhe Kartagjenës. Trupat e Kanibalit ishin më të pakët në numër dhe kishin më pak armë dhe furnizime sesa armata e madhe romake. Kanibalin nuk e pengonte kjo që të besonte se mund të fitoje, dhe nuk e pengonte që të veprojë bazuar mbi këtë besim. Ai bëri një plan të guximshëm për shpartallimin e romakeve. Duke e ditur se nuk do të fitonte në një konfrontim frontal, vendosi që të bënte të pamundurën: Të sulmonte nga prapa, mbi Alpet. Por thuhej se kjo ishte e pamundur, për shkak se Alpet ishin të pakalueshme. Ai krijoi një strategji sipas të cilës do të përdorte elefantë të mëdhenj për të kaluar mbi Alpe. Ai i mblodhi trupat e tij dhe kaloi mbi Alpe, male që konsideroheshin të pakalueshme, dhe me sukses i shpartalloi romaket. Kështu u bë një nga strategët dhe liderët më të mëdhenj ushtarakë të të gjitha kohëve. Ne ende e përsërisim një nga thëniet e tij klasike: "O gjej një rruge, o hape një!"
Prandaj ndiqni ëndrrat tuaja, madje edhe ato për të cilat njerëzit mund të thonë se është e pamundur të realizohen. Nëse nuk ka rrugë, hape një. Nëse nuk ka shteg, hape një dhe bëhu pionier. Çfarëdo që mendoni se mundeni, do të shihni sesi do të bëhet realitet.

Hasan Hamëzbala
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

https://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi