Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Free counter and web stats free counters
Tema Fundit
» Bilderberg meeting 2015- list of participants
Wed Jun 10, 2015 9:15 am nga Admin

» Kronologji e sulmëve të NATO-së
Wed Mar 25, 2015 9:27 am nga Admin

» Berisha dorëzon në polici dosjen e dytë të fakteve për skandalet e arsimit në Prizren
Thu Mar 05, 2015 7:30 am nga Admin

» Shanset e kosovarëve për azil në Gjermani janë zero
Thu Feb 05, 2015 10:40 am nga Admin

» Dhjetë këshilla të Ukshin Hotit për shqiptarët
Sun Feb 02, 2014 12:15 pm nga Admin

» Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura.
Sun Feb 02, 2014 12:14 pm nga Admin

» Fatura e jetës
Tue Jan 21, 2014 11:38 pm nga Admin

» Kush je ti?
Mon Dec 30, 2013 12:39 pm nga Admin

» Fjalë të mrekullueshme
Mon Dec 30, 2013 12:30 pm nga Admin

» Letra e Abraham Lincoln për mësuesen e djalit të tij
Sun Dec 22, 2013 10:35 am nga Admin

» Profesori dhe vazoja.
Tue Aug 06, 2013 11:46 pm nga Admin

» Ka ndodhur në Kinë.
Tue Jul 30, 2013 11:31 pm nga Admin

» Njëqind flamurë pa një
Sat May 25, 2013 9:40 pm nga Admin

» Çfarë bëjnë femrat e çfarë meshkujt ?!
Mon May 06, 2013 10:58 am nga Admin

» Protestë në përkrahje të Luginës së PRESHEVËS
Tue Jan 22, 2013 7:26 pm nga Admin

Sondazh

NË KËTË VRAPIM JETE, MBËSHTETU NË BUZËQESHJE!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

NË KËTË VRAPIM JETE, MBËSHTETU NË BUZËQESHJE!

Mesazh nga Admin prej Tue Mar 01, 2011 4:33 pm

Sa mirë do të ishte ta krijojmë një Ligj të Buzëqeshjes në jetë! Një ligj me tepër se sa i mirë! Do të harkoheshin shumë ura mirësie, dashurie, bukurie... e nën këto do të rridhte pastërtia, dashuria, ngrohtësia shpirtërore... dhe do e mbante gjallë dhe respektonte vetëdija e mirë njerëzore.
Mbështetu në BUZËQESHJE!... Një nevojë e imja, por, jo vetëm e imja, besoj e secilës qenie njerëzore në këtë univers. Buzëqeshja! Sa herë që e dhurojmë dhe e marrim provon shumë dallgë ngrohtësie, dashamirësie, e pastaj neve na mbetet që shpirtin tonë ta përkundim në këto dallgë jete edhe pse jetëshkurtra por, tepër, tepër të këndshme. Gjithçka kur vishet me këtë ndjenjë të bukur krijon tërësinë e shijeve me plot ëmbëlsi mjalti...
Në shumë momente jete, edhe pse ndoshta në mënyrë jo shumë shprehëse provohemi nga dy impulse të kundërta brendapërbrenda nesh në vazhdimësi: Në njërën anë, një çiltërsi e thellë, me e thellë se sa vet çiltërsia, e në anën tjetër, prirja tjetër për ta fshehë nga të tjerët atë gjendjen tonë të vërtetë shpirtërore që e përjetojmë në shumë situata jete dhe atë me një buzëqeshje... shpesh këto i bëjmë për të mos e parë një lot të rrjedhë, për të mos e dëgjuar një thyerje... për të mos e ndjerë një dhembje pa zhurmë!!! Sa herë që në jetë gjërave ju falim pak më shumë besim, kur i trajtojmë me më shumë kujdes njerëzor, kur i dhurojmë më shumë kuptim se sa kohë, atëherë formësohen ylbere ndjesish nga më të këndshmet për t’u nisur me vrap drejt më të bukurës, më thelbësores së gjërave, drejt më të mistershmes, drejt më të pashpjegueshmes!...
VULLNETI... po pra - vullneti, ai na mban të gjallë në këtë jetë! Ai bashkëpunon me SHPRESËN! I japin puls jete veprimeve tona, e thellojnë gjakftohtësinë në momente tensioni, i japin fuqi vendosmërisë, këmbënguljes sonë për ta sfiduar jetën edhe atëherë kur pengohen dhe nuk përkrahen ndjesitë tona... Këtu pra, në vullnetin e mirë qëndron MADHËSHTIA, qëndron QETËSIA, qëndron DASHURIA... Në vullnetin për të admiruar, adhuruar, simpatizuar, dashuruar, dhuruar, gëzuar, lumturuar njerëzit që na rrethojnë, atëherë, vërtetë jeta do ta kishte emrin BUZËQESHJE! Në vullnetin tonë të mirë që të dhurojmë dritë ma të ndritur se sa drita!!!...
...Me këtë letër të pashkruar por, të lexuar nga unë në mendje, po vazhdoja të ecë rrugëve të qytetit tim e vetmuar. E vetmuar në ato orë të mbrëmjes. Iku edhe një ditë! S’po më lente rehat mendimi: jam lodhur!... Ashtu edhe ndjehesha pastaj - e lodhur! ”Ne jemi rezultat i asaj që mendojmë!” Ashtu e kam lexuar diku në literaturën inspirative dhe është shumë e vërtetë kjo. Derisa ecja rrugëve të ndriçuara, në një moment gjithçka përreth u shkri në terr të plotë... ikën dritat! I gjithë qyteti im u pllakos nga muri i heshtjes. Ishte kjo tashmë rutinë e krijuar që sa vite me radhë... por, unë po vazhdoja të ecja dhe nuk po vëreja asgjë. Në fakt nuk kisha vërejtur asgjë përreth edhe kur hedhja hapat nën ndriçimin e dritave në rrugën e kaluar që sa vite! Gjithçka më parakalonte pa e vërejtur... Unë nuk isha aty në atë kohë - po mungoja në ato momente! Isha e harruar duke rikaluar nëpër copëzat e kësaj dite që iku në pakthim: Çka i dhurova kësaj dite që iku? Punë, përkushtim, seriozitet, respekt, pakëz ankth, shqetësim! Të gjitha këto! Po, çka ndodhi me buzëqeshjen time?!!!... Çka?
Buzëqesha! I dhashë këtij momenti një buzëqeshje. E shkriva këtë moment në buzëqeshje. I dhashë emër! Buzëqesha në këtë moment vrapi jete. Pse mos ta kem si pushimore buzëqeshjen? U ndala të paktën për një moment nga ky vrap. Po si jam harruar në këtë vrapim?! Si, dhe pse nxitoj kështu dhe në këtë mënyrë?! Çdo ngjitje sjell ankth, shqetësim, stres... Atëherë, pse i zgjedhim këto ngjitje shkallësh, kur e dimë se atje lart gjejmë re ankthi të përziera me dromca e grimca stresi, e pastaj do thellohet ftohja e ngjyrave... rriten distancat... PSE? PSE? Apo ndoshta na tërheq gjithherë ajo e paarritura?! Gjithherë dëshirojmë ta prekim të paprekurën, të arrijmë të paarriturën... Gjithherë jemi në kërkim të diçkaje, e asnjëherë të kënaqur me atë momentalen! E po, kjo është natyra njerëzore, apo qëllimi i vet jetës është që të kesh qellim! Gjithherë jemi kërkues!... sepse realizimi shpesh sjellë edhe ndjenjën e ngopjes, e kjo ndjenjë sjellë monotoni pastaj, andaj luftojmë, nxitojmë, vrapojmë të merremi me diç tjetër, të kërkojmë e të harrohemi në atë kërkim. HARROJMË se numërimi drejt perëndimit ka filluar që nga frymëmarrja e parë! Harrojmë se një ditë ne vet do të jemi të harruar nga vet harresa...
E di! E di se kam munguar edhe unë një kohë të gjatë! Kam qenë e pranishme diku tjetër me gjithë qenien time. Aty kam vërejt çdo detal! Aty në atë kohë kam qenë plotësisht... e plotë, e koncentruar, e përkushtuar! Duke u munduar ta zgjidhë të ngatërruarën, ta vendos të pavendosurën, ta zgjidhë të pazgjidhurën, ta zvogëloj të akumuluarën. Por, më duhet të të them se edhe po vazhdoj të jem ende aty e pranishme. Atëherë, sigurisht se duhet të mungoj diku!
Po SOT ku jam?! Prapë filluan “ llogaritjet”... prapë, mendimet s’më lënë rehat!
Jam para një realiteti që s’e kisha pikturuar asnjëherë më ngjyrat e ëndrrave të mia Jam para asaj që të tjerët e dëshiruan, e larg asaj që unë e dëshirova. Mirëpo, një duhet ta di dhe e di: se NUK GUXOJ asnjëherë të humbas e të harrohem nëpër këtë vorbull jete, nëpër të cilën po kaloj, por duhet të vazhdoj, të ngritëm mbi të, t’i bart kudo që shkoj ngjyrat ma të gëzuara të jetës e të shkoj në pikëtakimin tim me vijat, fjalën e bukur, ngjyrat, frymëzimin artistik... të mos e lë imagjinatën në letargji. Pikërisht aty është buzëqeshja ime, aty është frymëmarrja ime, aty takohem me hënën, yllin, diellin, lulen, ujëvarën, ylberin, nektarin.... me Shkëlqimin e jetës sime!...
E po çdo njeri në këtë vrap jete lidhet për diçka! Çdo lidhje kërkon energji apo?... Por, për gjithë këtë energji, akumulim energjie, rigjenerim energjie... duhet më shumë kuptim, më shumë përkushtim, e jo më shumë kohë!
Kjo tingëllon sikur një zgjedhje. A zgjidhen gjërat me vet veprimin e zgjedhjes?! A e kam zgjedhur unë se, ku duhet të mungoj, e ku duhet të jem e pranishme? Atëherë, kjo tingëllon si: Të zgjedhësh, është moszgjidhje njëkohësisht!!! Por, a mund të jem edhe KËTU edhe ATJE në të njëjtën kohë?! Prishet tërësia ...apo? Por, unë në fakt e kam bërë zgjedhjen. E kam bërë një kompromis: Atje veprojë me mendje, arsye... e këtu veproj me ndjenja!...
Oh, Zoti im, Ti që me dashurinë tënde e mbush shpirtin tim, sa shumë kam nevojë për pak pushim, për pak paqe, për pak heshtje! Shumë ma shumë se sa shumë!
Në këto momente vrapimi jete, nuk dua të dëgjoj as edhe një tingull zhurme!. Dua të heshtë në heshtjen time... dua të jem vet paqja në paqen time... dua të prehem në pamendim... dua të nxitoj për të pushuar... dua të buzëqeshë në qeshjen e zemrën sime!
U takuam me buzëqeshje, e po ndahemi prapë me buzëqeshje.
O njerëz të mirë, mos harroni - MBËSHTETUNI NË BUZËQESHJE, Ju lutem!

Shkruan: Vlora BANUSHAJ
avatar
Admin
Admin

Numri i postimeve : 239
Points : 635
Reputation : 0
Join date : 31/08/2010

Shiko profilin e anëtarit http://dituriere.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi